142 vizita - 1 sot   

horizonti

Isra dhe Mi’raxhi nė objektivėn e komentit klasik
30.10.2004 Nga: Edin GJONI


Vėshtirė do tė gjejmė rrėfim nga Kur’ani Famėlart i cili jo vetėm qė ka arritur t’a zaptoj vėmėndjen e gjeniut musliman tė tė gjitha provincave por edhe nė tė njėjtėn sasi t’a frymėzoj intelektin e tij, ashtu siē e ka bėrė rrėfimi mbi udhėtimin misterioz tė Muhammedit s.a.v.s., Isra dhe Mi’raxhi. (Me kėtė rast vlen tė ceket se Isra dhe Mi’raxhi ka frymėzuar poashtu ndjekėsit e traditave tjera fetare. Rast tipik ėshtė ndikimi i saj nė koncepcionin e Komedisė Hyjnore tė Dantes. Kėtė nė mėnyrė tė shkėlqyeshme e vėren orientalisti Miguel Asin Palacios nė librin e tij “Escatologia muselmana e la Comedia Divina”).

Mirėpo, krahas rėndėsisė sė kėsaj ngjarje madhėshtore, e cila pėr shumė dijetarė apsolutisht paraqet natėn mė madhėshtore, (ngase mu nė kėtė afėrsi tė pandėrmjetsueshme tė Dėrguarit s.a.v.s. ndaj Krijuesit tė vet nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr nė epėrsinė e tij ndaj mbarė krijesave tjera dėshmohet pikėrisht dinjiteti i tė Dėrguarit s.a.v.s., por edhe njeriut pėrgjithėsisht), them krahas kėsaj rėndėsie qė gėzon kjo natė, Teksti Hyjnor (Kur’ani) ėshtė tejet konciz dhe i thukėt nė pėrshkrimin e saj. Andaj edhe e gjithė njė panoramė interpretimesh e cila krahas asaj qė mundet tė justifikohet, si rrjedhojė e qėndrimit tė saj nė raport tė drejtė me shumėsin e sferave tė intelektit, ajo poashtu mund tė arsyetohet me ca plasaritje tė Tekstit, qė shfaqen si pasojė e pėrmbajtjes sė tij tejet tė ngarkuar dhe tė ndėrlikuar, tė cilat nė tė njėjtėn kohė i lėjnė komentatorit lucid hapsirė pėr intervenime nė varshmėri me kapacitetet e tia imagjinative dhe disponimi iluminativ dhe kontemplativ.

Letėrsia klasike e tefsirit mund tė na shėrbej, nė njė masė tė duhur, si egzemplar i shkėlqyeshėm pėr tė demonstruar larminė e tillė interpretative ose hermeneutike. Sėkėndejmi, ne pikėrisht nė boshtin e kėtij ligjėrimi do tė vendosim dy dilema, tė cilat vėshtirė qė i janė shmangur pendės sė cilit do nga autoritetet mė tė larta tė kėtij arti, Tefsirit ose Egzegjezės sė Kur’anit. Ato janė:

E para: Isra dhe Mi’raxhi - udhėtim shpirtėror vetėm apo trupor poashtu, dhe
E dyta: A e ka parė Muhammedi s.a.v.s. Zotin e vet natėn e Mi’raxhit apo jo?

Dilema e parė: Ska dyshim se Teksti Hyjnorė i lejon tė dy variantet, edhe pse ndoshta jo me tė njėjtin intenzitet. Por le t’i qasemi analizės gjuhėsore tė Teksit.

Fjala Al-Isra etimologjikisht do tė thotė udhėtim horizontal (ose sipėrfaqės sė tokės) i cili doemos kryhet natėn. Terminologjikisht shpreh udhėtimin e veēant tė Muhammedit s.a.v.s. prej Mesxhidu l-Haramit (faltores nė Mekke) deri nė Mesxhidu l-Aksa (faltores sė largėt nė Jeruzalem).

Gjersa Miraxhi etimologjikisht do tė thotė ngritje ose ngjitje shkallėve ēfarė shkėlqyeshėm i korespondon domethėnies etimologjike, ngritjes sė Muhammedit shkallėve qiellore ose udhėtimit tė tij vertikal sferave tė egzistencės, qėnjėsisė. Megjithatė, Mi’raxhin nė mėnyrė eksplicite nuk e gjejmė nė Kur’an edhe pse si aluzion mund t’a gjejmė nė disa vende, ndėr tė tjerat nė suren Al-Isra:1 ku thuhet: “... qė tia shfaqim atij nga shenjat tona ... ” tė cilat nė suren En-Nexhm:18 cilėsohen si shenja tė mėdha. “Ai mė tė vėrtet pa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė vet”. Ska dyshim se shfaqja e kėtyre shenjave tė Zotit ndodhi nė plotshmėrinė e vet tė vėrtet po nė kėtė natė.

Ajo qė e bėn tė veēant kėtė natė ose ndoshta mė mirė thėnė fantastike ėshtė fakti se ky udhėtim ėshtė zhvilluar nė njė interval shumė tė shkurtėr kohor. Egzegjeti i famshėm al-Alusi nė komentin e tij sjell disa deskripcione qė mė pėrsėafėrmi na ilustrojnė shpejtėsinė me tė cilėn ka ngjarė Mi'raxhi. Thuhet se i Dėrguari s.a.v.s kthehet para se t’i ftohet shtrati, kurse nė njė transmetim tjetėr thuhet se degėza tė cilėn rastėsisht e ndesh nė momentin e ikjes, vazhdon lėkundjen nė momentin e kthimit. Disa komentatorė lucid kėtė shkurtėsi kohore do t'a nxjerrin nga vet Teksti mu nė fjalė LEJLEN (natėn), qė vie si ndajfolje kohe, pikėrisht nė pėrdorimin e saj nė trajtėn e pashquar, qė nė gjuhėn arabe krahas tjerash shėnon njė pjesė nga tėrėsia, konkretisht njė pjesė nga intervalet kohore nga e cila pėrbėhet nata.

Zhvillimi i Isra dhe Mi’raxhit me njė shpejtėsi tė tillė mahnitėse ėshtė objekt habie madje edhe pėr kohėn nė tė cilėn jetojmė (ku nė njė masė tė madhe janė zhdukur pengesat e kohės dhe tė vendit). E mos tė flasim pėr kohėn kur ngjan meqėnėse ishte shkas i afirmimit tė mėtejshėm tė polarizimit shoqėror tė Mekės sė atėhershme. Gjersa nė anėn e injorantėve mekas do tė nxisė vetėm pėrgėnjeshtrimin eksklusiv, pėrkundėr faktit se Muhammedi s.a.v.s. duke u pėrgjegjur kėrkesės sė tyre do tė arrij detajisht ta bėjė pėrshkrimin e Jeruzalemit (edhe pse kurrė me parė nuk e kishte vizituar atė), gjė qė mjafton si dėshmi e pohimit tė tij, nė anėn tjetėr, tek besimtarėt, duke u kuptuar si mrekulli e paimitueshme (mu’xhize) e cila dėshmon profetėsinė e Muhammedit, ajo zgjon fascinimin dhe pėrforcon bindjen.

Megjithate, bindja apo besimi i brendshėm duhet doemos racionalisht tė provohet, argumentohet. Vetėm nė kėtė mėnyrė bindja ose besimi apstrakt shndėrrohet nė jetė dhe gjegjėsisht nė kulturė. (Ky aspekt fenomenologjik i Islamit sipas prof. A. Silajxhiqit ėshtė diēka qė Islamin nė esencė e dallon nga religjionet e tjera tė shpallura). Kjo edhe i shpjegon tė gjitha pėrpjekjet intelektuale qė kjo dramė fantastike tė zbritet nė rrafshin racional.

Ndoshta ėshtė mė e lehtė ose mė e kapshme pėr arsyen qė ky udhėtim tė redukohet nė dimenzion shpirtėror, spiritual. Andaj nė mesin e komentatorėve gjejmė tė tillė tė cilėt janė tė mendimit se Isra dhe Mi'raxhi kanė ndodhur shpirtėrisht, nė gjumė qoftė apo nė realitet (meqėnėse ėndėrrat e tė dėrguarve a.s. konsiderohen tė vėrteta ose ndonjėherė shpallje dhe pėrherė realizohen nė realitet). Tė tillėt e gjejnė mbėshtetjen nė:

1) ajetin e 60. tė sures Al-Isra ku fjala “ERR-RRU¢JA” nga kėndvėshtrimi i ithtarėve tė kėtij mendimi denoton fjalėn ėndėrr, kėshtu qė shqipėrimi i ajetit do tė tingėllonte: "...ėndrrėn tė cilėn ta shfaqėm ( natėn e mi'raxhit) e bėmė vetėm se sprovė pėr njerėz..."

2)Thėnia e hazreti Aishes r.a.: "Ne nuk e humbėm trupin e tij sepse ai nė tė vėrtetė me shpirt u ngrit."

Vlen tė pėrmendet se nėn hijen e kėtij opinioni zhvillohet njė qėndrim i ri i cili Isran e sheh si udhėtim trupor, kurse atė tė sferave qiellore vetėm spirituale. Pohimin e tyre e justifikojnė fare thjesht duke bėrė pyetjen: Ēfarė ka tė bėjė trupi nė botėn e arketipeve?!

Megjithatė, mendimi i pjesės mė tė madhe tė autoriteteve muslimane besojnė se udhėtimi i Muhammedit s.a.v.s. nė dy rrafshet e tij ndodhi me trup dhe shpirt. Ata arrijnė qė bindjen e tyre ta provojnė nė mėnyrė tejet sistematike. Si protagonist tė kėtij qėndrimi e zgjodhėm skolastikun e famshėm, i cili poashtu shquhet nė fushėn e egzegjezės sė Kur’anit, Imam Fahruddin Al-Razi, i cili apologjinė e vet e demonstron nė dy rrafshe.

Rrafshi i parė synon t’a vendos Mi’raxhin nė domenin e tė menduarit racional, gjegjėsisht tė zhduk ēdo pengesė qė Mi’raxhin racionalisht e asgjėson. Sipaj tij disa trupa, sidomos ato qiellorė, kalojnė distancė tė madhe nė interval tė shkurtėr kohor meqė lėvizin me shpejtėsi tė madhe. Meqėnėse trupat supstancialisht janė identik ato janė tė gatshėm tė pranojnė tė njėjtat aksidenca. Konsekuent kėtij fakti atėherė edhe lėvizja e tillė si aksident ėshtė e mundur pėr cilindo trup.

Nėse nuk kemi asnjė pengesė racionale nė pėrceptimin e Mi’raxhit kjo nuk do tė thotė se ai realisht ka ndodhur. Ajo ēfarė e bart atė nga suazat e tė mundshmes racionale (in-potentia) nė suazat e sendėrtimit objektiv (in-actu) ėshtė Teksti Hyjnorė. Kjo njėherazi paraqet rrafshin e dytė tė argumentimit spekulativ tė Razit.

Teksti Hyjnorė aludon nė pjesmarrjen e dy trajtave tė qėnies (materies dhe shpirtit) nė kėtė Udhėtim Madhėshtor pikėrisht nė pėrdorimin e fjalės ABD (qė dmth. Rob) ngase vetė robėrimi Zotit nuk mundet tė pėrfytyrohet vetėm se me tė dy dimenzione tė qėnies.

Poashtu nė kėtė paket argumentesh hyn edhe fakti se sikur tė mos ishte trupi i tė Dėrguarit s.a.v.s. i pėrfillur nė kėtė Udhėtim, pėr ēfarė arsye do t’a pėrgėnjėshtronin injorantėt mekkas, sidomos nėse thuhet se ka ndodhur nė gjumė.

Ndoshta mė interesantia nga tė gjitha teoritė ėshtė ajo tė cilėn e promovojnė Mistikėt dhe Filozofėt. Pėr ata, fenomeni i ngritjes vertikale shpreh zhveshjen e shpirtit (al-Insilakh) nga mbeturinat materiale ose trupore krahas sferave tė hierarkisė sė Qėnjėsisė, Egzistencės deri sa tė fitohet njėmendėsia e kulluar e Muhammedit s.a.v.s. (al-Haqiqa al-Muhammediya) tė cilėn Kur’ani e emėron si Ahmed.

Dilema e dytė : A e ka parė Muhammedi s.a.v.s. Zotin e vet apo jo?

Teksti i sures En-Nexhm nga natyra e tij dylaterale mundėson dy forma tė leximit tė pėremrave vetor, andaj edhe lejon po tė dy variantet e dilemės sė lartpėrmendur. Ajo qė paraqet pikėtakimin e dy leximeve ėshtė ajeti i 5. i sures Nexhm ku thuhet: “Atė (shpallje e cila i shpallet Muhammedit) ia mėsoi Fuqiforti”

Nė varshmėri se kush ėshtė Fuqiforti, zhvillohet konteksi nė dy drejtime paralele. A thua ėshtė Xhibrili, duke pasur parasyshė qė ai zakonisht e zbret revelatėn nė rrafshin tokėsor, apo ndoshta ėshtė vetė Zoti i Lavdishėm si Burim Primar i revelatės ku tani nė majen e sferave mė tė larta tė Egzistencės nė mėnyrė tė pandėrmjetsueshme i shpall robit tė vet atė ēfarė i shpall po nė tė njėjtėn mėnyrė sikur i shpalli Musaut a.s. pandėrmjetsim duke i folur nė majėn e Sinajit.

Nėse konteksti zhvillohet nėn ritmet e opcionit tė parė, atėherė relacioni nė ajetet 8 dhe 9 tė sures En-Nexhm: “Atėherė iu afrua dhe pranė vehtes e tėrhoqi. Sa qė nė afėrsi tė dy harqeve madje dhe mė afėr ishte” qėndron nė mes tė Xhibrilit dhe Muhammedit a.s..

Ndėr promovuesit mė energjik tė kėtij leximi ėshtė hazreti Aishja r.a., bashkėshortja e tė Dėrguarit. Ajo transmeton se ėshtė e para e cila e ka pyetur tė Dėrguarin pėr domėthėnien e dy ajeteve: “Ai e ka pare atė nė horizontin e qartė (tekvir 23) Dhe Ai e pa pėr tė dytėn herė” Respektivisht nė kė aludojnė nė Zotin apo Xhibrilin? Ai u pėrgjigj se ėshtė fjalė pėr Xhibrilin dhe se vetėm dy herė e ka parė nė formėn e tij tė vėrtetė. Nė vazhdimėsi ajo sjell edhe njė argument nga Kur’ani pėr ta provuar teorinė e saj: ėshtė fjala pėr ajetin nė sures En’am ku thuhet “Atė (Zotin) nuk e arrijnė shikimet” Me kėtė definitivisht pėrjashton mundėsinė e vizionit tė bekuar.

Ska dyshim se provat e h. Aishes janė tė forta por jo edhe tė palėkundshme. Kjo lehtė mund tė vėrehet nėse pėrgjigjjen e tė Dėrguarit lidhur me dy ajetet e lartpėrmendura e kuptojmė ngusht nė frymen e vetė pyetjes, pra se ata kanė pėr qėllim Xhibrilin por jo edhe se asgjėsojnė mundėsinė e vizionit tė bekuar.

Kurse sa i pėrket ajetit tė sures En’am fjala “Idrak” poashtu mund tė ketė domėthėnien e penetrimit thelbėsor dhe depėrtimit nė vetė esencėn e objektit, me ērast kur ėshtė nė pyetje Madhėshtia e Zotit doemos pėrjashtohet mundėsia e tij por jo edhe thjesht pamja. (Vėrejtje: siē ndoshta do tė vėrejmė nė rrjedhėn e mėtejme tė ligjėrimit, tė pamurit e Zotit nėnkupton mė tepėr shfaqjen e Madhėshtisė sė Tij mė intensive, me tė cilėn veēohet i Dėrguari jonė s.a.v.s. tė cilėn hadithet nė mėnyrė alegorike na e ilustrojnė pėrmes fenomenit tė zbulimit tė perdeve. Kėshtu qė tė pamurit e Zotit mė tepėr i ngjason njohjes intelektuale siē pontencon Allame Tabatabi e jo atė e cila na bartet pėrmes organit tė tė pamurit).

Prandaj, nė taborin opozitar do tė gjejmė po nga rradhat e gjeneratave tė para ose selefėt r.a., siē janė Enes b. Maliku, Ibn Abbasi, Hasan el-Basriu etj., tė cilėt vrullshėm proklamojnė Vizionin e Bekuar tė Muhammedit s.a.v.s. natėn e Mi’raxhit. Tezėn e vet e argumentojnė po me hadithe tė tė Dėrguarit s.a.v.a.. Transmeton Ahmedi nga Ibn Abbasi r.a. se i Dėrguari s.a.v.a. ka thėnė: "E kam parė Zotin e vet". Nga Enesi pėrcillet: “...Ai (Muhammedi) iu afrua Gjithfuqishmit, Zotit tė Madhėshtisė dhe Ky e tėrhoqi mė pranė Vetes nė afėrsi tė dy harqeve madje edhe mė afėr...” (Transmeton Buhariu nga Sherik b.Abdullahi). Qartas shihet se Enesi aludon nė ajetin e 8. dhe 9. tė sures En-Nexhm.

Hasan al-Basri shkon mė larg nė komentin e tij misterioz tė kėtyre dy ajeteve qė me tė madhe i pėrngjan asaj ēfarė teozofėt quajnė al-Fena’, shkrirje dhe zhdukje e unit tė krijesės nė praninė imediate tė Hyjnisė ose nė fluksin e dritės sė Bukurisė sė Zotit. Kėtij mendimi me tė madhe i frynė nė vela shpjegimi i Muxhahidit te sintagmes “Kabe Kausejni" (nė afėrsi tė dy harqeve) tė cilin Shihab al-Haffaxhit e cek nė marginat e tij bėrė Komentit tė Bejdaviut duke thėnė: Arabėt nė periudhėn e Xhahilijetit, kur donin tė lidhin aleancė nė mes veti, nxirrnin dy harqe dhe i bashkonin ose i ngjitnin njėrin me tjetrin saqė mė tepėr i pėrngjante njė harku. Pastaj i tėrhiqnin dhe gjuanin njė shtizė po me tė dy sėbashku nė njė kohė. Kjo simbolizonte se kėnaqėsia e njėrit ėshtė edhe e tjetrit por edhe hidhėrimi i njėrit ėshtė edhe i tjetrit.

Ska dyshim se pjesa mė e madhe e autoriteteve tė sufizmit (mistikve) e pėlqejnė kėtė alternativ duke e cilėsuar si kulm tė njohjes, kėnaqėsisė dhe lumturisė shpirtėrore tė njeriut, me ērast arrihet plotėsimi qėnjėsor i tij. Nė kėtė edhe aludon komentimi i tyre i ajetit te 17 tė sures En-Nexhm: “Atij shikimi as nuk u lakoi e as nuk tejkaloi... ”. Atij shikimi as nuk u lakoi pasi qė nuk iu orvat as hijeshive tė Xhennetit e as tmerrit tė Xhehennemit, por u shtang para (bukurisė) tė sė Vėrtetit (el-Hakk)” (shih Komentin e Allame al-Alusit)

Nė pėrfundim:

Fjala e Zotit (Kur’ani) duke pėrshkruar intelektin ose zemrėn (Kalb) e komentatorit klasik pėrherė ka arritur ta formojė ylberin e vet tė domethėnieve, ashtu sikur edhe drita e diellit duke kaluar faqeve tė kristalit shpėrbėn ngjyrat e veta. Kjo jo vetėm qė dėshmon kullueshmėrinė e intelektit klasik musliman, por aq mė tepėr kapacitetin e pashtershėm kreativ, respektivisht gjallėrinė e larmishme kulturore.

Ska dyshim se njeriu i sė tashmes, modernes ka ēfarė tė mėsoj nga ajo panoramė e larmishme tė cilėn e hapėn kėto dy dilema.

Nga e para se vetėm me shpirt tė ngritur kemi edhe trupin e ngritur. Kjo poashtu mundet ndryshe tė artikulohet: vetėm me shpirt tė shėndoshė kemi edhe trupin e shėndoshė. Prandaj nė kulturėn autentike Islame kurrė nuk ka egzistuar thėnia: “Nė trup tė shėndoshė shpirti i shėndoshė” (mens sana in corpore sano), por vetėm e kundėrta ngase vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė ngadhėnjejmė atė forcė gravitacionale e cila aq fuqishėm, porsi Prometeun, na prangon pėr baltėn e kėsaj Bote Kalimtare. Pikėrisht kėtu qėndron shkaku pėrse Islami kurrsesi nuk mundet t’a prodhojė atė etap historike tė njerėzimit tė cilėn tradita hinduse e quan “Kali Juga” e qė ėshtė tejet imanente njeriut sekularist tė modernės.

Sado qė tė papajtueshme na duken alternativat tė cilat i fsheh dilema e dytė, ato nuk janė asgjė tjetėr vetėm se reperkusion i balansit gjithmbarshėm qė mbretėron sferave tė mikro dhe makro kozmosit, me fjalė tjera barazpeshės sė Trancedencės sė Zotit ose Xhelalit tė Tij qė implikon frikėn nga Madhėria e Tij, andaj edhe largėsinė (qė qartas vėrehet tek idhtarėt e mendimit tė parė), dhe nė anėn tjetėr Imanencės sė Zotit ose Xhemalit tė Tij, qė implikon ndjenjėn e afėrsisė, pra kėnaqėsisė kulminante e cila e pėrmbush robin si rezultat i dashurisė sė Zotit ndaj tij, por edhe dashurisė sė robit ndaj Zotit tė vet.

Muhammed Ikbali sjell thėnien e njė mistiku ku thotė: “Muhammedi s.a.v.s. ishte atje ku askush nuk arriti tė jetė por prapėseprapė u kthye. Sikur unė tė isha atje kurrė nuk do t’u kthehesha”.

Dhe e vėrtet, i Dėrguari kthehet nga bujaria dhe karakteri i tij jovetjak qė atė pėrjetim nga ajo afėrsi ose intim me Krijuesin e vet tė cilin Ibn al-Faridi mrekullueshėm e kėndon: “U vetmova me tė Dashurin e nė mes nesh lindi njė sekret mė suptil se era e lehtė e cila bartė aromėn e luleve tė pranverės” t’a gdhend thellė nė faqe tė historisė. Mu nga kjo intimė lindi dhurata mė e madhe tė cilėn do t’ia sjell Ummetit tė vet qė ėshtė namazi i cili ka pėr qėllim t’a afrojė njeriun me Krijusin e vet dhe tė pėrjetoj atė ēfarė pėrjetoi Muhammedi s.a.v.s. Prandaj, Namazi ėshtė mi’raxh i besimtarit.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI