|
Shtypi islam dhe Interneti
Nga: Imer Gruda
O ju bij tė shekullit 20 jepini mė shumė rėndėsi Internetit si medium tė shekullit 21.
Qė 500 vjet e mė, Umeti musliman e shikon me habi progresin shkencor tė arritur nga perėndimi. Nėn injorancėn e tyre harruan se nė fillimin e epokės mesjetare vetė ata ishtin agjenti i vėrtetė i kėtij progresi. Nga dijetarėt musliman si Ibn Sina, El Farabi, Ez Zahravi, El Mevardi, Ibn Haldun e shumė tė tjerė perėndimi sistematikisht e mėsoi shkencėn.
Pasi e dehumanizoi atė, perėndimi deklaroi se pikėrishtė ai ishte kontribuesi i vetėm i njerėzimit. Dhe, kur shkollarėt musliman ranė nė kontakt me shkencėn e dehumanizuar ata e gjetėn atė tė huaj pėr vlerat e tyre shpirtėrore duke e refuzuar terėsisht. Megjithatė, kjo nuk pati sukses.
Zhvillimi i shpejtė i shkencės dhe teknologjisė e fuqizoi perėndimin duke e bėrė atė padron tė burimeve ekonomike dhe hegjemonisė politike, duke robėruar pothuajse gjithė Umetin nėn kthetrat e tij.
Pėr tė dalur nga kjo pozitė e padėshiruar, egziston vetėm njė rrugė e qė ėshtė kthimi i muslimanėve nė binarėt e kohės por pa lajthur nga bazat e sistemit tė persosur dhe tė parapėrcaktuar, pra sistemi Islam.
Sot bota muslimane ka nevojė, siē thotė Fazlur Rrahman, pėr disa mendje te ngritura qė mund tė interpretojnė tė vjetrėn nė kėndvėshtrime tė reja pėrsa i pėrket substancės dhe tė kthejnė tė rejėn nė shėrbim tė sė vjetrės nė aspektrtin e idealeve.
Sikurse qė shpikja e rrotės lėvizėse metalike pėr shtypjėn e shkronjave, nga gjermani Gutenberg mė 1452, filloi revolucionin e dyte nė fushėn e komunikimit, e qė kontribuoji pa masė jo vetėm nė zhvillimin e botės sė ashtuquajtur Perėndimore por padyshim edhe Muslimane, ashtu edhe interneti si shpikja mė mahnitėse nė fushėn e teknologjisė informative, qė futi botėn nė epokėn e re, nė epokėn informative mund t'i shėrbej pa masė jo vetėm botės sė ashtuquajtur Perėndimore por edhe asaj Muslimane.
Mėndoj se me kėtė rast ėshtė e tepėrt tė flitet shumė pėr teknologjinė informative. Jemi nė shekullin 21. Bota sot ėshtė mė pak mistere se kurdoherė. Ajo qė dikur ishte e pa imagjinuar sot ėshtė realitet, ajo qė ishte e pa arritshme sot ėshtė njė hap pranė.
Teknologjia informative e ka bėrė botėn njė komunitet virtual, ku koha dhe distanca kanė humbur kuptimin e vėrtetė tė tyre. Njė kompjuter dhe njė lidhje telefonike hapin dritaren nė dimenzionin abstrakt ku volumet me dituri tė tė gjitha fushave arrijnė deri nė infinit.
Kur flitet pėr shtypin Islam, konkretisht atė nė gjuhėn shqipe pa dyshim qė thelbėsore ėshtė audienca, se si tė mbrrihet dhe informohet ajo. Libri, gazeta, revista, televizori dhe radioja gjithnjė ballafaqohen me propleme tė tilla si nevoja pėr fonde tė mėdhaja, distanca dhe kufijtė si dhe shpejtėsia, diēka qė ėshtė e huaj pėr internetin.
Interneti nuk ėshtė mė njė ėndėrr e ndonjė shkencėtari por njė realitet, bile edhe nė shoqėrinė shqiptare. Duke gjykuar nga zhvillimi i shpejtė i teknologjisė informative mund tė thuhet se interneti po bėhet pjesė e domosdoshme e jetės e cila jo vetėm qė po ndikon por edhe po e ndryshon atė. Numri i faqeve tė hapura nė internet shtohet dita ditės nė mėnyrė alarmante. Nuk mund tė imagjinohen tė gjitha gjėrat qė njerėzit i kryejn pėrmes internetit. Bėjnė transaksione biznesi, diskutojnė ēėshtje tė ndryshme, shkėmbejnė informacionet tė tė gjitha llojeve me njėri tjetrin, mundohen tė zgjellin problemet personale si dhe tė tjerėvet. Por, krahas kėsaj gjithashtu flitet edhe pėr shumė gjera negative qė bjen interneti. Pėrveē pornografisė, ėshtė njė numer gjithnjė e mė i madhė i atyre qė keqinterpretojnė faktet dhe informacionet pėr shumė ēėshtje duke parfshirė edhe religjionin. Disa prej tyre qėllimishtė shfrytėzojnė rastin pėr pėrfitime personale e disa tė tjerė nė shėrbim tė grupeve mė tė mėdhaja, nė emėr tė diplomacisė publike, mashtrojnė dhe eksploatojnė me bindjet dhe opinionet e tė tjerėve duke ju ofruar informacione jo tė sakta.
Dilema para nesh ėshtė: tė zgjedhim nė mes privimit komplet tė informacioneve qė i ofron interneti dhe influencės sė propagandės dhe keqinformimit duke zhytur vetėn nė sistem.
Diēka duhet tė bėhet qė gjithė kėto tė ballafaqohėn me kohė qė dėmet tė reduktohėn deri nė eliminim tė plotė.
Por, fatkeqsishtė, pėr intelektualėt, shoqatat, organizatat dhe institucionet islame interneti ėshtė diēka ende jo e kohės. Edhe televizioni 50 vjetė mė par ishte diēka ende jo e kohės por sė shpejti ai na tejkaloi nė kohė duke na lėnė tė mėndojmė se si tė mbrohemi nga ai. A thua duhet qė edhe interneti tė futet nė tė gjitha familjet dhe institucionet qė neve tė aktivizohemi, kuptohet, nė mbrojtje.
Shtypi islam nė gjuhėn shqipe ėshtė prezent edhe nė internet, por aktualisht gjendet porsi njė oazė nė shkretėtirė uji i tė cilės mund tė jetė edhe i helmuar. Teknologjia informative sot e bėn tė mundur qė pas mullave dhe muftijve elektonike tė mshifėn njerėzit nga ata mė tė rėndomtit tė cilėt kanė njohuri bazė tė informatikės dhe gjuhėve programuese deri tek agjentėt e grupeve tė organizuara me prapavijė destruktive anti islame.
Para se lexuesit shqipfolės tė zhytėn nė Internet e shohė tė domosdoshme qė Institucionet e larta dhe kopetente Islame tė pergadisėn ujra tė pastra ku mund tė notohet dhe i cili mund tė pihet.
Nuk mjaftojnė faqet tė cilat e ndryshojnė pėrmbajtjen e tyre vetėm njė herė nė muaj apo tė cilat vetėm prezantojnė aktivitetet e ndonjė institucioni. Nuk mjafton, bile edhe ėshtė e dėmshme, qė numri i faqeve nė internet nė gjuhėn shqipe tė shtohet e pas tyre tė qėndrojnė vetėm individė jo kopetent.
Pa dyshim qė koha ėshtė (bile pakė e vonuar) qė nė internet tė jetė njė faqe islame nė gjuhėn shqipe e cila nuk mban nė vete as numėr volumi as datė as ditė e bile as orė. Faqe e cila azhurnohet sistematikisht me materiale jo vetėm religjioze por tė tė gjitha fushave qė i pėrkasin sistemit Islam.
Sot kush kontrollon mediat kontrollon boten.
|