92 vizita - 1 sot   

horizonti

A mos jetojmė qė vetėm tė konsumojmė?!
28.02.2005 Nga: Khalid Baig


Nė rrafshin mė tė thjeshtė tregtia dhe biznesi merren me shkėmbimin e tė mirave dhe shėrbimeve. Por, biznes ėshtė mė shumė sesa vetėm qarkullim i tė mirave dhe shėrbimeve nė njėrėn anė dhe e parave nė tjetrėn. Prodhimi, paketimi, shpėrndarja dhe mesazhi reklamues qė pėrcjell atė, tė gjitha kėto mbajnė parullėn rreth asaj se ēka ėshtė e mirė apo e dėshiruar dhe ēfarė jo. Pėrmes kėtij shkėmbimi tė gjėrė, si nė nivelin emocional ashtu edhe intelektual, biznesi mund tė jetė agjent i fuqishėm i ndryshimeve kulturore.

Kjo ka marrė shprehje tė gjėrė tani nė epokėn e medias dhe marketingut profesional. Dikur roli i shitėsit ishte tė plotėsojė dėshirat e lindura nga nevoja e thjeshtė. Sot, roli i tij ėshtė qė sė pari tė krijoj nevojėn qė mė pas tė plotėsohet ajo. Kjo bėhet nė tė vetmen mėnyrė tė mundshme; duke zėvendėsuar nevojat qė janė tė kufizuara me dėshirat qė janė tė pakufizuara. Ata shesin fantazi dhe simbole duke iu drejtuar ndjenjave tona thelbėsore.

Nė ekonomitė mė tė zhvilluara botėrore mesazhi reklamues i vjen konsumatorit nga tė gjitha anėt, nė ēdo kohė, ditėn dhe natėn. Mesazhi pėrsėritės; blej, blej, blej; konsumo, konsumo, konsumo, ngacmon dėshirat tona. Ky ėshtė konsumerizėm – rezultat pėrfid i materializmit nėn kapitalizėm. Pėrhapja e saj nė mbarė botėn ėshtė ajo qė quhet globalizim.

Motoja e konsumerizmit ėshtė “jetojmė qė tė konsumojmė”. Dhe, pėr ēdo problem nė botė ka njė zgjidhje. Blej diēka! Viktimat e saj pėrpjeken tė plotėsojnė shpraztirat brenda tyre me lojrat mė tė reja dhe i urojnė vetvetes qė jetojnė nė njė epokė tė tillė progresi. Por pėrderisa ata grumbullojnė sa mė shumė tė mira, pakuptueshmėria rritet gjithnjė e mė shumė. Boshllėku thellohet.

Pėr mė shumė, prapa arritjes sė shkathėt tė marketuesve, dikush mund tė shoh fytyrėn mashtruese, tė shėmtuar tė shfrytėzimit. Konsideroni shfrytėzimin e bukurisė sė femrės pėr shitjen e ēdo gjėje, qė nga makinat, pastat e dhėmbėve e deri tek hyrjet nė kopshtet zologjike.

Femrat kurrė mė parė nė histori nuk janė poshtėruar dhe nėnēmuar nė shkallė kaq tė madhe. Ata tė cilėt mund tė bėjnė para - profit nga kjo, janė pėrpjekur tė mbushin ēdo hapėsirė sado tė vogėl me foto tė llojllojshme femrash tė zhveshura nė shkallė tė ndryshme. Ambienti ėshtė bėrė aq shumė i tejngopur me kėso ndyrėsirash kulturore, sikurse ai personi qė jeton pranė kanalit tė ujėrave tė zeza dhe nuk i lė pėrshtypje era e rėndė e saj.

Ajo qė mė sė shumti mėrzit ėshtė dėshtimi i shoqėrive muslimane nė ballafaqimin me kėtė sulm tė furishėm. Njė pėrgjegjėsi e madhe padyshim bie mbi udhėheqėsit e biznesit nė ato bashkėsi. Ata ėshtė dashur rimenduar shkakun e reklamimit, marketingut, ambalazhimit, dhe shitjes. Ėshtė dashur tė pėrdorin forcėn e tyre dhe tė bėjnė njė kundėrfushatė pėr tė sfiduar kulturėn pop. Ata mund tė kishin demostruar etikėn e lartė dhe mėsimet morale tė Islamit.

Por, nė tė kundėrtėn, ata kanė ndjekur qorrazi mashtrimet dhe teknikėn e ndėrmarrjeve tė biznesit tė botės sė “zhvilluar”. Shumica e tyre kanė mbaruar shkollat elite tė biznesit dhe pa tjetėr kanė konkluduar qė marketingu ėshtė vetėm manipulim. Por, vizionet e tyre, qėllimet, shikimi i gjėrave dhe mjetet qė pėrdorin janė tė njėjta me ato tė mėsuesve tė tyre.

Dėshtimi kėtu qėndron nė dy anė. E para, dėshtimi pėr ta kuptuar rolin e biznesit nė shoqėrinė e sotshme. Kjo ėshtė arsyeja se pse ndėrmarrjeve tė mėdha muslimane iu mungon vizioni pėr tė reklamuar gjuhėt, kulturėn dhe vlerat morale; ata gjenden atje vetėm pėr tė bėrė para, vetėm pėr profit. Nėse pronarėt dhe liderėt e tyre kanė ndonjė tendencė fetare, ata do tė shpenzojnė disa nga ato para pėr bamirėsi, duke mos e kuptuar qė kanė nevojė tė inkorporojnė, konkretizojnė mėsimet Islame dhe vlerat morale nė ēdo gjė; duke filluar qė nga koncepti i produktit dhe dizajnimit e deri tek marketingu, komunikimet dhe biznesi.

Dėshtimi i dytė qėndron nė pėrkujtimin e pėrgjegjėsive tė biznesit nė Islam. Ka shumė hadithe qė na tregojnė meritat e tregtarėve tė drejtė. Sipas njė hadithi Profeti a.s. thotė: “Tregtari i sinqertė dhe i drejtė do tė jetė (nė botėn tjetėr) me profetėt, sadikėt (tė sinqertėt) dhe shehidėt (dėshmorėt).” (Tirmidhi). Sipas njė hadithi tjetėr, kur Pejgamberi u pyet rreth mėnyrės mė tė mirė pėr fitim pėr jetesė, ai tha: “Tregtia e drejtė, dhe tė punosh me duart tuaja.” (Musnedi i Ahmedit). Tė punosh me duart tuaja do tė thotė tė fitosh jetesėn e vetvetes dhe jo duke shfrytėzuar punėn e tė tjerėve apo duke grabitur nga pasuria e tė tjerėve.

Shoqėria me Profetėt dhe dėshmorėt ėshtė shkalla mė e lartė qė mund tė imagjinohet. Si mundet qė njė njeri shpenzon kohėn e tij duke bėrė para dhe fiton kėtė vend tė nderuar nė jetėn tjetėr? Sepse, duke sjellė tė vėrtetėn, sinqeritetin dhe vetėdijėn pėr Zotin nė biznesin e vet, shton ndershmėrinė nė shoqėri. Tregtia e drejtė ėshtė njė shprehi kuptimplote qė pėrfshin devotshmėri nė tė gjitha aspektet e rrjedhshmėrisė sė njė biznesi.

Tregtarėt muslimanė, tė cilėt kanė mishėruar kėto ideale kanė pėrhapur Islamin nė botė. Ata nuk kanė shkuar nė misione tė veēanta pėr tė konvertuar njerėzit nė Islam, por vendasit duke rėnė nė kontakt me tregtarėt muslimanė; me respektin, sinqeritetin dhe marrėdhėniet e ndershme tregtare qė ata posedonin, pėrqafojnė Islamin. Kjo ka ndodhur nė shumė vende tė Azisė dhe tė Afrikės.

Kur’ani iu drejtohet atyre qė posedojnė pasuri, me kėtė mesazh: “Dhe me atė qė tė ka dhėnė All-llahu, kėrko (ta fitosh) botėn tjetėr, e mos le mangu atė qė tė takon nga kjo botė, dhe bėn mirė ashtu siē tė ka bėrė All-llahu ty, e mos bėn tė kėqija nė tokė, se All-llahu nuk i do ērregulluesit. ” (Al-Kassas, 28:77)

Kėshtu, pasuria dhe pėrpjekja pėr ta fituar atė duhet vėnė nė shėrbim tė fitimit tė Vendit nė Botėn tjetėr dhe jo tė pėrdoret pėr tė pėrhapur ērregullime nė tokė. Sot ne e kemi harruar kėtė urdhėr. Ēfarė ėshtė mė e keqja, duke ndjekur verbėrisht atė ēfarė ne gabimisht e mendojmė se ėshtė e suksesshme, ne angazhohemi nė pėrhapjen e ligėsisė, madje pa qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė.

Ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe dhe njė mundėsi e shkėlqyer kjo. Duke zgjeruar vizionin e tyre tregtarėt muslimanė mund tė bėhen njė forcė e madhe pėr tė sfiduar konsumerizmin, materializmin dhe kulturėn pop. Pėrmes njė analize tė hollėsishme dhe tė kujdesshėm tė politikės sė biznesit, ata mund t’i japin fund abuzimit tė femrave, tė fėmijėve, tė konsumatorėve dhe tė tė varfėve. Kjo ėshtė ēfarė bota ka nevojė pėr. Kjo ėshtė ēfarė tregatrėt kanė nevojė pėr vetveten. Sepse, tregtia e drejtė ėshtė e vetmja tregti nė tė cilėn kurrė nuk mund tė humbėsh.

Nga Khalid Baig,
Impact International (10 & 11) 2004

Shqipėroi Ilda Sadriu

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI