|
Shpėrblimi vetėm nga Allahu
Nga:Khalid Baig
Njė nga mėsimet e rėndėsishme Islame ėshtė pėrmendur me pak fjalė nė Hadithin e njohur tė Proetit. Seidina Umar bin Al-Khatab (r.a) transmeton: Kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė : Shpėrblimi i veprave varet nga qėllimi. Ēdo person do tė shpėrblehet sipas qėllimit.
Pėr shkak tė domethėnjes sė madhe tė kėtyre fjalėve, shumė pėrpilues tė Hadithit, nė mesin e tė cilėve edhe Imam Bukhari, kanė vendosur tė fillojnė pėrpilimin e tyre me kėtė Hadith. Ky hadith na pėrkujton neve qė tė mbajmė qėllimet tona tė pastra, tė mbrojmė nga papastėrtitė motivet tona, dhe tė kėrkojmė kėnaqėsinė e Allahut dhe asgjė tjetėr kur tė veprojmė njė vepėr tė mirė.
Mesazhi i Hadithit ėshtė qėndror pėr tė gjitha mėsimet Islame dhe ėshtė i pėrsėritur nė shumė vende nė Kuran. Pėr shembull: Thuaj: Unė jam vetėm njeri, sikurse ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos pėrziejė askė (Al-Kehf, 18:110).
Pak verse mė pėrpara tregohet se dėshtuesit mė tė humbbur nė Botėn tjetėr do tė jenė ata qė pėrpjekjet e tyre do kenė humbur nė kėtė botė kur ata mendonin qė kanė bėrė mirė. Veprat e tyre mund tė kenė qėnė tė mira por qėllimet e tyre jo.
Mundėsia ėshtė shumė e madhe qė tė gjitha veprat tona tė mira tė zhduken pėr shkak tė qėllimeve tona tė korruptuara. Pėr ti ikur kėtij fati, ne duhet tė dim rrezikun dhe tė jemi vigjilent tėrė kohėn. Edhe atėhere kur ne fillojmė njė vepėr tė mirė vetėm pėr hir tė Allahut, veprės mund ti bashkangjiten shpėrblime tė tjera tė kėsaj bote tė cilat ne mund tė fillojmė ti shijojmė dhe kėrkojmė. Kėtė, ne mund ta bėjmė pa realizuar se njė kthesė ėshėtė bėrė nė brendėsi.
Shumė shpėrblime nga ato janė jomateriale: fama, lavdia, vlerėsimi, njohja, nderi. Ato kėnaqin dėshirat tona mė tė thella. Rezultati pėrfundimtar mund tė jetė qė neve tė jemi nėn iluzionin se nėve jemi duke e bėrė nja akt tė ndershėm pėr hir tė Allahut, por nė fakt ne mund tė jemi duke bėrė atė pėr lavdata tė njerėzve.
Ajo qė Kurani dhe Hadithi na paralajmėron ėshėt shirku bėrja e Allahut shok. Shirku ėhstė mėkati mė i rreptė dhe mė i pafalshėm qė ndonjėri mund ta bėjė. Hadithi na tergon se si njerėzit qė bėjnė shirk do tė drejtohen pėr tė marrė shpėrblimet e tyre nga ata njerėz. Njė tjetėr Hadith na tergon se tre njerėzit e parė qė do tė hynė nė xhehenem do tė jenė besimtarėt qė janė njohur nga mirėsitė e tyre. Njėri do tė jetė mėsuesi i Kuranit i cili ka mėsuar edhe tė tjerėt. Tjetri do tė jetė bamirėsi i cili ka shpenzuar pasuri tė madhe nė zekat. Dhe i terti do tė jetė muxhahedini i cili luftoi dhe dha jetėn nė rrugė tė Zotit. Por, nė realitet, tė gjitha i bėnė pėr famė dhe njohje e jo pėr tė kėrkuar kėnaqėsinė e Allahut.
Efekti i kėtyre mėsimeve tek tė parėt ka qenė i pranishėm. Ata gjithmonė janė lutur pėr sinqeritet nė vepra tė mira tė tyre. Ata vėzhgonin me kujdes motivet e tyre. Gjithmonė kishin parasysh se pakujdesia mund ti ēojė nė shkatėrrim. Duke qenė tė merakosur jeta e tyre ishte totalisht e kushtuar Allahut.
Vetėm dy shembuj nga e kaluara e afėrt mund tė ilustrojė kėtė devocion. Njė herė, Shah Ismail Shaheed Dehlavi (d.1831) dha njė predikim nė xhaminė e Xhamit (Jami) nė Delhi, Indi. Kur njerėzit u shpėrndanė dhe ai po pėrgatitej tė dilte nga xhamia, njė fshatar e ndaloi tek dera. A mbaroi predikimi? e pyeti. Kur ai mori vesh qė hutbja kishte mbaruar, fshatari u mėrzit shumė sepse ai kishte udhėtuar nga larg pėr ta dėgjuar atė.
Shah Ismaili i tha fshatarit qė tė mos mėrzitet sepse do ta pėrsėris hytben pėr tė. Ai u ul me tė tė panjohurin nė shkallėt e xhamisė dhe ia pėrsėriti tė gjithė hytben pėr disa orė. Njėri ishte habitur shumė me aktin e Shah Ismailit qė kishte pėrsėritur tė gjithė hytben vetėm pėr njė person. Kam folur pėr hir tė Allahut i ishte pėrgjigjur ai.
Edhe njė rastė tjetėr i ngjajshėm, megjithėse nga njė kėndveshtrim tjetėr. Si mėsues i ri, Maulana Ashraf Ali Thanvi (d.1943), ftoi kėshilltarin dhe mėsuesin e tij, Shaikhul Hind Maulana Mahmoodul Hasan (1851-1920) qė tė flas nė njė mbledhje tė rėndėsishme nė Kanpur. Qėllimi i tij ishte tė impresonojė njerėzit me cilėsin e tij akademike tė Dar-al Uloom Deoband e cila nė atė kohė nuk fitonte respektin e duhur nga ata.
Pa pėrmedur motivin e tij, Maulana Ashraf Ali Thanvi kėrkoi nga mėsuesi tė pėrshtas fjlaimin e tij me nevojėn e audiencės. Maulana Mahmoodul Hasan me mirėsjellje filloi fjalimin. Befas ai u ndal nė pikat kryesore akademike qė sa po kishte filluar tė sqaronte. Mė falni, nuk mund tė vazhdoj mė tej tha ai, dhe u ul. Nuk ishte vetėm zhgėnjuese, ishte katastrofike.
Mbas programit ai u pyet se ēfarė ndodhi. U ndala sepse fillova tė ndjeja qė po flisja vetėm qė tė tregoja aftėsin time akademike, ai i tha Maulanas ashraf Ali Thanvi Nuk isha i sigurt a po flisja pėr hir tė Allahut.
Pėrveē qė na paralajmėron fuqishėm, nga rreziku i korruptimit tė motiveve tona, Islami gjithashtu largon iluzionin e njohur qė ekziston njė gjė e tillė si vetėmohimi i vėrtete apo altruismi. Shumė nga tė keqijat e jetės janė tė bazuara nė idetė e shtrėmbėta dhe tė paqėndrueshme tė virtytit.
Nė vend qė tė lejojmė veten tonė tė fshehim dėshirėn tonė pėr shpėrblim pas frazave bombastike, Islami na mėson tė jemi tė vėrtetė me veten tonė. Ne duhet tė kėrkojmė shpėrblimet tona, sepse kjo ėshtė pjesė e natyrės sonė por, ato duhet ti kėrkojmė nga Krijuesi dhe Zoti ynė e jo nga nevojtarėt si vetja jonė.
Ja pse tė gjithė Profetėt ju thanė njerėzve:
E nėse prapėsoheni (nga mėsimet e mia), unė nuk u kėrkoj ndonjė shpėrblim, se shpėrblimi im ėshtė vetėmprej All-llahut. Unė jam i urdhėruar tė jam njėri prej muslimanėve. (Junus, 10:72), O populli im, unė pėr kėtė nuk kėrkoj prej jush ndonjė pasuri, shpėrblimi im ėshtė vetėm te All-llahu. Dhe unė kurrsesi nuk i largoj ata qė besuan, ata janė afėr Zotit tė tyre; por unė ju shoh si popull qė nuk dini e nuk kuptoni. (Hud, 11:29), Thuaj Unė nuk kėrkova prej jush ndonjė shpėrblim, nėse kam kėrkuar, ai le tė, mbetet juve, shpėrbilmi ėshtė vetėm prej All-llahut, e Ai ėshtė dėshmitarė pėr ēdo send (Saba, 34:47). Ja pse Kurani flet pėr njerėzit xheneroz qė japin pėr tė ngrėnė tė uriturin duke thėnė: Ne po ju ushqejmė vetėm pėr hir tė All-llahut dhe prej jush nuk kėrkojmė ndonjė shpėrblim e as falėnderim (Al-Insan, 76:9)
|