74 vizita - 2 sot   

horizonti

Fenomeni i normalizimit
12.11.2004 Nga: Bashkim ALIU


DUKURI E KOHĖS

Besoj se nuk do tė ketė ndonji i cili nuk do tė pajtohet me mua nė vlerėsimin se koha e sotme e cila vlon nga mediat, ėshtė kohė e cila dallohet me normalizimin e dukurive, apo thėnė mė qartė kohė kur pėrmes mediave ēdo gjė e cila ndoshta pėr disa shoqėri mund tė duket e huaj, e pa kapshme, e turpshme etj, pėr njė kohė tė shkurtėr falė mediave bėhet normale, e natyrshme, e zakonshme pėr mjedisin pėrkatės, pa mos ekzistuar rregulla dhe kritere pėr atė se cilat gjėra mund tė bėhen normale dhe tė zakonshme pėr njė shoqėri dhe cilat jo.

Shiquar nė dioptrinė e rrjedhave globale botėrore, kjo mund tė komentohet lehtė me atė se paraqet njė nga planet e globalizimit i cili nuk i njeh tė vegjlit dhe tjerėt, por globalizimi pretendon qė platformėn e vet t’ua imponon gjithėve pa i marrė nė konsideratė dallimet ideo-kulturore dhe fetaro-tradicionale tė tjerėve, pėr atė edhe falė malkinerisė sė fortė tė mediave, elementet qė janė pjesė pėrbėrėse e projektit tė globalizimit bėhen dukuri normale dhe tė zakonshme.

Kėshtu, nuk ka gajle pse jemi shumė larg, gjeografikisht, fetarisht, gjuhėsisht, tradicionalisht etj, me popujt e amerikės latine, ne jemi bėrė tė mvarur nga kultura latino-amerikane dhe nuk mund tė jetojmė pa e marrė dozėn e duhur latino-amerikane, serialet e gjata dhe tėrheqėse destruktive latino-amerikane.Emrat dhe personazhet e tyre janė bėrė pjesė e pėrditshmėrisė sonė, normale, bile edhe mbi normalen, sepse nuk flitet pėr histori fetare dhe kombtare sa flitet pėr historitė e dhimbshme tė protagonistėve tė serialeve latino-amerikane.Bukuria e femrave, peripecitė e dashnorėve, sjellja e prindėrve, qėndrimi i shokėve, besnikėria de tradhtia nė dashuri, janė bėrė top temė e rinisė islamo-shqiptare bile edhe mė gjėrė nėn trysninė dhe invazionin e serialeve latino-amerikane nė botė.

Pra, normalizimi i dukurive pa marrė parasyshė se a pėrputhen me traditėn dhe botėkuptimet e vendit dhe popullit pėrkatės janė dukuri mė e theksuar e kėsaj kohe.

KATĖRVJETORI I INTIFADĖS DHE KRIMI I NORMALIZIMIT

Mė 29 Shtator Intifada e dytė Palestineze hyri nė vitin e katėr tė saj.Plot dhimbje, plagė, shtypje, vėshtirėsi, probleme, telashe, armiq tė brendshėm e tė jashtėm, populli palestinez me vendosmėri e vazhdoi luftėn e vet ēlirimtare qė tė sigurojė njė tė ardhme mė tė mirė pėr fėmijėt e vet, t’u mundėsojė tė jetojnė nė shtėpitė dhe trollin e vet, e jo nė kampe dhe shatore jashta vendlindjes sė vet.

Mediat botėrore ēdo ditė janė duke emituar nga toka e okupuar palestineze pamje rrėnqethėse tė vuajtjeve dhe mynzyrave tė kėsaj popullate.Krimi sionist kanibal, nuk ka tė ndalur, vrasjet, shkatėrrimet, arrestimet, reduktimet e lėvizjeve dhe ēdo gjė tjetėr e natyrės sė krimit, ēdo ditė e ma tepėr shtohen dhe intensifikohen.

Mirėpo, edhe prėskaj gjithė asaj makinerie ushtarake dhe trysnie tė ujqėruar sioniste tė bekuar nga administrata amerikane, popullata rezistuese palestineze nuk ndalet para kėsaj trysnie, por e vazhdon rrugėn e rezistencės sė saj tė bekuar kundėr grabitqarėve sionist, pėrgatit djelmosha tė cilėt e duan vdekjen ma tepėr se sa sionistėt qė e duan jetėn.

Edhe pse ēdo herė janė munduar ta minimizojnė potenciali ushtarak tė organizatave rezistuese palestineze, aksioni kriminel sionist nė fund tė shtatorit dhe fillim tė tetorit tė vitit 2004 nė pjesėn veriore tė rrypit tė Gazės me theks nė veēantė nė kampin Xhebalija, tregon se sa i kanė trishtuar sionistėt raketat e thjeshta palestineze tė cilat i godasin vendbanimet e grabitqarėve sionist.Ata pėrmes kėtij aksioni ushtarak tė xhelatėve sionist, treguan se nė ēfarė krize janė, pėr atė edhe vrapojnė si kau i tėrbuar qė me brina teton tė vret ēdo njė qė i del nė rrugė, poashtu treguan se sa tė dobėt janė, krahas gjithė atij potenciali tė fortė ushtarak, nuk arrinė t’i ndalin raketat e Hamasit dhe as qė mund t’u garantojnė siguri grabitqarėve ardhacak nė trojet e okupuara palestineze nga kėto raketa.

Mirėpo, ajo qė shqetėson nė kėtė drejtim ėshtė frika nga normalizimi i krimeve mbi popullin palestinez.

Ėshtė shumė e logjikshme tė pyetemi:Vallė, kjo shuarje karshi kėtyre krimeve monstruoze tė forcave tė tėrbuara sioniste, a thua flet se pamjet e kėtilla tė vrasjeve dhe shkatrrimeve e masakrimeve nė trojet e okupuara palestineze janė bėrė normale, saqė nuk ia vlen dikush tė intervenojė seriozisht nė ndaljen e gjakderdhjes?!

Si ndjehet njeriu i cili i sheh kėto pamje tė tragjedisė sė popullit palestinez, a thua nuk ndien gjė, ndoshta se ėshtė mėsuar qė ekranet televizive si zakonisht tė transmentojnė pamje tė kėtilla, ashtu qė nuk janė risi dhe diēka e veēantė?

Pėr dy francez dhe dy italiane tė kidnapuar nė Irak u trand krejt kontinenti i evropės dhe mė gjėrė, a thuaq ndoshta se nuk janė mėsuar ekranet televizive tė emitojnė fatkeqėsi tė kėtilla pėr jo muslimanėt nė kėtė rast europianėt, ndėrsa pėr mijėra palestinez nuk lėviz vendin askush sepse ėshtė normale tė vdesin palestinezėt, sepse jemi mėsuar tė shohim nė televizor se si vrtien ato, pėr atė edhe nuk na vjen habi, pėr dallim nėse ndodh me tjerėt, atėherė nuk janė gjėrat normale, sepse nuk jemi mėsuar tė shohim tragjedi tė tilla pėr jo palestinezėt?!

Pra, dikush mundohet ta viktimizojė edhe ma tepėr popullatėn palestineze duke u munduar ta normalizojė krimin nė tokėn palestineze pėrmes mediave, ashtu qė teleshiquesit i duket diēka rutinore, normale dhe zakonshme, pėr atė edhe pėr viktimat palestinezėve nuk ngrihet pluhur aspak.

Mirėpo, makineria e tėrbuar sioniste gjindet para njė dileme tė madhe:si tė gjejė zgjidhje pėr traumat e ushtarėve tė vet kriminel tė cilėt edhe pse tė armatosur deri nė dhėmbė, i ndjek hija e palestinezėve edhe kur flejnė, edhe kur hanė, edhe kur ecin, thėnė troē s’mund tė jenė rahat.

Ata ushtarėve tė vet tė traumatizuar nga pėrleshja me palestinezėt do t’u japin ilaē kundėr anktheve tė natės, marihuanė.

“Nė kuadėr tė programit eksperimental tė quajtur “Delta-9”, tetrohidrokanabinoli, substanca aktive qė ndodhet nė kanabis do t’i jepet grupit prej pesėmbėdhjetė ushtarėve gjatė disa muajve, nė mėnyrė qė ata tė lirohen nga stresi postraumatik.

Autori i hulumtimit, Rafael masulam nga universiteti nė Jerusalem deklaroi se ky ėshtė projekti i parė mjekėsor i kėtij lloji.Ai shtoi se kanabisi mund tė ndikojė nė tru qė tė harrohen kujtimet e pakėndėshme.Mesulam tha se ushtarėve do t’i jepet kjo substancė nė formė tė lėngshme, duke shtuar se ajo mund tė ndikojė edhe kundėr pagjumėsisė”.(Koha Ditore, e hėnė, 4Tetor 2004,nr.142, fq.15,botimi pėr Maqedoni).

Ndėrkaq, djelmoshat e rezistencės palestineze ēfarė substance marrin qė vdekja u duket mė ėmbėl se jeta?! Po, ai ėshtė ilaēi i besimit dhe dėshira pėr tė qenė tė lirė nė trollin e vet.

TRAGJEDIA E IRAKUT

Edhe pėrskaj zėrave aq tė zhurmshėm se nė Irak erdhi liria dhe u rrėnua pushteti diktatorial ba’thist i Sadamit, mbeti e vėrteta e pamohueshme se Iraku pas agresionit tė koalicionit okupator u shėndrua nė njė varr masiv tė njerėzve tė tė gjitha moshave dhe gjinive, ai u shėndrua nė njė arenė tė madhe tė ngjarjeve tragjike ku mė e lirė se ēdo gjė ėshtė jeta e njeriut.Vrasje, plagė, gjak, barut, shkatėrrime, masakra, sulme, zhurmė armėsh, ky ėshtė realiteti i hidhur i Irakut, kėto janė pamjet qė i emitojnė mediat botėrore nga toka e Irakut.Atje nuk ka liri tjetėr pos lirisė sė vrasjes pa pėrgjegjėsi, atje nuk ka siguri, por ka pasiguri nė gjėnė mė tė shtrejtė pėr njeriun-jetėn, aty nuk ka unitet, por pėrēarje dhe urrejtje nė baza nacionale dhe ideologjike, aty nuk janė mbyllur kapituj tė hidhur, por janė hapur probleme tė rėnda me pasoja tė dhimbshme pėr popullin dhe historinė e Irakut.Aty nuk u soll qetėsia, por pasiguria, frika, vaji.Aty nuk u soll progresi por regresi, nuk u hapėn shkollat, por mbetėn tė shprazta nga frika pėr jetėn e nxėnėsve.E vetmja gjė qė u arrit ėshtė se u kthyen shėrbetorėt e huaj nė pozita udhėheqėse, u ngulfat roli i dijetarėve, u nėpėrkėmbėn vendet e respektuara fetare, u eliminuan personalitete me peshė nė skenėn politike, fetare dhe shkencore tė Irakut, kėrcėnohen mediat pėr mos emitimin e tragjesisė sė Irakut dhe u kthyen shėrbimet e huaja kundėrzbuluese fuqishėm nė tokėn e Irakut qė pastaj prej aty tė mund tė shtrihen qetė edhe nė vendet tjera Islame.

Iraku jo vetėm paraqet ngjarjen mė tė rėndėsishme botėrore nė dy vitet e fundit, por ai ėshtė duke bėrė hije edhe mbi zgjedhjet presidenciale amerikane, ashtu qė tema e Irakut paraqet boshtin kryesor tė kampanjės sė tė dy kampeve nė Amerikė.

Nėse mund tė thuhet se ėshtė arritur diēka nė Irak, ajo ėshtė shėndrimi i pamjeve rrėnqethėse tė tragjesisė Irakiane nė pamje normale falė vrasjeve kolektive tė pėrditshme nė Irak.

Vallė, a thua do tė pėrfundoj nė Irak tragjedia e muslimanėve, apo pamjet e kėtilla rrėnqethėse do tė vazhdojnė tė shihen edhe nė trollet tjera Islame...?!

REZOLUTAT AUTOMATIKE

Njė fenomen tjetėr qė ėshtė bėrė normal nė kėtė kohė tė trazuar ėshtė edhe ai se kur duhet tė miratohet ndonji rezolutė qė ka tė bėjė me shtetet Islame, fjala vjen si qė ėshtė rasti me Sudanin, gjegjėsisht Darfurin, apo prezencėn e forcave tė Sirisė nė Liban, gjė qė i pengon mafisė sioniste, programin bėrthamor tė Iranit, edhe pse ėshtė konfirmuar se ėshtė pėr qėllime paqėsore, kjo bėhet me automatizėm dhe urgjentisht, me pėrjashtim nėse ndonji nga anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit ka hesape tjera me atė shtet, apo duan tė bėjnė pazarllėqe tė veta pėr normalizimin e marrėdhėnieve tė keqėsuara mes veti pėr shkak tė pėrplasjes sė interesave si qė ishte rast me rezolutėn e obligimit tė largimit tė forcave Siriane nga Libani tė cilėn e pėrmbajti edhe Franca bashk me Amerikėn.

Kjo nuk ėshtė rast me rezolutat qė kanė tė bėjnė me dėnimin e dhunės dhe terorit tė kriminelėve sionist nė Palestinė, atėherė Kėshilli i Sigurimit ēdo herė bllokohet nga vetoja amerikane, dhe kjo ėshtė bėrė normale, sa herė qė debatohet pėr rezolutė me tė cilėn do tė dėnohet dhuna sioniste nė palestinė, ajo nuk kalon, sepse aty ėshtė vetoja qė e legjitimon krimin dhe dhunėn mbi popullatėn palestineze.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI