508 vizita - 2 sot   

horizonti

Islami dhe mediat nė Kosovė
29.12.2004 Nga: Liridon Kadriu


Para disa vitesh, mė saktėsisht nė vitet gjashtėdhjetė, dmth. nė kohėn kur bota, nė krahasim me horizontet qė sot i ka pėrpara, ka qenė mė e shėndoshė, mė e parrezikshme dhe shumė mė e pastėr, themeluesi dhe paraardhėsi i idesė mbi mediumet na ka paralajmėruar mbi ekzistencėn e “teknologjisė elektronike” dhe mundėsinė e saj qė tė bėhet “sistemi ynė qėndror nervor”. Ai ka paralajmėruar se mediumet janė duke u bėrė porosia e vetme e mundshme, ndėrsa pastaj mediumet e kohės sonė u bėnė prijės dhe udhėrrėfyes shpirtėrorė, edhe atė prijės qė kanė karakter demonues. Mediumet e kohės sonė, shikuar nga aspekti i ndikimit qė ushtrojnė mbi neve, kapacitetit tė tyre pėr ndryshimin e fakteve, thjeshtėsimit tė rrezikshėm tė problemeve dhe ndikimit nė ngjarje, konsiderohen si “demon” shpirtkeq, absolutisht i fuqishėm dhe i pranishėm, dhe, nė realitet, shkaktar i ekzistimit tė “frymės” dominante tė kohės sė postmodernizimit.

Nė Kosovėn e pasluftės hapet televizioni i parė privat nė gjuhėn shqipe,i quajtur TVAA ,pastaj u hap televizioni publik i Kosovės i quajtur RTK pėr tė cilin menduam se do tė jetė njė medium i lirė, pa anime, i drejtė dhe korrekt, medium i tė gjitha dėshirave tė qytetareve tė Kosovės, por kjo nuk ndodhi tash e disa vjet. Kjo qė menduam ishte vetėm njė endėrr e keqe.

Liria e shprehjes sė besimit nė kohėn komuniste ishte e sanksionuar shumė, ēdo gjė qė kishte tė bėnte me fenė ndalohej, ndėrsa me ramjen e komunizmit gjėrat ndryshuan pėr sė mbari dhe besimi filloi tė praktikohej lirshėm.

Po tė flitej nė periudhėn komuniste nė Kosovė, se nė programoret e TVP-sė sė atėhershme do tė transmetohej ndonjė program me karakter fetar, me tė vėrtetė do tė ishte njė gjė absurde. Por, mė absurde pėr t’u besuar do tė ishte tė mendohej se e njėjta politikė redaktuesendaj besimit Islam e besimtarėve muslimanė do tė vazhdoj gjerė nė ditėt e sotme.

RTK-ja e sotme, karshi Islamit dhe pėrfshirjes sė tij nė skemėn programore, pothuajse ėshtė e njėjta TVP, e kohės komuniste. Pėr mė tepėr, ėshtė i njejti njeri udhėheqės, z. Agim Zatriqi, komunisti i atėhershėm, mbetje nė kohėn demokratike.

Nė Radiotelevizionin e Kosovės, mund tė shohėsh gjithēka, pėrveē tematikės Islame. Pėrjashtim ka nė disa raste tė rralla, atėherė kur ėshtė ndonjė datė, pėr t’u shėnuar, jepet ndonjė emision, ta zėmė pėr festėn e Bajramit.

Edhe pse, nė Kosovė pjesa mė e madhe e banorėve janė tė besimit Islam dhe, po tė njėjtit paguajnė 3 euro nė muaj pėr televizionin i cili pretendon tė jetė 100% i Kosovės. Ky 100%, ėshtė vetėm njė formalitet abstrakt e asgjė e konkretizuar.

Ėshtė pėr t’u habitur fakti se pse disa prijės fetar, nė rastet kur ftohen nė emisione (qė janė tė rralla), pėr festėn e Bajramit apo pėr festa tė tjera me rėndėsi tė veēantė, nuk e shfrytėzojnė rastin, qė pubklikisht tė bėjnė thirrje tė ketė mė shumė hapėsirė pėr emisionet fetare. Kėta musafirė nė vend se gjatė emisionit nė RTK, tė bėjnė thirrje, apele e kėrkesa tė tilla, pėr emisione fetare, ata falenderojnė kėtė medium pėr ftesėn, duke harruar tė potencojnė kėtė gjė.

Islami ėshtė nė fokus vetėm pėr ndonjė ditė Bajrami apo atėherė kur ėshtė nė shėnjestėr ndonjė polemikė absurde, siē ishte rasti i heqjes sė shamisė nė shkollat publike nė Francė, apo pluhuri i madh qė u ngritė pėr gjimnazisten e “Sami Frashėrit”, ngase mbante shami. Pėr gjėra qė janė esenciale pėr publikun shqiptar as qė mund tė flitet. Ky vend ka pak njohuri pėr Islamin, ngase periudha komuniste nė tė cilėn kaloi, synonte qė ēdo gjė fetare ta pėrdhunonte, ta shkatėrronte dhe ta zhdukte.

- Shumė emisione “edukative” tashmė kanė filluar tė shfaqen, por asnjė nga kėto nuk ka karakter fetar. Pretendimi i RTK-sė se ėshtė 100% i Kosovės tashmė shihet qartė se ėshtė vetėm njė gėnjeshtėr tė cilėn rralė kush e beson.

-Pas hapjes sė televzionit publik u hapen edhe dy televizione tė tjera kombėtare tė cilt transmetojnė programet e tyre nė tėrė territorin e Kosovės.

U hap televizioni i quajtur “Koha Vison”, i cili sa i pėrket aspektit fetar nuk emeton pothuasje asgjė qė ka tė bėjė me besimin fetar.KTV-ja jo vetėm qė nuk emeton ndonjė emision fetar, por ėshtė paradoks qė nė ditėn e festės sė Bajramit, shpeshherė ky medium televiziv nuk bėn hapjen e progranit gjerė nė mesditė. Pse e bėjnė kėtė vetėm ata e dinė!

"Radiotelevizioni 21", nė kėtė aspekt ėshtė pothuajse identik me KTV-nė, aty mund tė emetohet e shikohet gjithēka, pėrveē asaj ēka ėshtė Islame.

Televizioni "AA", qė u hap si televizion i parė pas lufte, mė shumė transmetonte emisione nga videokasetat, apo nga ndonjė medium tjetėr botėror, sesa ndonjė emsion tė prodhuar nga stafi i kėtij televizioni.

-Nė vitin 2003, ky televizion i dha mė shumė hapėsirė emisoneve fetare, e sidomos pėrgjatė muajit tė madhėrishėm tė Ramazanit, duke emetuar emisione me rėndėsi tė madhe, si etike, morale, shkencore, edukative etj. Ishte televizioni i parė qė mbulonte tėrė hapėsirėn e transmetimit nė Kosovė dhe qė tregonte kohėn e iftarit dhe tė syfyrit. Gjatė kėsaj kohe bėhej emitimi i programeve fetare.

Ngase thuhet se ėshtė blerė nga njė biznismeni i njohur shqiptar, tash "Tv AA" emiton 24 orė programet e televizionit ALSAT.

Pėr dallim nga televiozinet kombėtare televizionet private nė disa qendra tė Kosovės emetojnė programe tė ndryshme fetare tė cilat janė shumė tė shikuara nga teleshikuesit kosovar.

Televizionet lokale i dhėnė hapsirė shumė mė tė madhe emisioneve fetare nė dallim nga televizonet kombėtare.

Nė qendra tė ndryshme tė Kosovės, emetojnė shpesh emisone fetare, veēmas nė muajin e Ramazanit. Janė pėr t’u lavdėruar: RTV "Besa" i cili i jep hapsirė emisioneve fetare brenda vitit e posaqėrisht gjatė muajit tė Ramazanit duke emetuar emesione speciale pėr festa fetare duke pėrfshirė shumė emisione si: garat nė kėndimin e Kur’anit, ilahi(kėngė fetare), biseda me musafirė tė ndryshėm nga Tetova, Prishtina, Presheva etj. Emiton ēdo javė kuizin fetar dhe tė premteve transeton ligjeratėn e xhumasė. Gjithashtu edhe televizioni “Iliria, pastaj televizoni i Dukagjinit ,i cili nė veēanti gjatė muajit tė Ramazanit i kushtonė vėmendje tė posaqme emisioneve fetare, e shumė televione tė tjera tė cilat prodhojnė emisione fetare tė cilat ngjallin kurreshtje tė lartė nga shikuesit dhe kanė njė shikueshmėri tė lartė.

Prapė ėshtė pėr t’u habitur fakti se radiot lokale i japin mė shumė hapsirė sesa radiot qė mbulojnė tėrė territorin e Kosovės.

Arsyetimi i Shaban Arifajt nga Radio Kosova se mosfutja e programit fetar nė radio Kosovė ėshtė bėrė pėr shkak tė mosfutjes sė edukatės fetare nė shkollat e Kosovės ėshtė arsyetim jo i drejtė dhe jo i pranushėm.

-Mediat radioauditive lokale janė ato tė cilat i dhėnė hapėsirė mė tė madh emisoneve fetare kryesisht gjatė muajit tė Ramazanit duke emetuar emisione tė ndryshme fetare.

-Mediat e shtypura nė Kosovė janė mediat tė cilat i japin mė sė pakti hapėsirė Islamit. Mediat e shtypura kosovare Islamit i dhėnė hapsirė vetėm pėr Ditėn e Bajramit apo ndonjė komunikate tė BIK-ut.

Nė gazetat kosovare temat fetare pothuajse mungojnė plotėsisht, pėrveq ndonjė skandali apo ndonjė fyerje ndaj Islamit apo progande, si p.sh shprehje si terrorizėm Islamik, etj.

Gazeta “Java” ishte iniciusja e parė e hapjes se temes sė shamisė,pastaj e vazhdoi botuesi i “Kohės DITORE”, z.Surroi duke hapur edhe debat me qytetarė pro dhe kundėr kėsaj teme, e cila ngjalli shumė polemika ndėr qytetar.

Gazeta “Bota Sot” jo qė nuk boton ndonjė temė me karakter Islam por ėshtė gazeta e vetme e cila shumė herė nuk boton as kumunikatat e BIK-ut.

Gazeta Epoka e Re, Kosova Sot, Zėri pėr dallim nga gazetat tjera janė mė korrekte.

Nė Kosovė botohen disa revista islame siē janė: Dituria Islame, Argumenti, pastaj vijnė edhe disa tė tjera nga Maqedonia, Shqiperia siē janė Familja, Vepra, Albislam, mirėpo kėto revista kanė njė shitje solide dhe rrallė herė i sheh tė ekspozuar me gazetat tjera ditore e javore nė kiosqet anė e mbanė Kosovės. Ato kryesiht gjenden nė xhamija apo nė ndonjė librari.

Sa i pėrket mediave elektronike nė Internet, tė ndėrtuara nė Kosovė ēėshtjes Islame i dhėnė hapėsire vetem disa websajte tė cilat janė me karakter Islam, siē janė: www.bashkesiaislame.net, www.dituriaislame.net, www.mendime.net, www.zeriyne.com, www.bajgora.com, ww.islamgjakova.com, www.zeriislam.com.

Sipas prononcimeve tė deritashme qė kanė pasur nė disa media zyrtarėt e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, ata kanė deklaruar se atyre u ėshtė refuzuar kėrkesa pėr hapjen e njė televizioni apo radioje me karakter Islam.

Ky diskriminim kaq i madh qė i bėhet Islamit dhe muslimanėve nė Kosovė nga mediat besojė se nuk do tė vazhdojė edhe mė tutje, sepse ėshtė nė dėm tė tyre, nė dėm tė muslimanėve dhe nė dėm tė Kosovės, pėrndryshe besoj nėse nuk ndėrron gjendja pėr tė mirė, qytetarėt do tė protestojnė bindshėm dhe nuk do t’i pėrgjigjen ftesės pėr tė paguar 3 euro nė muaj, apo do tė del dikush qė do t’i mbrojė tė drejtat e besimtarėve muslimanė nė Kosovės siē ishte shembulli i njė lloj “konfrontimi” nė Bosnjė nė mes tė kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Bosnjės dhe mediave boshnjake pėr asye tė akuzave qė i’u bėri zotėri Ceriqi mediave boshnjake se nuk po emetojnė programe tė bollshme fetare.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI