91 vizita - 4 sot   

horizonti

Disa fjalė pėr motrėn time muslimane
Perktheu: Ilda Sadriu


Dije qė je motėr e mashkullit dhe gjysma e njerėzimit. Ti je nėnė, grua, vajzė, motėr, teze, mbesė apo gjyshe. Profeti a.s ka thėnė: "Femrat janė vėrtet partnere tė burrave". (Ebu Davud). Ti je pjesėtare e qytetėrimit tė madh Islam, popullit mė tė mirė tė krijuar ndonjėhere nga njerėzimi. Asnjė popull nė botė nuk ka mė shumė njerėz tė shquar, liderė dhe fitimtar sesa ky. Ėshtė popull udhėzues dhe i besimit tė drejtė, i cili drejton njerėzimin nė tė drejtėn dhe tė vėrteten. Transformon njerėzit nga adhuruesit e robėrve nė adhurues tė Zotit tė robėrve, nga shtypjet e jetės tek kėnaqėsitė e botės tjetėr dhe nga padrejtėsia e feve tė tjera tek drejtėsia e Islamit.

Paraardhėset tuaja, gratė e shquara nė Islam ishin njė nga shkaqet kryesore pėr kėtė popull qė tė arrij vendin mė tė lartė nga tė gjithė tjerėt. Allahu i cili e zgjodhi Islamin pėr kėtė popull, bėri njė vend tė lartė pėr gratė muslimane, dhe dekretoi qė ato tė kenė tė pėrbashkėt pėrgjegjėsitė pėr tė shijuar tė vėrtetėn, ndalimin e tė keqes dhe ngritjen e flamurit Islam. Ai ka thėnė: "Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t'i mėshirojė Allahu. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė." (9:71).

Allahu iu ka dhėnė femrave muslimane atė qė ato mund tė pėrballojne nga urdhėrat dhe detyrat. Ai ėshtė Zoti i cili njeh krijimin e Tij, "A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė." (67:14).

E dashur motra ime muslimane, ti je e thirrur sot qė me tė vėrtetė tė bėhesh njė pjesėtare aktive e kombit Musliman, pėrpiqu tė krijosh fitore pėr fjalėn e Allahut, zbatoje Kur'anin dhe ndihmo pėr krijimin e gjeneratės sė Imanit.

Ēfarė duan armiqtė e tu nga ty?

Ata janė qė duan tė tė shkėpusin nga detyra jote. Duan tė tė ndalojnė nga plotėsimi i detyrės sate madhėshtore, e cila ėshtė mbrojtja e fesė sė Allahut dhe ngritja e Fjalės sė Tij sa mė lart.

Kėta armiq pėrdorin shumė metoda:

E para: Ata tė shkėpusin ty nga shkaku qė Allahu na krijoi, nga kryerja e adhurimit, besimit dhe davves (thirrjes nė Islam). Ata e pėrdorin jetėn nė kėtė botė si mbajtės tė tyre: dyqanet e gurėve tė ēmuar, modelet qė vijnė nga vende jo-muslimane, modele tė reja, dėshirat e tyre, uritje qė kurrė nuk mund tė shuhet, kėnaqėsi dhe konkurencė pėr ta dhe rrugė tė pafund pėr gėzim. Allahu nuk na krijoi pėr kėtė. Plotėsimi i kėtyreve ėshtė zakonisht i lidhur me humbjen e kohės dhe parave dhe nxitė armiqėsi dhe konkurencė mes tė pasurit dhe tė varfėrit.

E dyta: Ata nxisin armiqėsi mes juve dhe meshkujve. Tek mėkatarėt ti je njė vajzė e ulur, nėnė e poshtėruar, grua e shpėrdorur, dhe motėr e shtypur. Simbas tyre, meshkujt janė gjithmonė tė padrejtė, hipokritė, diktatorė, shtypės dhe parandalues tė lirisė. Ėshtė njė luftė e fabrikuar qė ata tė kėqinjėt e fillojnė pa asnjė shkak tjetėr vetėm qė tė bėjnė ty tė rebelohesh kundėr babait tuaj, tė jesh arrogante me vėllaun tėnd dhe e padėgjuar ndaj burrit. Ata nuk thėrrasin pėr drejtėsi, mėshirė dhe bashkim. Ata thėrrasin pėr urrejtje, arrogancė dhe shkatėrrim.

E treta: Ata nuk ndalojnė sė thirruri pėr rebelim kundėr prindėrve, vėllezėrve dhe burrave, gjithashtu komplotojnė kundėr Islamit. Ata tė therrasin ty pėr rebelim kundėr obligimeve tė Islamit dhe nė harrimin apo humbjen e Zotit tė Gjithėditur. Islami pėr ta, ėshtė i padrejtė dhe ligjet islamike janė jopėrfekte dhe tė kufizuara. Ata thėrrasin nė ty, ditė e natė, qė tė rebelohesh dhe tė kėmbėngulėsh nė mosbindje nė fe. Ata mundohen tė largojnė nga feja jote. Mundohen tė largojnė nga qetėsia dhe siguria e familjes, martesės sė lumtur dhe relacionet vėllazėrorė.

Ata paraqesin devocionin dhe nderin si prangė tė lirisė. Pėr ta Hixhabi nuk mbulon kokėn por gjithashtu edhe trurin; namazi, agjėrimi dhe zeqati janė kohė dhe pėrpjekje tė humbura; dhe bindja ndaj bashkėshortit ėshtė skllavėri e prapambetur si nė kohėn e gurit. Ata shtrembėrojnė tė gjitha faktet dhe ndryshojnė tė gjitha tė vėrtetat, vetėm qė tė arrijnė qėllimet e tyre tė kėqija.

E dashur motėr!

Qėllimet e armiqėve tė tu dhe armiqėve tė fesė tėnde qė ata kėrkojnė tė arrijnė janė shumė tė njohura. Ata duan qė ju tė jeni nė dispoziconin e tyre pėr tė pėrmbushur dėshirat e tyre tė kėqija. Ata duan qė tė jesh njė femėr e pander. Duan qė ju tė gjindeni gjithkund, nė rrugė dhe nė vendet e mėkatit, pa nder, fe apo sjellje. Ata kėrkojnė qė tė bėni ēfarė iu thonė ata. Bota e Perėndimit ka shkuar gjatė gjithė kėsaj. Femrat e Perėndimit janė pjesė e shoqėrisė qė po pėrjetojnė padrejtėsi dhe ēnderim. Ata pėrpiqen t'ju bėjnė qefin atyre burrave tė cilėt vazhdojnė tė ndėrrojnė femrat dhe tė cilėt kėrkojnė kėnaqėsi por pa pėrgjegjėsi dhe jokonsiderim tė pasojave tė kėqija pėr shak tė veprimeve tė tyre mėkatare.

O motėr muslimane, lexo dhe vėju nė dijeni pėr ato femra tė cilat kanė lėnė turpin dhe nderin dhe ndjekin dėshirat e tyre, ēfarė ishte rezultati i punėve tė tyre? A ishte pėrfundimi i tyre i ndėrgjegjshėm dhe i dėshiruar, apo i turpshėm dhe i urryer?

Njė kėshillė pėr motrėn time nė Islam

Bėhu krenare pėr fenė tėnde dhe fenė e parardhėsve tė tu. Bėhu njė shembull i mirė pėr djemtė dhe vajzat tua, dhe bėhu e sinēertė nė pjesėmarrjen e kėtij populli tė madh. Dije qė nderi ėshtė nder tek tė gjithė njerėzit e menēur, dhe tradhėtia ėshtė ēnderim tek tė gjitha kombet, edhe pse kėtė disa e quajnė liri. Dije qė tradhėtia bėhet gjithashtu me sy, duke parė, me veshė, duke dėgjuar, dhe me gojė, duke puthur, sikurse ėshtė pėrmendur nė njė hadith transmetuar nga Imam Muslim. Lumturia jote ėshtė qė tė jesh njė vajzė e dėgjuar dhe e besuar, njė bashkėshorte besnike dhe bujare dhe njė nėnė e mėshirshme dhe e devotshme. Agjėrimi i njė dite pėr hir tė Allahut, bėn qė ti tė jesh 70 vjet larg nga zjarri i xhehnemit (Nga njė hadith i transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi).

Bamirėsia ėshtė shkak kryesor pėr tė fituar falje dhe pranim pendimi. Ato femra tė cilat ekspozojnė pjesė tė trupit tek meshkujt, nuk do tė futen ne parajsė dhe nuk do tė nuhasin erėn e kėndshme tė saj, siē thuhet edhe nė hadithin e transmetuar nga Imam Muslim. Hixhabi ėshtė nder dhe mbrojtje pėr ty. Ai duhet tė jetė modest nė ngjyra dhe jo ekzotik, i gjėrė dhe i trashė dhė jo i tejdukshėm, tė jetė ndryshe nga veshja e burrave dhe grave jo muslimane.

Motra ime e dashur!

Kėto janė fjalė nga zemra. Kėto janė fjalė nga njė kėshillė e mirė dhe e sinēertė. Kujdesu nga besnikėt e shejtanit tė cilėt duan tju marrin me vete. Bėhu robėreshė e drejtė e Allahut, dhe pasardhėse e femrave tė drejta dhe dije rolin tėnd pėr tė ngritur kėtė popull tė madh. Pėrmbush detyrėn tėnde dhe mos u bė shkak pėr shkatėrrim. Bėhu prodhuese e gjeneratės sė drejtė qė do ta drejtojė njerėzimin tek ajo qė ėshtė e drejtė dhe e duhur, tek feja e madhe e Islamit.

Pėrktheu nga anglishtja: Ilda Sadriu

© REVISTA ELEKTRONIKE - HORIZONTI