|
Murtaja e heshtjes
Nga: Arlind Boshnjaku
Fundi i vitit ėshtė kohė pėrsiatjesh prapavėshtruese. Viti 2002 u shėnua nė pėrgjithėsi nga tė njėjtat tregime: lufta e ShBA-sė kundėr terrorizmit, pėrgatitjet amerikane pėr tė sulmuar Irakun, konflikti arabo-izraelit, ēėshtja ēeēene, ftohja e marrėdhėnieve Evropė-Amerikė, etj.
Por nė mars tė kėtij viti agjencitė botėrore tė lajmeve raportuan edhe pėr njė ngjarje morbide qė u zhvillua nė qytetin e shenjtė tė Mekės. Ajo dėshmon pėr gjendjen e rėndė shpirtėrore dhe intelektuale tė botės arabo-islame, tė cilėn e vėrteton edhe Raporti pėr Zhvillimin Njerėzor Arab i pėrgatitur nga Fondi Arab pėr Zhvillimin Ekonomik dhe Social.
Kėshtu duket pėrafėrsisht lajmi qė u dha nga agjencitė botėrore:
Sipas raportit nga Reuters, media saudite dhe familjet e viktimave janė tė tmerruara dhe tė tėrbuara me vdekjen e vajzave nė zjarrin qė kaploi njė shkollė nė qytetin e Mekės. Shumė nga vajza vdiqėn nga shkeljet e turmės qė po pėrpiqej ti ikte zjarrit. Media saudite kanė akuzuar policinė religjioze qė penguan pėrpjekjet pėr shpėtimin e 15 vajzave qė gjeten vdekjen brenda njė shkolle tė pėrfshirė nga zjarri, raportonte agjencia e lajmeve Reuters.
CNN raportonte se e pėrditshmja el-Iktisadiah kishte shkruar se zjarrėfikėsit ishin fjalosur me anėtarėt e policisė religjioze, tė njohur edhe si mutawin, pasi ata kishin provuar ti mbanin vajzat brenda ndėrtesės qė digjej, ngase ato nuk kishin vėnė shamitė e kokės dhe abajat (rroba tė zeza), siē kėrkohet nga interpretimi strikt i Islamit nė mbretėri.
CNN-i tha se gazeta nė gjuhėn angleze Saudi Gazette, nė njė kryeraport, kishte cituar dėshmitarėt tė thonė se anėtarėt e policisė qė njihet si Komisioni pėr Pėrkrahjen e Virtytit dhe Ndalimin e Vesit, kishin ndaluar njerėzit pėr tu ndihmuar vajzave, duke u thėnė se ėshtė mėkat tu afroheni atyre.
Njė oficer nga mbrojtja civile i tha el-Iktisadias se kishte parė tre anėtarė tė policisė religjioze duke i rrahur vajzat e reja qė tė mos i lėnė ato tė dalin nga shkolla, sepse ato nuk i kishin veshur abajat, raporton CNN.
Ne u thamė atyre se situatė ishte tejet kritike dhe se nuk ishte momenti pėr njė sjellje tė tillė. Por ata bėrtitnin dhe refuzonin tė largoheshin nga dyert, citonte gazeta oficerin nė njė raport dėrguar CNN-it. Babai i njė prej vajzave tė vdekura kishte akuzuar rojat e shkollės qė kishin refuzuar madje edhe tė hapnin dyert pėr ti lėnė vajzat tė dilnin jashtė, raportonte Saudi Gazette.
Nė tė, gjithashtu, thuhej se: Dikush do tė mund tė kishte shpėtuar po tė mos ishte ndalur nga anėtarėt e Komisionit pėr Pėrkrahjen e Virtytit dhe Ndalimin e Vesit.
Ndoshta ky rast nuk mund tė krahasohet me vdekjet nė Palestinė, ose nė Ēeēeni, nė Nju-Jork, nė Bali, nė Kosovė, etj, por ėshtė tregues dhe shembull simptomatik i njė dukurie tė rėndėsishme qė na prek tė gjithėvė, ėshtė simbol pėr vrasjen e dinjitetit njerėzor, pėr vdekjen e ndėrgjegjes, dhe pėr shkatėrrimin e tė gjitha vlerave mbi tė cilat ndėrtohet porosia islame. Dhe njė ngjarje e tillė tė kujton kohėn parakuranore tė gadishullit arab kur vajzat e porsalindura varroseshin sė gjalli. Dhe tė kujton inkuizicionet qė digjnin sė gjalli ata qė dyshoheshin pėr herezi. Por gjėja mė e tmerrshme ėshtė se kjo ndodh nė vendin mė tė shenjtė islam, nė qytetin e Mekės. Aty ku u shpall porosia se ai qė vret njė person tė pafajshėm ėshtė sikur tė vrasė tėrė njerėzimin. Dhe, ēėshtė edhe mė tmerruese, kjo bėhet nga policia religjioze, nga Pėrkrahėsit e Virtytit, nga kujdestarėt e Ve! ndeve tė Shenjta. A nuk ėshtė kjo pėr tu brengosur dhe pėr tu frikėsuar? Si mund ti tregohet botės se Islami ėshtė fe e mėshirės, dashurisė, paqes, kur nė qendėr tė qytetit mė tė shenjtė islam, nė njė mbretėri islame, nga njerėz myslimanė dhe nė emėr tė Islamit bėhen gjėra qė janė normale vetėm pėr tė ēmendurit dhe kriminelėt mė tė mėdhenj qė nuk kanė fare ndėrgjegje? Dhe ēfarė bėjnė myslimanėt e tjerė anekėnd botė? Heshtin.
Heshtin institucionet islame, heshtin komuntitetet islame, sepse Islami ėshtė bėrė peng i petro-dollarit arab. Islami ėshtė bėrė peng i militantėve, i diktatorėve, i inkuizitorėve qė brumosen nėpėr shkollat qė mėsojnė se parajsa ėshtė e rezervuar vetėm pėr ata qė kanė mjekra. Se mėshira e Zotit ėshtė privilegj vetėm pėr ata qė bėhen anėtarė tė Grupit tė Shpėtuar dhe Palės sė Ndihmuar (GShPN).
Por Islami ėshtė bėrė peng edhe i atyre qė heshtin. Pjesa dėrrmuese e botės islame hesht, derisa fanatikėt zemėrngushtė shtrembėrojnė konceptet mė tė shenjta tė besimit tonė. Myslimanėt heshtin ashtu si heshtnin edhe tė krishterėt kur kryqėzatat bėnin plojė nė Jerusalem. Errėsira qė pėrjetonin atėbotė tė krishterėt ėshtė nata qė ka mbuluar edhe botėn islame tanimė njė kohė tė gjatė. Rilindja evropiane ndodhi atėherė kur tė krishterėt thyen murtajėn e heshtjes dhe kuptuan se Zoti nuk ėshtė monopol i atyre qe dinė latinisht dhe mbajnė kollare priftėrinjsh. Kur kuptuan se kisha nuk ėshtė autoritet absolut, por vetėm e Vėrteta. Dhe e Vėrteta nuk ėshtė monopol i askujt. Rėndėsia e Humanizmit, dhe e Rilindjes nė pėrgjithėsi, qėndron nė ndihmėn qė i dha njeriut tė ēlirohet nga kufizimet mentale tė imponuara nga censorėt e mendimit tė lirė, nga monopolizuesit e sė Vėrtetės, nga ! inkuizitorėt e mendjes dhe shpirtit.
Prandaj, edhe myslimanėt duhet tė kuptojnė se Islami nuk ėshtė monopol i askujt, nuk ėshtė pronė a atyre qė dinė arabisht, e as atyre qė mbajnė mjekra, e as atyre qė mbajne ēallma hoxhallarėsh. E Vėrteta nuk ėshtė as mall i atyre qė kundėrmojnė nga devocioni artificial dhe puritanizmi hipokrit, por i tė gjithė atyre qė zemėrdėlirė kėrkojnė mėshirėn dhe dashurinė e Zotit.
Mirėpo, indiferenca e treguar me dhjetėra vjet ndaj zhvillimit tė fanatizmit nė mesin tonė dhe ideve neoislamike tė ekstremistėve qė urrejtjen e kanė bėrė raison detre, ka bėrė qė Islami tė rrėmbehet dhe tė shndėrrohet nė monopol tė atyre qė nė emėr tė Allahut vrasin njerėz tė pafajshėm gjithandej globit. Prapambeturia e madhe nė botėn islame dhe aktet e njėpasnjėshme terroriste janė argumente tė forta pėr gjithė ata qė parashikonin se pėrleshja e qytetėrimeve ėshtė e pashmangshme, se Islami ėshtė njė kulturė e dobėt qė do tė ndeshet me kulturėn mė tė mirė qė mbron demokracinė, lirinė, individualizmin, tė drejtat e njeriut dhe barazinė e grupeve dhe gjinive. Tezat se Islami, pas shkatėrrimit tė bllokut sovjetik, do tė shndėrrohet nė njė gogol tė ri pėr botėn janė duke grumbulluar gjithnjė e mė shumė pėrkr! ahės. Por si ėshtė e mundshme qė Islami, si fe e paqes, e drejtėsisė, e mėshirės, tė paraqesė rrezik pėr paqen dhe sigurinė nė botė?
Kjo mund tė jetė e vėrtetė nėse vazhdojmė tė heshtim dhe ti mbyllim sytė para rritjes sė papenguar tė fanatizmit nė mesin tonė. Nėse vendosim tė shpėrfillim arrogancėn e atyre qė vetėquhen martirė dhe pėrēudnojnė konceptet themelore islame, do tė jemi bashkėpjesėmarrės nė mbytjen e tė gjitha pėrpjekjeve pėr njė vetėpėrtėritje shpirtėrore dhe kulturore tė komunitetit global islam. Nėse shumica e heshtur nuk i jep fund kėtij vetėposhtėrimi, atėherė unė dhe ju do tė jemi njėsoj fajtor pėr vdekjen e atyre vajzave nė Mekė dhe fajtorė aq sa edhe ai qė nė emėr tė Islamit hedh veten nė erė duke vrarė fėmijė e njerėz tė pafajshėm.
Arlind Boshnjaku
arlindboshnjaku@yahoo.com
|