|
Dekadenca e Perėndimit
Nga: Roger Garaudy
Nevoja qė tė gjendet serisht pastėrtia dhe universaliteti i Shpalljes sot po bėhet gjithnjė e mė e dukshme pėr shkak tė dekadencės politike dhe shpirtėrore tė Pėrėndimit. Mijera burra dhe gra nė botė, ēfarėdo feje qofshin, nė qoftė se e pėrqafojnė ardhmėrinė, bėhen tė vetėdijshėm se qytetėrimi pėrėndimor ėshtė nė dekadencė, nė qoftė se nuk lirohemi nga mashtrimet e saja, do tė na shpie deri te vetėvrasja planetare.
Ēfarė ėshtė bilanci i tė vepruarit tė sajė me 1985?
Vitet e fundit janė shpėnzuar pėr armatim mė shumė se 700 miliardė dollarė. Kėshtu qė fuqitė e mėdha e tė dy blloqeve gjer mė sotė kanė grumbulluarė armė, fuqia shkaterrimtare e sė cilės ėshtė mė e madhe se fuqia e nje milion bombave tė tipit atomik, qė ėshtė hedhur nė Hiroshimė. Ajo bombė mbyti pėr nje ēast 70.000 mijė veta, kjo domethėne se sot teknikishtė ėshtė e mundur tė asgjesohėn 70 miliarde jetė njerėzish, 15 herė me shumė se sa ka ne rruzullin tokėsor.
Pėr herė tė parė pas tre milion vitesh tė epokės njerzore teknikisht u bė e mundur qė tė shfaroset ēdo gjurmė njerzore nė Tokė. Dhe ē'ėshtė mė e ēuditshmė, kjo quhet "paqe'' ai ''drejtpeshim frike '' ndėrmjetė dy blloqesh, tė Lindjes dhe Pėrėndimit dhe mardheniet Veri-Jug jane themeluare ne nje bazė tė pa kuptimtė. Pasojat e kolonializimit dhe vazhdimsia e shkėmbimeve tė pabarabarta tė tė mirave materiale kanė njė rezultatė skandalozė: Shtetet e Bashkuara e kufizojnė prodhimtarinė e vet tė drithėrave, ndėrsa nė frigoriferet e Evropės nuk mundė tė qėndrojnė tepricat e mishit dhe te gjalpit,deri sa viteve tė fundit nė pjesėn tjeter tė botės, nga uria apo tė ushqyerit e pamjaftueshėm kanė vdekur 80 milion qenie njerėzore.Tė futurit nė borxhe tė botės sė tretė rritet prej viti nė vit, dallimet bėhėn ghithnjė e mė tė mėdha: Veriu bėhet mė i pasur ndersa Jugu gjithnjė mė i varfėr.
Pas pesė shekujsh tė hegjemonisė sė pandarė tė Pėrėndimit nė tėrė botėn nuk mund tė mendohet pa udhėheqjėn e humbur nė planet. Arsyeja e thellė e politikės sė tillė tė Perėndimit pas asaj qe quhet renesansė, domethėnė heqje dorė prej feje dhe tė vlerave tė saja absolute.
Njė bashkėsi nė veprimtarinė e vet kur e ndėrpret sė pranuari vlerat absolute, nuk mbetet tjetėr gjė veēse kunderthėnia e vullnetit pėr pushtet, pėr kėnaqėsitė e jetės, pėr rritrje. Kjo ėshtė luftė e tė gjithėve kundėr tė gjithėve. Perėndimi erdhi gjer te kjo gjendje. Religjioni i tij i vėrtet ėshtė besimi i verbėr nė zotin e fshehur: ndėrsa rritja qė domethėnė tė prodhosh gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė shpejtė, e ēfardoqoftė: tė dobishme e tė padobishme, ose madje vrasėse, sikundėr janė armėt qė paraqesin industrinė nė rentabile. Ai zot i fshehur ėshtė zot i pa mėshire: ai kėrkonė viktima njerzore.
Kulti i kėtij zoti tė rremė karakterizohet nė saje tė asaj ēfarė thekson se ėshtė i mjaftueshėm njeriu nė raport me transcendencėn hyjnore dhe individualizmin e vet para bashkėsisė.
Pas renesanses, mjaftueshmėria e njeriut proklamon (poeti anglez) Marlou nė "Faustin" e vet: "Njeri mė ndihmen e mendjes sate tė fuqishme behesh zot, zotėrues e sundues mbi te gjitha elementet". Individualizmi, pas te ashtuquajturės renesansė ėshtė kthim, tek maksima e sofistėve antik tė Greqisė, qė thuhet: "Njeriu ėshtė qėndėr dhe masė e tė gjitha gjėrave".
Kjo dekadencė e qytetėrimit ka shkaktuar formimin e njė kulture zhgėnjyese. Profetėt e rrėmė profan dhe absurd, duke e paraqitur kėtė kaos si tė paevitueshėm dhe tė pėrhershėm nė vend qė tė pėrpiqėn ta shkallmojnė atė (kaos), ata e mėsojnė rininė tonė se jeta nuk ka kurrfarė kuptimi.
Nė qoftė se jeta nuk ka kurrfarė kuptimi atėherė gjithqka ėshtė e lejuar, madje edhe krimi. Dhe kėshtu ne i nėnshtrohemi dhunimeve brutale tė indidvidit, tė grupeve dhe popoujve: drejtpeshimi i frikės bėhet ligj i atyre raporteve brutale mes njerėzve nė tė gjitha nivelet e jetės shoqėrorė. Mohimi i kuptimit tė jetės dhe tė ekzistimit tė vlerave absolute kanė ēuar deri tek ajo, se shkenca dhe teknika, tė cilat janė mjete tė jashtėzakonshme nė shėrbim tė njeriut, shndėrrohėn nė qėllim tė vetvehtes, duke na imponuar bindjen se, shkenca dhe teknika mund ti zgjidhin tė gjitha problemet tona. Konsiderohet se problemet qė nuk kanė lidhje me shkencėn dhe teknikėn: dashuria, kuptimi i jetės nuk ekzistojnė.
Ai religjion i mjeteve, duke shndėrruar me qėllim tė vetvehtes, pra, duke besuar nė zota tė rremė: shkencėn, teknikėn, nocioninė, paranė, seksin, shumėzimin, krijoi politeizmin e paragjykimeve tė reja, duke e shndėrruar shkencėn nė scientizėm, teknikėn nė teknokrati, politikėn nė makiavilizėm. Problemi themelor, ndaj, pėrbėhet nė atė qė njeriut t'i kthehen dimensionet e tij tė vėrteta njerėzore: besimi nė transendencėn Hyjnore, nė bashkėsin njerėzore dhe vetėdijen mbi pėrgjegjėsinė personale, tė flasėsh sot se Islami mund tė japė pėrgjigje nė problemet, tė cilat paraqesin shkatėrrimin e hegjemonisė perėndimore nuk do tė thotė:
-se ai mundė tė bėjė vetė njė gjė tė tillė;
-se ai posedon zgjidhje tė gatshme pėr problemet e kohės sonė.
Pėrkundrazi, ekzistojnė dy pengesa tė brendshme kryesore, pėr shkak tė tė cilave, Islami bashkėkohės nuk mund tė shkėlqejė.
1 - Iluzioni mbi mjaftueshmėrinė e mosnjohjes, injorimi i tė tjerėve.
Islami i mėparshėm domethėnė ai i shekullit tė parė sipas hixhretit, pėr mė pak se njė shekull ėshtė pėrhapur prej Indis e gjerė nė Pireneje, jo me pushtime, por se ka ditur tė integrojė tė gjitha kulturat e mėparshme dhe tė mėdha, dhe prej tyre tė krijojė sintezėn e jashtėzakonshme krijuese, dhe pėr atė se, miliona besimtarė, tė tė gjitha religjioneve janė tė njohur me tė. Islami sot nuk mund tė pėrtėrijė marshimin e vetė pėrpara, ndryshe veēse tė pėrhapet nė tė gjitha mendjet e tė gjitha besimet qė ai mund tė pėrfshijė.
2- Triumfalizmi: bindja vetėvrasėse se, Islami i ka tė gjitha pėrgjigjet e gatshme, tė cilat i kanė formuluar para njė mijė vitesh, juristėt dhe tė parėt e tyre. Tė thuash se Islami asgjė nuk ka lėshuar tė humbė, kjo domethėnė se, ai na paska dhėnė "udhėheqjen" e pėrhershme, se paska theksuar qėllimet apsolute tė veprimit tonė, ēfarė nė asnjė rast nuk lė anash detyrėn e njeriut, qė nė tė gjitha epokat dhe nė tė gjitha kushtet tė gjendėn mjetet, me ndihmėn e tė cilave mund tė realizohėn ato qėllime.
Do tė ishte qesharake, Shpallja e pėrhershme nė institucione kalimtare dhe teorike si dhe tė nxjerrė prej Kur'an-it ose Sunnetit, pothuaj politikėn e gatshme ekonomike, sistemin politik ose enciklopedinė. Porosia e Shpallur na sjell neve mė shumė: qėllimet e pėrhershme tė pandryshueshme, parime drejtuese qė na udhėheqin jetėn tonė tė brėndshme, dhe tė gjitha aksionet tona publike dhe private, ndaj nė secilėn epokė, nė kushtet e reja tė gjejmė pėrgjigjjet nė problemet ekonomike, politike dhe kulturore tė epokės sonė.
Pėrktheu: Ismail Koshi
|