77 vizita - 2 sot   

horizonti

Drejtėsi apo barazi gjinie ?
01.10.2004 Nga: Khalid Baig, Impact International 1999
RIBOTIM


Muslimanėt janė dėshmitarė tė sė Vėrtetės pėr njerėzimin. Ėshtė detyrė mbi ta tė mbėshtesin atė qė ėshtė e drejtė. Ky ėshtė njė pėrfundim logjik i besimit dhe dashurisė pėr njerėzimin.

Pėr nevojė tė sigurimit tė vetvetes, duhet qė tė tjerėt tė jenė tė informuar rreth asaj qė ėshtė e drejtė. Ne jetojmė nė njė botė ku mendimet dhe aktet tona influencojnė tė tjerėt. Kur njė grup njerėzish nuk thėrrasin tė tjerėt nė rrugėn e drejtė, ata vetveten bien nė pozitė qė tė ndjekin rrugė tė tjera.

Rezultatet e neglizhencės sonė kolektive nė kėtė ēėshtje ndodhen gjithkund pėrreth nesh. Fushata ndėrkombėtare e bėrė nė emėr tė tė drejtave tė grave dhe barazisė gjinore, tė cilat kanė fituar rėndėsi kohėt e fundit, ėshtė njė shembull i kėsaj.

Barazia ėshtė justifikim dhe parullė ēorientuese. Por, ēfarė aktualisht ėshtė kuptimi i barazisė? Nė matematikė, dy variable mund tė shkėmbehen duke mos ndikuar nė rezultat nė asnjė mėnyrė. Nė qoftė se burrat dhe gratė janė tė barabartė nė kėtė kuptim, atėherė gruaja mund tė bėj ēdo gjė qė njė burrė mund tė bėj, dhe po nė tė kundėrtėn. Ju mund tė zėvendėsoni njėrin pėr tjetrin ēdokund. Kėshtu qė gruaja mund tė bėhet shofer kamioni, minator qymyrguri, roje burgu, apo ēfarė tė doni juve. Ngjashėm, burri mund tė bėhet zotėri mami, duke zėvendėsuar nėnėn nė pėrkujdesjen e fėmijėve.

Kjo barazi matematikore mes burrave dhe grave ėshtė qartėsisht absurde. Nevojitet vetėm tė shohim diferencat biologjike dhe psiqike ndėrmjet burrave dhe grave qė ta kuptojmė kėtė. Por, akoma, kjo ėshtė saktėsisht rrugė, qė e ashtuquajtura fushata pėr barazinė gjinore, e ndjek verbėrisht. Kjo ka pėr qėllim zėvendėsimin e relacioneve plotėsuese ndėrmjet burrave dhe grave me atė tė kundėrshtimit.

Civilizimet dhe shoqėritė qė nėpėr shekuj refuzuan tė konsiderojnė gruan si qėnie njerėzore, apo t’i japin asaj tė drejta, tani kanė shkuar nga njė ekstrem nė njė tjetėr. Islami kurrė nuk ka pasur tė bėjė me kėso lloj marrėzirash. Atėherė kur gratė nuk kishin tė drejta nė botė, Islami deklaronte: “…Dhe gratė duhet tė kenė tė drejta tė ngjashme me tė kundėrtit e tyre, sipas asaj qė ėshtė e drejtė.” (El-Bekare (2: 228).

Ky urdhėr i Islamit qėndron edhe sot dhe do tė vlej edhe pėr tė ardhmen. Tė drejta tė ngjashme, jo tė drejta tė njėjta. Kualitet dhe jo kuantitet (barazi cilėsore, jo sasiore). Sė bashku burrat dhe gratė janė tė barabartė nė humanitetin dhe dinjitetin e tyre; nė pėrgjegjėsinė e tyre para Allahut; nė pėrgjegjėsinė e tyre pėr kryerjen e punėve tė pėrcaktuar dhe tė gjykohen sipas plotėsimit tė tyre.

Megjithatė, detyrat e caktuara nuk janė tė njėjta. Atyre u janė dhėnė aftėsi tė ndryshme nga Krijuesi i tyre; detyrat janė tė bazuara nė ato aftėsi.

Ky ndryshim nuk ėshtė njė gabim qė nevojitet tė rregullohet, ėshtė parim i vetėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė shėndoshė dhe tė suksesshme. Islami liron gruan nga tirania moderne qė e detyron atė tė bėhet burrė pėr tė patur kuptim vetėvlefshmėrie dhe arritjeje.

Nėse muslimanėt janė duke kryer detyrėn e tyre patjetėr duhet tė pyeteshin pėr tė drejtat universale tė gruas tė pėrcaktuara nga Islami e nė pėrgjithėsi tė injoruara nė Perėndim. Nėse do tė veprohet kėshtu ky do tė ishte njė akt revolucionar dhe liberal. Deklarata e pėrgjithshme e Islamit pėr tė drejtat e grave patjetėr do tė pėrfshinte edhe kėto pika qė vijojnė:

1. Krijuesi ju ka dhėnė burrave dhe grave dinjitet, por forcat e imoralitetit dhe tė keqės e kanė sulmuar atė nė shumė drejtime. Njė nga sulmet shkatėrruese ėshtė pornografia. Ajo ėshtė njė ofendim i respektit dhe nderit tė gruas. Ajo shkakton njė atmosferė ku bėhen tė mundura krime tė tjera kundėr tyre.

Nė disa shtete pornografia ėshtė industri shumė-biliona dollarėsh, dhe kėto shtete janė duke eksportuar kėtė ndyrėsi edhe nė pjesė tė tjera tė botės. Teknologjitė e reja, sidomos Interneti ėshtė bėrė medium pėr furnizim tė kėsaj ndyrėsie duke i krijuar ēdokund moralit njė kanosje serioze. Pornografia duhet tė refuzohet, dhe tė gjitha tregjet respektive tė shpallen tė paligjshme siē ėshtė ndaluar droga si diēka e rrezikshme pėr njerėzimin.

2. Prostitucioni duhet tė pranohet si njė akt i urryer i shfrytėzimit tė gruas. Kushdo qė nuk e pranon kėtė, thirrja e tij pėr respektimin e tė drejtave tė gruas nuk mund tė merret me seriozitet.

3. Janė burrat, bijėt, baballarėt, bashkėshortėt dhe vėllezėrit qė mbrojnė dhe mbėshtesin nėnat, bijat, bashkėshortet dhe motrat e tyre. Islami e liron gruan nga skllavėrimi jashtė shtėpisė, kėshtu qė ajo mund tė udhėheq pjesėn mė tė mirė tė perėndorisė. Tė gjitha pėrpjekjet pėr tė zhvatur kėtė liri dhe sigurim ekonomik nga to, duke i drejtuar ato jashtė vendit tė paqes dhe dinjitetit shtėpiak, nė tregun punėtor tė vrazhdė dhe shpesh mizor, duhen tė ndalohen.

4. Amvisėria ėshtė njė detyrė shumė e nderuar dhe pėrgjegjėsi serioze; ėshtė bazė pėr njė shoqėri tė shėndoshė. Shoqėritė qė nuk tregojnė respekt pėr drejtimin e shtėpisė, humbasin drejtuesit e shtėpisė e cila tė ēon nė shtėpi tė shkatėrruara dhe shoqėri tė prishura. Nėnēmimi i detyrės sė drejtimit tė shtėpisė ėshtė anti-familjare dhe anti-shoqėrore; kjo duhet tė shqyrtohet dhe ndalohet.

5. Ėshtė e drejta e gruas muslimane tė vishet me modesti, tė vesh hixhab (veshje islame) dhe tė refuzojė tė zhvishet pėr ekspozim. Kjo e drejtė duhet tė pranohet botėrisht dhe ēdo pėrpjekje qė kufizon kėtė tė drejtė duhet gjithashtu tė njihet si diskriminim religjioz dhe/apo persekutim.

6. Ndodhet vetėm njė form legjitime e familjes, ajo e cila ėshtė krijuar nga njė bashkim legjitim ndėrmjet burrit dhe gruas, siē ėshtė lejuar nga tė gjitha fetė e shpallura. Ēdo formė tjetėr jo vetėm qė ėshtė jomorale, por gjithashtu i shkakton kėrcėnim serioz njerėzimit.

7. Familjet duhen tė mbrohen nga ndėrhyrje tė jashtme, sidomos ndėrhyrje nga instuticione shtetėrore apo joshtetėrore. Kjo gjithashtu pėrfshin ndėrhyrjen me pretekst tė tė dhėnnies sė ndihmės. Pėr zgjidhjen e grindjeve tė familjes, Islami sygjeron procedurė tre fazash:

• Tė zgjidhet konflikti brenda shtėpisė.

• Tė zgjidhet brenda familjes duke futur tė moshuarit nga familja e burrit dhe tė gruas.

• Si shpėtim i fundit, tė zgjidhet nė gjygjet ligjore.


Nė kėtė trajtim ndodhet njė urtėsi e madhe. Hazreti Omari (r.a.) nė njė direktivė dhėnė kadisė (gjykatėsit) thotė: “Drejtoni grindjet familjare tek familjet (kėshtu qė ata mund t’i zgjidhin ato brenda tyre me ndihmėn e tė vjetėrve), sepse vendimet e gjykatėsit krijojnė urrejtje dhe ligėsi”.

Injorimi i njė skeme tė tillė mund tė lėndojė vetėm familjet qė ky plan i ri pretendon t’i ndihmojė.

Islami nuk thėrret verbėrisht nė barazinė gjinore; gratė e kėqija nuk mund tė jenė tė barabarta me gratė e mira, dhe as burrat e kėqij tė jenė superior ndaj grave tė mira.

Shqipėroi: Ilda SADRIU

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI