| Efekti i tė folurit pėr shaminė 25.02.2004 Nga: Gėzim Selaci Pa dashur tė hyjė nė debatin pėr apo kundėr shamisė qė kohėve tė fundit po bėhet nėpėr disa gazeta kosovare, do tė bėjė njė koment nė lidhje me efektin e kėtij debati dhe debateve tė ngjashme nė lidhje me ato qė dikush i quan simbole fetare, dikush detyra fetare apo madje tradita tė vjetėrsuara.
Duke u kuptuar dhe akuzuar si burim i problemeve nė shoqėrinė shekullariste dhe moderne, muslimanėt shqiptarė po bien nė pozitė ku ose po pozicionohen kundėr Islamit (si faktor regresiv) ose po regrutohen nė tė ashtuquajtur islamistė. Kėta tė fundit, duke u ndier tė sfiduar, me qėllim qė tė pajtojnė besimin me praktikėn e tyre, detyrohen tė pranojnė njė qėndrim reaktiv dhe tė gjejnė zgjedhje pėr tė pajtuar besimin dhe praktikėn fetare. Kjo pėrpjekje e tyre e frustruar po prezantohet nė opinion si Feja islame. Mėnyra se si Islami po rezenohet nga ana e tyre nė shoqėrinė tonė nuk ėshtė pa pasoja.
Kėshtu, duke mos patur hapėsirė dhe rehati pėr tė menduar mė drejtė dhe pėr tė rishqyrtuar trashigiminė kulturore dhe ligjore tė sė drejtės islame, vetė islamistėt, fatkeqėsisht, humbin sensin pėr pėrparėsitė jo vetėm nė kuptim tė mėnyrės se si prezentojnė besimin e tyre, mirėpo edhe nė mėnyrėn se si e konceptojnė atė. Tė detyruar ta definojnė veten nė shoqėrinė ku jetojnė si pakicė dhe ku shihen si burim i problemeve dhe konflikteve, ata e kryejnė kėtė punė nė mėnyrėn qė ėshtė e dėmshme pėr fenė dhe jetėn shpirtėrore tė tyre.
Kėshtu i shohim ata si e ngushtojnė fenė nė ndalesa dhe urdhėresa, nė tė ndaluara (haram) dhe tė lejuara (hallall) dhe idealizojnė shkencat islame. Nė tė vėrtetė, shkencat islame i pėrmbledhin dhe i fusin nė njė sėrė rregullash tė shkencės sė tė drejtės (fikh), njohja e sė cilės merret si garanci e mjaftueshme pėr tė gjetur pėrgjigje tė pranueshme pėr tė gjitha problemet. Nė kėtė mėnyrė, pėrparėsitė/prioritetet kthehen mbrapsht dhe ne hyjmė nė njė rreth nga i cili nuk dalim dot. Me fjalė tė tjera, mėnyra se si muslimanėt e devotshėm dhe islamistėt shihen dhe trajtohen i vė ata nė njė pozitė reaktive dhe mbrojtėse/defanzive, gjė kjo e cila mė pas i ndalon tė formojnė qėndrime tė qarta dhe burimore.
Nė kėtė rast ėshtė e domosdoshme dhe tejet e rėndėsishme tė dalim nga ky rreth akuzues nė mėnyrė qė tė arrihen dimenzionet mė tė thella tė mėsimit islam. Kjo qasje ėshtė skajshmėrisht e dobishme dhe e domosdoshme si pėr islamistėt ashtu edhe pėr shoqėrinė tonė nė pėrgjithėsi. Para se tė flitet pėr ēfarėdo zhvillimi, pėrshtatje apo modernizim tė ligjit islam, ėshtė e patjetėrsueshme tė merremi me mėsimet thelbėsore tė Islamit, me bazat shpirtėrore tė tij dhe me dimensionin e tij universal. Nė mėnyrė tė njėjtė, ėshtė e nevojshme qė tė mos idealizohet shkenca e sė drejtės islame (fikh) por qė nė tė gjitha disciplinat e shkencave islame tė gjindet ajo qė duhet pėr ta kuptuar dhe prezentuar Islamin nė tėrėsinė e tij. Njė metodologji e tillė mund tė japė ide nė koncepte dhe mėnyra tė cilat sot na duhen kur tė rimendojmė dhe rishqyrtojmė elementin fetar islam nė kulturėn tonė kombėtare. Shkencėtarėt e teorisė sė tė drejtės apo bazat e sė drejtės islame (usul al-fikh) me shekuj kanė zhvilluar metodologjinė e cila bazohet nė themele tė drejta dhe tė shėndosha tė cilat sot janė shumė tė dobishme pėr muslimanėt, meqė u mundėson atyre tė mbesim besnik ndaj Porosisė sė shpalur dhe njėherazi nuk u pengon tė merren me ndryshime nė rrethin e tyre, apo me evoluimin e historisė.
Pėr ata qė janė pozicionuar kundėr shamisė
Nėse ata qė pėr ndonjė arsye nuk e kanė nė qejf kulturėn islame ndalen sė akuzuari muslimanėt qė kanė zgjedhė Islamin si program jete tė tyrin dhe u japin hapėsirė atyre pėr tė menduar mė drejt pėr Islamin, islamistėt do tė kenė mundėsi tė fillojmė njė rimendim konstruktiv dhe dinamik i cili ėshtė larg akuzimit dhe pozicionimit. Pėrmes njė mendimi tė tillė, ata do tė mund tė definojnė, duke marrė parasysh pėrparėsitė dhe shpirtin e Fesė, se ēka domethėnė tė jesh musliman nė trendet e globalizimit dhe nė kėtė realitet tė ri tė kombit tonė si dhe tė mendojnė se ēfarė mund tė kontribuojnė pėr tė mirėn e emancipimit dhe zhvillimit kombėtar. Kjo u mundėson muslimanėve tė njohin burimet e tyre dhe ti kuptojnė ato pėrmes instrumenteve tė shkencės sė tė drejtės nga e cila lindin interpretime dinamike pėr tė rejat dhe gjithm! onė tė jenė nė kėrkim tė alternativave.
Pėr ata qė janė pozicionuar pėr shaminė Rėndėsia e njohjes sė objektivave tė ligjit islam
Islamistėt duhet tė kuptojnė se pozita e Islamit nė rrethanat aktuale tė kombit tonė ėshtė njė dukuri qė po ngjan pėr herė tė parė nė histori. Atėherė kur humbet sensi pėr prioritetet dhe parimet e pėrgjithshme dhe feja humbet shpirtin dhe mbetet vetėm forma e saj, harrohet se objektivi kryesor i Ligjit islam ėshtė qė me urdhėresat dhe ndalesat e tij, synon tė realizojė dhe tė sigurojė tė mirat e pėrgjithshme apo interesat e njerėzve duke promovuar mirėqenien e tyre si individė dhe si trup kolektiv dhe duke larguar dėmin nga ata.
Gjithė Ligji islam duhet tė kuptohet nė dritė tė objektivave tė tij. Ligjet nuk kuptohen drejt nėse nuk njihen qėllimet e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė secilit ligj, rastet dhe shkaqet pėr tė cilat kanė zbritur ligjet qofshin ato nga Kurani apo nga Sunneti (tekstet burimore tė Ligjit islam).
Ligji islam ka metodė tė veēantė dhe tė pashoqe nė realizimin kėtij objektivi tė madh. Ėshtė pikėrisht shkenca e gjerė e Teorisė sė tė drejtės dhe bazave tė Ligjit islam (usul al-fikh) nga e cila studiuesit e shkencave islame duhet tė marrin parimet bazė pėr tė kuptuar Ligjin islam, prej tė cilave si ndėr mė tė rėndėsishmet po cekim parimin e pėrparėsisė si dhe parimet: i ipet pėrparėsi largimit tė sė dėmshmes ndaj sjelljes apo mbrojtjes tė sė dobishmes si dhe pėr hir tė largimit tė sė dėmshmes mė tė madhe pranohet dėmi mė i vogėl. Konkretisht nuk e shoh tė pajtueshme me kėto parime ngarendjen e fanatikėve fetarė pėr tė mbrojtur shaminė (apo ndonjė tjetėr simbol apo - nė daēi - detyrė fetare tė ngjashme) ndėrsa nė anėn tjetėr zhvendoset vėmendja nga tė folurit pėr shpirtin dhe esencėn e Fesė.
Gėzim Selaci, absolvent nė Degėn Filozofi-Socologji, UP. |