46 vizita - 1 sot   

horizonti

Kashmiri dhe fqinjėt e tij
Nga: Imer Gruda


Ditėn e tretė tė qershorit tė vitit 1947 Britania deklaroi se do tė largohet nga Subkontinenti Indian duke iu garantuar pavarsi pėr Indinė dhe Pakistanin me 14 dhe 15 gusht po tė tė njėjtit vit.

Skema e pavarsisė u bazua nė parimin fundamental tė vetėvendosjes nė bazė tė sė cilės vendet nė lindje dhe perėndim tė Subkontinentit ku shumica e popullsisė ėshtė muslimane kanė tė drejtė tė pėrcaktojnė fatin e tyre duke formuar shtetin e pavarur tė quajtur Pakistan.

Jo mė shumė se pesė javė mbas deklaratės, konkretisht me 9 korrik tė vitit 1947 Konferenca Muslimane Gjithė Xhamu dhe Kashmirit shpalli rezolutėn dhe informoi udhėheqėsin e principatės, Maharaxha Hari Singh, qė nė pėrputhje me vullnetin e popullit si dhe realitetit gjeopolitik tė vendit, Xhammu dhe Kashmiri duhet t’i bashkangjiten Pakistanit, nė tė kundėrtėn mbarė populli i Kashmirit do tė ngrihet nė luftė pėr liri.

Por, mėngjezin e datės 27 tė muajit tetor India nisi trupat e saja pėr nė Srinagar, duke deklaruar se Hari Singh, njė ditė mė parė, ka nėnshkruar dokumentin e bashkangjitjes me Unionin Indian dhe ka kėrkuar nga Nju Delhi ndihmė ushtarake pėr tu mbrojtur nga sulmet e mundshme nga rebelėt muslimanė nga kufiri i Pakistanit.

Rreth 45 vjetė mė pas, historiani prominent nga Britania, Alastair Lamb arrin tė vėrtetojė se edhe nėse Maharaxhak ka nėnshkruar ndonjėherė dokumentin e pėrmendur atė e ka bėrė vetėm mbasi ushtria indiane ka hyrė nė Srinagar. Ai deklaron gjithashtu se ekzistojnė shenja pėr tė dyshuar se dokumenti nuk ėshtė firmosur kurrė.

Kryeministri i atėhershėm Nehru dhe bashkėpunėtori i tij gjenerali Lord Mountbatten u munduan qė tė mbulojnė mashtrimin duke thėnė se bashkangjitja ėshtė e pėrkohshme. Por, pasiqė gėnjeshtra nuk mund tė jetė e logjikshme dhe e qėndrueshme menjėherė lind pyetja se nėse bashkangjitja ishte e drejtė dhe legjitime, dhe nėse ajo ishte e pėrkohshme, pėrse mė pas u deklarua se Kashmiri ėshtė pjesė integrale e Indisė?

Me 31 tetor 1947 Nehru i dėrgoi telegram Kryeministrit Pakistanez Liakuat Ali Khan duke e siguruar atė se “neve do i tėrheqim trupat nga Kashmiri menjėherė mbas vėrjes sė rendit, dhe lėmė tė drejtėn e vendosjes pėr vendin nė duart e popullit tė atij vendi”. Qė premtimi tė jetė edhe mė i besuar Nuhru vazhdon e thotė se “ky nuk ėshtė premtim i dhėnė qeverisė suaj por edhe popullit tė Kashmirit dhe mbarė botės.”

Duke marrė parasyshė premtimin e bėrė nga India, Kombet e Bashkuara pranuan rezolutėn nė bazė tė sė cilės ardhmėria e territorit “do tė vendoset pėrmes metodės demokratike tė referendumit tė lirė”, referendum i cili qė mė shumė se 50 vjetė nuk u lejua tė mbahet.

Kashmiri me mbi 12 milion banorė ndahet nė tri pjesė; rreth dy tė tretat me 9 milion banorė gjenden nė tė ashtuquajturin Xhamu dhe Kashmir nėn Indinė, njė e treta me rreth 3 milion banorė nė pjesėn e lirė tė Kashmiri pjesė e Pakistanit dhe njė pjesė e vogėl nėn Kinėn.
Ēėshtja e Kashmirit ėshtė mė shumė sesa vetėm lufta e kashmirasve pėr liri. Nė fakt Kashmiri gjindet nė mes tė tri shteteve tė mėdha Kina-India-Pakistani rivale pėr dominim nė rajon. India tenton tė jetė hegjemon regjional dhe Pakistani refuzon kėtė duke hedhur poshtė aspiratat e Indisė dhe gjithashtu Kina dėshiron po tė njėjtėn gjė ku India me ēdo kusht tenton tė parandaloj influencėn e Kinės nė Azinė Jugore.

Pakistani dhe India kanė bėrė dy luftra nė shkallė tė plotė rreth ēėshtjes sė Kashmirit, e para mė 1947-8 dhe e dyta me 1965. Nė vitin 1962 edhe Kina ėshtė futur nė luftė me Indinė ku ajo nė atė kohė dobėson pozitėn e saj nė Kashmir. Por, menjėherė Ministri i Jashtėm Britanik, Duncan Sandy, dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Avarell Harriman nė mision urgjent u gjendėn nė Islamabad pėr tė siguruar qė ushtria pakistaneze mos tė lėshohet nė aventurėn e ēlirimit tė Kashmirit, pasiqė nė diēka tė tillė edhe mund tė arrinte nė ato momente.

Mė 1989 kashmirasit fillojnė luftė mė intenzive dhe tė organizuar pėr ēlirimin e vendit por gjithashtu edhe India intensifikon sulmet dhe dhunėn e saj nė rajon. Qė atėherė e deri mė tani rreth 75,000 kashmiras kėnė dhėnė jetėn e tyre, rreth 30,000 tė plagosur rėndė,me qindra femra tė ēnderuara, 71,000 tė burgosur pa gjyq dhe 60,000 tė dėbuar ngė shtėpitė e tyre.

Tė gjitha kėto shifra tregojnė se kashmirasit edhe mbas mė shumė se 50 vjetėsh nuk janė tė gatshėm tė pranojnė tė jenė pjesė e Indisė.

© REVISTA ELEKTRONIKE - HORIZONTI