43 vizita - 5 sot   

horizonti

E vėrteta e harruar
Nga: Arlind Boshnjaku


Shumė myslimanėve sot u pėlqen t'i referohen epokės sė artė tė Islamit nė Bagdadin e shekujve VIII dhe IX, dhe nė Andaluzinė myslimane. Intelektualėt myslimanė plot nostalgji kėrkojnė ringjalljen e kėsaj epoke tė artė tė Islamit. Ata, tė mbytur nga ndjenja e inferioritetit, kėrkojnė shpėtimin nė argumentimet shkencore tė Kur'anit, nė pėrpjekjet e vazhdueshme pėr tė bindur veten dhe tė tjerėt, posaēėrisht jomyslimanėt, se Islami dhe myslimanėt janė forca shpirtėrore dhe intelektuale pas Rilindjes dhe se ēdo gjė e mirė, e drejtė vjen vetėm nga Islami. Dhe pikė! Ironia mė e madhe ėshtė tė dėgjosh disa nga kėta nostalgjikė tė thonė se njerėzit si Ibn Rushdi, Ibn Sina, Ibn Arabi, Ibn Tufejli, Farabiu dhe pothuajse tė gjithė ata qė kontribuan qė kėto momente tė historisė tė quhen tė arta, nuk janė asgjė mė shumė se heretikė dhe njerėz tė urryer. Edhe Rumi, pėr shembull, ndonėse as nga Bagdadi, as nga Andaluzia, poeti mė i madh mistik i Islamit dhe ndėr poetėt mė tė mėdhenj mistikė tė njerėzimit, pėr ta ėshtė njė njeri i pavlefshėm pėr t'u pėrmendur.

Epoka e artė e Bagdadit ėshtė vėrtet prodhim autentik islam, por ideali i myslimanėve tė atėhershėm, tė prirė nga Mensuri, Mehdiu, Me'muni dhe Harun er-Rashidi ėshtė pothuajse nė kundėrshtim tė plotė me idealin e myslimanėve qė sot kėrkojnė ringjalljen e Andaluzisė sė Abdurrahmanit II, ose epokėn e artė tė Bagdadit. Derisa lėvizjet moderne islame, tė bazuara nė filozofinė e tyre tė getos dhe nė interpretimet intolerante tė teksteve tė shenjta, synojnė njė botė tė reduktuar nė dy taborė: myslimanė dhe tė tjerė, ideali i myslimanėve tė epokės sė artė nė Bagdad e Andaluzi ishte tjetėr. Atmosfera e tolerancės sė madhe nė kėto dy vende dhe nė kėto periudha tė posaēme historike u ndėrtua mbi parimet kur'anore tė dashurisė dhe drejtėsisė, dhe mbi tė gjitha mbi parimin mė fundamental se e Vėrteta nuk ėshtė monopol i asnjė teologjie dhe i asnjė filozofie, por si myslimani, ashtu edhe jomyslimani janė tė barabartė nė kėrkimin e kėsaj sė Vėrtete, nė kėrkim tė Rrugės sė Drejtė. Vetėm tė besosh se Kur'ani ėshtė i vėrtetė nuk tė bėn aspak mė tė mirė se njė tjetėr qė thotė se Jezui ėshtė Bir i Zotit ose mė superior se ndonjė budist nė Tibet ose ndonjė hindus nė Bombei. Ėshtė nė tė vėrtetė dashuria ndaj sė Vėrtetės, sė Mirės, Drejtėsisė dhe modestia e jo mendjemadhėsia nė kėrkimin e Urtėsisė ato qė ngrenė shkallėt e njeriut para Zotit. Ėshtė mu kjo porosi e madhe qė fshihet, mendoj, pas ajetit Ihdines-siratal-mustekim (O Zot, na udhėzo nė Rrugėn e Drejtė), se myslimani i vėrtetė ėshtė ai qė i bindur nė injorancėn e vet, nga e cila mund ta shpėtojė vetėm Zoti, kėrkon udhėzimin nga Zoti, kėrkon njohjen e Tij. Ai e di se vetėm atėherė kur ta shohė Fytyrėn e Allahut do tė jetė i kėnaqur me veten. Nė tė kundėrtėn, nė momentin kur ai mendon se ėshtė i kėnaqur me dijen e vet, ose me gjendjen e vet, atėherė ai ka mbyllur dyert e mėshirės dhe dijes. Ka reduktuar ajetin e sipėrpėrmendur nė njė ajet tė pavlefshėm, ngase si mund tė vlejė kjo lutje pėr atė qė mendon se ka gjetur Rrugėn e Drejtė?! Dyert e dijes janė tė hapura vetėm pėr ata qė janė vazhdimisht tė hapur ndaj sė Vėrtetės, dhe tė cilėt e kėrkojnė atė me ngulm, ngasė besimtari i mirėfilltė e di se ėshtė Allahu Ai qė udhėzon e jo teksti ose tė mėsuarit pėrmendsh tė ajeteve e haditheve. Pa kėtė udhėzim direkt tė Zotit dhe nėse qėllimi i adhurimit dhe veprave tė tij nuk ėshtė pastrimi i zemrės dhe kthimi Natyrshmėrisė Origjinale (Fitreh), Kur'ani do tė mbesė vetėm njė libėr tjetėr i thjeshtė pa ndonjė dobi pėr ngritjen e tij shpirtėrore. Vetėm Drita e Zemrės ose Prekja Hyjnore ėshtė ajo qė mund ta ndriēojė mendjen dhe t'i shenjtėrojė veprat dhe ritualet e tij. Nė mungesė tė kėsaj Drite qė ushqen shpirtin dhe trupin me energji hyjnore, veprat e njeriut do tė jenė tė thata, ndėrsa ritualet do tė shndėrrohen nė devocion artificial.

T'i kthehemi Bagdadit dhe Andaluzisė dhe tė shohim si ėshtė njėmendėsuar ky ideal nė mėnyrė praktike.

Arritjet e mėdha tė myslimanėve nė Bagdad ishin nė shumė raste ndėrtime mbi arritjet e qytetėrimeve tė mėhershme: tė qytetėrimit grek, kinez, indian e persian. Tė bazuar nė filozofinė e sipėrpėrmendur tė sė Vėrtetės ata treguan kureshtje tė jashtėzakonshme pėr urtėsitė dhe tė mirat e qytetėrimeve tė tjera duke i pėrvetėsuar ato dhe duke i ngritur ato nė shkallėt mė tė pėrkryera.

Tė ndalemi te matematika. Nga fundi i shekullit tė tetė, njė tregtar indian solli nė Bagdad dy vepra bazė tė matematikės. Njėra ishte Bramhasphuta Siddhanta, e njohur pėr arabėt si Sindhind, autor i sė cilės ishte matematikani i madh indian i shekulli tė shtatė Brahmagupta. Ajo pėrmbante idetė e hershme pėr el-xhebr, pėr t'i dhėnė algjebrės emrin e vet arab. Ėshtė mu kjo vepėr tė cilėn Muhammed el-Havarizmi nė shekullin e nėntė do ta zgjeronte me aq sukses. Havarizmi u bė i njohur si "babai i algjebrės" dhe me emrin e vet i quajti algoritmet.

I njėjti tregtar indian solli gjithashtu edhe njė dorėshkrim qė pėr herė tė parė prezantoi jashtė Indisė nėntė numrat hindu qė i pėrdorim deri mė sot dhe qė tani i quajmė numra arabė. (Para kėsaj, numrat shkruheshin si fjalė ose shėnoheshin me germa alfabeti.) Ky dokument pėrmendte pėr herė tė parė edhe zeron, tė cilėn arabėt e quanin zefirum, nga rrjedhin edhe fjalėt tona zero dhe shifėr. Prapėseprapė, ishin arabėt ata qė ndėrtuan mbi kėto inovacione tė rėndėsishme, pėr tė krijuar atė qė njė historian i matematikės e ka quajtur "hegjemoni arabe." Pėrveē Havarizmit, ky grup pėrfshinte Ibn Turkun, el-Karhin, el-Birunin, el-Hejthemin (nė Perėndim i njohur si Alhazen), Nasir Eddinin dhe Omar Kajjamin (i famshėm pėr "Rubaitė").
Bagdadi u shqua edhe nė shumė lėmenj tė tjerė tė jetės, duke pranuar ide tė huaja dhe duke i adoptuar ato nė mėnyrė tė shkėlqyeshme. Spitali ishte ide persiane qė nga shekulli i gjashtė, nėn emrin "bimaristan." Por nė Bagdad ky institucion u bė shumė mė i sofistikuar, me pavijone tė posaēme pėr raste tė infektimeve dhe pėr pacientė psikiatrikė. U futėn nė funksion edhe spitalet fushore qė shoqėronin ushtritė arabe.

Pastaj edhe teknologjia dhe prodhimi i letrės. Ajo ishte zbulim kinez i shekullit tė parė pas Krishtit, por ėshtė tjetėr fakt qė arabėt ishin ata qė nė Bagdad prodhimin e letrės e ngrenė nė lartėsi tė mėdha. Dhe arritja e tyre nuk ishte vetėm teknologjike; sasia e madhe e letrės ndihmoi nė krijimin e njė luzme tė re njerėzish tė edukuar. Nė disa shkolla tė Lindjes sė Mesme nė shekullin e nėntė, letra ishte gratis.

Dhe ndoshta kontributi mė i madh historik i myslimanėve nė epokėn e artė tė Bagdadit ėshtė pėrkthimi i trashėgimisė filozofike greke. Shumė nga dijetarėt qė pėrkthyen dorėshkrimet e grekėve, indianėve dhe kinezėve, dhe qė u mblodhėn tufė nė Bagdad nė epokėn e artė, ishin tė krishterė, hebrenj dhe paganė. Nga pėrkthyesit mė tė rėndėsishėm ishin arabė tė krishterė, si Husein ibn Isaku, i cili ishte edhe mjek i madh, si edhe persianė si Ibn Mukaffa, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė krijimin e stilit tė ri tė prozės arabe tė pėrshtatshėm pėr tė shprehurit filozofik dhe shkencor. Lėvizja e madhe e pėrkthimit nisi nė fillim tė shekullit VIII dhe zgjati deri nga fundi i shekullit IX, duke arritur kulminacionin me themelimin e Shtėpisė sė Urtėsisė (Bejt ul-Hikmeh) nga kalifi el-Me'mun nė fillim tė shekullit tė nėntė.

U pėrkthyen nė arabisht veprat mė tė rėndėsishme filozofike dhe shkencore tė Aristotelit dhe shkollės sė tij, si dhe tė shkollės sė Platonit dhe Pitagorės, dhe veprat kryesore greke nga astronomia, matematika dhe mjekėsia, si Almagesti i Ptolemeut, Elementet nga Euklidi, dhe veprat e Hipokratit dhe Galenit. U pėrkthyen edhe shumė vepra tė rėndėsishme nga astronomia, matematika dhe mjekėsia edhe nga sanskritishtja dhe gjuha pahlavi e Persisė.

Pėrkthimi i kėtyre teksteve do tė mundėsojė lindjen e figurave tė mėdha nė historinė e filozofisė, tė mjekėsisė dhe tė shkencės nė pėrgjithėsi. El-Gazali, ibn Sina (Avicenna) dhe Ibn Halduni do t'i shfrytėzojnė kėto pėrkthime, posaēėrisht ato tė Aristotelit, pėr tė zhvilluar teologjitė dhe filozofitė e tyre. Pėrveē kėsaj, el-Farabi interpretoi Platonin, el-Razi (Razesi) ndėrtoi mbi themelet e Galenit dhe Hipokratit, dhe Ibn Kurrah i shtoi Euklidit dhe Arkimedit.

Edhe nė Andaluzinė myslimane u pėrsėrit i njėjti model, posaēėrisht nė shekujt e hershėm tė sundimit islam. Pėr shembull nė raportet me hebrenjtė.

Nė Spanjėn myslimane hebrenjtė shėrbenin nė qeveri dhe merrnin pjesė aktivisht nė ēėshtjet politike dhe marrėdhėniet shoqėrore dhe intelektuale me rrethet intelektuale tė popullatės myslimane. Hisdai ibn Shapruti, mjek, pėrkthyes, ishte njėkohėsisht edhe kėshilltar i kalifėve tė Kordobės dhe burrėshtetas i fuqishėm qė mori pjesė nė shumė negociata tė rėndėsishme diplomatike. Pastaj familjet hebraike Ibn Nagrela, Ibn Ezra, Ibn Megash, dhe Ibn Albalia dhanė vezirė e zyrtarė tė lartė nė Grenadė dhe Sevilje.

Pjesė e politikės shtetėrore myslimane ishte pėrkrahja e fuqishme e kulturės letrare dhe intelektuale nė pėrgjithėsi, prandaj atmosfera e krijuar gjeneroi njė kreativitet tė paparė nė disiplinat klasike hebraike, si dhe nė shkencat tė kultivuara nga myslimanėt. Kjo periudhė e shkėlqimit tė komunitetit hebraik nėn pushtetin mysliman, pėrafėrsisht ndėrmjet viteteve 1000 dhe 1148, do tė njihet mė vonė si Epoka e Artė e Hebrenjvė (The Golden Jewish Age). Ajo qė mė sė shumti shquante kulturėn hebraike tė kėsaj epoke nuk ishte vetėm vlera e lartė e poezisė sė tyre, por edhe fryma e re nė ekzaminimin relativisht tė lirė dhe racional tė teksteve dhe doktrinave tė shenjta, dhe zgjerimi i perspektivės kulturore hebraike nė horizonte plotėsisht tė reja - nė matematikė, astronomi, mjekėsi, filozofi, teori politike e estetikė.

Ndėr poetėt, filozofėt e teologėt mė tė mėdhenj tė hebraizmit lindėn nė atė kohė. Filozofi dhe poeti Solomon ben Jehuda ibn Gabiroli ose Avicebroni, kritiku dhe poeti Moses ibn Ezra (i njohur edhe si Musa ebu Harun), mjeku, pėrkthyesi dhe politikani Hisdai ebu Jusuf ben Isaak ben Ezra ibn Shaprut, poeti dhe gramatikani Dunash ben Labrati, poeti dhe filozofi religjioz Judah ben Shemeul ha-Levi, filozofi dhe historiani i madh Abraham ibn Daud, si dhe Moses Maimonidi filozof, jurist, mjek dhe figura mė e madhe intelektuale e hebraizmit mesjetar, lindėn nė Andaluzinė myslimane.
Shumė vepra klasike greke mbėrritėn nė Evropė nėpėrmjet Toledos myslimane, nė Spanjė, ku u pėrkthyen nga arabishtja nė latinishte. Njė klasė e re e filozofėve hebrenj nė shekullin XIII qė sponsoruan pėrkthimin e literaturės arabe nė hebraishte dhe tė asaj hebraike dhe arabe nė latinishte bėri qė hebrenjtė dhe mendimi i tyre tė depėrtojnė nė rrjedhat kryesore tė filozofisė perėndimore.

Prandaj projekti i pėrkthimeve nė Bagdad dhe Andaluzi u realizua sė bashku me jomyslimanėt, tė cilėt sė bashku me myslimanėt kontribuan nė ruajtjen e trashėgimisė kulturore botėrore. Dijetarėt myslimanė duke e ditur se e Vėrteta ėshtė e pranishme edhe nė traditat filozofike dhe religjioze tė qytetėrimeve tė tjera, nuk ngurruan pėr t'i studiuar ato, pėr t'i shqyrtuar nė mėnyrė kritike dhe pėr t'i asimiluar tė gjitha ato ide qė pėrputheshin me perspektivėn islame tė Teuhidit.

Pra, si nė Bagdad, ashtu edhe nė Andaluzi ishte toleranca e myslimanėve ajo qė mundėsoi njė bashkėjetesė tė paparė nė histori tė religjioneve. Ishte kjo tolerancė e bazuar nė filozofinė kur'anore se diversiteti i religjioneve dhe popujve ėshtė nė pėrputhje me dėshirėn e Zotit dhe se qėllimi i tyre ėshtė tė njihen me njėri-tjetrin dhe tė mėsojnė nga njėri-tjetri. Prandaj, hapja e myslimanėve ndaj ndikimeve dhe ideve tė huaja mundėsoi integrimin e shkėlqyeshėm tė arritjeve tė qytetėrimeve tė tjera nė shoqėrinė myslimane.

Tė bazuar nė parimet kur'anore se diversiteti religjioz i njerėzimit ėshtė sprovė qė duhet tejkaluar nėpėrmjet njohjes mė tė thellė tė traditave tė ndryshme filozofike e religjioze drejt zbulimit tė tė Vėrtetave esenciale dhe tė pėrjetshme nė tė gjitha traditat, dijetarėt myslimanė synuan universalizmin dhe sintezėn e kėtyre urtėsive dhe traditave tė ndryshme, duke ditur se perspektiva ose dritarja e tyre nga e Vėrteta nuk ėshtė aspak mė superiore se perspektiva e njė tė krishteri, e nje hebreu, e njė budisti ose e ndonjė filozofi pagan grek. Ata kuptuan njė tė vertėtė fundamentale kur'anore se secilit popull, madje secilit njeri, i ėshtė caktuar njė Drejtim (Kur'an 2:148), dhe se "ngado qė tė ktheheni ėshtė Fytyra e Allahut" (Kur'an 2:115), prandaj Drejtimi i njėrit nga e Vėrteta ose nga Fytyra e Allahut nuk ėshtė mė superior se Drejtimi i tjetrit, qoftė ky tjetri mysliman, i krishterė, hebre, budist, hindus, etj. Mosbesimi i vėrtetė konsiston nė kufizimin e Zotit vetėm nė perspektivėn personale ose vetėm nė njė teologji a filozofi tė caktuar dhe nė idenė se vetėm ajo teologji a filozofi ka tė drejtėn ekskluzive pėr interpretimin e sė Vėrtetės, e jo nė mospranimin e teologjisė a filozofisė islame. Dijetarėt myslimanė e kuptuan se Rruga e Drejtė realizohet jo vetėm nėpėrmjet mjeteve racionale, por, para sė gjithash, nėpėrmjet njohjes sė drejtpėrdrejtė ose intuitive tė Realitetit mė tė Lartė, Zotit. Ngase vetėm Zoti mund tė udhėzojė, vetėm Ai mund tė dhurojė Urtėsi ose aftėsi pėr tė diskriminuar tė vėrtetėn nga kotėsia, vetėm Ai mund tė ndriēojė mendjet tona pėr t'i kuptuar tekstet e shenjta, dhe ky udhėzim ėshtė privilegj si pėr myslimanin, ashtu edhe pėr jomyslimanin, dhe vetėm tė besosh nė filozofinė dhe teologjinė islame nuk tė bėn aspak mė superior se njė cilido besimtar i ndonjė religjioni tjetėr, ngase, fundja, nuk ėshtė vetėm pranimi formal i njė doktrine ose praktikimi formal i religjionit ai qė shpėton, por dėlirėsia e zemrės. Nė mungesė tė kėsaj ēiltėrsie, format janė tė pavlefshme. Vetėm zemra ėshtė ajo qė mund t'i shenjtėrojė veprat dhe ritualet e njeriut. Vetėm zemra e dashuruar nė Zotin e saj mund t'i vlerėsojė veprat dhe ritualet e tij.

Teologjia dhe filozofia religjioze qė dėshton pėr tė theksuar kėtė porosi fundamentale ėshtė e dėnuar pėr t'i shkėputur ithtarėt e tyre nga Burimi i fuqisė shpirtėrore, nga i cili duhet tė ushqehen vazhdimisht nėse duan tė realizojnė Islamin ose Njohjen e Zotit. Teologjia dhe filozofia islame, dhe joislame, qė monopolizon tė Vėrtetėn duke pretenduar tė drejtėn ekskluzive pėr ta interpretuar atė, shkatėrron ēdo mundėsi pėr ndėrtimin e njė shoqėrie pluraliste dhe tolerante dhe mbyll tė gjitha dyert drejt njė dialogu tė mirėfilltė ndėrreligjioz dhe ndėrqytetėrues. Ē'ėshtė e vėrteta, teologjia e tillė, e cila shkakton probleme shumė tė mėdha jo vetėm brenda botės islame, por edhe karshi botės tjetėr, ėshtė sot aq shumė e pranishme nė botėn islame vetėm ngase intelektualėt myslimanė tanimė njė kohė tė gjatė kanė dėshtuar tė theksojnė kėtė aspekt thelbėsor tė Islamit, pra, aspektin shpirtėror tė saj, pa tė cilin Islami do tė vazhdojė tė mbesė vetėm njė religjion ritualesh dhe dogmash. Ideali i myslimanėve qė mundėsoi Epokėn e Artė nė Bagdad dhe Andaluzi mund tė njėmendėsohet sot vetėm nėse e ringjallim kėtė tė vėrtetė tė harruar.


Arlind Boshnjaku
arlindboshnjaku@yahoo.com

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI