|
GJUHOFOBIA
09.10.2004 Nga: Bashkim ALIU
Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve e i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe nė kėtė ka argumente pėr njerėz [Kaptina Er-Rrum, 22].
Paketa ligjore e decentralizimit apo propozimligji pėr organizim tė rij teritorial nė Maqedoni, nxori nė shesh njė vokabular radikal dhe skajshmėrisht nacionalist i cili garanton polarizim tė sigurtė tė marrėdhėnieve ndėretnike nė Maqedoni dhe lėkundje serioze tė paqes edhe ashtu tė brishtė nė kėtė vend.Elita politike dhe intelektuale maqedonase aq e pa matur u tregua saqė aq tepėr e satanizuan para opininonit tė tyre figurėn e politikanit aktual shqiptar saqė e pėrshkruajtėn katil tė pa mėshirshėm tė ndarjes sė tokės sė Maqedonisė, sepse sipas tyre, gjatė bisedave pėr ndarje teritoriale qenka vendosur ēdo gjė qė shkon nė favor tė shqiptarėve e nė disfavor tė maqedonasve, e me kėtė politika maqedonase u tregua e dėshtuar dhe maksimalisht jo e aftė dhe jo e denjė pėr tė udhėhequr shtet, ndėrkaq negociuesit e palės maqedonase trathtar tė cilėt ia kanė bėrė popullit maqedonas tė keqen mė tė madhe.
Mendoj se thurrja e fjalėve nėnēmuese ndaj elementit politik qeverisės maqedonas dhe satanizimi i politikanėve shqiptar, nuk ėshtė ndalur nė kėto kufij qė pėrmenda, por avanturat e gazetarėve dhe orratorėve tjerė maqedonas kanė vazhduar, ndėrkaq shqiptarėt kanė treguar maturi tė madhe, sepse edhe pse nuk janė realizuar tė gjitha synimet dhe objektivat legjitime dhe objektive tė shqiptarėve me ndarjen e re territoriale, bile bile nė disa raste edhe janė dėmtuar seriozisht gjatė heqjes sė vijave ndarėse tė kufijve mes komunave, si qė ėshtė rast me ndarjen e Shkupit, sepse janė marrė parasyshė aspektet politike dhe ghuhėsore, por jo edhe ato ekonomike dhe kulturore, pėrsėri ata kanė vullnet politik pėr tu integruar nė rrjedhat e kohės dhe pėr tė ecur nė hap me botėn pėrparimtare, e falė idealeve, rrėnjėve tė thella dhe identitetit tė pa kontestuar, ata janė optimist real se me kalimin e kohės do tė kthehen gjitha ato hake qė u janė marrė me dhunė nga tjerėt.
Nga ajo qė kemi patur rastin tė mėsojmė nga jeta e jonė kėtu nė kėtė nėnqiell ku ka patur edhe sllav, mund tė konkludojmė se i gjithė ky pluhur qė ėshtė ngritur nė palėn tjerėt, ėshtė i nxitur dhe i menazhuar nga spektri politik maqedonas tė cilėt tė dėshtuar nė zgjedhje dhe tė pa kėnaqur qė shqiptarėve du kthehet diēka nga ajo qė u ėshtė grabitur me kohė, tė cilėt e elektrizojnė aq tepėr gjendjen ashtu qė ma lehtė tė bėjnė rrudhjen e kėrkesave legjitime shqiptare, dhe nė vend qė tu kthehet diēka, ata shkojnė edhe ma tepėr ta pengojnė procesin duke derdhur aq lotė krokodili pėr tė ardhmen e maqedonisė, bile disa deputet tė njohur pėr nacionalizmin e vet, kanė filluar tė tregojnė se paskan shum dert dhe nuk i zen gjumi i natės se me kėtė pako ligjesh pėr decentralizim dėmtoheshkan shumė interesat shqiptare.
Zėrat aq tepėr tė ngritur nga opozita maqedonase pėr mbrojtjen e Maqedonisė, edhe pse ajo aspak nuk rrezikohet nga shqiptarėt nė asnji rrafsh, nė thelb shpaluan qėllime contraproduktive dhe minuese tė paqės, stabilitetit, integritetit, sovranitetit dhe unitetit tė shtetit pas ngjarrjeve tė Strugės kur u sulmua nga argatė partiak ministri i mbrojtjes tė Maqedonisė e pastaj vazhduan me paralajmėrimet pėr vetėshpalljen e San Strugės(San Marino), poashtu kėto ngjarje paraqesin rrezik potencial pėr eskalimin situatės dhe konflikte tė mundshme ndėretnike me pasoja tė padėshirueshme pėr asnjėrėn palė.
Decentralizimi, apo organizimi i rij teritorial buron nga marrėveshja e Ohrit e vitit 2001 dhe pėrbėn pjesėn mė tė rėndėsishme tė tij sepse me tė sigurohet stabilitet, zhvillim ekonomik, ti shtojė pėprgjegjėsitė dhe kompetencat e autoriteteve lokale, tu japė njerėzve ma tepėr ndikim nė procesin e vendimmarrjes qė iu referohen probleme tė tyre jetėsore, tu mundėsohet funksionim mė efikas organeve tė pushtetit lokal, tė jepet edhe njė shans i konkurimit drejt njė tė ardhme mė tė mirė ku vetė qytetari do tė jetė pjesmarrės i drejtpėrdrejtė, tė krijohet njė proces mė i avancuar se tė mėparshmit, ti bėhet shėrbim mė cilėsor perspektivės sė qytetarit dhe interesave shoqėrore dhe normalisht do ta afronte Maqedoninė edhe ma tepėr kah Bashkimi Europian qė e gjithė klasa politike e Maqedonisė e synon.
Mirėpo, nė gjithė kėtė tollovi tė qėllimshme dhe regresive, ma indikativ ėshtė fenomeni gjuhė, gjegjėsisht mjeti qė nga destinimi i tij nga Zoti Krijues pėr tė komunikuar njerėzit mes vete, ėshtė shėndrruar nė problem serioz dhe shkak pėr tensionimin e situatės.
Edhe pse Allahu i Madhėrishėm gjuhėn e ka krijuar mjet themelor komunikimi mes njerėzve dhe lehtėsim pėr marrėveshje dhe mirėbesim, nė ajetin e pėrmendur nė fillim tė kėtij artikulli gjuhėn e konsideroi prej begative mė tė ēmuara qė ia ka falė njerėzimit dhe e definoi si njė nga argumentet e madhėrisė sė Tij, dhe njėkohėsisht shprehje e nivelit kulturor dhe intelektual tė njeriut, shprehje e emancipimit individual dhe kolektiv, poashtu koha nė tė cilėn jetojmė konsiderohet kohė e komunikimit, lidhjeve dhe kontaktit, bota progresive flet pėr lehtėsimin sa ma tė madh tė lėvizjes dhe komunikimit tė njerėzve, mbrojtjen e pa kontestueshme tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut, ndėrkaq nė Maqedoni opozita e pa kontrolluar don tė kthehet nė retrospektivėn e hidhur shoqėrore dhe politike qė e hudhėn tė gjithė dhe ia mėsynė sistemeve qė ua sigurojnė tė drejtat elementare njerėzve.Me kėto veprime, pra nervozėn e madhe pse shqiptarėt nė Shkup do tė mund ta pėrdorin gjuhėn e tyre amtare si gjuhė tė dytė zyrtare, opozita tregon se nuk ėshtė e gatshme tė ec nė hap me kohėn dhe tė integrohet nė familjen e madhe evropiane, edhe pse e thotė si ni llaf goje, gjegjėsisht treguan qartė se epidemia e tkurrjes sė tė drejtave tė shqiptarėve dhe alergjia ndaj gjuhės shqipe, ende nuk kanė kaluar nga mentaliteti i politikanit sllav nė Ballkan, mentalitet i cili si duhet jo vetėm tash po edhe nė tė ardhmen do tė jetė rėndė tė konvertohet.
Thirrja pėr referendum kundėr ndarjes sė re teritoriale, protestat kundėr organizimit teritorial dhe ligjeve pėr decentralizim, de facto janė thirrje kundėr gjuhės shqipe dhe tendencave pėr demokratizimin e kėtij shteti qė ka probleme serioze me fqinjėt me pėrjashtim tė Shqipėrisė.Kėto tendenca e pengojnė demokracinė dhe flasin se nė kėtė vend zhvillohen procese retrograde, nė kėtė vend ka forca konservative tė cilat nuk duan tė bėhet asnji hap para nė drejtim tė largimit nga mėkati i shkeljes sė drejtave tė shqiptarėve.
Tė flasin maqedonasit pėr instalim tė vlerave demokratike nė shtet she afrim kah BE-ja e standarde europiane, nė kohėn kur i kanė aktivizuar tė gjitha forcat e veta politiko-intelektuale kundėr obligimeve qė dalin nga marrėveshja e Ohrit nė planin e decentralizimit tė pushtetit dhe tė drejtės sė shqiptarėve pėr pėrdorimin e gjuhės, ėshtė thjeshtė utopi dhe zhgėnjim, ėshtė absurd i llojit tė vet qė dėshmon se nė ēfarė sprovash ka kaluar kjo popullatė e cila jo vetėm nė kohėn e luftės sė ftohtė dhe nė shekullin e kaluar, por edhe nė shekullin e njėzet e nji ballafaqohet me forca destruktive tė cilat duan tia dalojnė gjuhėn.Si do tė mund tė jetė Maqedonia shtet multinacional, multi konfeksional, shtet demokratik qė dėshiron tė integrohet nė familjen Evropiane kur opozita mundohet ta ngritė nė kėmbė gjithė popullatėn maqedonase kundėr pėrdorimit tė gjuhės shqipe dhe zgjedhjes sė njė perfekti shqiptar nė Strugė?!
Kohės sė fundit dėgjohen zėra se nė Shkup me pėrdorimin e gjuhės shqipe nga shqiptarėt, rrezikohet identiteti nacional maqedon, mirėpo,do tė ishte mė e arsyeshme dhe e shėndoshė pėr opozitėn dhe intelektualėt tjerė maqedon qė tė mundohen ti pastrojnė problemet serioze jetike me fqinjėt, probleme kėto qė ua shkurtuan ymrin dhe i rrezikojnė seriozisht, e jo tė ushqejnė iluzione pa kurrnji bazė logjike kinse shqiptarėt ua rrezikuakan identitetin nacional.Ata le tė mendojnė se si do ta pastrojnė probėemin me autoqefalitetin e kishės ortodokse maqedonase me serbėt, tė cilėt nuk i lėnė pa i provokuar as nė ēastet mė solemne tė tyre si qė ndodhi nė rastin e kremtimit tė 2 Gushtit nė Prohor Pēinski ku presidentit tė republikės i kish dalė nė pritje peshkopi Jovan tė cilin KOM-i e pėrjashtoi nga rrathėt e veta, e proklamoi pėr trathtar tė kombit, sepse ky nuk e pranon autoqefalitetin e kishės maqedonase, ndėrkaq mospranimi i kishės nėnkupton edhe mospranimin e kombit nė vendet sllave.Nga ana tjetėr bullgarėt ua kontestojnė kombin dhe vazhdimisht dėgjon nga bullgarėt se nė Maqedoni ka bullgarė, e mos tė flasim pėr grekėt tė cilėt aspak nuk e njohin identitetin maqedonas, por qartė dhe prerė thonė se kjo tokė ėshtė tokė greke dhe nuk ka shtet me emrin Maqedoni.Pra, thėnė troē, me tė gjithė fqinjėt u rezzikohet identiteti nga ndonji aspekt, ndėrkaq tė vetmit qė kėtė nuk ua bėjnė janė shqiptarėt, por kėta tė fundit janė fajtor sepse e kėrkojnė atė qė u takon, nuk i dėmtojnė se u kėrkojnė diēka qė nuk u takon, por thjesht vetėm pse duan ti gėzojnė tė drejtat e tyre qė ua kanė rrėmbyer tjerėt pa tė drejtė.
Ata qė bėjnė zhurmė rrugėve tė maqedonisė pėr organizimin e ri teritorial, duhet ta kenė tė qartė se janė ngritur kundėr vullnetit tė Zotit i Cili gjuhėn e fali pėr tė komunikuar njerėzit mes veti dhe pėr tu marrė vesh, e jo pėr tu injoruar ajo, si qė veprohet sot, poashtu ata luftojnė njė tė drejtė legjitime tė mbrojtur nga tė gjitha konventat dhe organizmat ndėrkombėtare dhe nga bota pėrparimtare konsiderohet diēka natyrore.
Jam krenar qė i takoj popullit i cili mbron tė veten dhe atė qė sot quhet vlerė demokratike, ka respekt ndaj asaj qė Zoti e fali begati pėr njerėzit dhe refelkton vlera tė vetėdijes sė lartė kolektive nė tė gjitha rrafshet.
Studiuesi anglez James Baker mė 1877 shkruan:Njė racė e shkėlqyer njeriu nga ana fizike, shqiptari mund tė quhet njė nga racat mė tė pastra e mė tė lashta nė Europė".
Studiuesi gjerman Peter Rullman pėr shqiptarėt thotė:Edhe mizoritė mė tė pėrgjakshme nuk kanė qenė nė gjendje tė ērrėnjosin kėtė racė tė fortė.
|