43 vizita - 6 sot   

horizonti

Fabrikimi i “Modernes” dhe “Tradicionales”
Nga: Nancy Emara


Tentimi pėr tė thyer definitivisht rendin e vjetėr shoqėror has nė njė lloj depozitimesh historike dhe kėrcėnon atė qė themelon mbi tė. Sa mė shumė totale qė janė aspiratat e njė regjimi tė ri aq mė detyrimisht kėrkohet paraqitja e njė etape qė harrohet me forcė.

Paul Connerton


Si mbajnė mend shoqėritė?

Immanuel Wallerstein vė nė pah se duke filluar nga shekulli i gjashtėmbėdhjetė e tutje, Perėndimi filloi tė themeloj njė sistem botėror. Njė seri aktivitetesh ekonomike dhe politike zuri vend nė lidhjen e “Perėndimit” dhe tė “Tjerėve” me qėllim tė ekspanzionizmit tė ekonomisė kapitaliste botėrore. E tėrė bota u detyrua tė futet nė njė proces shkėmbimi tė prodhimit dhe kėmbimit modern kapitalist . Me shekullin tetėmbėdhjetė, nėn ndikim tė lėvizjeve dhe tregtisė, sistemi i ri botėror filloi tė shtrihet dhe zgjerohet nė pėrmasa mė tė mėdha nė Azi dhe Afrikė. Ishte kjo koha kur Evropa dominonte botėn. Dominimi Evropian luajti lojė tė dyfishtė, atė tė shtypjes dhe atė tė mėsuesit. Tė parėn e lozi perms kolonizimit direkt gjeografik dhe e ushtron pėrgjatė trupit, ndėrsa tjetra ishte indirekte dhe mė largpamėse perms njė lloji tė ri shkollimi e cila ushtrohej pėrgjatė mendjes.

Antropologjia, Sociologjia, Arkeologjia, tė gjitha ishin fusha studimi, kryesishtė Franceze dhe Britanike pėr nga natyra, i takonin planit tė fundit indirect kolonial i cili synonte mendjen. Ato ishin fusha studimi tė dedikuara pėr tė kuptuar shoqėritė e Afrikės dhe Azisė me qėllim qė t’i dominojn ato. Britanezėt dhe Francezėt, dy fuqitė supreme tė asaj kohe filluan tė prodhojnė literaturė tė zhanreve nė radhė tė pare tė shtyra nga arena intelektuale (2), pėr tė justifikuar rirendin botėror nė avantazh tė tyre dhe i cili favorizonte direkt drejtėpėrsėdrejti kolonializmin. Rendi i ri, qoftė ai eksplicit apo implicit kėrkonte qė dituria tė bazohej nė njė sistem representimi tė ‘Vetes’ dhe tė ‘Tjerėve’. Eshtė e panevojshme tė ceket qė ‘Vetja’ ėshtė e ndėrtuar mbi kurriz tė tjetėrsimit tė tė ‘Tjerėve’.

Orientalizmi si fushė studimi, pikėsėpari u zhvillua nga ky varg interesash; kolonia…, (nga) njė vullnet i caktuar ose synim… tė kontrolloj, manipuloi bile edhe tė inkorporoj atė qė qartazi ėshtė njė botė tjetėr (3). Eduardi nė kryeveprėn e tij Orientalizmi ndėr tė tjera thekson: Konceptimi Perėndimor i Orientit paraqet Orientalizmin si njė “sistem representimi” i cili ėshtė bazuar nė “njė ndarje – (dallim) ontologjike dhe epistimologjike tė bėrė nė mes tė “Orientit” (dhe nė tė shumtėn e rasteve) “Oksidentit”, me ē’rast Oksidenti pėrfiton autoritet mbi Orientin (4). “Orienti ishte i prapambetur ,irracional dhe i ērregulltė dhe prandaj nė nevojė pėr rendin dhe autoritetin Evropian: dominimi i Perėndimit ndaj botės jo perėndimore nė kėtė mėnyrė varej nga krijimi i ‘Perėndimit’ si njė identitet i vetėm Perėndimor…” (5) dhe ‘Lindja’ si njė Lindje e veēantė. Kėto ndarje dhe kufizime ekskluzive nė mes tė dy etniteteve ka homogjenizuar heterogjenitetin e secilit etnitet nė mėnyrė qė njėri tė identifikohet si natyralisht i mire, ndėrsa tjetri burimisht i keq.

Rendi kolonial, kėshtu, definoi botėn brenda njė kornize tė ‘pastėr’ sė opozitave tė dyfishta. Megjithatė, opozitat e dyfishta i ka mbingarkuar me tipare tė reja tė cilat nuk kanė qenė nė natyrėn e koncepteve. Opozitat e dyfishta, rendi kolonial i bėri “tė bindura ndaj rregullave tė logjikės sė pastėr Aristoteliane”, duke ndjekur principin e ekskluzivitetit recipro” (6). Opozitat tė cilat jo vetėm qė definoheshin ndryshe por ishin reciproke dhe ekskluzive. Reciprociteti nxjerr nė pėrfundim se ‘Vetja’ dhe tė ‘Tjerėt’ janė plotėsisht tė kundėrta. Kėshtu nėse tė ‘Tjerėt’ prezentohet si tė kėqinj, kjo nėkupton se ‘Vetja’ ėshtė e mire aq sa tė ‘Tjerėt’ janė tė kėqinj. Sa mė i errėt imazhi i tė ‘Tjerėve’ aq mė i mire imazhi i ‘Vetes’. Ekskluziviteti nė anėn tjetėr, do tė thotė qė tė dy grupet nuk mund tė kenė tipare tė njėjta. “Asnjė pajtim nuk ėshtė i mundshėm, pėr tė dy termet, njėra ėshtė e tepėrt”(7). Njėri grup ėshtė ‘logjik’, ’racional’, ‘i civilizuar’dhe ‘moral’, mė pas ‘Tjetri’ grup natyrisht dhe pashmangshmėrisht ėshtė ‘i palogjikshėm’, ‘iracional’, ‘injorant’ dhe ‘amoral’. Rendi colonial nė mėnyrė absolute ndau botėn nė dysh .

Me formimin e njė kufiri kaq energjik, qė pėrjashton ‘Veten’ prej tė ‘Tjerėve’, ‘Vetja’ kėrkon ‘pastėrtin e saj tė qartė’, ‘dėlirėsin’ dhe identitetin e pandarė dhe tė pakorruptuar. Tanimė identiteti duket jo mė i ndarė, jo mė i rastėsishėm, jo mė e organizuar si rezultat i diferencave; po nė anėn tjetėr duket si diēka e vetformuar dhe origjinale” (8).

Vendet agrikulturore nė rendin e ri kolonial ishin tė rėndėsisė primare qė kur rritja e fabrikave me kapacitet tė lartė tė prodhimeve dhe jeta komerciale ėshtė konsideru si nevojė e materialeve tė papėrpunuara pėr fabrikat Evropiane. Dhe me intensifikimin e nevojės, interesi rural Evropian ashpėrsohej. Vendet me prodhime tė rėndėsishme tė tekstilit janė studiuar me kujdes nė mėnyrė qė tė bėjnė dizajnimin e planit pėr ta tėrhjekur atė nė prodhime dhe shkėmbime kapitaliste.

Nė kėtė mėnyrė shoqėritė rurale i janė nėnshtruar njė vėshtrimi tė pėrqendruar shkencor, nė tentimin e ashtuquajtur tė ‘industrializojmė globin’. Ky vėshtrim definoi relacionin nė mes tė kolonizuesit dhe tė kolonizuarit si njė qė i ėshtė ‘bindur logjikės sė rregullave Aristoteliane tė eksluzivitetit reciprok’ cekur mė lartė.

Duket e panevojshme tė theksohet, tė gjitha kolonitė shprehen interesim tė mprehtė ndaj njė vėshtrimi tė tillė shkencor. Kėshtu Egjipti ishte, burimi kryesor i tė korrurave dhe materialit tė papėrpunuar pėr industrinė globale tė Evropės. Kėshtu qė ēdo koloni duhej tė transformohej “nė njė vend… tė dominuar nga prodhimet e njė komoditeti tė veēantė pėr tė shėrbyer industrinė e Evropės”(9). Tė ashtuquajturit “Saint-Simonistat”, besimtarėt e religjionit tė ri tė ‘shkencės shoqėrore’, morėn detyrėn e industrializimit tė kolonive. Si duhej tė bėhej kjo? Drejtpėrsėdrejti imponimin e shkallėzuar (gradual) tė autoritetit politik, studime tė hollėsishme dhe tė vėmendshme duke justifikuar kėtė autoritet duhej tė prodhoheshin duke ndjekur rregullat e njėjta tė ekskluzivitetit reciprok tipik tė rendit kolonial.

Veprat e orientalistėve Britanik dhe Francez tė shekullit nėntėmbėdhjetė dhe fillimit tė atij njėzet kanė paraqitur subjektet e fuqisė koloniale si qenie tė vuajtura dhe tė pacivilizuara, te skllavėruar nga ekologjia e tyre, tė pa aftė tė zhvillohen, injorant, nė nevojė pėr njė sistem kulturor, kuptim tė drejtėsiė apo rend moral. Ata ishin tė paraqitur si qenie historike, tė pandyshueshme dhe statike, tė pazot tė bėjnė plane progresive dhe gjithmonė tė varur. Tė verbėr nė transformimin historik dhe me pamundėsi tė planifikojnė tė ardhmen ku tiparet kruciale kanė justifikuar imponimin e njė force tė tillė eksternale pėr tė ndyshuar atė realitet. Dhe, ēka nėnkuptonte njė paraqitje e tillė? Merret vesh se ata ishin nė njė nevojė tė pashpresė pėr ndikimin Evropian pėr tė ndyshuar realitetin e tyre tė dhimbshėm…

Megjithatė, sado qė koncepti i ‘modernitetit’ gjatė okupimit Britanik influenconte elitat, nė realitet shumicėn e popullit e cila thellėsisht vuante nga skllavėrimi dhe shfrytėzimi. Pjesa dėrrmuese konsideronte Britanikėt si kolonizuses tė ‘Tjerė’. Kjo mund tė spjegojė kryengritjet dhe rebelimet qė zonat rurale i pėrjetuan gjatė okupimit.

Pas Luftės sė dytė botėrore, pasi qė Amerikanėt morėn pishtarin e dominimit botėror nga Britanikėt dhe Francezėt, problemi i rezistencės (vendore) kundėr ‘modernitetit’ ishte i vendosur nėpėrmes planit neo-kolonial global ; i cili ėshtė quajtur ‘zhvillim’.(11) Termi ėshtė zgjedhur me kujdes ashtu qė tė jetė ngadhnjimtar pėrderisa askush nuk mund tė jetė kundėr ‘zhvillimit’ (12). ‘Zhvillimi’(13) ishte alternative imperialiste e ‘Shtetit’ pėr kolonializmin Britanik dhe Francez. Mė 20 Janar presidenti Truman deklaroi : “Imperializmi i vjetėr – eksploatimi pėr profit tė huaj - nuk ka vend nė planet tona. Ajo qė ne synojmė ėshtė programi i zhvillimit i cili ėshtė i bazuar nė konceptet e trajtimeve tė drejta demokratike” (14). Imperializmi i vjetėr, eksploatimi pėr profit tė huaj, nuk ka pasur vend nė planin neo-kolonial Amerikan. Zhvillimi ishte alternativė neo-koloniale e ‘Shtetit’ pėr formėn e vjetėr tė kolonializmit. Pėrmes zhvillimit ‘Shtetet’ ishin nė gjendje qė pozitėn e tyre tė re nė botė ta bėjnė tėrėsisht tė pėrcaktuar tė konsolidojnė hegjemonin e tyre pa e zgjuar asnjė sens rezistence nė anėn e vendasve. Pėrderisa kundėr kujt vendasit do tė revoltoheshin dhe rebeloheshin? Nė planin neo-kolonial Amerikan kolonizuesi i ndytė dhe i vrazhdė nuk ėshtė prezent. Kolonializmi gjithashtu nuk ėshtė i dukshėm. Ēdo gjė ėshtė e maskuar nėn perden e semantikės. Me anė tė luajtjes me representime dhe semantikė vendasit ishin tė bindur qė ta bartin planin neo-kolonial dhe ta pėrkrahin ‘modernitetin’vet.

Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet diferenca nė mes interesave Britanike, Franceze dhe atyre Amerikane nė rajonin Arab. Gjatė okupimit Britanikėt, ishin tė interesuar qė shoqėritė rurale duhet tė vazhdojnė tė ekzistojnė dhe tė ngulin kėmbė pėrderisa do t’i furnizonin ata me material tė papėrpunuar pėr industrin e tyre. Imponimi i dyanshėm i ‘modernes’ dhe ‘tradicionales’ ishte vetėm e vetėm pėr tė arsyetuar kolonializmin. Nė anėn tjetėr interesi Amerikan, qartazi ishte kundėr ekzistimit tė zonave rurale. Dėshira e ‘Shtetit’ ishte qė vendet tė transformoheshin nė tregje, ndėrsa shoqėritė nė konsumator grumbullues. Imponimi i dyfishtė i ‘modernes’ dhe ‘tradicionales’ kishte pėr qėllim ndjekjen e njė synimi tė tillė. Rezistimi i ‘modernitetit’ ishte njė rezistim i njė simboli tė kolonializmit. Nė epokėn e zhvillimit, ‘moderniteti’ nuk ishte i rezistuar, pėrkundrazi ishte i vlerėsuar dhe i ushqyer me shpresė. ‘Semantikat e zhvillimit’ treguan sukses nė ndjekjen e interesave neo-koloniale Amerikane nė rajon.

Hegjemonia Amerikane u bė e mundshme, propagandoi dhe garantoi njė pėrhershmėri perms njė sistemi tė bazuar nė njė lojė tė heshtur fjalėsh dhe nė njė theksim tė tmerrshėm nė Semantikė. Specialistėt filluan tė (1) zgjedhin termet dhe tė mbingarkojnė ato me konotacione si dhe domethėnie tė cilat nė shiqim tė pare nuk ishin tė natyrės sė tyre (si mbingarkimin e fjalės ‘tradicionale’ me kuptimet si ‘prapambeturi’. ‘joprogresiv’, ‘prapanik’ dhe fjalėn ‘moderne’ me konotacionet si ‘progresiv’, ‘racional’, ‘tė ndritshėm’). (2) Krijonin fjalė me termet e reja qė kishin konotacionet e sigurta dhe i pėrdornin nė atė mėnyrė qė do pėrkrahte dhe justifikonte hegjemonin Amerikane (si krijimin e fjalėve me termet ‘Bota e pare’ dhe ‘Bota e tretė’ dhe ‘E zhvilluar’ dhe ‘E pazhvilluar’). (3) I lėnin anash pėr tė mos thėnė se fshiheshin komplet, termet e pėrcaktuara, kryesisht ato tė cilat gjėrat i definonin nė akordim me vet atributet e tyre, dhe mė pas i zėvendėsonin ato me termet e tjera tė mbingarkuara me konotacionet e ndryshme pėr qėllime tė caktuara (si vėnien anash komplet tė termit ‘Institucionet Islamike’ dhe zėvendėsuar atė me ‘institucionet tradicionale’ me konkluzione nė prapambeturi dhe joprogresivitet, ashtu qė tė pėrkrahen institucionet Perėndimore. ‘Institucionet Islamike’ ose tė ashtuquajturat ‘institucionet tradicionale’ janė pėrballė me institucionet Perėndimore ose tė ashtuquajturat ‘institucionet moderne’).

Njė qasje vigjilente nė gjuhėn qė tashmė pėrdoret; tė emėruar si gjuha e zhvillimit, nxjerė nė pah se ajo bazohet nė njė set tė dyfishtė opozitash, tė pėrdorura pėr definim tė botės nė tėrėsi. Nga kjo e tėrė bota bėhet e ndarė mė dysh : ‘e zhvilluar dhe jo e zhvilluar’, ‘bota e pare dhe bota e tretė’, ‘perėndimi dhe joperendimi…etj.’ Jo vetėm kaq por ēdo dhe secila shoqėri, nė veten e saj, u bė e ndarė nė dysh, nė atė qė quhej ‘moderne’ dhe nė tė ashtuquajturen ‘tradicionale’. Konkluzionet e termeve ‘modern’ dhe ‘tradicional’ ndryshuan nga terma kulturor nė terma civilizimi apo kozmopolitik, pėrderisa njė gjė e tillė ngjante nė tėrė botėn. Kancelari Tarik Al-Bishri thekson:

Pėrgjatė gjeneratės sė prindėrve tanė apo dy gjeneratave qė jetuan gjatė gjysmės sė pare tė kėtij shekulli nė Egjipt, fjala ‘assri’ kuptohej si ‘modern’ dhe zakonishte ėshtė pėrdorur pėr t’i bėrė tė mundshme ndryshimet qė zėnin vend nė sferėn sociale, nė vlerat, normat dhe sjelljet e komunitetit; se si njerėzit visheshin, ushqeheshin, pinin dhe pėrziheshin. Koncepti ‘raj’i’ ose reaksionar dukej i kundėrt me atė ‘modern’, (raj’i ėshtė rrjedh nga fjala raj’a qė do tė thotė kthim - dhe nė kėtė kontekst do tė thotė kthim nė vlerat dhe zakonet e paraardhėsve). Nė moshėn adoleshente kuptova qė fjala ‘raj’i… ėshtė aplikuar pėr ata njerėz tė cilėt u pėrmbaheshin traditave dhe zakoneve tė cilat erdhen tek ne nga tė parėt tanė.Nė kėtė mėnyrė ishte sinonim i fjalės ‘konzervativ’ ose fjalės qė pėrdorej sė fundmi ‘autentik’… Ndryshimet fundamentale qė ndodhėn viteve tė gjashtėdhjeta paten ndikim edhe nė ndryshimin e konotimeve tė fjalės ‘assri’ ose ‘modern’. Ajo nuk ishte mė e limituar nė njė konotim social ose ndėrrim sjelljesh, por gradualisht filloi tė pėrfitoj njė kuptim Kozmo-politik. Fjala ‘modern’ u bė koncept kolektiv e cila pėrfshinte njerėzit nga mbarė bota…Kėshtu ishte kjo pėr tė pėrfshirė gjithė njerėzit tė cilėt i pėrkisnin kėsaj kategorie tė identifikueshme, sikur moderniteti tė ishte njė identitet kulturor dhe i qytetėruar. Moderniteti nuk u konsiderua mė antonim i ‘raj’i’, si dy qėndrime opozite brenda njė komuniteti tė njėjtė lokal, pothuajse ajo u bė nė vėshtrimin e tij Kozmopolitik, njė antonim i 'prapambeturisė'. Ky pėrdorim i fjalės tėrė botėn e ka ndarė mė dy parti: nė njėrėn tė pėrbėrė nga Afrikanėt dhe Aziatikėt, dhe Evropjanėt dhe Amerikanėt, duke qėndruar kundėr njė partie tjetėr e pėrbėrė poashtu nga Afrikanėt, Aziatikėt, Evropianėt dhe Amerikanėt…bota u bė e ndarė nė dy pjesė: nė njė pjesė e cila shihte veten e saj si tė bėrė me rėndėsi pėrgjat tė ardhmes, ndėrsa tjetra , shihte veten e saj si tė harruar nė humneren e histories.(15)

Ndarja e botės nė dy pjesė ishte produkt Amerikan. Gjatė periudhės sė luftės kapaciteti prodhues Amerikan u dyfishua. Me pėrfundimin e Luftės sė dytė botėrore, shteti ballafaqohej me nevojėn pėr tė investuar nė shtetet tjera, si dhe tregje pėr prodhime tė veta". Zhvillimi ekonomik, liberalizimi i tregut nėn ndikimin e koorporatės gjigante posa tė formuar, dhe themelimet e institucioneve financiale multilaterale ishin instrumentet kryesore pėr tė kėnaqur kėto kėrkesa dhe avancuar strategjinė e re.(16)

Megjithatė, institucionet dhe sistemet origjinale nė shumicėn e shoqėrive do tė pengonin nė pėrmbushjen e planit botėror Amerikan. Kėshtu strategjia e re kėrkonte qė pothuajse tėrė shoqėritė rreth botės tė ndahen nė dy pjesė, pjesa qė respekton interesat Amerikane dhe nė kėtė mėnyrė do t’i merrte etikėn e 'nderuar' 'modern', dhe ajo qė nuk iu shėrbente interesave Amerikane dhe kėshtu do tė stigmatizohej si 'tradicionale'. Me logjikat e thjeshta tė ‘semantikave' tė tilla, grupi i fundit duhet tė pėrpiqet tė imitoj grupin e parė.

Duke u bazuar nė shfaqjen e literatures rreth globalizimit dhe kundėr globalizimit ėshtė e nevojshme njė kuptim i rrėnjėsishėm i kontraversitetit lidhur me nocionet si atė progres, modernitet dhe universalitet. Nė tė vėrtetė semantika, historitė konceptuale dhe konteksti historik janė tė rėndėsishėm.


Fusnotat:

(1) Mitchell, Timothy. Colonizing Egypt. London: Cambridge University Press, 1988. faqe 94-95
(2) Eshtė me rendėsi tė theksohet kėtu se teoritė themelore globale shėrbyen si njė qėllim kolonial. Difuzionizmi psh. referohej te ekspansionizmi krishterė.
Evolucionizmi ishte i shoqėruar me kolonializmin. Funksionalizmi dhe strukturalizmi ishin tentime konzervative pėr tė ruajtur gjendjen aktuale nė periudhėn e postkolonializmit. Postmodernizmi mund tė shihej gjithashtu si teori qė promovonte globalizimin, forme e re e kolonializmit.
(3) Said, Edward. Orientalism : Western Conceptions of the Orient. England: Penguin Books, 1995. faqe 12
(4) Ibid., 3
(5) Mitchell,Timothy. Colonizing Egypt… faqe 166
(6) Fanon, Franc. The Wretched of the Earth. New York: Grove Press, 1961. faqe 38-9
(7) Ibid., 39
(8) Mitchell,Timothy. Colonizing Egypt… faqe 167
(9) Ibid.,
(10) Mitchell nė artikullin e tij deklaron se pėrshkrimi i fellah si i pandyshueshėm pėrgjatė shekullit gjashtėmbėdhjetė ėshtė "komplet trillium". Ai thekson: “vetem gjatė shekullit nėntėmbėdhjetė, ky regjion…ka parė ramjen dhe eliminimin virtual tė tregtisė sė largėt me Indinė, Arabinė dhe Sudanin; shkatėrrimin e industries lokale tė tekstilit paraqitja dhe pėrhapja e pronave private tokėsore, eksportit tė drithėrave, metodat mekanike tė ujitjes si dhe sėmundjet epidemike siē ėshtė kolera…(132)
(11) "Zhvillimi pėrshkruan njė process perms sė cilit lirohen potencialet e njė objekti apo organizmi, derisa ai arrin formen e tij complete e natyrale. Gjithashtu pėrdorimi metaforik i termit pėr tė spjeguar rritjen natyrale tė bimėve dhe kafshėve. Me anė tė kėsaj metafore u bė e mundshme tė tregohet qėllimi i zhvillimit e mė vonė edhe programi. Zhvillimi ose evoluimi I qenieve tė gjalla nė biologji referohej tek procesi perms sė cilit organizmat arritėn potencialin e tyre gjenetik: formen natyrale tė qenies tė paraparė nga biologėt.
Zhvillimi ishte penguar ēdo ku ku bimėt ose shtazėt dėshtuan tė pėrmbushin programin e tij gjenetik, ose zavendėsuan atė me njė tjetėr. Nė raste tė tilla tė dėshtimit nuk ishte ēėshtja e zhvillimit por pėrkundrazi njė anomali: sjellje patologjike dhe pėr mė shumė edhe antinatyrale". (Estava 8)
(12) Kjo ėshtė gjithmonė mėnyra e Perendimit qė tė promovoj ēdo gjė qė ata duan tė promovojnė, dhe kėshtu duke iu lėnė juve anash, si mundeni ju tė luftoni kundėr njė plani aq 'pozitiv'? si psh: pėrdorimi i tyre i termit 'Procesi paqėsor' pėrderisa kush ėshtė kundėr paqės, dhe kėshtu atė qė ata e quajnė paqe ėshtė asgjė mė shumė se sa njė pranim i kolonializmit, sabgjykimit dhe eksploatimit.
(13) Nė vazhdim tė kėtij shkrimi, fjala zhvillim do tė vendoset nė thonjėza nė mėnyrė qė t’i pėrkujtohet lexuesit se kjo ėshtė mėnyra perėndimore e perėndimit tė kėtij termi i cili ėshtė sinonim i neo-kolonializmit.
(14) Estava, Gustavo. " Development" in The Development Dictionary: A Guide to
Knowledge as Power. Ed. Wolfgang Sachs. London: Zed Books Ltd. Pg. 6
(15) - -
(16) Escobar, Arturo. "Power and Visibility" faqe 430


Perktheu nga Anglishtja: E.S.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI