|
Tematika e misticizmit islam nė poezinė e bejtexhinjėve
Nga: Doc. Dr. Abdullah Hamiti, Prishtinė
Fakulteti i Filologjisė
Kontaktet e para tė shqiptarėve me Islamin datojnė para ardhjes sė turqėve nė trojet shqiptare. Ato ishin kontakte mė tė hershme tė Evropės, pra edhe tė shqiptarėve me arabėt respektivisht me islamin.1 Por, sado qė paraqitja e Islamit dhe e kulturės islame ndėr shqiptarėt ndodh para ardhjes sė turqėve nė Ballkan, njohja e drejtpėrdrejtė e shqiptarėve me Islamin bėhet pas kontakteve tė tyre me turqit osmanlinj, pra pasiqė trojet shqiptare futen nėn sundimin osman. Pas rėnies nėn sundimin osman shqiptarėt me tė madhe fillojnė tė islamizohen, dhe pėr kėtė ndikonin rrethana e faktorė tė ndryshėm. Natyrisht qė dervishėt endacak dhe tarikatet kanė luajtur rol tė rėndėsishėm edhe nė islamizimin dhe ngritjen kulturore, shkencore e artistike tė shqiptarėve, pra nė zhvillimin e jetės kultuore islame. "Ato i kanė dhėnė ngjyrė dhe ton tė posaēėm atmosferės shoqėroro-politike dhe fetare nė viset tona"2.
Prandaj detyrė parėsore e jona ėshtė edhe grumbullimi, studimi dhe botimi i trashėgimisė sė shkruar nė gjuhėt orientale arabisht, persisht e turqisht, e tė mos flasim pėr krijimtarinė letrare tė shkruar shqip me grafi arabe. Kemi parasysh trashėgiminė kulturore shqiptare islame, e cila ėshtė njė nga shtyllat themelore tė karakteristikave kulturore dhe kombėtare tė popullit shqiptar.
Hulumtimi dhe studimi i kulturės shpirtėrore e materiale dhe tė trashėgimisė kulturore tė popullit tonė, e cila ka lindur si rezultat i jetės sė pėrbashkėt shumėshekullore me popujt musliman nėn Perandorinė osmane si dhe me frytet e saj kulturore me kulturėn tonė autoktone duhet tė bėhet nė mėnyrė tė institucionalizuar. Dhe kjo trashėgimi shpirtėrore e materiale e shqiptarėve e lėnė nė vepra tė ndryshme nė gjuhėt orientale e nė gjuhėn shqipe padyshim qė ishte njė kontribut i ēmuar dhe me vlerė tė konsiderueshme pėr kohėn e vet nė kulturėn orientale. Por siē konstaton edhe G. Shpuza: "Kjo pasuri me vlera tė shumanshme deri vonė nuk u muar parasysh, sepse ajo nuk konsiderohej pjesė e kulturės shqiptare pėr rjedhojė as pjesė e historisė sė saj"3.
Megjithate tash viteve tė fundit ka filluar tė mendohet ndryshe pėr kėtė trashėgimi tė begatshme kulturore, dhe kjo po bėhet preokupim mė i shpeshtė i studiuesve4 tė cilėt e ēmojnė dhe e vlerėsojnė nivelin intelektual tė atyre shqiptarėve qė krijuanė nė gjuhėt orientale dhe kontribuan nė zhvillimin e kulturės, dijes dhe nė veēanti, letėrsisė nė gjuhėt orientale dhe i vejnė nė pah lidhjet me karakter tė ndėrsjellė tė kulturės shqiptare me kulturėn orientale-islame.
Kėshtu, mbi bazė tė kėsaj trashėgimie tė shumtė kulturore, shkencore, fetare-islame, letrare e filozofike, tė shkruar nė gjuhėt orientale, fillon tė shkruhet edhe poezia shqipe me grafi arabe. Dhe kjo poezi shqipe e shkruar me grafi arabe, ose poezia e bejtexhinjėve siē njihet nė letėrsinė tonė, ishte poezi e qarqeve tė caktuara intelektuale, por qė pėrhapej shpejt, nė njė anė pėr shkak se tashmė nėpėr tė gjitha qendrat e mėdha kishte numėr tė konsideruar intelektualėsh, tė formuar nė medresetė e shumta qė funksiononin nėpėr ato qendra dhe tė cilėt pėlqenin artin poetik dhe merreshin me pėrkthimin e veprave tė njohura poetike sidomos persiane, por edhe tė atyre arabe e turke, dhe nė anėn tjetėr edhe pėr shkak se kultura islame ishte pėrhapur nė popull dhe se ajo mė nuk ishte e huaja pėr ta, sepse tashmė shqiptarėt me shumicė i pėrkisnin fesė islame dhe rrjedhimisht edhe kėsaj kulture.
Letėrsia shqipe e shkruar me grafi arabe nuk lind rastėsisht. Ajo lind nė mjediset urbane ku kishte intelektual dhe njė masė qė dinin shkrim leximin arab, nė mjediset ku ishin formuar qarqet kulturore ku vepronin medrese tė shumta. Ajo lindi si nevojė e kohės pasiqė ata krijues qė deri dje krijonin nė gjuhėt orientale e panė se pėr tė komunikuar me masat duhej krijuar nė gjuhėn amtare. Dhe kėshtu fillon tė krijohet njė poezi shqipe e ndikuar nga poezia orientale-islame si pėr nga forma e motivet edhe pėr nga teknika poetike, por qė pėr lexuesit kjo teknikė poetike dhe kėto forma e motive poetike nuk ishin tė panjohura ngase ata poezi tė kėtillė kishin lexuar e dėgjuar nė gjuhėt orientale dhe nuk do mend se nė atė kohė alfabeti arab ishte mė i pėrhapuri ndėr shqiptarėt. Kjo poezi shqipe e shkruar me grafi arabe do tė krijohet plot dy shekuj nga e cila do tė trashėgojmė vepra tė bukura poetike me vlera tė ēmueshme artistike me autorėt e njohur tė kėsaj pjese tė letėrsisė sė vjetėr shqipe si: Ibrahim Nezimi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Ēami, Zenel Bastari, Dalip Frashėri e tė tjerė dhe tė cilėt letėrsinė shqipe e pasuruan si me tema tė reja qė trajtuan si pėrshkrimi, satira, panagjirika, ashtu edhe me forma tė reja poetike, si mesnevia (poema), kasida (vjershė e gjatė-oda), ilahia (vjershė fetare), gazeli (lirika) e tė tjera.
Ne nė kėtė shkrim dėshirojmė tė vėmė nė dukje tematikėn e misticizmit islam dhe disa tipare tė ndikimit tė letėrsisė orientale-islame nė atė tė bejtexhinjėve shqiptarė. Poezia e bejtexhinjėve ka qenė mė pak e ndriēuar, e trajtuar nė mėnyrė tė sipėrfaqshme dhe disa herė e interpretuar nė mėnyrė tė gabuar. Studiuesit tanė mė tepėr janė marrė me aktivitetin shoqėror e politik tė shkrimtarit sesa me krijimtarinė letrare e artistike tė tij.
Rruga e formimit tė poetėve bejtexhinj ishte medreseja nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė, dhe njė numėr sosh edhe kishin vazhduar studimet islame nė Stamboll, e nė ndonjė qendėr tjetėr, ku qėndronin me vite tė tėra. Nė qendrat e tilla ata paiseshin me nhjohuri tė shkėlqyeshme Islame, kulturės dhe rrymave tė mendimit islam, sidomos mėsonin shumė pėr krijuesit letrar e filozofėt arabė, persianė e turqė, mendimet dhe pikėpamjet e tė cilėve do tė na reflektohen edhe nė krijimtarinė e tyre letrare. Pikėrisht njohja e tyre e mrekullueshme e thesarit tė pasur tė letėrsisė orientale-islame (arabe, perse e turke) bėnė qė ata tė formoheshin e tė kompletoheshin si poetė tė mirė tė kohės qė njihnin shumė mirė artin poetik.
Bejtexhinjtė, si nė mbarė poezinė islame, zakonisht poezitė i fillojnė me invokacion, falėnderim Zotit dhe lavdrim profetit Muhammed, p. sh. Nezimi shkruan se Divanin e ka nisur nė emėr tė Zotit dhe dashurisė ndaj Tij, si dhe qė zemra i rrah pėr profetin Muhammed:
Bismil-lahi nisa divanė
Pėr sevda tėnde ja Mevla,
Pėr Muhammed Mustafanė
Zemra rrate ja Mevla5.
dhe pastaj nė frymė tė misticizmit islam, pėr tė shprehur nėnshtrimin e tij, pason bejti ku thotė se Nezimi nuk e do kėnaqėsinė dhe kėrkon nga Zoti t'i jap mundim:
Nezimi s'e do sefanė
Jepi xhefanė, ja Mevla.
Ashtu sikur vepronin poetėt e Orientit edhe bejtexhinjtė shqiptarė e ndoqėn rrugėn e tyre pėr tė pėrdorur emra poetik (mahlas) dhe si zakonisht ata vetė e shpjegojnė nė poezitė e tyre se cili ėshtė emri poetik i tyre e cili emri i vėrtetė. Kėshtu vepron edhe mė i madh i tyre Nezimi:
Benim mahlasėm Nezimdir*
Emrin e kam Ibrahim.
e kėshtu kishte vepruar edhe Muēi Zade autori i vjershės mė tė vjetėr shqiptare me grafi arabe Imzot, mos mė lerė pa kave, njė lutjeje humoristike tė pėrbėrė nga shtatėmbėdhjetė strofa katėrshe e cila daton nga viti 1725 e qė pėrfundon me kėto vargje:
Lut-iu Zotit Muēi Zade,
se heq bari shumė derde,
se s'ke as pilaf as zerde!
Imzot, mos mė lerė pa kave!6
Kėshtu, duke lexuar poezitė e poetėve mė tė hershėm I. Nezimit, S. Naibit, H. Z. Kamberit, M. Ēamit, Z. Bastarit, D. Frashėrit, por edhe tė atyre tė mėvonshėm Tahir Boshnjakut, Dervish Salihut, Sheh Malės e tė tjerėve mund tė hetojmė se ata nga ēdo aspekt janė nėn ndikim tė poezisė orientale-islame. Tek e fundit edhe te popujt e tjerė tė islamizuar ishte vėshtirė tė gjeje ndonjė poet krejt origjinal. Si shumė poetė turqė, edhe bejtexhinjtė shqiptarė ishin tė ndikuar shumė nga poetėt klasik tė famshėm persian duke u pėrpjekur qė mangėsinė e ideve ta kompenzojė me virtuozitete gjuhėsore e poetike.
Natyrisht me qėllim qė lexuesi ynė tė kuptoj mė mirė poezinė mistike islame, duhet tė paiset me njohuri mė tė gjera rreth misticizmit islam-tesavufit, zhvillimit tė tarikateve/rendeve dervishe nė botėn islame e nė Shqipėri pėr ēka edhe kohėve tė fundit kemi disa botime7.
Nuk ka dyshim qė numri mė i madh i poezive tė bejtexhinjėve, duke filluar nga Nezimi janė tė karakterit fetar, janė poezi mistike islame dhe del se misticizmi islam ishte karakteristikė dalluese pėr shumė shkrimtarė shqiptarė qė shkruan me grafi arabe. Tek e fundit ata ishin formuar nė kėtė frymė, andaj edhe morali i tyre dhe pėrgjithėsisht, mendimi qė kanė pėr jetėn dhe botėn ėshtė i karakterit fetar-mistik islam. Kjo ndodh pėr shkak se tė gjithė ata dijetarė islam tė paisur me moral e dituri islame gjatė jetės janė marrė me pėrhapjen e kėtij morali dhe kėtyre diturive islame, dhe nga masa ata edhe janė konsideruar si persona tė shquar nė jetėn fetare, sidomos ata qė merreshin me doktrinėn e misticizmit islam. Natyrisht qė kjo nuk pėrjashton vetėdijen kombėtare, mbase edhe angazhimin e tyre jashtė vetėdijes fetare, si ai iluminist, patriotik e shoqėror.
Kjo poezi, e cila flet pėr moralin islam, pėr pėrsosjen shpirtėrore, tek e fundit, reflekton edhe rrjedhat shoqėrore qė nė atė kohė zhvilloheshin edhe nėpėrmjet vetėdijes fetare. Dhe duke pasqyruar kėshtu edhe preokupimet e pakėnaqėsitė shpirtėrore e fizike tė masave fetare islame tė cilave u dedikohej, ka shprehur nė kėtė mėnyrė edhe nivelin e pėrgjithshėm shoqėroro-kulturor tė kohės kur ka jetuar e vepruar poeti. Nė fund tė fundit, kjo ishte poezia e cila i pėrshtatej nivelit tė vetėdijes fetare e kulturore tė masės.
Pikėrisht poezia mistike islame e bejtexhinjėve shqiptarė kujtojmė qė mė sė paku ėshtė studiuar8. Ndėrsa siē dihet si temė shumė e gjerė dhe komplekse "Misticizmi islam nuk mund tė vėshtrohet i izoluar, si veprimtari e veēantė spirituale, por duhet tė merret nė kompleks tė asaj ēėshtje e cila quhet islam dhe civilizimi i tij"9.
Kėshtu, misticizmi islam ėshtė zhvilluar duke medituar dhe interpretuar temat e ndryshme Kur'anore, sidomos duke u thelluar nė kuptimet e fshehta spirituale, qė ndryshojnė nga kuptimet e dukshme e tekstuale, e nga kjo dalin edhe kuptimet themelore tė misticizmit islam. Tema qė mė sė shumti meditohej nė misticizėm, padyshim ishte pėrsiatja e njohja e Zotit tė gjithfuqishėm, i cili bėn ēka don, i cili ėshtė krijues i ēdo gjėje dhe i cili ėshtė i pėrhershėm e i pambarim, pėrderisa tė gjitha ato gjallesa e krijesa tė Tij do tė mbarojnė e shkatėrrohen.
Dy janė aspektet nė bazė tė tė cilėve mund t'i qasemi islamit: aspekti ekzoterik dhe aspekti ezoterik. Kėto dy aspekte vijnė nė shprehje qė nga faza e parė e zhvillimit tė islamit. Qė tė dy kėta aspekte tė qasjes ndaj islamit pretendojnė tė kenė mbėshtetjen e vet nė Kur'an dhe nė traditėn e profetit Muhammed (synnet)10. Kėshtu, si bartės tė islamit egzoterik paraqiten dijetarėt tė cilėt konsiderojnė qė detyra themelore e ēdo muslimani ėshtė t'i plotėsojė normat religjioze dhe morale tė pėrcaktuara nė bazė tė ligjit hyjnor -sheriatit. Pra kjo anė e mendimit tė tė kuptuarit dhe tė zbatuarit tė fesė merret kryesisht me rregullat e jashtme tė saj. Ndėrsa dijetarėt e islamit ezoterik synojnė njohjen e Zotit. Dhe sipas tyre me respektimin e udhėzimeve praktike tė sheriatit mund tė jesh nė harmoni me hakikatin, por nuk mund tė vish deri te njohja e Tij -ma'rifa e cila ėshtė njohje e tė vėrtetės apsolute (hakikat). Tė njohėsh tė vėrtetėn, sipas tyre, domethėnė tė njėsohesh me tė, tė jesh njė me Allahun.
Gjithė kjo qė u tha, na shėrben tė shpjegojmė kompleksin e realitetit historik e fetar nga tė cilat do tė dalė tesavufi, pra misticizmi islam i cili ekzistimin e vet e ka mbėshtetur nė interpretimin ezoterik tė islamit. Misticizmi islam orientohet kah mendimi i thellė, e i lirė, qė nėnkupton mėsimin e brendshėm tė fesė. Dhe tesavufi tash, pos anės formale tė fesė, merret me esencėn e saj, me hulumtimin e tė padukshmes, tė fshehtės, pretendon njohjen e sė vėrtetės, Zotit. Pikėnisje e misticizmit islam ėshtė Tevhidi, mėsimi pėr njėshmėrinė e Zotit. Dhe, sipas misticizmit Zoti njihet me zemėr e jo me mendje dhe mund tė njihet vetėm atėhere kur uni njerėzor shlyhet pranė pambarueshmėrisė sė Zotit. Sipas pėrfaqėsuesve tė misticizmit, tė njohėsh tė vėrtetėn domethėnė tė njėsohesh me tė, tė jesh njė me Allahun. Dhe kėshtu fillon pėrhapja e rrymės sė tesavufit qė si fazė tė hershme ka atė tė shekullit VIII e pastaj fazė tė zhvillimit tė vet tė theksuar atė tė shekullit X -XII kur tashmė fillojnė tė lindin rendet (tarikatet) islame11 dhe tashmė pos Sirisė, e Bagdadit, kjo frymė e tė menduarit mistik islam kalon nė Iran, Turqi e Indi dhe pastaj edhe nė vise tė tjera. Dhe nė kėtė mėnyrė do tė zhvillohet letėrsia shumė e pasur sufiste e joesufiste nė tė cilėn ideologjia e tesavufit edhe tematikisht edhe artistikisht do tė ndikoj thellė.
Po ashtu, shumė bejtexhinj shqiptarė kanė qenė ithtarė tė ndonjė tarikati, jo vetėm pėr faktin se nė shekujt XVIII e XIX shumė dijetar tė dalluar kanė qenė pjesėtar tė ndonjė tarikati mistik, por pėr faktin se njė numėr i madh i poezive tė shumė bejtexhinjėve, jo vetėm qė janė me karakter fetar, por thjesht kanė tė gjitha karakteristikat e poezisė sė misticizmit islam tė shkruara sipas modelit tė poezive mistike tė kohės nė tė cilėn krijohej. Nė mesin e atyre poezive mistike, ka asosh me tė cilat synohet tė formėsohet e tė mbjellet te masat mendimi fetar dhe tė njihen ata me rregullat fetare, mbi tė gjitha me ato tė tarikateve qė mėtojnė qė njeriun ta shpėnė sa mė afėr pranisė sė Perėndisė duke u pėrshkruar dervishėve mėnyrėn e rrugėn tė cilėn duhet ta ndjekin, ku duhet tė kalojnė nėpėr shkallė tė caktuara. Prandaj tė gjitha kėto shkallė e faza kalohen me kujdes tė veēantė dhe me mbikqyrje tė udhėrrėfyesit (murshidit) shpirtėror tė cilit duhet t'i nėnshtrohen bindshėm. Kėto shkallė pėrshkruhen mirė nė poezinė "Ah un i mjeri kesh tu fjet" tė Dervish Hasanit:
Ah, un i mjeri kesh tu fjet
e m'dul gjumi per ahiret,
Me ni myrshid jom perpjek,
ēka m'kallzojti ah medet.
Ai mi ēeli kater dyer,
njonda osht ah sheriat
Osht e dyta tarikat
dera tret hakikat;
Edhe njonda osht marifet
lumi ai qi e ka gjet.12
Kėto shkallė (sheriat, tarikat, hakikat, marifet), qė dervishėt duhet t'i kalojnė me devotshmėrinė dhe adhurimin e tyre ndaj Zotit pėr tė arritur shkallėn e njeriut tė pėrsosur, tė pastėr e tė patėmeta dhe kėshtu tė mund tė arrihet te njohja e Zotit dhe te shijimi i bekimit dhe kėnaqėsisė sė Tij, pėrshkruhen nė poezi tė shumė bejtexhinjėve.
Tesavufi, pra, pėrqėndrohet nė mendimin pėr Zotin, nė dėshirėn qė tė arrihet afria e Zotit dhe mėshira e Zotit, tė njihet Ai. Ndėrkaq, Zoti mund tė njihet vetėm nė pėrputhje me fjalėt "Nuk ka hyjni pos Zotit". Sipas mėsimit sufist, organi me tė cilin njeriu e njeh praninė e Zotit nuk ėshtė mendja, por ėshtė zemra. Tash si mjet pėr t'iu afruar Zotit ėshtė dashuria ndaj Zotit (mahabba /ashk). Nė kėtė dashuri kemi procesin metafizik tė dashurisė sė njeriut ndaj Zotit. Dhe dashuria e zjarrtė e mistikėve ndaj Zotit dhe avanturat e tyre shpirtėrore tė vuajtjes si metoda tė tė afruarit ndaj Zotit kanė tėrhequr vėmendjen e studiuesve. Dashuria te mistiku ėshtė si njė medium jomaterial gjithpėrfshirės dhe energji e takimit tė njeriut dhe Zotit. Ndėrsa mistiku me Zotin nuk njėsohet (nuk bashkohet) substancialisht, por me anė tė dashurisė, krejt deri te mė e larta "Unė" nėpėrmjet tė dialogut tė zemrės dhe Zotit. Pra kur mistiku e thekson varshmėrinė apsolute ndaj Krijuesit, lind kėnaqėsia kulmore e llojit tė vet e vetėmohimit dhe tė dėshmimit tė Zotit me plot zell.
Po ashtu nga poezitė mistike tė bejtexhinjėve tanė ka asosh nė tė cilat nė veēanti trajtohet dashuria ndaj Zotit, dashuri e cila pėr mistikun ėshtė mėnyra e drejtpėrdrejtė pėr tė arritur te njohja dhe pėrfytyrimi i Zotit e qė pastaj tė pasoj shlyerja e individualitetit tė tij dhe njėsimi me Zotin. Pėr kėtė arsye Nezimi betohet se "Sirrė (fshehtėsinė) e ashkut kush nuk e di / bil-lahi qė s'ėshtė njeri", dhe sipas tij "ai qė e mohon ashkun / nuk ėshtė insan, ėshtė gomar" dhe shkon deri atje sa qė tė tillin ta konsideroj pa iman:
Njė qė shanė ashikėrinė
Ka bėrė inqar Perėndinė,
A s'e vritni faqezinė,
A s'e vritni!
ose nė tė cilat pėrshkruhet mėnyra e kryerjes sė ritualeve mistike-dhikri (ziqri), tė pėrmendurit e emrit tė Zotit zėshėm duke u pėrcjellė edhe me muzikė e vallėzim qė simbolizon aktin spiritual nė rrugė tė privimit tė vetes, ku krijohet atmosfera e ekstazės mistike e cila sufijtė i shpie nė rrugėn e vetėshkatėrrimit, nė ndarjen e shpirtit nga trupi dhe kėshtu tė arrijnė gjendjen e njėsimit me Zotin, pėrkatėsisht njohjen e Zotit. Kėshtu Sheh Jonuzi shkruan:
Me e dit nefsin, ziqer Zotin
Me e bo sabri osht ilaq,
Me nur tė ziqrit shėndoshe zemrėn
Ziqri daim ėshtė ilaq.13
Dhikrin si ceremoni e ushtrojnė tė gjitha tarikatet. Udhėtimi shpirtėror i sufiut sendėrtohet vetėm nėpėrmjet dhikrit. Dhe siē shkruan S. Eraydin, qėllimi i jetės sė njeriut ėshtė arritja e pėrsosshmėrisė dhe vėshtrimi i bukurisė hyjnore. Kjo pėrsosshmėri arrihet vetėm me ndihmėn e dhikrit. Njerėzit qė bėjnė dhikėr dalėngadalė i braktisin kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe nė zemėr vendosin dashurinė ndaj Allahut xh. sh. Njeriu i cili e pėrkujton Allahun xh. sh. me qetėsi shpirtėrore nė fund arrin gradėn e ihsanit (bėrja e ibadetit sikur e sheh Allahun) dhe afėrsinė me Krijuesin.14
Cak i rrugės mistike, respektivisht i udhėtimit shpirtėror ėshtė tejkalimi i egos dhe kjo rrugė nuk mund tė kalohet pa murshid/rehber (udhėheqės shpirtėror). Mistiku nė kėtė udhėtim shpirtėtor futet pasi tė jetė pėrgatitur mirė, pasi tė jetė pastruar mirė zemra e tij. Ai duhet tė jetė i vendosur, i durueshėm pėr t'i pėrballuar vėshtirėsitė e ndryshme me tė cilat ballafaqohet dhe t'i nėnshtrohet udhėzimeve tė murshidit tė tij i cili nė mėnyrė graduale e shpie nė shkallė tė ndryshme shpirtėrore. Dhe natyrisht se nė kėtė rrugė peripecitė janė tė shumta sepse siē shprehet edhe Nezimi:
Pa mos hequrė njė mushkil
Kush u bė naili meram!
qė domethėnė se askush nuk e arrin qėllimin pa vuajtur e hjekur mundime nė rrugėn pėr njohjen e Zotit.
Ndėrsa gjetja e murshidit pėr mistikun qė do ta pėrcjell nė udhėtimin e tij shpirtėror ėshtė e domosdoshme, kėshtu bejtexhiu Muharrem Mahzuni Babai thotė:
Fshi lotėt nga sytė
Dhe kėrko mejdan,
Shiko gjej myrshidin
Qė tė bėn derman.15
dhe mistiku duhet t'i nėnshtrohet bindshėm udhėrrėfyesit, apo mėsuesit, sepse poqėse nuk e dėgjon dhe futet nė udhėtim shpirtėror i mbėshtetur nė iniciativėn e vet, ai nuk do tė arrij suskes kurrė dhe nuk mund tė arrij synimin qė tė pėrjetoj dritėn e njohjes sė Krijuesit. Kėtė e kuptojmė edhe nga njė strofė e njė poezie tė Nezimit ku shohim se njė salik qė ėshtė bėrė anėtar i tarikatit dhe ka marrė rrugėn e udhėtimit shpirtėror pa udhėzues ai nuk e di rrugėn dhe mundohet ta gjej sipas mendjes sė vet prandaj edhe e ka shumė tė vėshtirė vendqėndrimin tė cilin duhet kaluar gjatė udhėtimit shpirtėror:
Sot njė salik* u bė rahi*
Pa rehber* udhėnė s'e di
Rreh ta gjenj me mend tė ti
Mushkil menzili ti gajet*.
Po ashtu te bejtexhinjtė tanė terminologjia e misticizmit ėshtė pėrdorur dendur qė dėshmon pėr karakterin mistik tė poezive. Prandaj pėr t'i kuptuar e interpretuar kėto poezi duhet paisje e gjerė intelektuale islame, dhe sidomos njohje e zhvillimit tė tesavufit dhe tė tarikateve nė botėn islame, po edhe nė trojet shqiptare, e nė veēanti tė njihen e tė kuptohen nocionet e termat e shumtė, tė cilėt janė tė lidhur ngushtė me misticizmin, respektivisht me tarikatatet. Ato nuk duhet marrė thjesht si fjalė leksikore, por mė tepėr si terme e nocione me kuptim tė caktuar teorik e filozofik. Sepse kėto terme, si edhe vetė praktika e ritualeve kanė tė bėjnė me psikologjinė, etikėn, filozofinė e religjionit, kulturologjinė, letėrsinė dhe jetėn e situatat shpirtėrore, se ato janė simbole poetike. Dhe nė doktrinėn mistike simboli luan rol shumė tė rėndėsishėm pėr arsye se sipas mendimit tė mistikėve, doktrina ezoterike mund tė transmetohet vetėm me ndihmė tė simbolit.
Arsyeja pse bejtexhinjtė shqiptarė shkruajnė poezi fetare, do parė nė pėrgatitjen e tyre fetare si dhe te masa me tė cilėn komunikonin ata me poezitė e tyre nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr, edhe nė faktin se nė kohėn e tyre, poezia mė e realizuar dhe mė e kėrkuar pėr masat e gjera popullore nė botėn islame ishte poezia mistike me poetėt e njohur tė misticizmit, qė ishin inspirim pėr poetėt e ardhshėm te tė gjithė popujt islam. Dhe, siē thamė, mėtim kryesor i poezisė sė tesavufit ishte njohja e Krijuesit dhe e Islamit. Natyrisht, nė rrugėn e tyre tė njohjes sė Krijuesit tė gjithėsisė dhe Islamit poetėt shqiptar janė nėn ndikim tė mistikėve tė njohur tė botės islame dhe tė mėsimeve tė tyre, e kjo edhe do tė ndikojė shumė nė strukturėn e poezisė sė tyre. Kėta poetė nė poezitė e tyre moto kishin krijimin e njeriut tė pėrsosur - insani kamil, njeriut me shpirt tė pastėr, me vyrtyte tė larta morale, me kulturė e vetėdije tė theksuar fetare islame duke besur se nė kėtė mėnyrė do tė mėnjanoheshin veēoritė e kėqija te njerėzit. Ata pra synojnė njė shoqėri ideale, njė shoqėri tė devotshme fetarisht e tė pastėr moralisht sipas rregullave qė pėrcakton Islami. Ndėrsa kėto edhe ishin koncepte tė pėrgjithshme nė poezinė orientale islame. Kėto ishin tema qė dominonin nė poezinė orientale islame, me forma vjershash e mjete tė njohura stilistike tė poetikės orientale.
Nga poezitė e disa bejtexhinjėve qė mund t'i lexojmė nėpėr veprat e studiuesve tanė, mund tė shihet se ata i njihnin thellė disiplinat e dijes islame, problematikėn e mendimit islam, sidomos thellimin e tyre nė ēėshtjen e transcendencės sė Zotit, pėrfytyrimin e njohjen e Zotit qė ishte bėrė bosht i poezisė sė misticizmit islam, ngase islami burimor ndalonte tė menduarit e thellė rreth kėsaj ēėshtjeje duke u mjaftuar me ato qė thotė Allahu pėr vete. Sidomos, vėrehet ndikimi i klasikėve tė njohur mistik si Xhami, Attari, Gazaliu, Hal-laxhi, Rumiu, Emre, Fuzuli etj., si edhe i teknikės letrare tė kohės, respektivisht i letėrsisė orientale islame. Madje, jo qė leht vėrehen reflektimet dhe ndikimet e poezisė orientale, porse ato janė tė shkruara si poezi shqipe e asaj shkolle, sepse lidhjet poetike tė tyre me poezinė orientale-islame janė tė natyrshme, madje edhe tė pashmangshme, pasi qė ata u shkolluan e u formuan nė ato shkolla dhe nė atė frymė. Kėshtu, jo vetėm qė kompozicioni dhe forma nė shumė poezi tė tyre plotėsisht u pėrgjigjen atyre tė natyrės sė kėtillė tė poetėve tė tjerė mistik - oriental, por edhe pjesė tė caktuara tė poezive tė tyre mistike, na dalin shumė tė ngjashme me pjesė tė poezive mistike turke, persiane e arabe. Prandaj integrimi i gjithanshėm i ndikemeve tė pėrmendur, qė mund tė argumentohen qysh te krijimtaria e Nezimit, krijuesit mė tė hershėm tė bejtexhinjėve qė njohim sot, do tė vėrehen nė tėrė krijimtarinė e bejtexhinjėve qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e letėrsisė shqipe, dhe gjithsesi kėto ndikime duhet tė merren edhe si tregues tė nivelit tė depėrtimit tė kulturės islame te intelektualėt dhe te shtresat e gjera popullore shqiptare.
Dhe pėr fund, tė themi se kėto vepra, ( veprat shqipe me grafi arabe) tė cilat ende kanė mbetur tė pabotuara, pos fragmentarisht, nga disa poezi tė autorėve tė caktuar, pa marrė parasysh kohėn kur janė shkruar, kanė rėndėsinė dhe peshėn e vet, sepse tek e fundit i kanė kontribuar zhvillimit tė mendimit shoqėrorė, kulturės, e mbi tė gjitha zhvillimit tė letėrsisė shqipe. Fundja, shumllojshmėria e mendimit fetar e kulturor pėr ēdo popull duhet tė jetė begati, sepse ato shprehin aktivitetin e shpirtit njerėzor tė popullit tonė dhe duhet tė kuptojmė se edhe kėto vepra ishin veprimtari e shoqėrisė sonė dhe gjithnjė kanė mėtuar qė tė mos jenė njė tėrėsi e ndarė, por tė jenė si njė pjesė pėrbėrėse e njė tėrėsie kulturore, letrare shqiptare. Kėtė jo rrallė e kanė theksuar nė vargjet e tyre krijuesit e tillė. Qėndrimi i shoqėrisė sonė ndaj kėsaj pjese tė letėrsisė shqipe ka qenė inferior e mospėrfillės. Ndėrsa tashti rrethanat kanė ndryshuar, ėshtė krijuar realitet i ri nė tė menduarit dhe edhe kjo pjesė e letėrsisė sonė ka filluar tė trajtohet drejt e mbarė, dhe t'i jepet vendi qė e meriton e qė duhet ta ketė nė tėrėsinė tonė letrare-kulturore.
========
1 . Nexhat Ibrahimi, Kontaktet e para tė islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102.
2 . Metin Izeti, Tarikati Bektashian, Tetovė, 2001, fq. 68.
3 . Gazmend Shpuza, "Jeta letrare nė gjuhėt orientale nė Shqipėri", nė: "Perla", 2001, nr. 1-4, Tiranė, fq. 3.
4 . Gazmend Shpuza, Jeta letrare nė gjuhėt orientale nė Shqipėri, nė: "Perla", 2001, nr. 1-4, fq. 3-13; Shaban Sinani, Dorėshkrime orientale dhe tradita kulturore e Shqipėrisė, nė: "Perla", 2001, nr. 1-4, fq. 24-38; shih edhe: Hasan Kaleshi, Roli i shqiptarėve nė letėrsitė orientale, nė: Seminari i kulturės shqiptare pėr tė huaj, 2/1967, Prishtinė, fq. 151-217. (Fakulteti Filozofik). Shih edhe nė: Hasan Kaleshi. Kontributi i shqiptarėve nė dituritė islame, Prizren, 1991, fq.112. etj,.
5 . Vargjet e Nezimit i citojmė nga Divanet e Nezimit qė nė dorėshkrim ruhen nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė me signaturė F. 43, D. 2 dhe F. 43, D. 3.
* . Emri im poetik ėshtė Nezim.
6 . Cituar sipas: Osman Myderrizi, Letėrsia shqipe me alfabetin arab, nė: Buletini i shkencave shoqėrore, 2 / 1955, (fq. 148-154). E kėshtu veprojnė gati tė gjithė nė gazelet e tyre ku nė bejtin e fundit (makta) pėrmendin emrin e tyre ose edhe tė dilberit - murshidit tė tyre.
7 . Dr. Selēuk ERAYDIN, Tesavufi dhe tarikatet, Tetovė, 2001, f. 428; Jashar Rexhepagiqi, Dervishėt, rendet dhe teqetė, Dukagjini - Pejė 1999, f. 282; Hans Joahim Kisling, Derviki redovi i puēki islam, nė: SUFIZAM, Izdanje "Vuk Karadziē", Beograd, 1981, s. 118-126; Nedim Filipoviē, Tasaėėuf - islamski misticizam, nė: Prilozi za orijentalnu filologiju, XXIV / 1974, Sarajevo 1976; Metin Izeti, Tarikati bektashian, Tetovė, 2001, f. 184; Baba Rexhepi, Misticizma islame dhe bektashizma, Nju-Jork, 1970 dhe nė Tiranė, 1995; Robert Elsie, Islam and the dervish sects of Albania, nė: The Islamik Quarterly A Revieė of Islamic Culture, Volume XLII, Number 4, 1998, London, England, (fq.266-289), etj.
8 . Me sa dijmė analizėn mė tė mirė rreth karakterit mistik tė poezive tė bejtexhinjėve e ka bėrė Mr. Hajdar Salihu, shih: Poezia e bejtexhinjve, "Rilindja", Prishtinė, 1987.
9 . Nedim Filipoviē, Tasaėėuf - islamski misticizam, nė: POF, XXIV / 1974, Sarajevo, 1976, s. 13.
10 . Mė gjerėsisht shih: Dr. Selēuk Eraydin, Tesavvufi dhe tarikatet, pėrktheu Metin Izeti, Tetovė, 2001.
11 . Tarikat ėshtė shumės i fjalės Tarik qė do tė thotė: rrugė pėr tė njohur Zotin, respektivisht zhvillimi praktik i jetės i plotėsuar sipas rregullave dhe principeve tė pėrcaktuara tė asaj rruge. Ēdo tarikat ka themeluesin e vet sipas tė cilit edhe ėshtė emėrtuar. Pėr tarikatet shih: Dr. Selēuk ERAYDIN, Tesavufi dhe tarikatet, Tetovė, 2001, f. 428; Jashar Rexhepagiq, Dervishėt, rendet dhe teqetė", Dukagjini - Pejė, 1999, f. 282; Hans Joahim Kisling, Derviki redovi i puēki islam, nė: Sufizam, Izdanje "Vuk Karadziē", Beograd, 1981, s. 118-126; Metin Izeti, Tarikati Bektashian, Tetovė, 2001, fq. 184 etj.
12 . Cituar sipas: Muhamet Pirraku, Gjurmė tė veprimtarisė letrare shqipe me alfabet arab nė Kosovė, nė: DITURIA, nr. 1-2, 1978, Prishtinė, fq. 91.
13 . Cituar nga: Mr. Hajdar Salihu, Poezia e bejtexhinjėve, "Rilindja", Prishtinė, 1987.
14 . Dr. Selēuk ERAYDIN, Tesavvufi dhe tarikatet, Tetovė, 2001, fq. 117.
15 . Cituar sipas: Mr. hajdar Salihu, Poezia e bejtexhinjėve, Prishtinė, 1987.
* . Salik = pasues (anėtar) i njė tarikati, udhėtari shpirtėror.
* . Rahi = udhėtar.
* . Rehber = udhėrrėfyes.
* . Mushkil menzili ti gajet = ėshtė i vėshtirė shumė vendqėndrimi i tij.
|