78 vizita - 2 sot   

horizonti

Islami, evroperėndimi dhe udhėkryqet intelektuale shqiptare
Nga: Nexhat IBRAHIMI


Moto: "Elita evropiane ndėrmori fabrikimin e njė elite tė indigjenėve; i zgjedhnin tė rinjtė, nė ballė ua skalitnin me hekur tė skuqur parimet e kulturės perėndimore, u futnin nė gojė lecka kumbuese, fjalė tė mėdha veshtullore qė ngjiteshin nėpėr dhėmbė; pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė metropolė i kthenin nė vendin e tyre, tė bastarduar". (Sartr nė: F. Fanoni, Tė mallkuarit e botės, Prishtinė, 1984.)


Islami zanafillėn e vet e tėrheq nga njeriu i parė. Kėtė e pohojnė Kur'ani dhe Sunneti i Muhammedit a.s. Islami me Kur'anin dhe Muhammedin nuk paraqitet si fe e re, por si vazhdimėsi e fesė sė drejtė nga Ademi a.s. All-llahu i urdhėron Muhammedit a.s. tė thotė:

"Unė nuk jam i pari ndėr pejgamberėt". (El-Kur'an, El-Ahkaf, 9). "Kemi dėrguar pejgamberė edhe para teje." (El-Hixhr, 10). "Ju (besimtarė) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhėsve, atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė u ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe Ne vetėm Atij i jemi bindur." (El-Bekare, 136. Shih: Kur'ani, III, 84; XVI, 43; XXX, 47, XL, 78).

Detyrė e misionit tė Muhammedit a.s. ishte t'i konfirmojė shpalljet e mėhershme, ("Kur'ani, kaptinat: XXIX, 46; X, 37; XXXV, 28; XLVI, 12 dhe 30; VI, 42 dhe 92; II, 91; III, 2; IV, 150.) por edhe t'i hedhė poshtė shtrembėrimet e falsifikimet qė janė bėrė gjatė kohės nė to dhe njėkohėsisht t'i plotėsojė ato. (Kur'ani, III, 19.).

Fryma e hapur kundrejt tė kaluarės dhe qėndrimi afirmativ ndaj saj, e shpjegojnė edhe ekspansionin e rrufeshėm tė Islamit. Siē u theksua, Islami me Kur'anin nuk iu drejtua njerėzve tė ndryshėm dhe popujve tė shumtė si fe e re, qė pėrjashton e rrėnon fetė e mėparshme me forcė. Pėrkundrazi, Islami mėson dhe urdhėron qė njerėzit dhe popujt e ndryshėm tė thirren nė fenė bazė qė ėshtė predikuar nga Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa e nga shumė tė tjerė. Pra, Islami i ka pėrvetėsuar njerėzit duke i respektuar ata dhe duke i integruar tė gjitha shpalljet e mėhershme dhe pejgamberėt e mėhershėm, por duke e mėnjanuar atė njerėzoren e historiken nga ajo burimore, hyjnore.

Islami, ndryshe nga Judaizmi e Kristianizmi, nuk pranon idenė pėr popullin e zgjedhur, (Shkrimi shenjt, Letra e parė e Pjetrit, II, 9: "Ju jeni racė e zgjedhur... popull i shenjtė", sipas: R. Garodi, op. cit., fq. 115.) por pranon idenė pėr "njerėzimin si krijim tė zgjedhur" tė Vullnetit Hyjnor. (Kur'ani, XCV, 4.).

Ndaj, ēėshtja e parė me tė cilėn u mor Islami ėshtė dinjiteti i racės njerėzore dhe vendi i saj nė mesin e qenieve tjera tė gjalla. Jashtė Islamit, njeriu e shihte veten nė pozicion inferior e tė degraduar kundruall krijesave tjera (kundruall florės, faunės apo dukurive natyrore). Islami njeriut i dha vendin meritor duke e caktuar pėr halifetul'll-llah (zėvendės, pėrfaqėsues i Zotit), ("... Unė po krijoj nė tokė njė zėvendės"!..." (el-Bekare, II - 30), kurse tė gjitha krijesat tjera nė tokė, qiej e midis tyre, i angazhoi nė shėrbim tė njeriut.

Mėsimi islam s'ka kufij, sepse nė vete unifikon natyroren dhe mbinatyroren, shpalljen dhe fenė, Zotin dhe botėn, tė gjithė shekujt dhe tė gjithė nėnqiejt. Pėr Islamin ēdo gjė ėshtė njėlloj e rėndėsishme dhe askurrė nuk e vė pėrbashkėsinė nė dėm tė individuales, por unitetin e shpirtit e sendėrton nėpėrmjet shumėsisė sė shėrbimeve dhe llojllojshmėrisė sė dhuratave hyjnore qė e mbrojnė dhe kultivojnė prirjen natyrore tė ēdo lloji. (Kur'an, CI, 38).

Islami nuk i ndanė botėt nė kėtė botė dhe nė atė botė, nė botėn e natyrės sė kuptueshme dhe nė botėn e natyrės sė pakuptueshme. Rrethi natyror nė tė cilin rritet njeriu nėn yje, ėshtė djep natyror i bindjes sė tij dhe njeriu, sipas Islamit, ndaj tij sillet ashtu, sikur qė lulja e makut tė fushės sillet nė sipėrfaqen e gjerė tė gjelbėrimit tė livadhit. Po ashtu fetaren dhe nacionalen i lidh nė njė nyje, duke synuar ta sendėrtojė tėrėsinė e identitetit fetar nėpėrmjet pluralitetit tė gjeniut nacional, dhe kėtė vetėm nėse gjeniu nacional e mbanė njeriun nė rrethin e tij autentik shpirtėror, e assesi ta kthejė vetėdijen e tij nė fillimet e tij ekzistenciale.

Islami nė kontinuitet ka manifestuar baraspeshėn ndėrmjet nevojave tė trupit dhe shpirtit, ndėrmjet kėsaj dhe asaj bote, andaj Kur'ani ėshtė burim i dijes metafizike dhe religjioze, por edhe i fushave tė veēanta tė dijes. Esencialisht, Kur'ani pėrmban tre lloje tė mesazheve pėr njeriun:

1) Mesazhin doktrinor tė mėsimit tė tėrėsishėm mbi strukturėn e realitetit dhe pozitėn e njeriut nė tė, tėrėsinė e urdhrave morale dhe fetaro-juridike, metafizikėn mbi natyrėn e Hyjnisė, kozmologjinė, eskatologjinė e pėrfundimtaritetit tė njeriut dhe tė botės tjetėr, mbi jetėn e njeriut, historinė, ekzistencėn si tė tillė dhe domethėnien e saj. Kur'ani ekspozon tė gjitha mėsimet e nevojshme pėr njeriun qė tė dijė kush ėshtė ai, ku ėshtė ai dhe nga duhet tė shkojė.

2) Kur'ani pėrmban mesazhin qė i ngjason asaj qė ėshtė libėr i vėllimshėm i historisė. Kur'ani sjell rrėfimet pėr popujt, fiset, mbretėrit, pejgamberėt dhe pėr njerėzit e mirė gjatė shekujve, pėr sprovat dhe vuajtjet e tyre. Ky mesazh ėshtė shprehur me termat historikė, por i ėshtė drejtuar shpirtit njerėzor. Kur'ani ėshtė libėr, leximi i tė cilit zbulon domethėnien e jetės njerėzore qė fillon me lindjen kurse mbaron me vdekjen, buron nga Zoti dhe Atij i kthehet.

3) Kur'ani pėrmban vlera qė mund tė quhen magji hyjnore, nėse do tė shpreheshim metafizikisht e jo tekstualisht. Ato e udhėheqin dhe e mbrojnė njeriun. Edhe prania fizike e Kur'anit sjell begati tė madhe. Kur'ani ėshtė sikur vetė ekzistenca, sikur universumi dhe qeniet qė lėvizin nė tė. Ai pėrmban tė gjitha elementet e ekzistencės universale. (S. H. Nasr, fq. 39-40).

Duke i ndjekur mėsimet hyjnore, duke i aplikuar parimet e mesazhit islam, muslimanėt e hershėm pėr mė pak se gjysmė shekulli kanė pėrhapur Islamin prej Indisė deri nė Pirineje, prej Samarkandi deri nė Afrikėn Qendrore, jo me marshime, sa nga fakti se Islami ka ditur t'i integrojė tė gjitha kulturat e mėdha tė hershme dhe prej tyre tė krijojė sintezė tė shkėlqyeshme kreative. Qysh atėherė, tashmė trembėdhjetė shekuj, Islami ka formuluar teorinė, siē e thotė Klod Levi - Shtrausi, "tė lidhshmėrisė sė tė gjitha formave tė jetės njerėzore: teknike, ekonomike, shoqėrore, shpirtėrore, qė Perėndimi i ka zbuluar vetėm para pak kohe, me aspektet e caktuara tė mendimit marksist dhe me fillimin e etnologjisė moderne." (C. Levi-Strausse, Anthropologie struaturale deux, Paris, 1973, fq. 399, dhe: R. Garodi, op. cit., fq. 24-25).

Kėtu edhe zė fill dallueshmėria e Islamit kundrejt Perėndimit, qė do tė thotė se Islami nuk ėshtė vetėm emėrtim pėr religjionin, por edhe sinonim pėr shoqėrinė qė ka ndėrtuar civilizim autokton e tė veēantė.

Vlen tė theksohet se kultura perėndimore ėshtė e vetėdijshme se shfrytėzon burimet greko-romake dhe judeo-kristiane, ndaj, edhe nga njėra edhe nga tjetra trashėgon ndjenjėn e veēanėsisė dhe superioritetit ndaj tė tjerėve.

Po ashtu, paradoksi i jashtėzakonshėm i historisė sė Evropės Perėndimore pėrbėhet nė atė qė ky civilizim ka zėnė fill nė barbarizmin e fuqishėm, nė vakumin njerėzor dhe kulturor, joorganik dhe tė paorganizuar: nga shkatėrrimi i shtetit nė Mesjetė ka mugulluar shteti racional, nga sundimi i feudalizmit demokracia, nga presioni kishtar - liria e vetėdijes, kurse antagonizmat mė tė rrezikshme nacionale kanė krijuar nacionin si suazė pėr zhvillimin e njeriut dhe kulturės. (H. Dzait, Evropa i Islam, bo. II, Sarajevė, 1989, fq. 83).

Perėndimi mesjetar me Kristianizmin si avangardė ka qenė shprehje lėvizėse e Evropės kundrejt Islamit, qė do tė kulmojė me luftėrat kryqtare e inkuizicionin, sepse "Islami pėr Evropėn njėkohėsisht ka qenė forcė kėrcėnuese ushtarake dhe domen dinamizues ekonomik", kurse mė vonė edhe "armik ideologjik dhe shembull filozofik", qė ka rezultuar me lindjen e "Evropės nė histori" e cila ėshtė "sendėrtuar vetėm me anė tė Islamit: nė fillim nėpėrmjet shtangimit mbrojtės, e mė vonė nėpėrmjet shpėrthimit atakues." (Shih: H. Dzait, op. cit., fq. 107-108. Edhe popuj e civilizime tė tjera kanė hyrė nė histori nėpėrmjet Islamit, si Kina, India, Afrika, rusėt, popujt turkmenė etj. Ibid., fq. 108).

Kėto koncepcione kundėrshtuese mes veti, d.m.th. koncepcionet islame dhe kristiane, nė shekullin XVI e pas zbuten, qė vėrehet me zvogėlimin e polemikave, dhe Evropa pjesėrisht i njeh muslimanėt, sidomos nė rrafshin dituror. Pėrkundėr ndjenjės sė superioritetit, individė nga Perėndimi bėnė pėrpjekje pėr njohje tė muslimanėve. (Disa nga ata janė: Boulainviliersi, Goethe, Voltaire, Monstequieue e Napoleoni. Shih: H. Dzait, op. cit., fq. 22-24.).

Nė rrafshin politik, Islami u identifikua me Perandorinė Osmane dhe nė vetėdijen e vokabularin perėndimor simbolizonte fanatizmin, e panislamizmi paraqiste plojė kundėr Evropės, duke pėrdorur arsenalin e Mesjetės, me qėllime diskredituese. (Ibid., fq. 25).

Pikėpamjet evroperėndimore ndaj Islamit nė shekullin XIX e XX, kryesisht janė kontinuitet i vizionit mesjetar kundrejt Islamit. Kėtė botėkuptim, para sė gjithash, e ka kushtėzuar kultura perėndimore, pėrkatėsisht esenca e karakteri i kėsaj kulture e civilizimi, e qė ėshtė etnocentrike. Kjo nga arsyeja se veten e konsideron si qendėr tė vetme tė iniciativės historike dhe tė vetmin krijues tė vlerave. Kjo pikėpamje e ngulitur thellė nė Perėndim, nuk mund tė mendojė ndonjė model tjetėr tė zhvillimit pos modelit tė vet. Perėndimi, duke e kultivuar nė vete trashėgiminė judaisto-kristiane dhe greko-romake, i konsideron jo mjaft tė zhvilluar tė gjithė popujt tjerė qė nuk kanė ndjekur orbitėn e tij historike. (R. Garodi, op. cit., fq. 115.). Perėndimi bie nė etnocentrizėm edhe atėherė kur beson se e sjell nė pyetje etnocentrizmin, sepse sėrish vendoset si i vetmi faktor qė ėshtė i aftė t'i definojė vlerat universale, qė, ndėr tė tjera, ėshtė rast thuajse nė tė gjitha sferat e jetės edhe nė fundshekullin e njėzet. (Shih: H. Dzait, op. cit., fq. 28). Kėtė dukuri bukur e ka vrojtuar edhe shkencėtari G. Shpuza, i cili pohon se: "Nė tė hulumtuarit e mendimit politik, shoqėror dhe iluminist vėrehet njė njėanshmėri mjaft e theksuar. Vihet nė pah me plot tė drejtė orientimi i tyre nga shqyrtimi mė i pėrparuar i kohės, drejt qytetėrimit perėndimor. Por, ky orientim sikur absolutizohet dhe paraqitet gati-gati si njė mohim i qytetėrimeve tė tjera, qytetėrimeve lindore tė hershme dhe tė sotshme; nė rastin tonė tė qytetėrimit islam". I kėtij mendimi ka qenė edhe Sami Frashėri. (Shih: G. Shpuza, Shemsedin Sami Frashėri pėr qytetėrimin islam, Perla - revistė ..., 1/1996, Tiranė, fq. 20-27). Sigurisht se kjo ėshtė pasojė e ndjenjės sė inferioritetit qė e posedon kultura e civilizimi evroperėndimor nė raport me kulturat e mėdha kineze, persiane, arabe, egjiptiane dhe pasojė se Perėndimi vuan nga mungesa e madhėsisė, sepse nuk ėshtė mbėshtetur nė ndonjė perandori kompakte. (H. Dzait, op. cit., fq. 152).

Bota perėndimore nuk karakterizohet vetėm me idetė ateiste, vullgare materialiste, por karakterizohet edhe me idetė dhe veprimet politeiste. Individė e grupe i bėnė vetes zotėra sipas dėshirės sė vet, duke shikuar nė para, forcė, teknikė, seks, komb, ideologji, tė vetmin qėllim tė drejtė, vlerėn absolute ..., duke shkelur pa mėshirė ēdo vlerė tjetėr dhe ēdo qenie tjetėr njerėzore qė i kundėrvihet ekspansionit tė tij. Kėtė Hobsi bukur e ka vėrejtur kur thotė se zhvillimi i tillė shpie "nė luftė tė tė gjithėve kundėr tė gjithėve." (R. Garodi, op. cit., fq. 116. Po ky filozof shton: "Seksualiteti i ndarė nga dashuria dhe i shpjerė nė dėfrimin biologjik, i privuar nga dimensioni i vėrtetė njerėzor dhe hyjnor, pushon tė jetė gjuhė "poetike" pėrzemėrsisht e drejtuar "tjetėrkujt". Kjo, mė nė fund, nuk ėshtė dashuri ndaj tjetrit, por dashuri ndaj vetes dhe mbyllje nė vetminė vetjake." "Kombi, trashėgimi e sė kaluarės, tregjeve me xhelozi tė ruajtura, miteve historike qė synojnė tė japin "aromė spirituale" pėr aksionet pushtuese, racizmit, kolonializmit... e veēan luftės". "Arti pėr shkak tė artit, kjo d.m.th. arti pa Mesazhin Hyjnor dhe njerėzor, arti nėn ndikimin e ēdo komercializimi dhe ēdo mode." (Ibid., fq. 115-117). Kėto janė vetėm disa pamje tė politeizmit dhe kaosit tė njė bote pa Zot, dhe pamje e zotėrave tė rrejshėm qė e banojnė xhunglėn tonė. Ndryshe, kjo pikėpamje mund tė quhet "religjion i mjeteve qė duke i shndėrruar mjetet nė qėllim vetvetiu", pėrkatėsisht "duke besuar nė zotėra tė rrejshėm: nė shkencė, teknikė, komb, para, seksualitet, rritje, ka krijuar politeizėm tė ri dhe supersticion tė ri, duke e shndėrruar shkencėn nė scientizėm, teknikėn nė teknokraci, politikėn nė makiavelizėm." (R. Garodi, op. cit., fq. 24).

Pasqyrėn mė tė drejtė lidhur me esencėn e kulturės dhe civilizimit evroperėndimor na e ofrojnė kolonializmi dhe neokolonializmi, ndaj nė vazhdim do t'i parafrazojmė vrojtimet mjaft inteligjente e konstruktive tė F. Fanonit lidhur me kėtė ēėshtje. Ai, duke u shprehur figurativisht, pohon se "qyteti i tė kolonizuarit ėshtė qytet qė rri galiē, qytet i gjunjėzuar, qytet i shtrirė pėr toke. Ai ėshtė qytet zezakėsh, "i arabėve tė ndyrė", pastaj vazhdon e thotė se "nė koloni shkaku ėshtė pasojė: je i pasur sepse je i bardhė, je i bardhė sepse je i pasur." (F. Fanoni, Tė mallkuarit e botės, Prishtinė, 1984, fq. 33). Sipas botėkuptimeve kolonialiste evroperėndimore "shoqėria e kolonizuar nuk ėshtė e pėrshkruar vetėm si shoqėri pa vlera por Perėndimi "e shpall indigjenin tė paaftė qė tė ketė etikė, e shikon si mungesė tė vlerave, por edhe mohim tė vlerave", indigjeni ėshtė "armik i vlerave", kėshtu qė ai paraqet tė keqen absolute. Ai ėshtė element shkatėrrues qė rrėnon gjithēka qė i ofrohet, element deformues qė shtrembėron gjithēka qė ka tė bėjė me estetikėn ose me moralin, depozitar i forcave tė kobshme, vegėl e pavetėdijshme dhe e pakontrollueshme e forcave tė verbra. Kisha, si institucion fetar i Kristianizmit, nė koloni ėshtė Kishė e tė bardhėve, e tė huajve. Ajo nuk e fton njeriun e kolonizuar nė rrugėn e Zotit, por nė rrugėn e tė bardhit, nė rrugėn e zotėrisė, nė rrugėn e shtypėsit." (Shih: F. Fanoni, op. cit., fq. 35-36.).

Kombet evroperėndimore zhgėrryen me bollėk mbi shpinėn e skllevėrve, me gjakun e skllevėrve, dhe mirėqenia e pėrparimi evroperėndimor janė ndėrtuar me djersėn dhe kufomat e zezakėve, arabėve, hindusėve dhe tė verdhėve. Dollari, funta, franku e marka e tash euro bazėn e kanė mbi supet e skllevėrve, nė puset e naftės tė Lindjes sė Mesme (shembull tipik ėshtė okupimi i Afganistanit, Irakut). Kapitalistėt si kolonė janė sjellur si kriminelė, kanė depėrtuar, masakruar, dhunuar, kurse pėr t'i rritur rezervat e veta tė naftės, arit e tė diamanteve etj. (Ibid., fq. 87-93.). E kur raportet shtypės - i shtypur ashpėrsohen dhe shihet rreziku pėr shtypėsit, ata bėjnė ca riparime tė jashtme, kozmetike, me dinakėri, kurse diku-diku "uria e tė kolonizuarit" pėr shkak tė shkallės shumė tė lartė, lėkundet edhe nga kėto thėrrmija, nga kėto shkėndija tė vogla. (Ibid., fq. 127.). Kėtė bukur e pėrshkruan Zhan-Pol Sartri kur thotė se "Elita evropiane ndėrmori fabrikimin e njė elite tė indigjenėve; i zgjedhnin tė rinjtė, nė ballė ua skalitnin me hekur tė skuqur parimet e kulturės perėndimore, u futnin nė gojė lecka kumbuese, fjalė tė mėdha veshtullore qė ngjiteshin nėpėr dhėmbė; pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė metropolė i kthenin nė vendin e tyre, tė bastarduar". (Sartri, nė parathėnien e "Tė mallkuarit e botės" tė F. Fanonit, op. cit., fq. 5.). Sartri nė Parathėnien e versionit anglisht tė veprės sė F. Fanonit, kėtė e shpreh kėshtu: "Nė shekullin XIX, epokėn e artė tė kolonizimit, i sillnim kėta pseudo-mendimtarė tė lirė afrikanė, aziatikė, amerikanė tė Amerikės Latine nė Evropė dhe i shėtisnim nė Lisbonė, nė Paris, nė Londėr dhe nė Amsterdam. Pas disa muajsh zbavitjeje dhe mėsimit tė disa gjesteve, vallėzimit, ndryshimeve tė vogla tė theksit, tė jetės moderne dhe tė mendimeve tė ndryshme, pėrsėri do t'i kthenim prapa nė tokat e tyre. Kur do tė ktheheshin kėta njerėz, do ta konsideronin veten si racė superiore dhe do tė ndėrmerrnin aksione duke mbajtur fjalime tė ndryshme. Kėta njerėz nuk ishin vetėm kremi i kolonizuesit, por, po ashtu, edhe urė pėr t'ua transferuar dėshirat tona njerėzve tė tyre." (Sartri, nė parathėnien anglisht tė The Wretched of the Earth, tė F. Fanonit, sipas: A. Sheriati, "Njeriu dhe Islami", Tetovė, 1992, fq. 90). Sartri mė tej zbulon edhe mė shumė duke pohuar atė qė edhe ne e shohim: "Kjo botė s'ėshtė homogjene, ende ka popuj tė robėruar, popuj me pavarėsi tė rreme, tė tjerė qė luftojnė pėr pavarėsi, qė kanė pavarėsi, por qė janė nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm nga agresioni imperialist." (Sartri, parathėnia shqip, op. cit., fq. 8.).

Sartri shtron njė pyetje shumė interesante pėrkitazi me veprėn e F. Fanonit dhe thotė: "Pėrse ta lexojmė kėtė libėr kundėr vetes", dhe pėrgjigjet: "... tė na tregojnė se ē'kemi bėrė prej tyre, pėr tė kuptuar se ē'kemi bėrė prej vetes. ...sepse, Evropės po i kėrcėnohet rreziku i madh i shkatėrrimit". "Dhuna kolonialiste nuk ka pėr qėllim vetėm t'i mbajė nė fre ata njerėz tė robėruar, por ajo synon edhe t'i dehumanizojė ata". "Asgjė nuk do tė kursehet pėr t'i zhdukur traditat e tyre, pėr t'i zėvendėsuar gjuhėt e tyre me tonat, pėr ta shkatėrruar kulturėn e tyre pa ua dhėnė tonėn" etj. Sartri armiqėsinė ndaj kolonializmit e shpreh duke thėnė se: "Meqė tė tjerėt bėhen njerėz kundėr neve, del se ne jemi armiq tė gjinisė njerėzore. Vlerat tona tė dashura i humbin krahėt; po t'i shikojmė pėr sė afėrmi, nuk do tė gjejmė asnjė qė tė mos jetė e zhytur nė gjak." (Ibid., fq. 23; Krhs.: H. Dzait, op. cit., fq. 39-40).

Bota arabo-islame mbase nė mėnyrėn mė tė vrazhdė i ka pėrjetuar, por edhe sot po i pėrjeton tė bėmet e kolonializmit si nė aspektin fetar, ashtu edhe atė nacional, politik, ekonomik, shkencor-kulturor etj. Kėtė mirė e ka pėrjetuar edhe oaza shqiptare muslimane nė Ballkan. Nga njė gjendje shumė e vėshtirė, dolėn nė skenė edhe zėrat pėr ēlirim nga eksploatuesit e huaj fizikė e shpirtėrorė. U paraqitėn kahe tė ndryshme si tė dilet nga kriza. Kryesisht, u dalluan dy kahe apo tendenca: E para i ushtron njerėzit tė ndjekin verbėrisht atė qė u ofrohet. Kėtu zhvillohen raportet pronar - shėrbėtor, dhe kushtet e shėrbimit zgjedhen dhe caktohen nga pronari. Sa mė tepėr qė shėrbėtori imiton pronarin, aq mė tepėr e pėrdėfton shėrbimin e tij. Kėta intelektualė tė perėndimizuar, nėn ndikimin e huaj, vazhdimisht ankohen qė shoqėria islame nuk i kupton dhe nuk po i ēmon, duke harruar se ata vetė nuk e ēmojnė e nuk e kuptojnė kulturėn dhe shoqėrinė vetjake. Kėta, F. Fanoni i quan "majmuna qė imitojnė." (F. Fanoni, op. cit., fq. 289. Krahaso: A. Sheriati, op. cit., fq. 88-89; S. H. Nasr, "Zapadni svijet i njegovi izazovi Islamu", Argumenti - casopis ..., 2/1982, Rijeka, fq. 140).

Mirėpo, kemi edhe tendencėn tjetėr, e cila para se tė imitojė hulumton se prej ku, nėpėrmjet cilit lloj tė tė menduarit, cilės rritė, cilit moral, cilit aktivitet, cilave pikėpamje botėrore tė sė kaluarės perėndimori bėhet model pėr imitim dhe udhėheqės, nė mėnyrė qė t'ia mėsojmė shkaqet dhe kushtet pėr imitim. Andaj, edhe pranimi edhe refuzimi i diēkaje duhet tė zė fill nė dituri, qė d.m.th. se muslimanėt ta ngadhėnjejnė kolonializmin e mendjes e tė angazhohen qė nga pikėqėndrimi vetjak ta kundrojnė e studiojnė kulturėn e vet islame, e sidomos thelbin e saj intelektual e shpirtėror, (A. Sheriati, op. cit., fq. 88-89; S. H. Nasr, Zapadni svijet..., op. cit., fq. 140. S. H. Nasri pohon se: "Tradita islame duhet tė mbrohet vetėdijshėm dhe nė bazė intelektuale. Nė kėto baza duhet zhvilluar kritikėn e botės bashkėkohore dhe tė metave tė saj. Inteligjencia muslimane duhet me vetėmohim tė ballafaqohet me tė gjitha provokimet e kohės, duke hedhur kompleksin e inferioritetit psikologjik e kulturor. Ajo duhet t'i ofrojė botės shėrim, natyrisht, nėse ajo ėshtė e gatshme t'i nėnshtrohet trajtimit". S. H. Nasr, Ibid., fq. 143.) qė do tė thotė se "problemi themelor pėrbėhet nė atė qė njeriut t'i kthehen dimensionet njerėzore: besimi nė transcendencėn e Zotit, nė bashkėsinė njerėzore dhe vetėdija mbi pėrgjegjėsinė personale." (R. Garodi, op. cit.., fq. 24.). Po ashtu, qė tė kemi njė karakter tė pavarur nė sferėn materiale, sociale dhe ekonomike, duhet tė zhvillojmė njė vetėdije tė pavarur kundrejt Perėndimit, duke analizuar se nė ē'mėnyrė Perėndimi grabit e shfrytėzon burimet kulturore dhe materiale? Si shembull mėsimi nuk mund tė jetė Perėndimi, por vendet me njė gjendje tė ngjashme si ne, mirėpo qė e kanė gjetur ilaēin pėr vete. (A. Sheriati, op. cit., fq. 54-55.).

F. Fanoni, i mllefosur nga kultura degjeneruese perėndimore, apelon: "Ta lėmė atė Evropė, e cila flet vazhdimisht pėr njeriun e njėherazi e masakron atė gjithkund ku e has, nė secilin skaj tė rrugėve tė veta, nė tė gjitha anėt e botės. Qe disa shekuj me radhė Evropa po e pengon pėrparimin e njerėzve tė tjerė, duke i pėrdorur ata pėr planet e veta dhe pėr lavdinė e vet... Atė Evropė, e cila pushoi sė foluri pėr njeriun, e cila pėrherė deklaronte se ishte e brengosur vetėm pėr njeriun, ne sot e dimė se me ēfarė vuajtjesh njerėzimi e ka paguar secilėn prej fitoreve tė frymės sė saj". Ai mė tej thotė se: "Nėse duam ta shndėrrojmė Afrikėn nė njė Evropė tė re, Amerikėn nė njė Evropė tė re", duke i imituar verbėrisht ata, "atėherė le t'ua besojmė evropianėve fatin e vendeve tona. Ata do ta bėnin kėtė mė mirė se mė tė aftit prej nesh." Prandaj, "nėse duam t'u pėrgjigjemi kėrkesave tė popujve tanė, duhet tė kėrkojmė gjetiu e jo nė Evropė... Duhet tė ndryshojmė rrėnjėsisht, tė zhvillojmė njė mendim tė ri, tė provojmė tė krijojmė njė njeri tė ri." (Ibid., fq. 288-292.).

Kėtė, nė njė fjalim tė tij, el-Kadhafi e shpreh kėshtu: "Ne duhet ta ringjallim personalitetin tonė... Nėse ata qė dėshirojnė tė na ndihmojnė njėkohėsisht dėshirojnė edhe tė na detyrojnė ta ndėrrojmė karakterin tonė, ta fshijmė personalitetin tonė, ne do ta refuzojmė ndihmėn e tillė. Pėrse ne do ta pranonim ndihmėn e tyre nėse ata dėshirojnė tė na i marrin tė gjitha idealet dhe vlerat tona. Ne nė realitet kemi nevojė pėr ndihmėn e tyre qė t'i ruajmė vlerat dhe idealet tona..." (Thus spoke colonel Moammar Kazzafi, sipas: Argumenti, op. cit., fq. 207.).

Edhe A. Laroi pohon se "Ideologjisė sė importuar me modernizmin mund t'i kundėrvihet e vetmja strukturė ekzistuese, e kjo ėshtė tradita dhe kultura vetjake. Meqė tradita vetvetiu ėshtė "memece dhe asgjėsė nuk i kundėrshton", aktivizimi i saj nė shėrbim tė ruajtjes sė identitetit nė tė vėrtetė ėshtė tradicionalizim i traditės, jo nė kuptim tė tradicionalizmit - paseizmit dhe kultit tė sė kaluarės, por nė kuptim tė racionalizimit tė traditės e cila me anė tė thellimit dhe pėrcaktimit tė sėrishėm, duhet tė shėrbejė si pikė nisėse nė ardhmėrinė e vet, pra, jo tė huaj. Lidhja e tradicionalizmit dhe modernizmit nė kėtė mėnyrė do ta humbte cilėsinė autentike, tradita nuk do tė ishte pengesė nė rrugėn e modernizimit, kurse modernizimi nuk do tė thoshte anulim i tė gjitha normave tė vlefshme." (A. Laroui, La Crise des intelectueles arabes, Paris, 1974, cituar sipas: H. Silajdzic, op. cit., fq. 206.).

Ē'ėshtė ajo autoktone, vetjake, nė rastin tonė edhe si botė muslimane por edhe si shqiptarė muslimanė, nė tė cilėn po thirren shumė mendimtarė? Kėtė, thėnė kushtimisht, bukur e ka shprehur R. Garodi, kur thotė se: "Vetėm me pėrtėritjen e shpirtėroritetit islam, tė atij ixhtihadi, tė asaj renesanse tė mendimit kritik e tė gjallė, tė atij leximi tė Kur'anit si hulumtim gjithnjė i ri dhe aktual, asaj pėrpjekjeje vėllazėrore dhe besnike qė t'i kuptojmė jomuslimanėt, vetėm ashtu do tė mundemi, nė aleancė me tė gjithė ata qė e duan ardhmėrinė, t'i zgjidhim problemet e kohės sonė dhe sėrish ta ngjallim shpresėn." (R. Garodi, op. cit., fq. 73.). Kjo pėrtėritje konsiston, para sė gjithash, nė tri ēėshtjet mė fundamentale:

- zotėrimi me shkencėn dhe teknikėn dhe pėrdorimi i drejtė i tyre; - sendėrtimi i transformimit tė thellė shpirtėror-kulturor dhe; - orientimi i progresit ekonomik nė suaza tė transcendentales dhe fenomenales.

Zotėrimi me shkencėn dhe teknikėn duke e ēliruar arsyen nė tė gjitha dimensionet e saj. - Nė Kur'an nuk ka asgjė qė ėshtė nė kundėrshti as me parimet as me rezultatet e shkencės dhe teknikės mė moderne. Muslimanėt e parė duke e kuptuar drejt qėllimin e dijes, konsideronin se "tė jeshė musliman i mirė do tė thotė ta sendėrtosh mbretėrinė e Zotit nė tokė, kurse nė namaz, haxhxh e agjėrim nxirrnin fuqinė pėr atė detyrė." Pėr disa dekada kufijtė e Fesė islame shtriheshin prej lumit Ind e deri nė Oqeanin Atlantik. Me frymėn e tyre tė hapur ata integruan shkencėn e teknikėn e Greqisė, Iranit, Indisė, prej Bagdadit e deri nė Kordobė, prej Samarkandit deri nė Tambuktua dhe krijuan e ndėrtuan njė kulturė tė re, ku hulumtimi shkencor e teknik, arkitektura, poezia e filozofia ishin nė kulm. Mirėpo, kur botėkuptimi i muslimanėve ndėrroi dhe tani "tė jeshė musliman i mirė domethėnė vetėm t'u pėrmbahesh ritualeve, e jo mė tej tė krijohet nė rrugėn e All-llahut", ai lulėzim fascinues u venit. Islami nė tėrėsinė e vet pushoi tė jetė subjekt aktiv i historisė dhe u shndėrrua nė objekt nė duart e agresorėve e kolonialistėve tė huaj.

Transformimi shpirtėror-kulturor. - Mė pak me pushtime ushtarake, e mė shumė me atė qė sot e quajmė revolucion shpirtėror - kulturor, Bashkėsia e vogėl e qytet - shtetit tė Medines u shndėrrua nė perandori tė madhe.

Pionierėt muslimanė u pėrpoqėn t'i pėrkthejnė, t'i asimilojnė, tė integrojnė kontributet mė tė vlefshme tė Indisė, Bizantit, Greqisė, Iranit e kulturave e civilizimeve tjera tė lashta. Ata jo vetėm qė transmetuan tėrė thesarin e vjetėr, por edhe vetė u bėnė kreatorė tė njė kulture tė re, e cila me shekuj do tė shėrbejė si mėsuese e tėrė botės. (Ibid., fq. 76-79.).

Orientimi i progresit ekonomik. - Arsyeja nė Perėndim, edhe mė herėt edhe tash, nuk e luan rolin e vet: tė vendosė e tė zgjidhė problemet nė dobi tė njeriut. Nė vend qė ta shtrojė problemin e qėllimit, arsyeja tek ata e shtron problemin e mjeteve. Andaj, sot shtrohet pyetja si tė arrihet qėllimi, e jo edhe PĖRSE? Si rrjedhim i kėsaj, shkenca degjenerohet nė scientizėm, teknika nė teknokraci e politika nė makiavelizėm. (Scientizmi: shkenca mundet ēdo gjė. Atė qė nuk e vėrteton dhe provon shkenca, ajo nuk ekziston. Ky pozitivizėm kufizues pėrjashton dimensionet mė tė vlefshme tė jetės: dashurinė, krijimin artistik, besimin. Teknokracia: ēdo gjė qė teknikisht ėshtė e mundur, ėshtė e dėshirueshme dhe e nevojshme. Arsyeja e tillė shkakton ēmenduritė mė tė mėdha: luftėn bėrthamore, luftėn e yjeve etj. Ky ėshtė religjion i mjeteve. Makiavelizmi: "Ėshtė animaliteti i njė politike ku ėshtė me rėndėsi vetėm teknika e marrjes sė sundimit, e jo pėrsiatja mbi synimet e bashkėsisė njerėzore, e pastaj mbi aplikimin e mjeteve qė tė arrihen kėto synime. Kėto "prodhime" tė arsyes sė gjymtuar, pozitiviste, e shpiejnė botėn nga vdekja, jo pėr shkak tė mjeteve, por pėr shkak tė qėllimeve." Shih: R. Garodi, op. cit., fq. 82-83.). Ekonomia moderne, qoftė e tipit evroamerikan, qoftė e tipit sovjetik, supozon se njeriu s'ėshtė tjetėr pos punėtor dhe konsumator, tė cilin e vė nė lėvizje vetėm interesi i tij personal. Atje dominon parimi: rritja pėr shkak tė rritjes dhe fuqia pėr shkak tė fuqisė. Prandaj, nė vendet mė tė pasura (SHBA, Suedi etj.) ėshtė shėnuar numri mė i madh i vetėvrasjeve dhe atė jo pėr mungesė tė mjeteve, por pėr mungesė tė qėllimeve e caqeve. (Shih: Ibid., fq. 82, 86).

Qė tė arrihet kjo, d.m.th. qė Islami tė bėhet burim i frymėzimit pėr botėn e re, Kur'ani duhet tė lexohet jo me sy tė vdekur dhe pa ndjenja, jo si diē qė ka ndodhur, por si diē qė po ndodh vazhdimisht, nė mėnyrė qė tė frymėzojė shpirt tė ri nė civilizimet qė po rrėnohen, siē ka ndodhur me Bizantin, Persinė e shumė vende tė tjera mė herėt.

Sot, kur miliona njerėz nė Perėndim, veēan ndėr kristianėt, bėhen tė vetėdijshėm pėr shkatėrrimin e civilizimit tė tyre, (Shih: O. Spengler, "Propast Zapada", I-IV, bot. II, Beograd, 1988) do tė ishte krim qė tė barrikadohemi nė Islam si nė ndonjė kėshtjellė, duke u mbrojtur me goditjet e ndalesave kundėr ēdo kontakti me botėn e jashtme dhe duke shikuar vetėm nė tė kaluarėn, sadoqoftė ajo e lavdishme.

Dhe, vetėm atėherė kur muslimanėt, kudo nė botė, Islamin filluan ta bėjnė program jete nė sferėn religjioze, kulturore, politike, ekonomike e tė tjera, reagimet nga bota joislame, e veēan nga bota kristiane, u bėnė tė ashpra, tė vrazhda, e madje eskaluan edhe nė format mė tė rrepta. Kėtė bukur e shpreh H. Silajxhiq, politikani boshnjak, pėrkitazi me revolucionin nė Libi: "Atė moment kur revolucioni libias e nxori Islamin nga kuientizmi folklorik nė angazhim e aktivitet, duke e sintetizuar politikėn, kulturėn dhe religjionin, Perėndimi ka reaguar me etiketime siē janė teokratizmi, marksizmi islam, fundamentalizmi etj." (H. Silajdzic, op. cit., fq. 208.). Ngjashėm ėshtė me revolucionin iranian, algjerian, boshnjak, ēeēen. Evroperėndimi dėshiron qė muslimani i ēfarėdo kombi qoftė tė shndėrrohet nė njė "krijesė servile, tė dėgjueshme dhe besnike, duke ia privuar personalitetin, sepse derisa tė posedojė karakter, ai nuk mund tė jetė shėrbėtor, duke ia marrė ndjenjat njerėzore ose duke ia dobėsuar." (Pėrshtatje e njė thėnieje tė dijetarit Omer Mevludi, sipas: A. Sheriati, op. cit., fq. 55).

Populli shqiptar i proveniencės islame veēanėrisht ka qenė, por edhe sot ėshtė, i goditur nga qėllimet mashtruese, drejtpėrdrejt nga sllavo-ortodoksizmi dhe deri vonė tėrthorazi nga evro-katolicizmi. Por, kjo tėrthorėsi nuk ėshtė edhe tash. Duke e shekullarizuar e ateizuar dhe duke ia degraduar kodekset fetare (islame) etike, shqiptarėt qenė objekt i ndikimeve mė tė paskrupullta. Ata qė rezistuan, nė mėnyrė tė pashmangshme pėrfundonin si elemente reaksionare, antipopullore, (Shih: Hakif Bajrami, Planet sekrete pėr likuidimin e shqiptarėve nga Kosova 1950-1956 nė: Dituria islame - mujore fetare kulturore - shkencore, Prishtinė, nr. 86/1996 e pas.) si kleronacionalistė, fundamentalistė, tradhtarė tė kombit etj. Njė pjese tjetėr i ėshtė ofruar ideologji e veēantė, religjioni i sportit dhe zbavitja e tipit kafeterik. Nė tė dy rastet ėshtė synuar, dhe mjaft ėshtė arritur, thyerja e moralit tė tyre fetar (elementi integrues i popullit shqiptar) dhe me (pa)vetėdije, kjo masė e manipuluar dhe e indoktrinuar, luan vallen e daullxhiut. Mirėpo, kur pjesa mė e vetėdijshme e popullit filloi tė kuptojė se ky edukim e arsimim na shpie o nė sllavo-ortodoksizėm o nė evro-katolicizėm, me ēka po e humb lirinė e besimit, identitetin nacional, gjuhėn, arsimimin nė gjuhėn vetjake e tė tjera, kur filloi tė rezistojė e tė shprehė pakėnaqėsinė e vet, atėherė tėrė shtypi ortodoks serb, por edhe shumica e mediumeve shqiptare nė Kosovė mė herėt por edhe sot, nėn ndikimin evrokatolik, filluan propagandėn e rreptė kundėr popullit shqiptar, tė mėsuar nga pėrvoja botėrore e duke u paraqitur servilė para mediumeve botėrore, pėr tė na shpallur popull agresiv, militant, aziatik e tė ngjashme. Pėrgjigjet lidhur me kėtė problematikė janė dhėnė nė disa vepra tona: Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve (disa botime dhe www.zeriislam.com), ndaj nuk do tė ndalemi gjerėsisht, pėrpos nė disa tė dhėna historike e kulturore me rėndėsi.

Nga shekulli XV e kėndej, muslimanėt nė Ballkan (kryesisht shqiptarėt e boshnjakėt) kanė qenė shumicė, qė do ta dėshmojnė edhe tė dhėnat historike. (Shih: M. Tėrnava, Popullsia e Kosovės gjatė shekujve XIV-XVI, Prishtinė, 1995, S. Rizaj, Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinė, 1985.). Sikur tė ishin militantė, e nė pėrhapjen e fesė tė pėrdorej dhuna, pėr disa shekuj nuk do tė mbetej kristian nė kėto anė. (Ciro Truhelka, sipas: M. Pirraku, Islami - faktor integrues i Njėsisė etnokulturore tė Shqipėrisė etnike, Dituria islame, 83/1996, Prishtinė, fq. 47.). Nė anėn tjetėr, nga militantizmi kristian nė Beograd, nga 270 xhami e 12 mesxhide sot ka mbetur nė kėmbė vetėm njė, nė Smederevė nga 24 xhami sot s'kemi asnjė, nė Osjek nga 66 xhami sot s'kemi asnjė, nė Herceg Novi nga 46 xhami sot s'kemi asnjė, nė Krushevc nga 9 xhami sot s'kemi asnjė, nė Mitrovicė tė Sremit nga 18 xhami sot s'kemi asnjė, nė Ēaēak nga 7 xhami sot s'kemi asnjė, nė Valjevė nga 10 xhami sot s'kemi asnjė, nė Prizren nga 29 xhami sot i kemi vetėm 20 tė kohės osmane. (Shih: Evlija Celebija, "Putopis po jugoslovenskim zemljama", bot. II, Sarajevo, 1979; Sami Frashėri, "Vepra VII", Prishtinė, 1985.). Edhe fundshekulli XX karakterizohet me gjenocid fetar. Nė Bosnjė gjatė luftės 3-4 vjeēare janė rrėnuar mbi 1500 objekte fetare, madje shumica nė qendrat qė lufta nuk i ka pėrfshirė, kurse nė Kosovė mbi 220 xhami dhe shumė objekte islame si medrese, teqe, varreza etj. Tė gjitha kėto dėftojnė se shqiptarėt, me shumicė dėrrmuese pjesėtarė tė Fesė islame, nuk janė agresorė, por popull qė dėshiron lirinė fetare e kombėtare, gjuhėn, punėn, ėshtė popull qė i do popujt tjerė dhe kulturat tjera, por qė kėrkon edhe atė ta duan, jo pėr interes dhe si punotėr krahu, por tė barabartė. Ai nuk ėshtė pėr politikė agresive, por pėr paqe me popujt, kulturat e civilizimet tjera. I edukuar nga Islami, populli shqiptar "lirinė nuk e kupton vetėm tė mund tė themi: Jo!, por lirinė e kupton si forcė pėr kreacion", siē e thotė kėtė R. Garodi. (Op. cit., fq. 28.).

Tė pakėnaqur me faktin se Islami popullin shqiptar e ka integruar dhe ruajtur nga asimilimi kristian katoliko-ortodoks, nga sulmi i organizuar, bota kristiane bėn akuza tė paqena dhe angazhimin ēlirimtar e quan terrorizėm. Ėshtė mjerim i mendjes qė disa politikanė shqiptarė si Ibrahim Rugova, disa intelektualė shqiptarė (Podrimja, Hamiti, Ujkani, etj.) dhe disa klerikė katolikė shqiptarė (Gjergji, Zefi etj.) pa ia nda ēojnė ujė nė mullirin antishqiptar, duke kėrkuar me ngulm qė rishtazi "tė pėrcaktohemi" e tė konvertohemi nė fenė e gjoja stėrgjyshėrve tanė, nė fenė e kryqėzatave, nė fenė e inkuizicionit, nė fenė e kolonializmit dhe neokolonializmit, nė mėnyrė qė t'i sendėrtojmė synimet kombėtare. Tė tillėt harrojnė se Evropa e "civilizuar" i shfrytėzon shėrbimet tona, por di ta dallojė hipokrizinė e konvertitėve interesxhinj e pakurrizorė.

Nė anėn tjetėr, shqiptarėt muslimanė do t'ua shtrojnė pyetjen atyre qė po i grishin nė Katolicizėm, ashtu siē e pyeti reformatori islam, Afganiu sulltanin Abdulhamidin, kur ky i frikėsuar nga idetė reformiste tė tij, i sugjeroi Afganiut qė tė shkojė pėr ca kohė e ta "pėrhap Islamin nė Lindjen e Largėt, sepse ata po dėftojnė simpati pėr ta pranuar Islamin, e ti me zotėsinė tėnde do tė ndihmoje mjaft". Xh. Afganiu kėtij sugjerimi qėllimkeq iu pėrgjigj nė mėnyrė lakonike se do tė shkonte, por sė pari ata do ta pyesnin se ēfarė Islami dėshiron t'u predikojė atyre: Islamin burimor apo atė tė pranishėm nė Turqi! Nėse na predikon Islamin burimor, do tė thoshin ata, atėherė sė pari atė predikoja bashkėfetarėve tu, e nėse na predikon Islamin e pranishėm nė Turqi, pėr tė s'kemi nevojė." (Parafrazim nga: A. Smajloviq, "Dzemaludin Afganija", "Islamska misao", 58/83, Sarajevo). Prandaj, nėse vėllezėrit biologjikė na grishin neve nė Katolicizmin burimor, atėherė atė sė pari le t'ua predikojnė bashkėfetarėve tė vet, e nėse na grishin nė Katolicizmin e pranishėm aktual, i falėnderojmė nga zemra, sepse kaherė kemi hyrė nė moshėn madhore dhe nuk kemi nevojė tė kthehemi nė paganizėm, nė fenė e kryqėzatave e inkuizicionit, kolonializmit e neokolonializmit, histori kjo nga e cila do tė duhej tė skuqemi tė gjithė!

Po ashtu, mos tė harrojmė se liderėt e sotėm botėrorė fare nuk dallojnė nga Xhingiz-kani, pos nė atė se Xhingiz-kani sinqerisht thoshte se ka ardhur tė vrasė, kurse liderėt e sotėm "tė qytetėruar" pohojnė se pėrpiqen tė lidhin paqe e tė ndihmojnė tė varfėrit e tė dobėtit, kurse rrena, torturimi e vrasja sot kanė intensitet mė tė madh se kurdoherė mė parė. (A. Sheriati, op. cit., fq. 70.).

Nė pėrmbyllje mund tė themi se Islami kudo nė botė, nė tė shumtėn e rasteve nė periudhat e okupacionit dhe tė robėrisė, ka qenė mishėrim i qėndresės dhe aktivitetit shpirtėror, kulturor e nacional. Evroperėndimit nuk i ka pėlqyer kjo, ndaj ka zhvilluar aktivitet tė dendur propagandistik, politik, ekonomik e kulturor, nė esencė "racist", (Franc Fanoni, fq. 149.) pėr ta penguar mėsimin islam nė pėrhapjen e tij.

Popullit shqiptar i mbetet qė nė bazė tė autoktonitetit tė vet, nė bazė tė traditės sė vet islame si shumicė dhe kristiane si pakicė, nė bazė tė vlerave tė veta autentike, islame dhe kristiane, t'i imponohet faktorit ndėrkombėtar pėr njohje e bashkėpunim tė ndėrsjellė, kryesisht me forcat vetjake. Nėse kusht pėr tė hyrė tė Evropė ėshtė pėrvetėsimi i lakuriqėsisė, kriminalitetit perfid, narkomanisė e AIDS-it, atėherė mendoi mirė!

Porosinė e All-llahut xh.sh. nė Kur'an duhet pasur parasysh:

"O ju qė besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bėn dėm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull), dhe ata e duan Atė (Zotin)...". (el-Maide, 54).

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI