|
Rexh Brahimi shembull praktik i daves
20.12.2004 Nga: Imer Gruda
Rexhep Ibrahimi, i njohur nė Malėsi si Rexh Brahimi, pa dyshim ishte njė ndėr personalitetet e shquara fetare tė kėtyre trojeve, i cili jetoi dhe veproi nė kohėn kur ishte e vėshtirė si tė jetosh ashtu edhe tė veprosh.
Tė pėrjetosh luftėn dhe nė fund tė mbijetosh pas saj, dhe mė pas prapė luftė! Tė bėsh pėrpjekje qė tė sigurosh kafshatėn e bukės por edhe tė mbash arsyen ishte e vėshtira e kohės.
Jo ēdo kush mund tė edukohej e jo mė tė edukojė, ndėrsa Rexh Brahimi ishte edhe i edukuar e edhe edukonte brezin e ri, qė shumė kohė pas vdekjes sė tij pėrcolli nga kujtesa fjalėt, porositė dhe mėsimet fetare qė ai ia la.
Ai nuk u edukua nė moshėn e re por, ashtu siē kėrkojnė parimet edukative, u edukua njėzetė vjetė para se tė lind.
Brahim Gruda, i ati i Rexhės, sa u bė i zoti i mendjes sė vet, pranoi Islamin, besimin nė Allahun xh.sh. dhe Muhamedin si pejgamber tė Tij, dhe nė rastin mė tė parė shpėrngulet nė Shkodėr dhe nė Stamboll, ku edhe mėson fenė tek dijetarėt e asaj kohe, e qė nuk ishin tė paktė.
Brahimi kishte tre djem Ahmetin, Aliun dhe Rexhepin, ku i fundit vendosi qė ti pėrkasė grupit pėr tė cilėn Allahu xh.sh. thotė: "Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit." (Kur'an, 3:104).
Rexh Brahimi u lind mė 6.05.1887. Qė nė moshė tė re kishte interesim tė madh pėr mėsimet islame me ērast edhe kreu mejtepin nė fshatin e lindjes. Katėr vite me rradhė mėsoi tek imami i njohur i asaj kohe hafiz Hasan Haxhiabllahoviq, qė shėrbente nė Tuz.
Gjithashtu, sa herė qė e shihte tė nevojshme, nuk hezitonte tė kontaktojė edhe dijetarėt e Shkodrės dhe tė Podgoricės.
Njihte gjuhėn osmane dhe pjesėrisht edhe atė arabe, e kėtė e dėshmojnė librat e shumta qė i pėrdori pėr misionin e tij tė shenjtė.
Misionin e filloi si muezin nė xhaminė e Dinoshės ndėrsa, nga data 1 janar 1919 e deri mė 11 mars 1937, kryen detyrėn e imamit mualimit po nė Dinoshė. Mė 11 mars tė atij viti nga ana e Naibit tė Bashkėsisė Islame tė Mexhlisit nė Shkup, me dekret nr. 924/1937 emėrohet si mualim i sibjan mektebit nė Dinoshė ku punon deri mė 31 dhjetor 1952. Mbas kėtij viti pėrveē punės si mualim i rikthehet detyrės sė imamit deri mė 1968, shėrbime nė baza vullnetare, pasiqė mė 1952 u pensionua.
Rexhepi u martua dy herė, ku me gruan e parė, Aishen e Suj Likut pati vetėm njė vajzė kurse me gruan e dytė, Bahrije Bajramin pesė djem e tri vajza.
Mė 29 tetor tė vitit 1972, nė natėn e 22 tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, pas faljes sė namazit tė teravisė, Rexhep Ibrahimi ndėrroi jetė.
Jeta e tij veēoi dhe thellė nguliti nė kujtesėn e brezave tė mėpasshėm mėsimdhėnien nė mekteb.
Koha, jo vetėm qė e ka bėrė Rexhėn pjesė e tė sė kaluarės por, pothuajse, edhe nxėnėsit e tij poashtu, pasiqė vetėm ndonjė aty-kėtu ende jeton. E tek ata qėndron kujtesa mė e mirė rreth metodave qė Rexha pėrdorte nė mėsimdhėnie. Por, ajo qė ėshtė e dukshme edhe pėr tė tjerėt ėshtė se nxėnėsit e tij, edhepse nė tė tetėdhjetat e tyre, lexojnė Kuranin nė gjuhėn arabe, pothuajse pėrmendsh, dhe plotėsojnė mukabelen gjatė muajit tė Ramazanit sikur tė kishin studiuar nė tokat arabe.
|