85 vizita - 1 sot   

horizonti

Pėr njė ringjallje kulturore tė muslimanėve nė botė
10.10.2004 Nga: Liridon Kadriu


Muslimanėt dhe arti i shtatė

Ky problem madhor siē ėshtė filmi, i cili nuk ėshtė zhvilluar po thuajse fare nga ana e muslimanėve, falė neglizhencės dhe disa mendimeve kinse filmi ėshtė risi, dhe ēdo gjė risi ėshtė haram ėshtė duke i kushtuar shumė rėndė botės Islame nė pėrgjithėsi.

Mos zhvillimi i artit tė shtatė nga bota islame sot po i kushton shumė shtrenjėt botės Islame e nė veēanti rinisė Islame tė sotshme dhe do ti kushtojė shumė rėndė edhe nė tė ardhmen .

Para se tė paraqiteshin filma tė botės perendimore tė cilėt po thuajse tė tėrėt me pėrmbajtje degjeneruese dhe shumė rrallė ndonjė film edukativ, ne si muslimanė ėshtė dashur qė ti u ofrojmė tė rinjėve tanė filma me pėrmbajtje edukative nga tė gjitha aspektet e jetės dhe do tė kishim fatin qė sallat e filmit nė vendet muslimane tė mbusheshin me filma me pėrmbatje tė mirė e edukative, sot fatkeqsisht sallat nė botėn Islame mbushen me filma tė ndytė tė botės perindomore dhe rinia jonė islame deziorentohet dhe infektohet me filma pa pėrmbajtje dhe degjenerues tė botės perendimore. Sot ata tė cilėt thirren e thonė se filma edukativ janė vetėm ata filma tė cilėt kanė tė bėjnė me haxhin e me namazin janė gabuar rėndė se Islami nuk ka tė bėjė vetėm me haxhin e namazin por Islami ėshtė njė sistem i pėrsosur i jetės sė njeriut se dhe filmi ka vendė nė tė, ata tė cilėt mendojnė kėshtu janė kundėr Islamit dhe nuk e marrin nė tėrsi Kuranin .

Filmi ėshtė njė shpikje tejet e rėndėsishme dhe tejet serioze nėsė shfrytėzohet ashtu si duhet. Sot nė vendė qė tė kemi filma tė mirėfilltė islam si p.sh: me jetėne e ndritshme dhe thirrjet pėr tė mirė tė pejgamberėve tė Islamit,me jeten dhe vepren e shehidėve islam, me jeten e thirrėsve islam,filma pėr fėmijė me pėrmbatje edukative, filma nė lidhje me luften e padrejtė qė po benė Izraeli ndaj popullit tė pafajshėm paleztinez, filma me mrekullitė e panumėrta tė Kuranit, me jetėn bashkshortore tė lumtur tė njė ēifti musliman e shumė e shumė ngjarje tė panumėrta qė na rrethojnė. Ne nuk i kemi asnjė nga kėta filma e nė vendė tė kėtyre filmave neve na servohen filma tė perendimit nga mė tė ndytit, nga mė anti islam, nga mė anti njerėzor.

Filmi Pasioni i Krishtit i regjisorit dhe aktorit me famė botėrore Mel Gibson mbushi sallat e Dubait dhe nxorri fitime milionėshe, pse tė ndodh kjo, pse njė film i huaj dhe atė i treguar nė mėnyrėn krishtere tė mbush sallat muslimane tė filmit ku nė vend tė tij tė kemi filimin origjinal e burimor nga vetė muslimanėt nė lidhje me Isanė a.s

Sot fatkeqėsisht edhe nė televiziomet arabe e turke sheh shumė filma e seriale tė importuar nga jashtė tė cilėt janė anti islam dhe e shtrembėrojnė islamin, siē ėshtė edhe me serialin Zhade i cili e paraqet Islamin dhe shoqėrinė muslimane ashtu siē nuk janė dhe fatėkeqsisht ky serial jipet edhe nė telezionit tonė 21 dhe popullta e cila nuk ėshtė mirė e infromuar pėr Islamin, mendon se Islami ėshtė ai qė e shofim nė Zhade .

Ėshtė koha e fundit dhe nuk ka kohė mė pėr tė pritur. Ėshtė koha kur duhet tė themelohet Akademia Botėrore e Arteve tė Bukura Islame nga e cila do tė dilin kuadro tė afta dhe filma burimorė islam dhe do ti thuhej njė herė e pėrgjithmonė JO dominitmit kulturor perndimore nė jeten kulture Islame nė tė gjitha fushat .

Nga kjo Akademi do tė dilnin miliarda fitime materiale dhe zėri i sė vėrtetės sė Islamit do tė kumbohej e shikohej nė mbarė botėn.

Kjo Akademi do tė ishtė njė rimėmkėmje e madhe e muslimanėve nė tė gjithė rruzullin botėror.

Liridon Kadriu, student i Fakultet tė Filologjisė, dega e Orientalistikės, Prishtinė

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI