|
Projekti i parė profesionist teatror pėr problemet e muslimanėve nė Kosovė
Projekti i parė profesionist teatror pėr problemet e muslimanėve nė Kosovė
Nė kuadėr tė iniciativės sė lirė tė studentėve tė Fakultetit tė Arteve Dramatike gjatė verės do tė punohet shfaqja teatrore Identiteti sipas dramės mė te njėjtėn emėr tė dramaturgut student Albatros Rexhaj.
Nė qendėr tė vėmendjes ėshtė Jusufi, njė burrė i ri, i cili pjesėn mė tė madhe tė jetės e ka kaluar nė Perėndim si azilant ku edhe ėshtė shkolluar nė drejtimin e Shkencave Politike.. Pas luftės ai punėsohet nė insititucione qeveritare dhe mu kur mendon se mund ta nisė njė jetė tė re, fillojnė problemet. Jusufi ėshtė njė tip i cili praktikon me rregull obligimet e veta islame dhe mundohet tė jetė sa mė i pėrpiktė.
Kjo praktikė e Jusufit nuk has nė mirėkuptim te shefat e Jusfit tė cilėt kėrkojnė nga ai qė tė heqė dorė nga praktikat e veta. Jusufi natyrisht refuzon, dhe pėrkundėr pėrgatitjes sė tij tė lartė profesionale, ai suspendohet. Jusufit tash i duhet tė luftojė pėr tė drejtat e tij. Shfaqja merret konkretisht me pėrpjekjet e Jusufit pėr tė promovuar tė drejtat e tij.
Identiteti ėshtė njė dramė e cila merret me ēėshtjen e paragjykimeve mes njerėzish si dhe me principet themelore tė lirisė sė shprehurit. Premisa themelore qėndron nė mendimin e rilindjes se uniteti kombtar mund tė ruhet vetėm nė rrespektin e plotė tė bindjeve tė ndėrsjella.
Autori (Albatros Rexhaj) temėn e ka nxjerrė nga shumė diskutime dhe ngjarje qė kanė ndodhur nė Kosovėn e pasluftės. Shtjellimin e konfliktit autori e bėnė pėrreth idesė se Islami ėshtė paqe dhe dashuri mes njerėzish, por se kjo paqe dhe dashuri nuk mund tė arrihet nėse nuk ka rrespektim tė plotė tė njerėzve mes vete. Si linjė e veēantė e kėsaj drame ėshtė pėrcaktimi i autorit pėr tė pėrcjellur linjėn e fuqishme tė rilindasve si Haxhi Ymer Prizreni, Vėllezėrit Frashėri, Hoxhė Tahsini, tė gjithė kėta myslimanė tė devotshėm, por njėherit edhe bartės tė fuqishėm tė idesė pėr unitet kombėtar.
Regjin e shfaqjes e bėnė regjisori student Kastrtot Saqipi kurse nė nė rolet kryesore: paraqiten Edmond Mehana, Shkelqim Bunjaku etj.
Premiera parashikohet tė shfaqet nė fund tė shtatorit ose nė fillim tė tetorit. Pas premierės pason turneja nėpėr Kosovė.
|