83 vizita - 4 sot   

horizonti

Ekskluzivizmi dhe iluzionet e kishės katolike tė kosovės nė emėr tė kombėtares
Nga: Dr. Feti Mehdiu, Prishtinė ( Fakulteti i Filologjisė)


Historia nuk dėnon vetėm pėr atė ēka e ke bėrė, por ajo dėnon edhe pėr atė qė nuk e ke bėrė – kur ėshtė dashur ta bėsh.

Kenedi nuk thoshte kot, problenmet i krijojnė njerėzit, dhe ata duhet t’i zgjidhin.

Libri i Dr.Muhamet Pirrakut: Jo katedrale nė emėr tė shqiptarėsisė sė imagjinuar, ėshtė shembulli mė tipik ku shihet se si njerėzit krijojnė probleme.

Madje ėshtė edhe mė keq kur njerėzit, pėr qėllime ku ta di se ēfare, i japin tė drejtė vetes ta vejnė nė shėrbim tė personal edhe kapitalin te i cili nuk kanė investuar as mė tė voglin mund personal.

Ky kapital ėshtė feja. Feja, burimisht, ėshtė pėr njeriun por nuk ėshtė pjellė njerėzore siē pretnedojnė ta plasojnė individė e shkolla tė ndryshme filozofike, pėrfshi kėtu edhe autoritete fetare tė konfesioneve tė ndryshme me anė tė parollave Feja e shqiptarit ėshtė shqiptarija! Kjo ėshtė edhe mė e keqe, kur prijsa fetarė tė cilėt besojnė ndryshe, por flasin ndryshe. Ata qė hanė bukėn pėr shėrbime fetare dhe deklarojnė Leni kishat dhe xhamijat… cila t’u besohet tė tillėve? Puna qė bėjnė a fjalėt qė flesin! Shumė e qartė – atyre asnjėra nuk u besohet sepse nuk janė tė sinqertė. Prandaj askujt nuk i lejohet ta keqpėrdor kėtė kapital tė shenjt pėr qėllime individuale as kolektive, madje qoftė edhe nėn maskėn e ardhmėrisė kombėtare.

Kontributi i dr. M. Pirrakut me kėtė botim tė veēantė pėr njė ēeshtje e cila i ka nisė pėr nė greminė njė varg faktorėsh, fatkeqėsisht, me fuqi e kompetencė formale vendimmarrėse, siē janė organet e pushtetit lokal tė Prishtinės, madje edhe ndonjė pseudopolitikanė, ndonjė pseudointelektualė, sa pėr sy e faqe, me bagazh bukur me peshė, por qė nuk mendon me kokėn e vet, qėndron nė faktin se i bie ziles pėr orėn 12 pa njė minut.

Kjo cingėrimė ėshtė pėr ata politikanė pushtetarė tė Prishtinės, nė radhe tė parė, por edhe tė mbarė Kosovės, pėr ata intelektual, pėr tė cilėt kjo Kosovė ka investuar tė arrijnė deri te epiteti intelektual. Ajo pari fetare qė thirret nė Zot, ajo gjeneratė qė pati fatin, gatishmėrinė dhe guximin tė flijohet pėr ēlirimin e kosovės – jo nga kulltuku e altari por nė katrahurat qė i pėrjetoi Kosova – duhet tė mendojė me kokėn e vet pėr ardhmėrinė e popullit tė vet, pėr historinė e popullit tė vet dhe tė mos marrin pjesė nė manipulimin dhe keqpėrdorimin e ndjenjės fetare pėr ta vėnė fenė krishtere te shqiptarėt, mė konkretisht Kishėn Katolike tė Kosovės, nė pozitat e kishės ortodokse serbe.

Tė gjitha faltoret: Sinagogat, Kishat, Xhamiat ndėrtohen pėr besimtarėt qė u pėrkasin atyre feve, u pėrmbahen burimeve themelore tė feve tė tyre, e jo pėr t’u vėnė nė shėrbim tė politikės ditore shkurtpamėse, e cila politikė shpie drejt hendekut ndėrfetarė te shqiptarėt, ngjashėm sikur Kisha Katolike e shekullit 16,17 nė Francė, Zvicėr, Gjermani… (Shih: Kisha dhe historia e saj, libri 7. botimi shqip, Ferizaj-Zagreb) Ky veprim ėshtė i gjykuar tė dėshtojė, por si rezultat ka dezintegrimin kombėtarė.

Pas kėtij botimi, “ … ata fakirė… qė pėrpiqen “… pėr t’i gjetur fillet e qytetėrimit tonė “oksidentalist” qė tė bėhemi edhe ne … pjesė e Evropės sė Bashkuar” ( fq. 116), nuk do tė mund ta lajnė pėrgjegjėsinė e tyre pėr rerzikun qė i kanoset popullit tė tyre fisnik, i cili deri tash diti tė jetojė bashkėrisht me dy fe: Musliman e tė krishterė; diti t’u shmanget grackave qė ia pėrgatiste armiku serbosllav me mashat e tij, nė fillim tė shekullit 20, (me inskenimet nėpėr xhamia me gjak e zorrė derri ditėve festive…). Ata nuk do tė mund t’i shpėtojnė gjykimit tė historisė pėr imponimin e iluzioneve dhe ekskluzivizmit krishterė me projektin pėr ndėrtim tė Katedrales mbi themelet e gjimnazit Xhevdet Doda, tė cilat themele duhet t’i rrėnojė paraprakisht pėr Katedrale politike.

Nė fillim tė shekullit 21 njė provokim i tillė vjen nga vetė shqiptarėt. Nga vėllezėrit e gjakut e tė gjuhės, por tė fesė krishtere, me pėrkrahjen e atyre qė nuk i pėrkasin asnjėrės fe tė konsoliduar nė arealin shqiptarė: nuk jan as Musliman as tė Krishterė. Ata tė cilėt deri dje i thanė dhe i bėnė tė gjitha tė zezat pėr fenė, e sot…

Arsyetimi pėr ndėrtimin e njė “katredalje shqiptare ( fq.47) “ siē ka qenė, pėr shembull, nė shekullin VI…” ( f.47), do tė thotė atėherė kur nuk ka pasė fare as kish katolike e lere mė katedrale!!!) mbėshtetet nė njė platformė tė mjegulluar qė i afrohet opinionit tonė pėrplot iluzione kulturore dhe ekskluzivizėm fetar kristijan.

Deklarimet me kėmbėngulje se Kosova u ēlirua nė saje tė lutjeve tona drejtuar Zotit… dhe bashkpunimit tonė me faktorin ndėrkombėtarė dhe me Zotin… ėshtė njė iluzion me tė cilin degradohet edhe nocioni Zot – nėse ėshtė fjala pėr Krijuesin e Gjithėsisė, nė tė cilin thonė se besojnė tė gjith besimtarėt e feve monotesite.

Kosova u ēlirua nga serbėt jo “ … me dashuri dhe paqe…” por me pėrgjigjen flak pėr flakė. Ky ėshtė realiteti pėr ēlirimin e Kosovės. Bashkėsia ndėrkombėtare u ndihmoi tė gjallėve! Tė vdekurit le tė pushojnė tė qetė! Por akoma tė pavarrosur as me hoxhė as me prift.

Edhe kishė edhe kozmopolite nuk shkojnė bashkė! Kisha ka shejtni hyjnore kozmopolitizmi ka ideologjinė njerėzore.

Pėrsėritja e vazhdueshme se duhet “ta njohim dhe ta ndriēojmė traditėn… ta gjejmė a ta rigjejmė veten… ( f77); “ krishterimi ishte i vetmi shteg i tė ardhmes sonė ( f.41); “… pėr tė gjithė ne shqiptarėt… Jezu Krishti ėshtė identiteti ynė”! “Kosovarė dhe kosovare,… t’Iikthehemi vetėvetes dhe tė sė vėrtetės… ta gjejmė apo rigjejmė vetveten” Kjo thirrje ėshtė pėr ata qė nuk e dinė ku janė dhe kush janė, por jo pėr tėrė shqiptarėt e as pėr tėrė kosovarėt. Kėto deklarime I ngjajnė platformės sė Kishės nga shekulli 16 kur “ …tė gjithė thonė sė e ėshtė e drejtė tė imponohet feja e vėrtetė me dhunė dhe se nuk ėshtė gjė ekeqe tė shtypen ata qė jetojnė nė gėnjeshtėr” ( Kisha dhe historia e saj, libri 7. &15)

Iluzionizėm dhe ekskluzivizėm bashkė, ėshtė pėrpjekja pėr tė imponuar bindjen se “ me kėtė katedrale… mbyllet ndikimi oriental i kishės sė ritit lindor … ( f.128). Vallė mundet kisha pa Krisht – e Krishti nė Orienta?!

Sa e sa herė ėshtė dėshmuar se iluzionet shpiejnė nė dėshtim kurse ekskluzivizmi nė shkatrrim.

Po ashtu plasohet, thua se shqiptarėt deri tash kanė quar jetė pagane, platforma qė: “… shqiptarėt ta kuptojnė identitetin e vet historik se me mendje dhe me shpirtė kanė qenė dhe kanė mbetur botė perendimore” ( f.128.) Mos po fillon identiteti historic I shqiptarėve nė shekullin 11. me Kishėn Katolike?! A nuk ėshtė kjo njė deklaratė patetike jasht historike dhe jashtgjeografike, t’u thuash sot shqiptarėve – pas gjashtė shekujsh bashkėjetese dyfetare, pa asnjė ngatrresė, se nuk kanė identitet historic e fetarė?!

Po fenė prej nga e mori bota perendimore?! Mos vallė ka lind ndonjė Jezu Krisht nė..Prishtinė a Pariz, Budim a Beograd, Londėr apo Ljubljanė!

Kjo ėshtė diēka pėrtej iluzioneve dhe ekskluzivizmit!

Mendoj dhe jam i bindur se edhe feja burimore krishtere nuk i lejon fjalimet qė mbahen nė kishė t’u imponohen gjithė shqiptarėve, kur dihet se shqiptarėt janė kėshtu si janė:

Musliman e tė krishterė
Perendija na ka bėrė
Jemi vėllezėr tė tėrė( Ēajupi)


Dhe as qė e kanė mendjen ta t’i pėrgjigjen ēirrjes qė vjen nga shqiptarėt e asnjė feje pėr ta “ pėrmirsuar gabimin akcidental”, siē u thuhet pėr shkak se kanė pranuar fenė islame. Madje as thirrjet e autoriteteve tė klerit Katolik tė Kosovės nuk do ta arrinė kėtė, sepse i njejti ujė nuk kalon kurrė kah e njėjta urė. Ata qė e dėshirojnė kėtė vetėm mund ta trubullojė ujt dhe do tė vdesin tė etshėm.

U takon atyre qė i bėjnė problemet t’ i zgjidhin. Por edhe tė tjerėt qė i shohin gabimet u takon t’u tėrheqin vėrejtjen se janė duke shkuar drejt greminės.

Bota ėshtė e vjetėr dhe e gjerė, shqiptarėt jan fare pak dhe ēdo herė u ngushtohet hapėsira. Nuk ka vend pėr gjithė ata probleme qė dėshiron dikush t’i mbjellė te shqiptarėt.

Shqiptarėve u mjaftojnė kėto dy fe qė i kanė: Krishterė dhe Islame, por kėtė duhet ta kuptojnė nė radhė tė parė kleri dhe parija fetare se satanizmi e sa izma tjera nuk janė fe. Burimi islam u thotė besimtarėve se sikur tė kishte dashur All-llahu, tė gjithė njerėzit do t’i kishte bėrė njė bashkėsi.

Prishtinės nėse i duhet kishė duhet ta ndėrojė atje ku ka besimtarė tė krishterė, po nėse i duhet pėr politikė, atėherė Kompleksi Tempulli i paqės prej 28 hektarėsh duhet tė hapė zemrėn pėr : Sinagogėn – Kishėn dhe Xhaminė me hapėsirė, nė pėrputhshmėri me nevojat e popullatės nga e cila I merr votat pėr t’u vendos nė kolltuk e pastaj luan me ndjenjat e tyre fetare dhe kombėtare.

Sa mė heret zbulohet sėmundja aq mė efektiv ėshtė shėrimi. Nuk duhet mė tė luhet me karta tė mjegulluara hipokrite kush pėr komb e kush pėr fe. Feja dhe kombi janė binjakė sijamezė. Ai qė nuk i do, mjafton ta mbysė njėrinn dhe tjetra vdes vetė.

Prishtinė, qershor 2003

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI