|
Shprehje tė sė bukurės nė artin dhe kaligrafinė Islame
Nga: Dr. Shahid Athar
Arti dhe kaligrafia Islame janė padyshim kontributet mė origjinale tė Islamit nė artet vizuale. Ndėrsa kaligrafia perėndimore ėshtė vetėm art, kaligrafia Islame ėshtė edhe njė eksperiencė fetare.
Sipas nje thėnie tė Profetit Muhammedit (a.s.); Allahu ėshtė i bukur dhe Ai e do tė bukurėn. Kėshtu, ndėrsa ne hapim sytė dhe shohim bukuritė e brendshme te natyrės sė trupit tonė (anatominė), dhe ato tė jashtme nė formėn e luleve dhe fenomeneve natyrore, ne menjehere fillojmė tė dallojmė dhe vlerėsojmė Al-Mussavirin Stilistin, njė ndėr atributet e Allahut.
Natyra e shenjtė e Kuranit si fjala e Zotit, dhe prova e Tauhidit Njėsisė sė Tij, dhanė nxitjen fillestare tė shpėrthimit tė madh krijues tė artit dhe kaligrafisė tė cilėt e kanė zanafillėn nė shekullin e shtatė.
Arti Islam ėshtė njė shprehje e Kuranit, nė ngjyra, rrjeshta, lėvizje, formė dhe tinguj, nė tre nivele. Niveli i parė pėrkufizon Tauhidin nė tė shprehurit e fjalės Allah nė forma dhe skripte tė ndryshme nė gjuhėn Arabe. Pėrsėritja nė skicė e fjalės Allah nuk ėshtė e ndryshme nga dhikrri i Allahut nė tė folur. Mė tej ėshtė shprehur me bismilah dhe la illaha illa Allah. Shprehjet estetike tė Tauhidit janė; abstragimi, struktura modulare, kombinimi i njėpasnjėshėm, pėrsėritja, dinamizmi dhe kompleksiteti, tė gjitha kėto tė shprehura nė gjeometrinė e shpirtit.
Kurani ėshtė parė gjithashtu si njė model artistik i cili ka arritur pėrsosmėrinė letrare (ijaz). Kurani gjithashtu pajisi civilizimin Islam me njė ideologji qė tė shprehet nė art, tė jetė manifestuar nga zbukurimi i pjatave, tapeteve, shpatave, qeramikės, orendive, mihrabeve, minareve dhe xhamive. Tė gjitha kėto janė tė adaptuara nė vende tė ndryshme ku Islami kaloi dhe zuri vend. Dekorimi i cdo gjėje me vargje Kuranore shėrben si njė mėnyrė pėr tiu rikujtuar qenieve rreth Krijuesit dhe Al-Mussavirit. Shkencėtarėt muslimanė tė cilėt ishin nismėtarė nė algjebėr dhe gjeometri zhvilluan motive jo-figurative ose abstrakte tė arkitekturės.
Nga shkrimet mė tė thjeshta tė Kuranit tė hershėm, kur Islami dhe muslimanėt udhėtonin nė ēdo drejtim, nė vende, kohė dhe hapėsira tė ndryshme, zhvilluan shumė skripte te ndryshme arabe, kuufi (kėndor), naskhi (tė rrumbullakėta), andalusi, maghribi, taliq, diwani, madje edhe sini ( nė Kinė), tė gjitha nė menyrėn e tyre shprehin bukurinė e fjalėve tė Allahut.
Pėrciptazi, kėtu u prezantuan disa shembuj tė artit dhe kaligrafisė madhėshtore tė Islamit.
Allahu ėshtė i bukur, dhe Ai e do tė bukurėn.
Pėrktheu nga anglishtja: Elida Mustafa
|