35 vizita - 4 sot   

horizonti

Kori religjioz i Kosovės dhe alternativa e Islamit
Nga: Halil IBRAHIMI


“Sepse Perėndia e deshi aq shumė botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme”. Kėshtu fillon mėngjezi shpirtėror nė Bashkėsinė e Popullit tė Zotit njė tė dieleje nė Prishtinė, pėrderisa Kisha Adventiste e Ditės sė Shtatė ca metra tutje fillon javėn e re (tė dielėn) pas abstenimit tė njė dite mė parė, nė pajtim me traditėn Judaike. Njė Dėshmitar i Jehovait mund tė ketė rezervuar kohėn e tij ditore (prej sė paku katėr orė) tė predikimit, pėr tė shpėrndarė revistėn ‘Kulla e Rojės” tek platoja e Hotel Grandit dhe pėr tė ndarė me popullin e Prishtinės ‘lajmin e gėzuar pėr Mbretėrinė e Atit nė Tokė’. Ora njė e ditės afron dhe nga minaret e xhamive dėgjohet ezani qė i fton muslimanėt e devotshėm pėr tė bėrė lutjen e drekės. Pėrveē njerėzve tė rėndomtė qė ndahen nga turma e rrugės dhe hyjnė nė xhami mund tė shohėsh ca tė tjerė me njė dukje paksa mė ndryshe, me njė mjekerr tė gjatė dhe pantolla tė gjėrė mbi gjunjė qė paraqesin njė kuptim paksa tjetėr tė Islamit, tė paktėn nga forma e jashtme. Gjimnazi “Xhevdet Doda” - kishė apo jo? Tek tuk ca zėra antiislamikė nė mediat kosovare. Disa personalitete tė njohura tė kulturės dhe skenės kosovare qė mund t’i takosh nė namazin e xhumasė nė xhami.

Kjo ėshtė pak a shumė veshja e realitetit religjioz tė Prishtinės dhe Kosovės sė kėtyre ditėve. Dhe tash vetvetiu, ashtu spontanisht ngriten disa pyetje: ku ėshtė raporti i njerėzve tė Kosovės me Zotin sot, ēfarė po bėjnė (mė mire thenė a po bėjnė, me njė pikėpyetje pas) Institucionet Islamike tė Kosovės pėr t’i ofruar popullit lajmin jetėdhėnės tė sė vėrtetės Hyjnore tė ripėrtėrirė nga Profeti Muhamed larg nė shekullin e shtatė.

Revista ‘Letra e Gjallė’ ėshtė organ i Kishės Ungjillore tė Kosovės. Njė nga numrat e fundit tė saj shkruan: ‘Shqiptarėt pėrfundimisht duhet t’i kthehen Evropės, pėrkatėsisht vlerave perėndimore: krishterimi, demokracia, ekonomia e lirė, pluraliteti’; duke e sintetizuar Islamin kėshtu me antitezat e termave tė pėrdorura nė fjali: me antidemokraci, me anti ekonomi tė lirė e me shumė anti tė tjera qė mund tė shihen nga Letra e gjallė. Fehmi Cakolli, pastor i kėsaj kishe nė njė artikull tjetėr tė ‘Letrės’ kishte akuzuar literaturėn Islamike tė botuar nė shqip pėr joprofesionalizėm, antikrishterizėm dhe te cektė nė spjegimin e Islamit. Hmmmm….Ka shumė pėr tu thenė pėr aktivitetin e institucioneve shqiptare Islamike (le tu kthehemi pak mė poshtė) por nuk duhet lėnė mėnjanė njė fakt tjetėr kėtu: ngritjen e furishme tė njė ‘fundamentalizmi kristian’ (thenė me terminologjinė e tyre) nė zemėr tė Kosovės i cili shprehet duke filluar qė nga 1. presioni psikologjik pėr kthim nė krishtėrim, 2. botimin e literatureės urrejtėse ndaj islamit alla Robert Morie por tė pėrcjellė nė mėnyrė mė perfide permes shkrimeve tė Jochen Katz & Co…..3. mendjengushtėsi nė ēėshtje tė ndryshme kur bie fjala pėr relacionet: popuj muslimanė – pupuj apo fuqi kristiane ose ēifute (nuk ke pse ēuditesh nėse nė njė nga Kishat e Prishtinės bekohet shteti aktual i Izraelit njėsoj si nė programet televizive evangjeliste amerikane, tė etiketuara nga vetė shumė amerikanė si fundamentaliste, ku shprehet ngazėllim pėr dhunėn Izraelite nda Palestinezėve dhe ku shihet ēuditėristh pėrmbushja e njėfarė plani tė aluduar tė Perėndisė pėr botėn…, 4, 5, 6 etj etj etj.

E tėrė kjo e bėn imediate njė ēėshtje qė do shikuar me emergjencė. A nuk ėshtė koha e fundit qė Institucionet Islamike ta zhvendosin predikimin e Islamit nga xhamitė jashtė tyre dhe tė ia pėrshtatin kushteve dhe rrethanave qė ekzistojnė. Jo pėrshtatje tė tipit protestantizėm Islamik por brenda kufinjėve tė lejuar tė Kur’anit. Islami ėshtė mjaft fleksibil sa pėr ta pėrballuar kėtė. A nuk ėshtė koha e fundit qė te pushojmė nga tė vetelavdėruarit e tė sė kaluarės sė dikurshme tė Islamit dhe ta ēlirojmė Islamin nga ngurtėsia ku e kemi pranguar. Kemi dėgjuar mjaft herė ngjirje zėrash pėr vėrshimin e Kosovės nga misionarė kristianė. Saktė! Por a nuk themi se jetojmė nė njė vend tė lirė ku secili ka tė drejtė tė predikojė besimin e tij. Dhe ēfarė ėshtė mė e rendėsishmja a kemi ofruar ndonjė alternative? Ėshtė shumė e vėrtetė se aktiviteti i kishave misionare nė Kosovė shpesh ka tendenca tė vazhdueshme dhe agresive kundėr Islamit (siē e pamė nga njė shembull i vockėl midis shumė tė tjerėsh mė lartė), mirėpo kjo nuk do tė thotė se pėrgjegjja duhet tė jetė ‘subhanallah ku kena mrri’ ose shprehje e mllefit pėr padrejtėsi. Me kėtė po e pėrulim edhe vetė Islamin. Po e paraqesim si tė paaftė qė tė jape pėrgjegje tė kėnaqshme.

Vėrtetė kemi nevojė qė Islamin ta predikojmė ndryshe.

A nuk ėshtė e pėshtirė qė tė lejosh barazimin e Islamit me terrorizmin nga njė predikues i tillė misionar qoftė nė Kosovė qoftė gjetkė? Dhe mė e pėshtirė ėshtė kur e mohojmė se njemend muslimanėt sot kanė problem me keqkuptime tepėr tepėr tė thella tė Islamit tė cilat kanalizohen shpesh me ekstremizma qė nuk kanė tė bėjnė asgjė me Islamin e njėmendtė. Kemi thenė muslimanėt dhe jo Islami. Islami si Islam ėshtė po aq i dėlirė si ishte nė kohėn e profetit tė nderuar. Kur ta akuzojnė Islamin pėr terrorizėm mos ngurro ta lexosh Kuranin (dhe jo tė bazohesh nė veprat e muslimanėve sepse tė quajturit muslimanė jo medoemos pėrherė e prezentojnė Islamin) dhe gjithashtu Biblėn dhe me argumente te gjesh pėrgjegjje ne kėtė ēėshtje. Mos ngurro tė citosh fragmente nga Bibla ku ‘Perėndia’ urdhėron vrasje masive tė burrave, grave dhe fėmijėve, pastaj plaēkitje etj, dhe mungesėn e gjėrave tė tilla nė Kur’an.

Katalogu i botimeve tė njė institucioni tone zyrtar islamik: ‘Zekati’, ‘Mevludi’, ‘Xhamitė dhe Mesxhidet e Beogradit’, ‘Si ta njohim artin Islam’, etj etj (natyrisht pa i nėnēmuar kėto punime mjaftė tė rendėsishme dhe pa harruar edhe botime me vlerė pėr kohėn), por a ėshtė kjo pergjegja e duhur ndaj keqkuptimit tė Islamit nė kėto troje dhe ndaj obligimit qė ta pėrhapim Islamin me fjalė tė mire.

Pse tė mos bėjmė mė shumė qė t’ia sqarojmė (vetes! dhe pastaj) tė tjerėve se Islami i njėmendtė nuk ka tė bėjė asgjė me pantollona tė gjėrė pak deri nėn gjunjė apo me mjekrra? Tė tillat janė traditė. Secili ka tė drejtė tė besojė ēfarė tė dojė dhe tė komentojė besimin e tij si tė dojė por kjo nuk arsyetohet nė asnjė mėnyrė kur kalon nė militantizėm fjalėsh dhe mendjengushtėsi predikimi. Kjo shkakton iritim marramendės. Eh, meqė ra fjala. Pse mos tė sqarojmė se kuptimi i Islamit sipas kallėpit tė pantollave tė gjėrė, mjekrrave tė gjata, mosdhėnies dorė gjatė pėrshėndetjes, tendencės sė mohimit tė dėrgimit nė shkollė tė femrės nė emėr tė mbrojtjes nga ‘kufarizmi’ etj, janė denigrimi mė absurd qė ka mundur t’i bėhet ndonjėherė Islamit. Veshja e rrobave tė gjata dhe tėrheqja zvarrė e tyre nė kohėn e tė Dėrguarit tė Fundit konsiderohej dhe ishte mendjemadhėsi. Por a konsiderohet kjo kėshtu sot. Absolutisht jo. Dhe tash kyqja e njė tradite tė tillė nė Islam ėshtė sulm ndaj vetė Islamit. Nė anėn tjetėr le tė shėrbejė kjo edhe si kėshillė ndaj tė tjerėve qė ‘mėrziten’ dhe kritikojnė pėr njė mėnyrė tjetėr tė tė falurit nė disa xhami. Kėto janė gjėra aq tė parėndėsishme sa qė tė merresh me to ose tė provosh tė thuash se nė tė kujt anė ėshtė e drejta ėshtė njėsoj sikur tė thuash se fonti qė unė kam zgjedhur nė shtypjen e kėtyre fjalėve (Times New Roman 12) ėshtė i vetmi font qė do pėrdorur dhe ēfarėdo pėrdorimi tjetėr ėshtė falsitet dhe bidat. Shumė qesharake. Nė fakt kjo dhe ėshtė arsyeja pse muslimanėt sod gjenden ku gjenden. Nė vend tė tė meremi me gjėra mė tė menēura ne ēajmė kokė kush si duhet tė falet, militantojmė nofka kufarizmi pėr ata qė nuk veshin veshje tė sakta milimetrike, i klasifikojmė nė bidat nė mėnyrėn mė naļve gjėrat duke e turpėruar Islamin e kėshtu me radhė.

ALTERNATIVA…?

Islami i thjeshtė ėshtė alternative. Islami i mėshirės, paqes, trimėrisė, prehjes personale, dashurisė nė relacion me Perėndinė dhe tė tjerėt, i predikuar si nė kohėn e Profetėve (Ibrahim, Musa, Isa, Muhamed) i ēliruar nga dogma marramendėse dhe formalizma iritues. Tash, a jemi tė gatshėm qė ta kryejmė njė detyrė tė tillė. A jemi tė gatshėm qė nė botimet e literaturės tonė fetare kjo tė jetė primare, duke pasur edhe parasysh se ka keqkuptime tė thella ndaj Islamit gjenuin nė kėto hapėsira e edhe gjetkė. A jemi tė gatshėm qė tė gjejmė mėnyra qė predikimin e Islamit ta transferojmė nga xhamitė nė shoqėri. Nėse PO PO PO PO atėherė ėshtė koha e fundit qė tė fillojmė tė bėjmė diēka e tė mos mburremi kur shohim xhamitė e mbushura plot sepse nuk janė fryt i punės sonė por i kėrkimit personal. Dhe xhamitė e mbushura plot janė vetėm njė segment fare i vockėl nė krahasim me turmėn e njerėzve tė paarrirė nga alternativa e Islamit.

Halil IBRAHIMI (lilsyy@yahoo.com)
Asistent nė Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore PRISHTINĖ.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI