107 vizita - 1 sot   

horizonti

Zemėrimi dhe Brengosja – Njė perspektivė Islame
Nga: Dr. Shahid Athar


Kur Zoti krijoi qeniet njerėzore, Ai krijoi shumė dėshira dhe emocione brenda tij, tė cilat ne i quajmė instinkte njerėzore. Kėto pėrfshijnė cilėsi pozitive siē janė e njohura e sė vėrtetės dhe tė shprehurit e saj, dashuria dhe mėshira, dėshirat fiziologjike si; etja, uria dhe nevoja pėr seks.

Krahas kėtyre gjenden edhe disa cilėsi negative tė tilla si urrejtja dhe zemėrimi, qė shpesh pėrfundojnė me rezultate tė dhunshme dhe brengosjeje. Engjėjt tė cilėt ishin dėshmitarėt e krijimit tė Ademit (a.s.) ishin nė dijeni tė disa prej cilėsive negative tė njeriut dhe hetuan krijimin e kėsaj qenieje tė re e cila ishte pėr tė krijuar “dinakėri nė tokė.” (Kuran 2:30)
Megjithatė nė tė njėjtėn kohė Krijuesi rrėnjosi disa mekanizma mbrojtės pėr tė luftuar kėto instinkte negative.

“Njeriu ėshtė krijuar i dobėt” thuhet nė Kuran. Gjatė momentit tė dobėsisė ne iu nėnshtrohemi planeve tė armikut tonė, qė ėshtė djalli, i cili “do tė na sulmojė ne nga para, prapa dhe anash” nė mėnyrė qė tė na devijojė nga ndjenja e Zotit dhe tė na kthejė nė natyrėn e vėrtetė shtazarake. Kėshtu zemėrimi vetė nuk ėshtė dicka jonatyrale; ėshtė zemėrimi i cili i shprehur nė mėnyrė jo tė drejtė, mund tė ēojė nė probleme. Ndryshimi ndėrmjet kafshėve tė egra dhe njerėzve tė egėr ėshtė ndryshimi i vullnetit tė lirė.
Kur njė luan ose ujk ėshtė i zemėruar ai nuk mendon. Ndėrsa kur njė njeri zemėrohet si rezultat i provokimeve, ai ka njė alternativė pėr tė kontrolluar zemėrimin, ose tė reagojė ndaj tij ashtu sic ai ėshtė mėsuar nga porositė e profetėve dhe tė shenjtėve, ose tė harrojė gjithcka e tė bėhet njė kafshė e egėr. Kshtu zemėrimi zė vėnd kur ne nuk jemi mė nė kontroll tė vetvetes, por djalli na kontrollon ne.

Zemėrimi ėshtė njė mendim i pandryshueshėm. Ėshtė emocioni mė pėrēarės ndėrmjet shoqėrisė; ai largon gjykimin e drejtė, ēon nė depresion, ēmenduri dhe veprime tė gabuara pėr tė cilat pendohemi mė vonė. Por para sė gjithash, pse zemėrohemi? Ai ose ėshtė njė provokim i paparamenduar ose njė situatė e papritur e cila reagon nė formėn e irritimit dhe inatosjes.

Gjatė zemėrimit, njeriu fizikisht ose gojarisht abuzon ndaj njė personi qė ai ose ajo do, lėndon njė qėnie tjetėr njerėzore nė mėnyrė tė dhunshme, ose gjatė brengosjes qė ėshtė fazė e zemėrimit, njeriu mund ta lėndojė atė ose veten e tij madje edhe kryej vetvrasje.
Kur zemėrimi ėshtė ushtruar ndaj njė grupi njerėzish, atėherė ajo mund tė manifestohet me terrorizėm, qoftė kundra popujve apo kombeve tė ndryshėm, madje edhe kundra qeverisė sė tij, siē ėshtė edhe rasti i bombardimit nė qytetin Oklahoma. Megjithatė inati jo gjithnjė ka natyrė djallėzore. Si mundemi ta fajėsojmė shejtanin pėr njė fėmijė i cili ėshtė i zemėruar se nuk mundet ta ketė lodrėn e tij, ose kur ai ėshtė i uritur?

Thelbi i gjithė kėsaj ėshtė plotėsimi i dėshirave natyrale, qoftė nė pikėpamjen e ushqimit apo tė seksit qė ėshtė edhe kushti paraprak pėr parandalimin e zemėrimit. Tė pranishme janė shumė kemikale dhe hormone qė ndikojnė nė sjelljen dhe gjendjen tonė. Eshtė e njohur tashmė qė hiperglicemia dhe hipertiroidizmi pėrshpejtojnė irritimin dhe zemėrimin. Ne duhet tė mundohemi t’i ruajmė hormonet tona nė njė gjendje tė balancuar nė mėnyrė qė tė shtojmė lehtėsimin e gjendjes sonė shpirtėrore.

Profeti Muhamed (a.s.) iu dėrgua njerėzimit t’i edukojė ato me sjellje tė mirė morale, dhe se si ta kontrollojnė zemėrimin ndaj jobesimtarėve dhe tė ju mėsojė atyre shprehje tė pėrshtatshme. Ai vazhdimisht fliste kundra tė qenurit i zemėruar. Njė ndėr shoqėruesit e tij e pyeti njėherė, Mė jep disa kėshilla tė shkurtra nė tė cilat tė mbėshtetem ku tė shpresoj pėr mirė nė jetėn e pėrtejme, dhe ai tha. “Mos u zemėro.” Dikush tjetėr e pyeti, Ēfarė do tė mė shpėtojė mua nga zemėrimi i Zotit, Profeti tha, “Mos e shpreh inatin.” Njė person i tretė e pyeti atė tre herė, O Profet i Zotit, mė jep njė urdhėr tė bėj njė veprim tė mirė, dhe ai tha, “Mos u zemėro.”Njėherė Profeti iu drejtoi njė pyetje shoqėruesve tė tij, “Cilin njeri e konsideroni si tė fuqishėm?” Ata thanė, ai qė mundet tė fitojė nė pėrleshje me tė tjerėt, dhe Profeti shtoi, jo nuk ėshtė ashtu. Eshtė i fortė ai qė mundet tė kontrollojė vetveten nė raste zemėrimi. Gjithashtu, ai tha se zemėrimi ėshtė si zjarri qė shkatėrron nga brenda, dhe e shprehura e zemėrimit tė padrejtė mund tė ju ēojė drejt zjarrit tė ferrit.

Tė jesh i nxehur ėshtė si tė jesh i dehur. Nė tė dyja rastet ne nuk dimė ē’bėjmė, lėndojmė veten ose tė tjerėt, dhe mė pas kur intoksikimi kalon, pendohemi.

Shejhu Hasan El-Basri tha qė njė ndėr shenjat e Besimtarėve ėshtė qė zemėrimi tė mos mbizotėrojė nė tė. Zemėrimi duhet tė dallohet ndėrmjet reagimit natyral ndaj keqbėrjes dhe mosbesimit.

Njė njeri qė nuk ka ndjenja ndaj shtypjes, keqbėrjes dhe mosbesimit ėshtė i dobėt emocionalisht. Thuhej “I ligu shfaqet atėherė kur ata pak njerėz nuk bėjnė asgjė ta kundėrshtojnė atė.” Kėshtu reagimi ndaj padrejtėsisė dhe operimit tė civilizuar ėshtė shprehja e pėrshtatshme e zemėrimit. Tė qenurit neutral ndaj padrejtėsisė ėshtė e barabartė nė kontribut nė padrejtėsi. Ndonjėherė marrja e armėve pėr tė luftuar shtypjen dhe padrejtėsinė, nė mbrojtje ėshtė baza e “luftės sė drejtė.” Megjithatė kjo “luftė e drejtė” ėshtė e pajustifikueshme nė nivelin personal.

Halifi Ali ndėrsa luftonte nė nė betejė ngarkuar nga Muslimanėt, iu kundėrvu prijėsit tė jobesimtarėve. Gjatė dyluftimit, Aliu arriti ta mposht atė, kundėrshtari ra poshtė dhe Aliu ishte gati ta vriste. Ky person, duke ditu fatin e tij tashmė, nuk kishte rrugė tjetėr, kėshtu ai pėshtyu nė fytyrėn e Aliut. Aliu u ngrit menjėherė duke lėnė kundėrshtarin vetėm. Rivali duke vrapuar u drejtua drejt tij dhe e pyeti, “Ti kishe rastin tė mė vrisje; pėrse nuk e pėrdore shpatėn tėnde?” Aliu tha, “Nuk kam ndonjė urrejtje personale ndaj teje. Po luftoja kundėr teje nga mosbesimi yt, nė emėr tė Zotit. Nėse do tė tė kisha vrarė pasi ti mė pėshtyve nė fytyrė, atėherė ai do tė ishte revanshi im personal tė cilin nuk dua ta bėj”. Prijėsi jobesimtar u kthye menjėherė nė Musliman.

Kur Profeti (a.s.) zemėrohej nė mosbesimin apo veprimet e gabuara tė tė tjerėve, ai kurrė nuk e shprehte atė me dorė apo gjuhė. Shoqėruesit e tij e dinin qė ai ishte i zemėruar duke e vėshtruar nė fytyrėn e tij, e cila do tė bėhej e kuqe ndėrsa balli i djersitur, dhe ai do ta ruante qetėsinė pėr njė moment nė mėnyrė qė ta kontrollonte vetveten.

Ēfarė ndodh me ne psikologjikisht kur jemi tė zemėruar? Ritmi i zemrės dhe tensioni i gjakut ngriten, ky ėshtė efekti i drejtpėrdrejtė i adrenalinės sė tepėrt nė sistemin tonė. Fuqia fizike shtohet ndėrsa ajo shpirtėrore zvogėlohet. Intelekti ynė ose fuqia e arsyes venitet dhe gjėrat e pajustifikueshme nė njė gjendje normale bėhen tė pranueshme. Organet e trupit tė cilat janė nėn kontrollin tonė, gjatė zemėrimit nuk janė mė nėn kontroll. Kėshtu, gjuhėt tona bėhen abusive, dhe ne do tė thonim fjalė qė lėndojnė dikė tjetėr. Duart tona janė jashtė kontrollit, dhe kėshtu do tė godisnim dikė, mbase edhe veten tonė.

Si ta kontrollojmė zemėrimin? Nė kundėrshtim me teori tė tjera, besoj se ėshtė e pamundur dhe jonatyrale ta ē’rrėnjosėsh krejtėsisht zemėrimin, dhe kjo mund tė jetė gjithashtu edhe e dėmshme. Njė person i cili nuk kontrollon ose drejton mėnyrėn e tė shprehurit tė zemėrimit mund ta ketė ngritur atė brenda personalitetit tė tij, e cila mund ta dėmtojė atė fizikisht. Pavarėsisht nga tė qėnurit i depresionuar dhe i brengosur, gjatė fazės sė zemėrimit tė pashprehur, ritmi i shpejtė i rrahjeve tė zemrės dhe ngritja e tensionit tė gjakut mund tė dėmtojnė zemrėn dhe madje ēojnė nė kriza tė saj.
Pėrkrah te qenurit i dhunshėm, gjatė fazės sė zemėrimit pėrderisa mendja nuk arsyeton, njeriu mund tė marrė vendime tė gabuara nė lidhje me profesionin e tij apo lidhjen e tij personale, tė cilat ndikojnė tė ardhmen e tij.

Pėrktheu: Elida Cenaj

© REVISTA ELEKTRONIKE - HORIZONTI