|
Identiteti ynė
Nga: Arlind BOSHNJAKU
- Letėr drejtuar disa intelektualėve tanė -
Ngjarjet e 11 shtatorit shkaktuan njė varg reagimesh rreth e qark botės. Disa nxituan pėr tė kritikuar politikėn e gabuar tė SHBA-ve nė Lindjen e Mesme, ndėrsa tė tjerėt filluan tė kėrkojnė fajtorin te bota arabo-islame dhe te religjioni qė ajo pėrfaqėson. Tė pėrgjithėsosh dhe tė akuzosh njė bashkėsi prej 1.5 milard vetash ose njė religjion tė tėrė, pėr krimin e njė duzine njerėzish ėshtė njė absurd nė vete. Mirėpo absurdi duket tė jetė i mishėruar nė disa nga intelektualėt tanė. Deklaratat e Bushit qė ndanė botėn nė dysh: ose me ne, ose me ta, si dhe dashuria pothuajse religjioze e intelektualėve tanė ndaj Perėndimit, shtynė shumė prej tyre tė deklarohen menjėherė kundėr ekstremizmit dhe terrorizmit islam, fenomene kėto qė pa dyshim duhet tė dėnohen ashpėr nga bota e qytetėruar. Mirėpo tė flasėsh kundėr ēfarėdo lloj ekstremizmi dhe tė biesh vetė nė ekstremizėm ėshtė njė fenomen i pseudointelektualizmit tė skajshėm. Njė dukuri e tillė ėshtė tė barazosh njė ekstremizėm myslimanėsh me vetė Islamin. Mosnjohja e teksteve islame dhe paragjykimet e shumta tė formuara nėpėrmjet prizmit medial, janė shkaktarė qė ēojnė disa nga intelektualėt tanė tė krijojnė komplekse inferioriteti dhe koncepte tė pėrēudnuara tė identitetit kombėtar pėr tė akuzuar Islamin pėr ēdo tė keqe dhe pėr tė mohuar rėndėsinė e tij nė ruajtjen e njėsisė sonė etno-kulturore. E gjithė kjo pėr hir tė dashurisė ndaj Perėndimit tė krishterė. Duhet tė na mahnitė dhe tė na ngashėnjejė dashuria e ēiltėr dhe konsekuente e kėtyre intelektualėve tanė eruditė ndaj Evropės Perėndimore dhe vlerave qė ajo pėrfaqėson. A mund tė jetė ky ndonjė defekt nė strukturėn tonė etnogjenetike? Pushtimi gjysėmshekullor sllavo-komunist dhe molepsja me ideologjitė dhe indoktrinimet destruktive tė kėtij sistemi duket sikur kanė shkaktuar dėme tė rėnda nė memorien kolektive historike dhe nė superstrukturėn kombėtare, duke evoluar me njė gjendje komatike tė qenies sonė shqiptare. A janė intelektualėt tanė (si Z. Qerim Ujkani) me trurė tė larė (brainwashed)? Apo ndoshta duhet ti vėnė nė dyshim njohuritė e tyre shkencore dhe tė fillojnė njė rivlerėsim tė mirėfilltė dhe objektiv tė logjikės dhe kritikės sė historisė? E them kėtė ngase hulumtimet prapavėshtruese tė historisė sonė kombėtare, posaēėrisht tė Rilindjes, dėshmojnė se Evropa ishte armik i pėrbetuar i ēėshtjes sonė kombėtare dhe agjitues konsekuent pėr shkrirjen tonė tė pėrhershme kombėtare, d.m.th. pėr zhdukjen e shtetit shqiptar (por falė SHBA-ve kjo nuk ndodhi). Nuk kam nevojė tu hyjė analizave tė hollėsishme dhe paraqitjes sė fakteve historike, ngase tė gjithė e dimė kėtė. Apo jo? Ju kujtohet thėnia Evropa kurvė? Apo jo? Mu kėtu qėndron problemi. Pse kėta intelektualė tė kultivojnė dashuri dhe servilizėm patetik, ose mė mirė tė them patologjik, ndaj Evropės dhe kulturės sė saj tė pėrparuar, kur dihet fare mirė dashuria historike e po kėsaj Evrope ndaj popullit shqiptar? A kemi arsye pėr tė treguar njė dashuri tė tillė tė verbėr, pothuajse dogmatike, ndaj forcave siē janė: Franca, Anglia, Italia, etj.? Disa nga intelektualėt tanė do tė thoshin: Po, ngase fati ynė si komb dhe pavarėsia jonė e shtrenjtė ėshtė nė duart e tyre: tė fuqive tė mėdha, prandaj ne duhet tė tregojmė vetėdije tė lartė proevropiane dhe ti nėnshtrohemi plotėsisht dhe pa hamendje tjetėrsimit kulturor dhe sistemit aq tė pėrparuar evropian, me tė gjitha tė kėqijat dhe tė mirat e saj. Vetėm kėshtu, duke dėshmuar servilizmin tonė tė plotė dhe gatshmėrinė tonė tė paluhatshme pėr tė pranuar ēfarėdo influence nga Evropa, do tė arrijmė ti njėmendėsojmė aspiratat tona shekullore pėr pavarėsi. Kjo do tė thotė tė luftohet ēfarėdo ndikimi oriental ose islam, ngase Islami nuk ėshtė pjesė e kulturės evropiane dhe nuk mund tė integrohemi nė familjen evropiane si myslimanė, por duhet tė tregojmė ose apati totale ndaj kėtij religjioni ose dalėngadalė tė fillojmė me procesin e konvertimit kombėtar nė Krishterim. Kėshtu do tė dėshironin disa nga intelektualėt tanė. Ne u themi atyre: Wake up! (Zgjohuni!)
Duhet ta dini, se Evropa juaj nuk do tė arrinte aty ku ėshtė sot, po tė mos kishte ekzistuar civilizimi islam. Historianėt objektivė evropianė e pranojnė se Renesanca, si lėvizja mė e ndritshme nė historinė evropiane, kurrė nuk do tė kishte filluar po tė mos ishte kontributi multidisiplinar i shkencėtarėve islamė nė zhvillimin e humanizmit dhe iluminizmit evropian, prandaj, ēlirėt mund tė themi, Renesanca nuk ishte asgjė pėrveēse jehonė e civilizimit islam nė Spanjė dhe Sicili, si dhe nė pjesėt e tjera tė Azisė. (Nėse doni, lexoni Sartonin, Brifoltin, Arnoldin, Drejperin, Gustav Lebonin, OLirin, Bertrand Rasellin, etj) Universitetet islame nė Spanjė dhe gjetiu ishin pėr qindra vjet burim i vetėm i dijes shkencore. Kur fondi i bibliotekave tė Kordobės - njė nga qendrat e civilizimit islam nė Spanjė, arrinte qindra mija libra, nė tėrė Evropėn nuk do tė gjeje asnjė bibliotekė me mė shumė se 50 libra. Prandaj, Evropa e di fare mirė pėr kontributin qenėsor tė civilizimit islam nė historinė e ngritjes sė saj nė vendin ku ėshtė sot. Prandaj ajo ėshtė falėnderuese ndaj kėtij qytetėrimi, nė krahasim me ju, qė sot frymoni si shqiptar vetėm pse ishte mu ky civilizim islam qė shpėtoi stėrgjyshėrit tuaj nga zhdukja e qenies kombėtare dhe prandaj ju duhet tė tregoheni falėnderues mu ndaj kėtij civilizimi qė ju sot jetoni dhe frymoni si emėr shqiptar, e jo serb. Realisht, populli shqiptar mbijetoi nė sajė tė kthesave tė mėdha kulturore e politike historike. Kur shumė sisteme pushtuese me shumė sovranė armiqėsorė, tė huaj e tė vendit u zėvėndėsuan nga njė pushtues e nga njė sovran, nga sulltani osman-turk, shqiptarėt nė viset mė tė rrezikuara nga proceset integruese sllave, greke e latine - italiane e kroate, me Islamin synuan arritjen e unitetit dhe tė bashkimit fetar islam si korrnizė ideologjike pėr integrimin e njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar fillimisht nėn ēatinė perandorake osmano-turke. -Muhamed Pirraku.
Pėrhapja e kulturės shqiptare me prejardhje islame do tė ndikojė si filtėr pėr kulturėn shqiptare tė pėrdhosur. Kjo mund tė dėshmohet edhe vetėm me njė hulumtim sondues interdisiplinor nė historinė e fshatrave nė arealin etnik albanofon, tė cilat gjatė mesjetės bizantine e sllave ishin prona tė kishave e tė manastireve ortodokse, nė fshatrat e cilėsuara katunde vllehe, ish-feude tė bujarisė mesjetare serbe. Do tė shihet se mu kėto fshatra ndėr tė parat nė rrethinėn e tyre kaluan masivisht nė Islam dhe se Islami u shėrbeu si filtėr pėr ndarjen e premisave e tė relikteve fetare, kulturore, gjuhėsore e toponimike sllave, greke e latine, filtėr pėr rikthimin nė gjirin e kombėsisė shqiptare. Muhamed Pirraku.
Shkenca e mirėfilltė, tashmė ka vėrtetuar se Islami ka pasur rolin vendimtar nė ruajtjen e identitetit kombėtar tė pjesės absolute tė popullit shqiptar. - Roberto Maroco Della Roca.
Sa i pėrket shpėtimit tonė kombėtar dhe pavarėsisė sonė, kėto nuk do tė arrijnė pasi tė kthehemi nė Krishterim dhe tė hapim katedrale dhe tė pengojmė procesin e arabizimit tė vajzave tona qė synojnė vetėm modestinė dhe mbrojtjen e dinjitetit tė femrės shqiptare nga influenca shkatėrrimtare e botės suaj tė pėrēudnuar, ose ju do tė thoni tė qytetėruar, por do tė vijnė atėherė kur tė tregojmė pjekuri demokratike dhe dinjitet kombėtar, dhe gatishmėri pėr tė kontribuar nė sendėrtimin e njė qytetėrimi tė mirėfilltė ku mbretėron toleranca, respekti ndėrracor dhe ndėrfetar, e njė shoqėrie tė bazuar nė vlera tė mirėfillta njerėzore, qė synon ngritjen shpirtėrore dhe morale tė individėve tė saj dhe mbėshtetet te Zoti pėr mirėqenie individuale dhe shoqėrore. Pra, tė bėhemi pjesė e familjes evropiane dhe botėrore qė synon ndėrtimin e njė qytetėrimi tė bazuar nė mu kėto vlera, jo e Evropės sė zvetėnuar, e as e Lindjes sė prapambetur (duhet bėrė dallim mes Evropės sė zvetėnuar qė prodhon drogėn, prostitucionin dhe pederastinė, dhe Evropės sė qytetėruar qė prodhon Kanta, Ajnshtajna, Njutna dhe Pikaso), por e asaj Evrope qė nuk vuan nga fobia prej njė bashkėjetese multikulturore dhe multireligjioze, dhe sė cilės nuk i pengon qė edhe Islami tė jetė pjesė e rėndėsishme e jetės dhe zhvillimit tė ardhshėm dhe qė tė mėsohet edhe nė shkollat shtetėrore tė Belgjikės, Holandės, Austrisė e Berlinit (nė Amerikė ēdo vjet rreth 30000 amerikanė pėrqafojnė Islamin). Siē thotė Volfgang Petriē nė New York Times: edhe Islami ėshtė pjesė e traditės evropiane.
Idetė tuaja, zotėrinj intelektualė, nuk pėrkojnė me realitetin aktual dhe nuk i shkojnė pėr shtati interesit nacional, sado tė mendoni tė kundėrtėn, ngase ikja nga identiteti kombėtar, pjesė thelbėsore e sė cilės ėshtė edhe feja, mund tė rezultojė vetėm me humbjen e qenies kombėtare dhe shkatėrrimin definitiv tė etnosit tonė, ngase ajo qė kėrkoni ju, pra shkrirja jonė e plotė kulturore nė atė evropiane, do tė shpiente nė fund nė krijimin e individėve mutantė dhe tė tjetėrsuar kombėtarisht qė do tė jetonin nė vakuum identiteti dhe nuk do tė ishin kundėr njė nėnshtrimi tė sėrishėm armiqve tė brendshėm e tė jashtėm tė kombit tonė. Idetė tuaja shpiejnė nė fuqizimin e ndjenjės sė inferioritetit kombėtar ndaj kombeve tė tjera evropiane, dhe degradojnė qenien edhe ashtu tė dėrrmuar tė popullit shqiptar, nė momentet kur dinjiteti kombėtar, uniteti, respekti i njėri-tjetrit, tė vlerave tona kombėtare, fetare, janė mė se tė nevojshme pėr ti kaluar kėto ēaste vendimtare tė popullit tonė. Nuk ekziston asnjė arsye koherente pėr tiu nėnshtruar etnocentrizmit evropian dhe pėr tu ndier inferior ndaj kombeve tė tjera tė qytetėrimit evropian vetėm nga shkaku i superioritetit tė tyre ushtarak dhe ekonomik, duke marrė parasysh kontributin jetik tė popullit tonė dhėnė historisė botėrore dhe asaj evropiane. Integrimi ynė nė familjen evropiane nuk do tė ndodhė duke mohuar identitetin tonė kombėtar, pjesė e rėndėsishme e sė cilės ėshtė Islami, por duke respektuar vlerat tona etno-kulturore, duke respektuar tolerancėn aq tė mirėnjohur ndėrfetare tė popullit tonė, siē thotė Z. Qemajl Morina: Nėse cilindo prej besimeve tona e shohim si diēka tė huaj, tė imponuar, pa perspektivė, do tė mohonim gjymtyrėt e trupit kombėtar, vetveten. Prandaj, zotėrinj tė nderuar, idetė tuaja nuk i shėrbejnė askujt, pos atyre qė dėshirojnė shpartallimin e unitetit kombėtar, qė synojnė injektimin e ideologjive servile dhe krijimin e individėve qė do tė jenė gjithmonė tė gatshėm pėr tu shėrbyer interesave tė huaja dhe destruktive pėr popullin tonė tė pėrvuajtur. Individė tė tillė shpirtshitur u kanė shėrbyer me zell interesave sllavo-komuniste dhe do tė vazhdojnė kėtė zanat skllavėsh derisa tė kemi njerėz me shllime tė tilla intelektuale.
---
Prishtinė 17.02.2002
Arlind Boshnjaku
Student i Fakultetit te Filologjise, Gjuhe dhe Letersi Shqipe, Universiteti i Prishtinės
e-mail: arlindboshnjaku@yahoo.com
|