108 vizita - 1 sot   

horizonti

VRULLI I KULTURĖS MASIVE - Identiteti nė krizė
5.12.2004 Nga: Imer Gruda


Jo shumė kohė mė parė, ekspertėt parashikuan formimin e fshatit global, vendin ku, me ndihmėn e teknologjisė, njerėzit pėrgjatė globit do tė mund tė marrin nė ēast informacionet dhe tė dhėnat rreth vendit dhe kulturės sė njėri tjetrit. Tė marrin dhe shkėmbejnė, duke vlerėsuar dhe seleksionuar atė qė ėshtė mė e mira si pėr individin ashtu edhe pėr bashkėsinė.

Ja, fshati global nuk ėshtė mė vetėm njė ėndwrr apo dėshirė e dikujt por ėshtė njė realitet qė po merr formė aq sa tė dukshme dhe tė qartė, aq edhe pėrshtjelluese dhe tė frikshme. Rrjedhimisht bėhet pyetja se a kanė efekt nė individin kėto ndryshime globale dhe nėse po, ēfarė janė ato?

Pėrgjatė dekadės sė fundit, njė numėr analistėsh dhe komentatorėsh kanė diskutuar rreth ndryshimeve nė civilizimet njerėzore. Njė nga idetė mė tė njohura dhe mė tw pėrhapura nė shkollat sociale perėndimore ėshtė teoria e modernizimit qė: ēdo shoqėri presupozohet tė evoluoj nga shoqėria agrikulturore nė atė industriale, nga tradicionalja nė atė moderne. Nocioni industrializim ėshtė bėrė qėndror nė interpretimet tona pėr proceset globale sociale. Teza bazohet nė idenė se zhvillimi i shoqėrisė perėndimore paraqet modelin evolutiv universal nė historinė njerėzore – se hegjemonia e civilizimit perėndimor ka ndikim tė paevituar nė pjesėt e tjera tė botės.

Mė 1989 Francis Fukajama (Frances Fukuyama), nė bazė tė ndodhive tė fundit historike, me konfidencė deklaroi triumfin e Kulturės Perėndimore si dominuese dhe tė pakontestueshme nė mbarė botėn, duke e identifikuar kohėn si fundi i historisė.

Qė nga Revolucioni Industrial e deri mė sot janė bėrė shumė ndryshime sociale, ekonomike dhe politike. Janė krijuar metropole tė mėdha dhe qendra industriale tė zhvilluara. Janė bėrė emigrime dhe imigrime tė shumta duke ndryshuar strukturėn e botės me theks nga ajo rurale nė atė urbane, duke zėvėndėsuar familjet e mėdha me tė vogla e bile nė disa raste edhe martesen me bashkėjetesė. Futurologu Alvin Toffler argumenton se duke ndyshuar nė thellėsi strukturėn e shoqėrisė gjithashtu ndryshojmė edhe njeriun. Bota materiale dhe shpirtėrore janė tė ndėrlidhura nė atė masė sa qė ndryshimet nė njėrėn shkaktojnė ndryshime po edhe nė tjetrėn.

Jeta shoqėrore nuk ėshtė tė pėrforcojė individin si tė pavarur, por tė harmonizojė dhe tė mbėshtesė bashkėsinė specifike. Bashkėsinė e cila si prioritet do tė ketė interesin e ēdo individi – pjeswtari tė saj.

Por, modernja po transformon njeriun nga subjekti nė objekt, po bėn qė ai tė jetė nevojė e masės e jo e kundėrta. Edhe pse Islami pohon se njeriu ėshtė qenie shoqėrore dhe thėrret nė xhemmaat (bashkėsi) ai streson vlerėn e ēdo individi duke krahasuar jetėn e njė personi tė vetėm me mbarė njerėzimin “… kush mbyt njė njeri (pa tė drejtw), pa pasė mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa pasė bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit. E kush e ngjall (shpėton) ėshtė si t’i kishte ngjallur (shpėtuar) tė gjithė njerėzit.” (Kur’an, 5:32)

Nė vendimmarrje grupet jane mė tė kujdesshme se individėt por nėse grupet tėhuajsohen nga vizioni dhe qėllimi qė i bashkon, atėherė, duke konsideruar se vendimet e grupit janė mė tė rrezikshme se ato tė individit, ndodh fiasko si pėr grupin ashtu edhe individin. Kėtė e mbėshtesin bindshėm shumė konflikte pėrgjatw historisė.

Sociologėt dhe psikologėt argumentojnė se ekziston njė lidhje dinake mes asaj qė ndodh nė botėn rreth njeriut dhe asaj qė ndodh brenda kokės sė njeriut. Vetėpėlqimi global ndikon nė vetėperceptimin specifik. Prandaj, pėr shkak tė vrullit tė kulturės masive, sot njeriu ėshtė nė krizėn mė tė thellė tė tij, nė krizėn e identitetit. Si tė vishem, si tė qethem, cilat syze tė mbaj, si tė flas, si tė mendoj, si tė ... ??? Nuk qėndron mė pyetja tė jesh apo tė mos jesh, por kush jam dhe ēfarė jam. Nėse do pyesim masėn e rėndomtė se, si kush dėshiron tė jesh si Ajnshtajni, Njutoni apo ndonjw shkencwtar tjetwr, pak pėrgjigje do marrim, por nėse ėshtė nė pyetje Shfarcenegeri, Roberto Bagjo apo Eminem, kandidatėt do ishin nė infinit, sepse kėta, duke ju falenderuar mediave, janė rolmodelet nė ditėt e sotme.

Jetojmė nė njė kohė nė tė cilėn njeriu nuk mund tė qėndrojė pasiv nė takim me kulturėn e huaj tė servuar nga tė huajt. Vallė, a do t’i nėnshtrohemi trysnisė sė shekullit njėzetenjė dhe nė kėtė proces tė humbim jo vetėm formėn tradicionale tė jetuari por edhe vlerat shpirtėrore dhe tė humbim identitetin. Nė dilemėn se a duhet izoluar veten dhe ngelur nė kohė apo pa kusht tė pranojmė atė qė po ofrohet, pėrgjigjja do tė ishte se as njėra nuk ėshtė domosdoshmėri, pasiqė ekziston edhe e treta.

Ndryshimi nuk implikon patjetėr shkatėrrimin e strukturave tė vjetra dhe traditės, por progres, vizion tė ri si dhe interpretime tė reja. Kur’ani kėrkon nga muslimanėt tė ndryshojnė, nė fakt e bėn obligim mbi ta qė tė adaptohen nė kushtet ndryshuese. “Zoti nuk do e ndryshojė gjendjen e njė populli pa e ndryshuar ata vetveten(Kur’an, 13:11)”. Progresi ėshtė rezultat i edukimit dhe arsimit e jo kopjimit tė verbėr. Prandaj edhe nuk ėshtė pėr tu habitur qė fjala e parė Hyjnore qė u shpall nė Librin e fundit tė Tij ėshtė “Lexo, nė emėr tė Zotit i cili krijon ...”(Kur’an, 96:1)

“Njihe veten”, paralajmėroi filozofi grek Sokrati, kurse maksima Islame thotė “Kush njeh vetveten njeh Zotin”. E kush njeh Zotin beson nė Tė. E, vetėm besimi nė Zotin zbulon tė gjitha misteret dhe i jep kuptimin e vėrtetė jetės dhe vdekjes nė kėtė botė. Kjo e lartėson individin nė piedestalet mė tė larta tė vetėvlerėsimit dhe bllokon ndjenjat pesimiste dhe pamundėson zhgėnjimin.

Njeriu pa koncept tė qartė mbi veten ėshtė i humbur, e ai qė e njeh vetveten ndihet i lirė ndėrsa liria ėshtė pushtet.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI