144 vizita - 2 sot   

horizonti

Njeriu nė epokėn e teknologjisė informative
29.10.2004 Nga: Imer Gruda


Shkencėtarėt dhe teknologėt kishin njė ėndėrr; tė ndėrtojnė njė robot qė ėshtė e pėrsosur sikur qė ne jemi, tė mėndojė, tė mėsojė e madje edhe tė dashurojė sikur qė neve mundemi. Megjithatė, nė thellėsinė e imagjinatės sė tyre qėndronte frika se njė ditė roboti do tė marrė pushtetin mbi neve dhe do tė humbim qėllimin e vėrtetė tė jetės sonė, duke u bėrė robėr tė asaj qė dikur ndėrtuam. Fatkeqėsisht, kjo nuk ėshtė mė pjesė e imagjinatės sė ndonjė shkrimtari fantastiko-shkencor por ky ėshtė realiteti qė na rrethon – epoka e teknologjisė informative – koha kur njerėzit posedojnė aq shumė fuqi por pak dituri se si ta pėrdorin atė.

Sot jemi dėshmitarė tė shpejtėsisė sė madhe nė avansime dhe ndryshime nė fushėn e shkencės, teknologjisė, kulturės dhe shoqėrisė si dhe arritjes sė informacioneve tė tepėrta qė askush nuk mund tė ballafaqohet me to.

Pa dyshim, kjo shpejtėsi mahnitėse e ndryshimeve tė shkaktuara nga teknologjia krijon strese tė rėnda, ēorjentim dhe kaos nė individė dhe shoqėri.

Ēdo popull ka tregimet dhe mitet e veta rreth sė ardhmes. Njerėzit gjithmonė e kanė ndier tė nevojshme tė dinė se ku do shkojnė, ēfarė do tė jetė ardhmėria e tyre e afėrt si dhe ajo e largėta. Nė shoqėrinė e sotme teknologjike shkencėtarėt, filozofėt dhe shkrimtarėt janė ata tė cilėt mundohen tė imagjinojnė ardhmėrinė. Vizionet dhe parashikimet e tyre ndahen nė dy doktrina, atė optimiste dhe atė pesimiste. Optimistėt besojnė qė progresi i plotėsuar me hulumtime shkencore do tė vazhdoj tė bėjė jetėn tonė mė tė mirė duke mposhtur tėrė problemet. Pesimistėt, nė tė kundėrtėn, besojnė qė problemet pėrcjellin vetė njerėzimin, dhe teknologjia vetėm sa i shton ato, duke i liruar forcat e errėta njerėzore qė mund tė dalin kontrollit pėrgjithmonė.

Njė ndėr optimistėt ishte filozofi marksist Henri Lefebvre. Ai deklaroi qė: “Niveli mė i lartė i lirisė do tė arrihet vetėm nė njė shoqėri nė tė cilėn teknologjia evoluon tė gjithė potencialin e saj.” Megjithatė, ndryshimet nė shoqėrinė tonė tė sotshme janė tė shoqėruara me njė sėrė problemesh tė shkaktuara nga shpejtėsia shumė e madhe e avancimeve. Sa shpejt mundemi ne njerėazit tė ndryshojmė? Sa shpejt mund tė evoluojmė? A jemi ne tė mbingarkuar psiqikisht dhe shoqėrisht nga ritmi i tė ardhmes qė vjen? Futuristi Alvin Tofler nė librin e tij “Tronditjet e sė ardhmes”, shqyrton kėto pyetje. Ai parashikon qė zhvillimi i shpejtė teknologjisė shpie nė njė mori shqetėsimesh fizike dhe mentale tė cilat ai e quan simptom tė tronditjeve tė sė ardhmes.

Bota jonė moderne po na bombardon me shumė gjėra tė ndryshme, qė vijnė e shkojnė shumė shpejt pėr ne duke mos qenė nė gjendje tė dimė ēfarė po ndodh rreth nesh dhe ku po shkojmė.

Avancimet teknologjike kanė bėrė rimarrjen, paraqitjen dhe shpėrndarjen e informacionit shumė mė tė lehtė se nė periudhat e mėparshme, kjo ka bėrė heqjen e proēeseve natyrale tė seleksionimit tė cilat nuk do tė pranonin tjetėr, pėrveēse informacionin mė kryesor. Ne dėgjojmė tepėr nga ajo ēfarė nuk na intereson, shumė zhurmė dhe banalitet, informacione tė degraduara qė prodhojnė moral tė ulėt, vandalizėm dhe krim. Megjithėse teknologjia kontribuon nė pasurimin e shumėllojshmėrisė sė informacionit, shumėllojshmėria, gjithashtu mund tė jetė e mėrzitshme kur nuk ka gjė pėr tė thėnė, kur shkakton tek ne zhurmė, hutim dhe mungesė lidhjeje, duke e bėrė edhe mė tė vėshtirė kuptimin qė kėrkojmė”

Nė vend qė tė kemi njė “varg” idesh tė lidhura, tė organizuara dhe tė sistematizuara pėr ne, ne jemi ēdo herė e mė shumė tė ekspozuar me module tė shkurtra informatash, komanda, teori, copa lajmesh, copėza tė prera, tė shkurtėra qė refuzojnė tė pėrshtaten qartė me skedarėt e paraegzistuar nė mendjen tonė. Kėto “mjegullira tė dhėnash” ēojnė drejt njė numri efektesh negative tek individi, siē janė; ankthi, dobėsim nė vendimmarrje, vėshtirėsi nė memorizim dhe mbajtjen pėrmendsh. Sipas disa psikologėve dhe hulumtuesve, “mjegullira tė dhėnash” qė na bombardojnė ēdo ditė mund tė na bėjnė tė sėmurė duke ndėrhyrė nė gjumin tonė, duke sabotuar koncentrimin tonė dhe duke shkatėrruar sistemin tonė imun. Jo vetėm kaq, gjithashtu edhe shoqėria si e tėrė mund tė pasoj kėto efekte tė mbingarkesės sė informacioneve.

Nė ditėt e sotme ne kemi njė shoqėri informacioni, njė shoqėri me pranim tė lartė tė dhėnash, e cila gjithashtu ėshtė edhe njė shoqėri e zhurmshe. Ne jetojmė nė njė zhurmė tė pėrhershme mediash, me tė cilėn vazhdimisht adaptohemi. Botėn tonė sot me shpejtėsi po e drejtojnė kombinimi i informacioneve dhe vlerat argėtuese, dhe qė tė dyja kėto janė tė promovuara nga shpėrthimi i shpejtė i mjeteve tė ndryshme pėr kombinim, veēanarisht mjetet elektronike siē janė sateliti dhe interneti.

Media gjithnjė e mė shumė po zė vendin kryesor nė jetėn tonė tė pėrditshme. Ajo po definon ēfarė ėshtė e rėndėsishme dhe ēfarė nuk ėshtė; ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė e keqe. Ajo po formon idetė tona, mendimet tona si dhe pėrceptimin e botės qė na rrethon.

Kualiteti i jetės, madje vetė vazhdimėsia dhe identiteti ynė, nė njė mėnyrė apo tjetėr varet nga informacionet qė marrim vazhdimisht pėrmes mediave.

Nė kohėn tonė, sikurse pėrgjatė gjithė historisė njerėzore, njerėzimi dhe teknologjia kanė evoluar reciprokisht. Ndryshimet dhe avancimet nė njė sferė kanė nxitur dhe mbėshtetur ndryshimet nė sferėn tjetėr, dhe nė tė kundėrtėn. Teknologjia e lartė bashkėkohore i ofron premtime tė mėdha njerėzimit. Ajo tenton tė depėrtoj nė ēdo fushė tė jetės sonė pėr hir tė pėrsosshmėrisė sė saj. Arritjet nė shkencat e mjeksisė, ekonomisė, transportit, sikurse edhe teknologjisė informative i japin njė mundėsi mė shumė njerėzimit pėr njė jetė mė tė mirė. Ndėrkohė mbas gjithė kėtij optimizmi nund tė pyesim; a do tė thotė qė jeta jonė ėshėt mė e kompletuar, mė e sigurt, mė e lumtur dhe mė njerėzore? Pėrgjigjja padyshim ėshtė “JO”.

Familja si njė institucion bazė e shoqėrisė ka kaluar nėpėr njė ndryshim drastik qė ka ndikuar nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė. Sociologu J. Henslim nė librin e tij “Problemet Sociale” numėron njėmbėdhjetė efekte negative tė industrializimit mbi familjen, ndėr tė cilat janė: largimi i babait nga shtėpia, varėsia ekonomike, lėvizjet e pakontrolluara nga zonat rurale nė ato urbane, ndėrrimi i rolit tė femrės nė shtėpi, paksimi i lindjeve, si dhe shtimi i numrit tė divorceve. Tė gjitha kėto ndryshime kanė ērrėnjosur familjen, kanė dėmtuar rregullat fundamentale tė jetės, si dhe kanė shkaktuar probleme tė mėdha sociale.

Pėr shkak tė ndryshimeve teknologjike me tė cilat sot bota po ballafaqohet, vlerat tradicionale qė pėrcaktojnė se ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė e keqe, po bėhen gjithnjė e mė pak bazė modeli pėr sjelljen dhe veprimet njerėzore.

Gjėrat qė tradicionalisht perceptoheshin tė mira, sot shpesh shihen si tė liga, pėrderisa gjėrat qė dikur trajtoheshin tė kėqija sot shihen mė pozitivisht.

Sėmundjet shoqėrore siē janė; vrasja dhe vetėvrasja, devijimet seksuale si dhe abuzimet seksuale tė fėmijėve, homoseksualiteti – lezbianizmi dhe prostitucioni, droga dhe alkoholi, divorci dhe abortimi, janė gjėra tė zakonshme nė shoqėrinė bashkėkohore. Shkalla e kėtyre krimeve ėshtė direkt e lidhur me nivelin e zhvillimit tė teknologjisė.

Ne tė gjithė e dimė qė ndryshimet shoqėrore janė tė paevituara por ne duhet tė kemi kujdes dhe duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr njė ndryshim partikular nėse ai ėshtė njė progres apo njė hap prapa.

Nė pėrfundim

Duket se problemi mė i madh qė po pėrballon sot njerėzimi nuk ėshtė se ka pak progres por nė tė kundėrtėn ka tė tepėrt.

Siē shihet nga shkrimi i mėsipėrm, tė gjitha argumentet e pėrmendura kanė njė domethėnie kuptimplote dhe qartė na paralajmėrojnė qė tė kemi kujdes gjatė ndėrtimit tė sė ardhmes sonė. Albert Kamus pas hedhjes sė bombės nė Hiroshimė pati thėnė: “Ne duhet tė zgjedhim, nė tė ardhmen e afėrt, mes vetėvrasjes kolektive apo pėrdorimit inteligjent tė arritjeve tona shkencore.”

Thelbi i preokupimit tonė duhet tė jetė zerma e njeriut si dhe vlerat humane dhe shpirtėrore e jo roboti e ndėrtuar nga vetė njeriu. Nuk ėshtė teknologjia ajo qė e bėn shoqėrinė e fortė por janė vlerat morale dhe besimi.

Historia shėnon shėmbjen e shumė civilizimeve tė mėdha pamvarėsisht nga fuqia qė posedonin ato. Ilustrimi mė i mirė pėr kėtė gjendet nė verset 6-13 tė Kaptinės 90 tė Kur’anit tė shenjtė.

Teknologjia mund tė zhytet nė natyrė, por ne duhet ta kuptojmė qė teknologjia ėshtė pjesė e natyrės, dhe jo mbi tė.

Botuar nė Gazetėn Islame “ELIF” nr.11 tė BI nė Mal tė Zi

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI