95 vizita - 4 sot   

horizonti

Lufta Ēeēene mbėrrin nė shtėpitė tona
Nga: Yevgenia Albats


Po aq sa ishte e tmerrshme tė shihje transmetimet nga rrugėt e Moskės perreth teatrit ku rreth 700 pėngje mbaheshin gjersa forcat qeveritare sulmuan ndertesen heret ne mengjes, ėshtė po aq e hidhur tė kuptosh se kjo tragjedi mund tė ishte parashikuar - e ne fakt s'kish si te mos ndodhte.

Tre vjetė mė parė, nė fillim tė Vjeshtės sė vitit 1999, Vladimir Putin i cili ishte kryeminister i asaj kohe urdheroi trupat ruse te ktheheshin ne Ēeēeni per t'i dhėnė fund rebelimit qė ēeēenėt kishin nisur pėr pavarsi qė nga viti 1991. Kjo fushatė e dytė ushtarake ne Malet e Kaukazit kishte disa qellime njėra prej tė cilave kishte njė kuptim tė vacantė dhe supreme: tu jepte masave ruse njė ndjenje sigurie pas nje dekade rrėmuje politike. Nevoja pėr siguri dhe dėshira pėr tė besuar se kishte njė udheheqės tė aftė pėr ta siguruar atė e beri Vladimir Putin i cili kurrė mė parė nuk kish hyrė nė fushatė pėr post, presidentin e vendit. Tė njėjtat ndjenja tė atėhershme kanė mbajtur popullaritetin e z. Putin qė nga ajo kohė.

Lufta e dytė nė Ēeēeni u kthye nė njė tjetėr fushatė ushtarake brutale, tė pergjakshme, tė korruptuar e tė turpshme qė shpejt u kthye nė njė qorrsokak. Mijera ushtarė rusė humbėn jetėn. Dhjetėra nė mos qindra mijera Ēeēenė, guerilas dhe civilė janė vrarė. Tre vjetė fushatė ushtarake janė khtyer nė njė histori tė tmerrshme e tė pafundme perdhunimesh, vrasjesh e torturash te civilėve nga trupat Ruse. Si rezultat, civilet Ēeēene tė cilėt trė vjetė mė parė ishin pothuaj gati tė hiqnin dorė nga pavarėsia si shkembim pėr vendosjen e njė farė rendi nė vendin e tyre po kthejnė shpinat e tyre pergjithmone nga Moska. Nuk kanė mė asgjė pėr tė humbur: gratė kanė humbur femijėt dhe burrat, prindėr tė panumėrt kanė humbur vajzat e djemtė e tyre. Ata qė kanė mbijetuar nuk kanė mė mjete jetese.

Ndėrkaq nė Rusi, dėshira pėr rend dhe pėr siguri i ka dhėnė jetė politikave autoritariane qė kanė ushqyer njė regjim tė mbyllur e qė nuk jep llogari. Nė emėr tė stabilitetit, unitetit, patriotizmit dhe sigurisht sigurisė ēdo informacion nga Ēeēenia ėshtė censoruar nė mėnyren mė tė rreptė. Gazetarėt nuk lejohen tė raportojnė nga Ēeēenia pa patur leje tė vacantė nga autoritetet ushtarake. S'ka si tė jetė ndryshe: nė fillim tė vitit 2000, unė arrita tė fluturoj mė njė helikopter mbi terė zonėn e Ēeēenisė; me pak perjashtime pashė fshatra dhe qytete tė djegura totalisht, tokė bujqsore terėsisht tė shkatėrruar prej gropash tė stermėdhaja tė lena prej bombardimesh tė rėnda. Ata reporterė tė cilet guzuan tė vazhdojnė reportazhet pa mbikqyrjen e ushtarakėve, si Anna Politkovskaja ne Novaja Gazeta ose u arrestuan, ose mė keq akoma, me vėshtiresi arriten tia mbathin e tė shpėtonin jetėn pasi u qėlluan nga ushtria ruse. Rjetet televizive, tė vetmet mediume qė kanė mundėsine tė hyjne nė shtepitė e terė vendit janė ndaluar tė sjellin reportazhe me perspektivė tė kundert nga ajo e ushtrisė.

Mė pas, 11 Shtatori i solli fundin vemendjės sė mediave tė huaja mbi situatėn nė Ēeēeni. Toka e shkatėruar e mbyllur nė rrėnojat e veta ishte mallkuar te prodhonte lunaticė tė gatshėm qė ta tejēonin mesazhin e tyre ne Kremlin ashtu si dhe botės jashtė: "Ndalni Luften! Nuk mundemi ta perballojmė mė." Nuk ishte ēudi qė mes atyre 40 apo mė tepėr terroristė qė morėn ndėrtesėn kulturore nė Moskė sė paku gjysma ishin gra. Sipas tė dhėnave tė shtypit ato gra nėn maska dhe kamoflazh me eksplozive tė lidhur me rrobat e tyre u treguan pengjeve tė tyre tė pafajshėm histori pėr burrat djemtė e tė dashurit e tyre tė vrarė nė atdheun e tyre nė Ēeēeni.

Kjo dramė nė Moskė duhet tė zgjojė bashkėatdhetarėt e mi. Sot, nėpėrmjet metodash brutale dhe ēnjerzore ata janė detyruar tė drejtojnė fokusin e tyre tek politikat ruse nė luftėn e Ēeēenisė dhe efektet e tyre tė tmershme. Rjedhimet u panė nė televizorėt e tyre. Tashmė ata janė tė detyruar tė kuptojnė se censura tė cilėn ata lejuan qeverinė e Putinit tė imponojė ndaj shtypit nuk mund tė sigurojė siguri dhe stabilitet. Asnje Vella i Madh nuk mund te sigurojė mbrojtjen qė ata dėshirojnė.

Pra pėrveē faktit se sot rrugėt e Moskės janė tė mbushura me policė qė kontrollojnė dokumentat e atyre qė dukėn tė jenė jo-Sllavė e pėr kėtė arsye tė dyshimtė, megjithė aktivitetin e shtuar te sherbimeve sekrete ruse mbi politikanėt, megjithė masat e sigurisė disa terroristė tė armatosur arritėn tė sulmojnė vetėm pak kilometra nga Kremlini. Demokracia nuk mund tė japė mbrojtje ndaj gjithė manifestimeve tė terrorizmit por qartazi as njė regjim autoritar nuk mund te veprojė mė mirė. Kremlini i z. Putin do tė shkėmbejė liritė dhe tė drejtat mė premtimin e sigurisė. Ai e bėn kėtė duke shkelur kushtetutėn ruse. Rezultati tragjik ėshtė mospasja as e lirive e as e sigurisė.


Marrė nga: New York Times

E shtune 26 tetor 2002

Pėrktheu: Besnik SINANI


*Yevgenia Albats mban njė kolonė pėr Novaja Gazeta - Gazetė moskovite, 

ajo jep leksione kete verė ne Universitetin Yale ne SHBA rreth politikes Ruse

© REVISTA ELEKTRONIKE - HORIZONTI

Euthanazia – Vdekja e Ndihmuar nga Mjeku

 

95 vizita - 4 sot   

horizonti

Euthanazia – Vdekja e Ndihmuar nga Mjeku
Nga: Shahid Athar


Nė emėr tė Allahut, mėshiruesit dhe mėshirėbėrėsit

Shenjtėria e jetės njerėzore ėshtė dekretuar nė Kuran: “Thuaj: “Ejani t’ju lexojė atė qė me tė vėrtetė ju ndaloi Zoti juaj: tė mos i shoqėroni Atij asnjė send, tė silleni mirė me prindėrit, tė mos i mbytni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė, sepse Ne u ushqejmė juve dhe ata, tė mos u afroheni mėkateve tė hapta apo tė fshehta, mos e mbtni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu, pėrpos kur ėshtė me vend. Kėto janė porositė e Tij, kėshtu tė mendoni thellė.” (6:151) dhe

“Pėr kėtė (shkak tė atij krimi) Neu shpallėm (ligji) beni israilve se kush mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pasė mbytur ai ndonjė tjatėr dhe p pasė bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit. E kush e ngjall (bėhet shkak qė tė jetė ai gjallė) ėshtė si t’i kishte ngjallur (shpėtuar) tė gjithė njerėzit. Atyre (beni israilve) u erdhėn tė dėrguarit Tanė me argumente, mandej edhe pas kėtij (vendimi) shumė prej tyre e teprojnė (kalojnė kufinjt nė mbytje) nė kėtė tokė.” (5:32).

Rreth vetvrasjes, Kurani ėshtė shumė i qartė: “O ju qė besuat, mos e hani mallin e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri mes vee, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet, All-llahu ėshtė i mėshirueshėm pėr ju.” (4:29)

“Thuaj: “O robėrit e Mi qė keni besuar, kini frikė ndaj Zotit tuaj. Ata qė bėnė mirė nė kėtė jetė, kanė tė mirė tė madhe, e Toka e All-llahut ėshtė e gjėrė, ndėrsa tė durueshmive u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!” (39:10)

“O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqiat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara.” (31:17)

Ndėrsa mjekėt muslimanė nuk janė tė inkujaruar tė shtojnė mjerimin artificialisht nė mėnyrė vegjetative, ata janė tė urdhėruar tė ndihmojnė qė ta lehtėsojnė dhimbjen. Kurani thotė, “Pėr kėtė (shkak tė atij krimi) Neu shpallėm (ligji) beni israilve se kush mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pasė mbytur ai ndonjė tjatėr dhe p pasė bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit. E kush e ngjall (bėhet shkak qė tė jetė ai gjallė) ėshtė si t’i kishte ngjallur (shpėtuar) tė gjithė njerėzit. Atyre (beni israilve) u erdhėn tė dėrguarit Tanė me argumente, mandej edhe pas kėtij (vendimi) shumė prej tyre e teprojnė (kalojnė kufinjt nė mbytje) nė kėtė tokė.” (5:32).

Profeti Muhammed (a.s.) e theksoi kėtė duke thenė, “O Muslimanė, kėrkoni shėrim, pėrderisa Zoti nuk ka krijuar asnjė sėmundje pa krijuar njė kurim pėr tė”.

Nuk ka dyshim qė shpenzimet financiare pėr tė pėrmirėsuar sėmundjet e pashėrueshme janė njė faktor ndikues. Megjithatė, pyetja ėshtė, kur mekanizmi njerėzor ka lėnė pas hapėsirėn produktive dhe pėrmirėsimi i saj kthehet nė nė njė detyrim financiar nė njė shoqėri, a duhet ajo tė flaket menjėherė apo tė lihet tė vdes natyrshėm, gradualisht dhe nė paqė? Nė mėnyrėn islame, kur burimet individuale nuk mundet tė mbulojnė kujdesin e nevojitur, ajo bėhet njė pėrgjegjėsi kolektive e shoqėrisė. Pėr ta hasur kėtė objektivė, shoqėrisė i duhet tė riformojė vlerat dhe vetitė e saj dhe tė devijojė fondet qė harxhohen pėr alkolizimin, abuzimin ndaj drogės, shtatzanisė tek adoleshentėt, dhe tė tjera tė tilla “kėrkime tė kėnaqėsive” nė sigurimin me kujdes shėndetsor pėr ata qė janė tė sėmurė tė pashpresė dhe ti lejojė ata tė jetojnė nė mėnyrė kualitative dhe tė vdesin me dinjitet.

Shoqata Internacionale Muslimane (SH.I.M.) aprovon qėndrimin ndaj euthanazias, qė ajo nuk ka vend nė organizimin mjekėsor, mbas ēdo lloj emri apo forme (p.sh. vrasje pėr mėshirė, vetėvrasje, vdekje me ndihmė, e drejta pėr tė vdekur, nevoja pėr tė vdekur, etj). Gjithashtu ajo nuk beson nė konceptin e miratimit me dėshirė nė kėtė drejtim. Ekzistenca e thjeshtė e euthanazias si opinion legal dhe legjitim ėshtė njė presion tashmė i mjaftueshėm pėr pacientin qė nė mėnyrė tė drejtė apo tė gabuar, tė lexojė nė sytė e pjesėtarėve tė familjes lutjen e heshtur pėr tė ikur.

Megjithėse komisioni nuk ka pėrmendur hapurazi euthanazian, implikimet janė shumė tė qarta pėr ta injoruar atė.

Nė tė njėjtėn kohė, (SH.I.M.) mbron idenė qė kur mjekimi bėhet i sipėrfaqshėm ai ndėrpritet sė qenuri i detyrueshėm. Kjo do tė reflektojė nė administrimin ose vazhdimin e mėtejshėm tė kurimit mjekėsor (duke pėrfshirė aparatin frymėmarrės).
Debati publik adekuat (dhe arsimi) duhet tė paraprijnė dhe veprojnė nė pėrshtatje tė nevojshme legale.

Megjithatė, nė kushte tė tilla, tė drejtat bazė tė njeriut tė hidratimit, tė ushqyerit, tė kujdesurit dhe lehtėsimin e dhimbjeve nuk mund tė mbahen. Kėto mund tė kryhen nė mjedise shtėpiake ose nė njė institucion tė autorizuar. Njėsitė shėndetėsore qetėsuese ose institucionet mund ti pėrgjigjeshin njė nevoje tė tillė, por ne nuk jemi tė sigurtė nėse kjo e justifikon kalimin e plotė mjekėsor nė njėsi tė vogla qetėsimi.

Eshtė konstatuar qė vija pėrēarėse ndėrmjet kurimit mjekėsor tė sipėrfaqshėm dhe tė plotė shpeshherė ėshtė errėsuar. Afrimi drejt vdekjes nuk mund tė pėrkufizojė jodobishmėrinė e kurimit, pėrderisa pacientėt pranė vdekjes shpesh mund tė trajtohen nė mėnyrė tė suksesshme dhe shpėtohen. Zona gri ndėrmjet kurimit sipėrfaqėsor dhe atij tė premtuar duhet tė zvogėlohet. Njė opinion i dytė i pavarur mund tė jap ndihmė nė kėtė rast. Megjthatė, kjo ėshtė lėnė hapur pėr zbulime tė mėtejshme. Ndoshta ndėrlidhja e rezultateve te njė baterie tė parametrave klinike, ose kombinime nga ku mund tė favorizojme krijimin e “indeksit tė padobishėm” me pėrpikmėri, i cili mė tej do tė drejtonte vlerėsimin klinik aktual.

SH.I.M.ndjek rregullat aktuale rreth (mos ringjalljes), ku trajtimi ėshtė konsideruar si i sipėrfaqshėm. Vdekja e trurit, duke pėrfshirė edhe trungun e trurit, ėshtė njė pėrkufizim i pranueshėm i vdekjes, me tė gjitha konsekuencat qė kanė tė bėjnė me ndėrprerjen e gjallėrisė ose sigurimin e organeve tė gjalla pėr transplatim.

Pėr shkak se rėndėsia e pacientėve tė tillė nuk ėshtė nė trajtimin e sėmundjes primare por nė pėmirėsimin e kualitetit tė jetės, kėrkime janė rekomanduar rreth kontrollit tė simptomave shoqėruese si dhimbjes, dobėsisė, problemeve sekretuese, ulēėrės,etj.

Pėrkujdesja psikologjike dhe emocionale kanė rėndėsi tė madhe, dhe tė dy palėt, infermierėt dhe pjesėtarėt e familjes duhet tė trajnohen me (udhėzime ose kurse tė shkurtėra). Terapia muzikore ndoshta duhet tė shikohet mė tej si njė shtesė domethėnėse pėr pėrdorim.

Dimensioni shpirtėror duhet tė rekrutohet si ndihmė pėr pacientėt. Ky nuk ėshtė funksion vetėm i klerit, por profesionistėt shėndetėsor duhet te kenė trajnim tė mjaftueshėm nė trajtimin e pacientėve dhe nė udhėzimin e familjeve. Kujdesi i sėmundjeve tė pashėrueshme nuk duhet tė bėj pjesė nė medikamentet e “nxituara” ose nė mjekėt e ngutshėm.

Kujdes-dhėnėsit duhet tė kenė njė botėkuptim tė brendshėm nė aspekte tė ndryshme fetare, kulturore dhe etnike qė ju pėrkasin sėmundjeve tė pashėrueshme dhe vdekjes. Njė libėr mund krahasohet duke indikuar udhėzime specifike-kulturore.

Pėrderisa ne jetojmė nė njė kohė kur shtėpia e njėrit nuk ėshtė mė e pėrshtatshme pėr tė lindur apo pėr tė vdekur, mbėshtetja nė institucionet shėndetėsore ėshtė bėrė e vėshtirė. Nė shumicėn e rasteve nė shtėpi nuk gjendet asnjė tė kujdeset pėr pacientin. Kjo ėshtė njė ndėr mangėsitė e shoqėrisė sė industrializuar, e cila nė mėnyrė tė jashtėzakonshme rrit shpenzimet e shėndetit. Nxitja e vullnetarizmit mund tė mbulojė pjesė tė kėsaj hapėsire dhe ėshtė efektive pėr shėndetin moral tė shoqėrisė si e tėrė.

Padyshim, ēėshtja e kujdesit pėr sėmundjet e pashėrueshme, si njė komponent i kujdesit shėndetėsor nė pėrgjithėsi, ėshtė i kushtėzuar me prirjet moderne nė ristrukturimin e kujdesit shėndetėsor. Eshtė pėr tė ardhur keq kur sheh se si aspektet e biznesit tė kujdesit shėndetėsor janė duke u zgjeruar drejt anės sė shpenzimit te shėrbimit (human) tė kujdesit shėndetėsor. Nevojitet njė rishikim radikal, tė cilit ne si duket po i shamngemi. Pėr kėtė duhet njė shoqėri qė ėshtė mė tepėr e orientuar drejt humanizmit se sa drejt parasė.

Disa nga temat mė kritike pėr punė kėrkimore pėrfshijnė pėrcaktimin dhe identifikimin e ēėshtjeve tė fundit-tė-jetės dhe edukimin e mjekėve dhe publikut rreth kėtyre ēėshtjeve.


SH.I.M. bėn sygjerimet e mposhtme:

1. Zhvillimin e mjeteve vlerėsuese dhe direktivave tė ēėshtjeve tė fundit-tė-jetės nga specialistė pėrkatės.
2. Teste specifike dhe tė pėrshtatshme tė arrihen nė diagnozat dhe prognozat e pranuara.
3. Tė pėrcaktohen zonat nė tė cilat do tė ndihmohet pėr pėrmirėsimin e shėndetit dhe tė mbahet kualiteti i jetės jo nė koston e pėrfundimit tė jetės (qė do tė thotė, pėrmirėsimin e kujdesit shėndetėsor nė kushte shtėpiake).
4. Tė jap rėndėsi edukimit tė tė gjithė mjekėve dhe tė shmang zhvillimin e atyre veēorive tė cilat mund tė mbipėrdoren ose keqpėrdoren lehtė.
5. Vėnja e udhėzuesve tė parakohshėm, si pjesė e tė gjitha spitaleve dhe regjistrimeve tė zyrės shėndetėsore tė pacientit.

Roli i Komisionit ėshtė qė tė pranojė dhe respektojė tė dhėnat e tė gjitha organizatave pjesėmarrėse dhe tė pėrpiqet tė pėrfshijė pikėpamjet e tyre nė udhėzimet nacionale pėr ēėshtjet e fundit-tė-jetės nė interesat e shoqėrise Amerikane.

Pėrktheu: Elida Cenaj

© REVISTA ELEKTRONIKE - HORIZONTI