|
Hipokrizia
Nga: Arlind Boshnjaku
Ėshtė mahnitėse tė lexosh tanimė njė kohė tė gjatė deklarata nga intelektualė tė ndryshėm islamė shqiptarė dhe arabė nė tė cilat hidhen poshtė si tė pasakta dhe tė gėnjeshtėrta akuzimet e opinionit ndėrkombėtar pėr praninė e fundamentalizmit islamik nė vendet ku jetojnė myslimanėt anekėnd botės. Fundamentalizmi islamik, thonė ata, ėshtė pjellė e propagandės perėndimore anti-islame pėr ti shtuar masat represive kundėr botės islame, por edhe si nocion ėshtė i gabueshėm, pasi kuptimi i tij gjuhėsor nuk shėnon ndonjė gjė negative.
Ėshtė e vėrtetė se disa mediume ndėrkombėtare synojnė ta paraqesin Islamin si njė fe anakronike dhe jokompatibile me trendet bashkėkohore, duke njėjtėsuar kėshtu fundamentalizmin islamik me vetė Islamin. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se disa janė tė interesuar tė shndėrrojnė Islamin nė njė gogol tė ri pėr tė njėmendėsuar planet e tyre ekonomike dhe gjeo-politike. Mirėpo injoranca e madhe pėr Islamin ose paragjykimet tė formuara nėpėrmjet prizmit medial duke parė myslimanėt gjithandej botės si mendojnė e veprojnė nė pėrputhje me Islamin, kanė kontribuar nė krijimin e njė imazhi tė tillė pėr Islamin si fe parake dhe intolerante. Ē'ėshtė e vėrteta, nuk ėshtė edhe aq vėshtirė tė kesh mendime tė kėqija pėr myslimanėt kohėve tė fundit.
Mirėpo, ėshtė gjithashtu e vėrtetė se nga shumė qarqe politike dhe mediume ndėrkombėtare, termi fundamentalizėm islamik pėrdoret pėr tė nėnkuptuar ekstremizmin islamik e jo vetė Islamin. Kjo dukuri ėshtė pjesė e botės islame qė nga fillimet e saj. Secesionistėt (hawarixh) janė shembulli mė i mirė pėr kėtė. Ndonėse Aliu i kishte luftuar ata, tė menduarit radikal harixhit mbijetoi ndėr shekuj nė forma tė ndryshme. Edhe sot ai ėshtė prezent te njė numėr i madh grupesh militante dhe tė ashtuquajturish intelektualė islamė, madje edhe tek ata qė njihen si ndjekės tė vijės sė moderacionit. Mirėpo si mund tė shquhen idetė e tilla te njė ēfarėdo njeri?
Deri nė njė masė tė madhe, thotė Ziauddin Serdar, tė gjithė myslimanėt janė 'fundamentalistė' nė kuptimin se besojnė qė Kur'ani ėshtė fjalė e drejtpėrdrejtė e Zotit. Por fundamentalizmi i tradicionalizmit militant ėshtė i njė lloji tė veēantė ngase insiston nė njė interpretim tė vetėm tė Islamit qė mund tė manifestohet nė formė tė njė 'shteti islam'. Si rrjedhojė, botėkuptimi i integruar, holistik i Islamit i pėrqendruar te Zoti ėshtė zėvendėsuar me njė rend botėror totalitar dhe teokratik, ndėrsa Zoti moral ėshtė zėvendėsuar me njė Zot tė dhunshėm, politik.
Ē'ėshtė e vėrteta, fundamentalizmi si njė tė kuptuar dhe mendėsi radikale ėshtė i mirėnjohur nė botėn e krishterė, sidomos te disa kisha evangjeliste amerikane. Pėrveē interpretimeve sipėrfaqėsore tė shkrimeve tė shenjta jashtė kontekstit tekstual dhe historik, ato i karakterizon edhe psikologjia e supremacisė ose e ndjenjės sė superioritetit karshi kishave ose besimeve tė tjera. Ngase shpėtimi ėshtė i sigurt vetėm nėpėrmjet Jezu Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė, dhe tė gjithė ata qė vendosin tė besojnė ndryshe do tė pėrfundojnė nė Ferr. Njė bindje e tillė paraqet, nė tė vėrtetė, mbeturinė tė mendėsisė puritane tė shekujve tė mesjetės. Mirėpo rregullimi shekullar dhe demokracia e lartė kanė mundėsuar margjinalizimin e ideve tė tilla, edhe pse predikuesit e tyre janė tė pėrgatitur mirė dhe tė mbėshtetur me donacione tė shumta nga mbarė bota.
Fundamentalizmi ose ekstremizmi islamik ėshtė njė mendėsi e pranishme dhe tejet aktive sot rreth e qark botės islame. Realiteti post-kolonialist: ekonomia e shkatėrruar, sistemi i vdekur arsimor, demokracia e mbytur nga diktaturat arabe kanė mundėsuar zhvillimin e pseudointelektualizmit dhe mekanizmave tė tjerė "mbrojtės" qė kanė trajtėsuar kompleksin e inferioritetit dhe pafuqisė ndaj 'armikut' tė jashtėm shumė mė superior. Prandaj e vetmja mėnyrė pėr t'u mbrojtur ėshtė getoizimi intelektual, qė krijon imazhin e njė bote ku tė gjithė pėrveē myslimanėve janė armiq potencialė, madje tė gjithė kėta janė jobesimtarė (kuffaar) dhe armiq tė Zotit.
Geto-mentaliteti i tillė pėrshkon ndoshta edhe institucionet mė tė larta tė botės islame. Prandaj sot nuk ėshtė edhe aq e ēuditshme tė dėgjosh myftiun e El-Ezherit tė nxjerrė fetva (gjykime juridike) pėr lejueshmėrinė e sulmeve vetėvrasėse kundėr fėmijėve e njerėzve tė pafajshėm, ngase edhe Kur'ani e justifikon njė gjė tė tillė!!
Retorika e tillė 'islame' pėr pėrligjjen e nacionalizmit arab ėshtė sot tipar edhe i diktatorėve mė tė mėdhenj nė botėn arabe.
Radikalizmi mendjengushtė nė mendimin bashkėkohor islam dhe ekstremizmi militant islamik ėshtė produkt i mu njė ambienti tė tillė obskurantist anti-intelektual ku mungesa e lirisė sė tė menduarit ose frika nga tė menduarit pluralist ka bėrė qė Islami tė jetė peng i 'dijetarėve tė shtetit' dhe i lėvizjeve tė ndryshme puritane qė i pėrmbahen njė interpretimi tė vetėm anakronik dhe tė shtrembėruar tė teksteve islame. Pėr kėto lėvizje, e vėrteta e vetme absolute ėshtė interpretimi i tyre i shkrimeve dhe ēdo mendim tjetėr ėshtė heretik. Sipas tyre, ėshtė fare lehtė tė dallosh tė udhėzuarin nga i lajthituri, ngase i pari u pėrmbahet nė mėnyrė strikte formave tė jashtme tė adhurimit, ndėrsa i dyti u bėn lak atyre. Kėshtu, i udhėzuari falet, ndėrsa i lajthituri jo; i udhėzuari ka mjekėr, ndėrsa i lajthituri jo.
Po kėshtu, kėta puritanė kėrkojnė t'u kthehen burimeve duke reduktuar Islamin nė shekullin VI dhe nė hapėsirėn arabe dhe nė kulturėn arabe, duke shpėrfillur plotėsisht strukturėn multikulturore, multipsikologjike dhe multitradicionale te civilizimit njerėzor. Ata shpėrfillin plotėsisht vlerat universale dhe kompleksicitetin e qenies njeri qė zhvillohet dhe modifikohet nė kohė e hapėsire. Dhe konsiderojnė se kodi i vetėm i vlefshėm ligjor ėshtė ai i ndėrtuar mbi interpretimet e gjeneratave tė para islame. Njė jetė e tillė e pėrkushtuar kėtij kodi ligjor konsiderohet nė mėnyrė tė qenėsishme mė superiore karshi tė tjerave, dhe ndjekėsit e ēfarėdo rruge tjetėr konsiderohen ose jobesimtarė (kuffar), hipokritė (munafikun), ose tė amoralshėm dhe tė dėmshėm (fasikun).
Njė ideologji e tillė puritane ėshtė karakteristikė e tė gjitha lėvizjeve neo-harixhite. Qėndrimet e kėtyre puritanėve, tė bazuara nė teologjinė e tyre, janė fundamentalisht nė kundėrshti jo vetėm me mėnyrėn perėndimore tė jetės, por me vetė idenė e njė shoqėrie ndėrkombėtare ose me nocionin e vlerave njerėzore universale. Ata shfaqin njė veqim intolerant dhe ndjenjė agresive tė superioritetit karshi tė tjerėve. Meqenėse shumica eventualisht do tė pėrfundojė nė Ferr, atėherė ėshtė detyrė e tė 'udhėzuarve dhe tė shpėtuarve' t'i nėnshtrojnė masat popullore tė prira pėr heretizėm me njė sistem politik tė teokracisė despotike. (Me ide tė ngjashme shquhej edhe revolucioni socialist i Leninit. Pėr pionierėt e komunizmit totalitarizmi ėshtė mjet pėr pėrmirėsimin e masave popullore, pra ushtrohet pėr tė mirėn e shoqėrsiė, pėr hir tė Njeriut tė Ri. Por kėtu teokracia despotike zėvendėsohet me diktaturėn e proletariatit socialist). Prandaj, ndjekėsit e lėvizjeve tė tilla udhėhiqen nga dyzimi artificial i botės, islame dhe joislame, nė tė shpėtuar dhe tė lajthitur. Tė shpėtuarit zakonisht jetojnė nėpėr getot e tyre tė strukturuara nga mendėsia utopike, ndėrsa tė gjithė tė tjerėt jashtė getos shikohen si kafshė qė i pret mallkimi i Zotit dhe shpėtimi i tyre i vetėm ėshtė nėse pendohen dhe u nėnshtrohen rregullave tė getos. Pėr geto-myslimanėt e tillė qė jetojnė nė njė botė bardhė e zi, ēdo mėnyrė tjetėr e tė menduarit dhe e tė jetuarit konsiderohet pjellė e Satanit. Prandaj rregulli kryesor i getos ėshtė: Duaje geto-myslimanin pėr hir tė Allahut dhe urreje jo-geto-myslimanin pėr hir tė Allahut. Ngase tė gjithė tė tjerėt janė bij tė Dreqit.
Ideologjia e tillė ka qenė mjaft e margjinalizuar nė tė kaluarėn kur institucionet islame nė pėrgjithėsi toleronin mendimet divergjente dhe nxisnin debatin etik ndėrmjet grupeve tė ndryshme. Qytetėrimi islam veēohej nga tė tjerat mu nga ky pluralizėm social dhe religjioz. Mirėpo sot, sklerotizimi filozofik, mungesa e kreativitetit intelektual islam, despiritualizimi i teologjisė, veprimi me koncepte tė vjetėruara, humbja e tė kuptuarit tė vėrtetė tė Tehwidit si njė besim dinamik, kanė krijuar ambient tė pėrshtatshėm pėr zhvillimin dhe operimin e lėvizjeve tė tilla tė cilat kryesisht brumosen nėpėr shkollat saudiane.
Si rrjedhojė, Islami sot ėshtė peng i diktatorėve dhe militantėve islamikė, ndėrsa xhamitė nga tempujt e paqes dhe mėshirės janė shndėrruar nė burime tė intolerancės, urrejtjes dhe ekstremizmit. Kurse Allahu, nga njė Zot i dashurisė dhe mėshirės ėshtė shndėrruar nė njė zot tė terrorit dhe urrejtjes.
Mirėpo, siē thotė Khalid ebul-Fadl: Leksioni qenėsor i mėsuar nga historia islame ėshtė se grupet ekstreme janė gjithmonė tė refuzuara dhe tė pėrjashtuara nga Islami ortodoks; janė tė margjinalizuara, dhe pėrfundimisht tė trajtuara si devijime heretike nga porosia islame.
Por shikoni se ēfarė bėjnė hebrenjtė nė Palestinė! Shikoni si veprojnė amerikanėt! - thėrrasin plot mllef myslimanėt.
Njė zė i vetmuar arab nė Shark el-Eusat pyet: "Ēfarė do tė kishte ndodhur sikur ēdo vend arab, qė nga viti 1948, do tė kishte pėrqendruar vėmendjen nė ndėrtimin e vetes nga brenda, pa e bėrė Palestinėn ēėshtje kryesore? Ēka do tė ndodhte sikur ēdo shtet arab do tė ishte fokusuar nė edukimin e qytetarėve tė vet, dhe nė pėrmirėsimin e shėndetit tė tyre fizik dhe emocional dhe tė nivelit tė tyre kulturor? Unė mahnitem me klerikėt qė bėjnė poterė pėr Xhihadin kundėr Izraelit dhe konkurrojnė me njėri-tjetrin nė nxjerrjen e gjykimeve juridike nė mbėshtetje tė vetėvrasjeve, por nuk inkurajojnė qytetarėt e vet tė ushtrojnė xhihad shpirtėror nė ndėrtimin e vendeve tė tyre.
Prandaj shtrohet pyetja thelbėsore: A ėshtė modeli ynė i drejtėsisė ai i Sharonit dhe i Bushit, apo ai kur'anor? Ndėrsa Kur'ani thotė: Shikoni se ē'keni bėrė me veten tuaj dhe ēfarė jeni duke bėrė. Shikoni nė pasqyrė! Aty ėshtė e vėrteta.
|