| Islami
nė Suedi 23/04/2004
Nga: Mr. Fadil Selmani- Lund (Suedi) Zot
i lindjes dhe i perėndimit, nuk ka zot tjetėr vetėm Ai, pra
Atė merre pėr mbėshtetje.
Ku`ran 73:9 Kontaktet
e para Ndėr
pėrshkrimet mė tė hershme pėr
vikingėt, para ardhėsit tė popujve skandinav sidomos tė
suedezėve, danezėve dhe norvegjesve, ėsht njė musliman i
quajtur Ibn Fadlan. Nė librin e tij Risala nė vitin 922, si i dėrguar i kalifit tė Bagdatit do ta pėrshkruante
njė varrim tė njė prijėsi viking.[i]
Jo vetėm kaq, ai do tė pėrshkruaj edhe ritet dhe traditat e
vikingėve sic i kishte vėshtruar afėr brigjeve tė Volgės,
lum nė Rusinė e sotshme. Gjithė teksti i tij mund tė
lexohet tė pėrkthyer nė gjuhėn suedeze nė librin Araber,
Vikingar, väringar nga Stig Wikander, Stockholm 1978.
Mund tė paramendohet se si i ka parė cuditshėm Ibn Fadlani
paganėt, vikingėt, skandinav. Fjetja e disa meshkujve
radhazi me njė grua, mos pastrimi, pija e madhe alkoholike
etj, etj, d m th rite tipike pagane e kishin tmerruar atė.
Vlen tė theksohet se skandinavia nuk u krishtėrua
para shekujve X, Suedia p sh. u krishtėrua afėr viteve
1100. Rrėfimi
pėr vikingėt njifet si njė ndėr pėrshkrimet mė tė
hershme dhe mė autentike tė vikingėve nė Suedi dhe
Skandinavi. Vikingėt karakterizohen si njerėz tė lundrimeve
nėpėr dete dhe lumenjė. Si tė tillė, duke pasur parasysh
klimėn e ftohtė tė Skandinavisė, gjithmonė ishin tė pėrkushtuar
ndaj plackitjeve detare por edhe marrėdhėnjeve tregtare. Pėr
plackitje pėr shembull, nami i tyre do tė mbėrij deri nė
Andalusi kurse pėr tregti me muslimanėt pėrreth kalifatit tė
Bagdatit. Kjo dėshmohet nga zbulimet arkeologjike pėr
monedhat dhe zbukurimet tė gjetura pėrreth qarkut lindor tė
Suedisė, pikerisht reth brigjeve tė detit Baltik. Faktet
e sipėrthėna janė kontaktet e para me Islamin dhe muslimanėt
nga ana Suedeze dhe Skandinave. Do tė ketė njė ngecje
kontakti gjat shekujve tė ardhshėm por jo pėrgjithmonė. Mreti
Karli XII-tė dhe muslimanėt Mbreti
suedez, Karli XII-ti, ishte shum i ri kur disa mbretėri pėrreth
Suedisė do ti shpallin luftė nė krye me Danimarkėn[ii]. Shpejt do ti shpartalloj
kundėrshtarėt dhe duke e nėnshtruar njė pjes tė madhe tė
Danimarkės, njė pjes tė Gjermanisė, shtetet Baltike dhe
filloj nėnshtrimin e Rusisė. Kjo periudhė, fillimi i viteve
1700-ta, njifet si Suedia e Madhe ose Suedia e Plotfuqishme.
Fati deshti ndryshe. Nė betejėn e Poltavės mė 1709, mes
trupave tė tij dhe asaj ruse[iii],
do tė humbė thellė. Mbas disfatės, pėr tė shpėtuar jetėn,
mer udhėn pėr te Sulltani nė Stamboll. Nė takimin e tij me
Sulltanin do ti propozoj qė tė fillojnė luftėn kundėr rusėve,
tentimi do tė dėshtoj, por ai do tė qėndrojė pėr disa
vjet nė kryeqendrėn e perandorisė Osmane. Nė
kėtė takim do tė vihen marrėdhėniet e para diplomatike.
Miqėsia e krijuar do tė kurorėzohet p. sh. me letrėn mbretėrore
mė 1718, ku udhėheqėsve nė qytetin bregdetar nė
Karlskrona, ju urdhėrohet qė muslimanėve t“ju lejohet
falja e namazit nė mėnyrėn Islame[iv].
Kėt privilegj duhet theksuar nuk e kishin pėr shembull
Katolikėt e Suedis mbas shizmėz dhe ndarjes mes katolikėve
dhe protestantėve gjat shekullit 1600-tė. Ky
gjest i Karlit tė XII-tė ishte koha mė e herėt pėr
lejimin e besimit dhe faljes sė namazit Islam nė tokėn
suedeze. Dhe marrėdhėniet e shkėlqyera qė pasuan mbas qėndrimit
tė tij disa vjecare nė kryeqendrėn e kalifatit Islam nė
Stamboll do tė mbetet si njėlloj tradite bashkpunimi dhe mirėbesimi
tė ndėrsjelltė. Konvertimet
e para dhe Kur`ani Ky
mirėbesim i krijuar nė kėtė kohė do tė shtoj interesimin
pėr Islamin si fe. Shkrimtari dhe diplomati Gustaf Noring
(1861-1937) nė vitin 1884 konvertoj nė Islam, me emrin Ali
Nouri dhe pėrfundimisht u vendos nė Stamboll.[v]
Njeriu i artit, sidomos i dhėnė pas kubizmit nė artė, Ivan
Aguéli (1869-1917) ėsht njė tjetėr shembull i pėrqafimit
tė fesė Islame dhe emri i tij musliman do tė jetė Abdul
Hadi al-Maghrabi.[vi]
Pėrkthimet e Kuranit tė Shenjtė datojnė qė nga Fredrik
Crusenstolpe mė 1843, nga Carl Johan Torneberg mė 1874 dhe
versioni i Karl Vilhelm Zetterstéen mė 1917.[vii]
Ky i fundit do tė jetė njė ndėr mė tė mirėt, shikuar
nga aspekti gjuhėsor, mangėsia qėndron nė atė se mungon
teksti origjinal i Kuranit, arabishtja. Pėr kėtė gjė ėshtė
kritikuar nga shkencėtarėt musliman nė Suedi. Sic
vėrrehet pėr nga koha e pėrkthimeve shifet qartė se ėsht
koha e studimeve tė gjuhėve semitike dhe orientalistika nė
pėrgjithėsi. Dhe kėshtu fillon edhe studimi i Islamit dhe
profetit tė lavdėruar Muhammed a.s. Ndėr tė parėt qė e
studijoi jetėn dhe veprėn e Muhammedit a.s do tė jetė Tor
Andre Muhammed-hans liv och hans tro[viii],
kjo vepėr do tė ripunohet dhe do tė shtohet nga materiali,
sė bashku me Geo Widengren tė ribotuar mė 1950 nė
Stockholm. Kjo vepėr e tij do tė cmohet shumė nga
studijuesit e Islamit nė tė gjithė Evropėn prandaj edhe pėrkthehet
nė gjuhėt kryesor si nė gjermanisht, anglisht etj. Njė vepėr
tjetėr tė Tor Andre, qė do tė mbetet klasike sot e kėsaj
dite, ėshtė libri I Myrten Trädgården- studier i sufisk mystik[ix]
botuar mė 1947 nė Stockholm. Edhe kjo vepėr publikohet nė
disa gjuhė tė botės. Kjo
kohė ėshtė gjeneza e parė nė studimet Islame nė Suedi
kurse muslimanė si banonjės nė kėtė shtet mund tė
njifeshin 15 veta mė 1930-tėn dhe afro 500 muslimanė mė
1950-tėn. Numri i muslimanėve do tė rritet sic do tė
shofim mė poshtė. Organizatat
muslimane dhe xhamitė 1960-2000 Industria
prodhuese e shteteve evropiane ishte nė rritje qė nga vitet
1960-ta dhe si rezultat kjo industri kishte nevojė pėr
prodhues d m th fuqi puntore. Importi produktiv ishte e
koncentruar nė lindje qė nga muslimanėt e ish-Jugosllavisė,
Turqisė dhe vendeve tė tjera muslimane. Kėshtu fillon
rritja e muslimanėve nė numėr nė Suedi. Numri
i muslimanėve nė Suedi
pėr tė parėn herė ėshtė dhėnė mė 1977 ku
thuhej se kishte pėrafėrsisht mėse 10 000 mijė musliman[x].
Kėta musliman ishin tė koncentruar mė sė shumti nėpėr
qytete tė mėdha si nė Stockholm, Gėtenburg, Upsalė, Malme
etj. Prej kėsaj kohe fillon edhe gjeneza e parė e
organizatorike nga ana e muslimanėve, sidomos ata nga Turqia. Nė
vitet 1980-ta krijohen organizatat Bashkimi i Shoqatave
Islamike nė Suedi (suedisht -Förenade Islamiska Församlingar
i Sverige-FIFS) dhe Shoqata Muslimane nė Suedi (suedisht-
Sveriges Muslimska Förbund- SMUF).[xi]
Nga mesi i viteve 1990-ta krijohet edhe Bashkimi Islamik i
Bosnės- Hercegovinės.[xii] Edhe
xhamia fillojnė tė ndėrtohen, pėrkatėsisht mė 1983 nė
Malme mbas shum pėrpjekjeve ndėrtohet xhamia nėn pėrkujdesjen
dhe udhėheqjen e shqiptarit nga Maqedonia, Begzat Beqiri i
cili ėsht ndėrkoh edhe udhėheqės i shoqatės ose organizatės
Islamic Center nė Malme[xiii].
Kjo xhami u djeg nė pranverė tė 2003-shės, dikush ka
hedhur lėndė djegėse dhe autori ende nuk ėshtė gjetur
deri nė kėtė moment. Xhami ka edhe nė Upsalė, Gėteburg
dhe Trolhetan qė edhe kjo u djeg mė 1993[xiv].
Shkakėtar ishin njė grup nazistė tė rinjė. Nė vitin
2000-jė u inagurua edhe xhamia nė kryeqytetin e Suedisė,
Stockholm. Pėrndryshe nėpėr qytete tė vogla falja e
namazit, festat e Bajramit, falja e Taravisė, namazi i gjumasė
etj. mbahen nėpėr podrume dhe lokale tė tjera. Shtypi
Islam Qė
nga viti 1986 botohet revista Islame Salaam
nėn pėrkujdesjen e Kėshillit Musliman nė Suedi[xv].
Kjo revistė drejtohet nga konvertitėt suedez nė Islam.
Revista tjetėr ėshtė Minaret
po edhe kjo drejtohet nga suedezė tė konvertuar nė Islam nėn
drejtimin e Abd al-Haqq Kielan. Arsimi
pėr Islamin Mė
1998 Kurani i Madhėrishėm pėrkthehet edhe njė herė po nga
njė ish-diplomat nė OKB dhe ambasador nė vendet muslimane,
Knut Muhammed Bernström. Ky konvertoi nė Islam ka mėse dy
dekata dhe mė vonė do tė filloj ta pėrkthej Kuranin e
Shenjtė nė gjuhėn suedeze duke ja shtuar edhe tekstin
origjinal, arabishten. Dhe duke e plotėsuar edhe me komentime
dhe fusnota tė gjėra nga dijetarė musliman si p. sh.
Muhammed Asad etj. Ky do tė jetė bashkė me Abd al-Haqq
Kielan, suedez i konvertuar nė Islam, iniciatorė pėr hapjen
e Akademisė Islame nė Stockholm. Kjo akademi ėshtė menduar
tė jetė shkollė pėr tė shkolluar imamė pėr xhamitė nė
Suedi dhe ju drejtohet sidomos gjeneratės sė dytė imigrant
dhe tė konvertuarve suedez musliman. Poashtu edhe atyre qė
janė tė interesuar pėr fenė Islame dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi. Nė
dekatėn e fundit ėshtė bėrė e mundshme nga ana e shtetit
Suedez tė hapjes sė shkollave tė lira fetare nuslimane pėr
klasat fillore. Dhe muslimanėt kanė disa dhjetėra shkolla tė
tilla nė Suedi dhe nxėnės nuk mungojnė. Sipas prindėrve
kjo ėshtė lehtėsim pėr ta se fėmijėt e tyre mėsojnė
fejėn Islame dhe moralin Islam. Kėta mė parė preferojnė kėso
shkollash sesa shkollat sekulare komunale tė suedezėve pėr
fėmijėt. Kjo, sipas prindėrve, mundėson qė fėmijėt tė
rruhen nga degradimi moral i fėmijėve sic janė droga, seksi,
alkoholi etj. Nė shkollat sekulare suedeze jipet edhe lėnda
e fesė qė nėnkupton tė gjitha fetė e botės pėrfshirė kėtu
edhe fejėn Islame. Pran
universiteteve nė Upsalė e sidomos nė atė tė Lundit ka
kurse qė mund tė studijohet pėr Islam. Studimet janė
sekulare d m th qė kėtu mėsohet historia, arkeologjia,
filozofia, predikimi, mėsimi etj. Islami nė mėnyrė kritike.
Nė universitetin e Lundit pėr shembull ekziston edhe
profesori i islamologjisė qė ėshtė Jan Hjärpe. Ky ėshtė
njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė Islamit jo vetėm nė
Suedi por edhe nė Skandinavi. Kritika e muslimanėve ndaj tij
bazohet nė atė se studimet i ka drejtuar drejt Islamit sic
shfaqet dhe praktikohet tek muslimanėt nė praktikė dhe jo
se cfar thot Islami d m th Kurani i Shenjtė dhe Sunna e
Muhammedit a.s. Nėse
nė kėtė pikė ka bazė pėr kritikė duhet tė mendohet
edhe njė gjė tjetėr qė lidhet me faktin se cdo vjet mė
tepėr se 100 studentė suedezė dhe tė tjerė mėsojnė pėr
historinė e Islamit dhe muslimanėve. Dhe kjo duhet tė
kuptohet si njohje me vlerat mė tė pasura tė Islamit gjatė
historisė dhe kėshtu hidhet poshtė demagogjia anti-islame qė
po mbretėron nė botė. Suedezėt duke studijuar Islamin dhe
sidomos historinė islame tė kaluar mėsojnė se Islami nuk
ėshtė fe e dhunės, e padijes, e territ por ėshtė qytetėrimit
musliman nė Andaluzi, nė Bagdad dhe Stamboll. Pėrfitimi i kėsaj
dije natyrshėm i drejton studentėt tek pyetja e tjetėr se
pse jan katandisur muslimanėt e sotshėm nė kėtė
prapambetje qė indirekt shton kritikėn ndaj vetvetės. E kam
fjalėn pėr kolonializmin dhe intrigat perėndimore sot e kėsaj
dite nė botėn muslimane. Kėtė fakt kritikuesit e kursit tė
islamologjisė nė universitetin e Lundit dhe tė Upsalės e
anashkalojnė. Njė fakt tjetėr ėsht se nėpėr kėto kurse
ju ipet mundėsia edhe gjeneratave tė dyta dhe treta tė
imigrantėve musliman qė rrjedhin nga familje laike tė mėsojnė
pėr tė kaluarėn e lavdishme Islame dhe muslimane. Do me thėnė
luan njė rrol tė rrėndėsishėm edhe nė pėrvetėsimin e
identitetit tė kėtyre muslimanėve. Numri
i muslimanėve nė Suedi Supozohet
se sot ka mbi 300 mijė musliman nė Suedi. Dija sakte e shumės
sė muslimanėve ėshtė problematike sipas suedezėve. Arsya
qėndron nė atė se Suedia ėshtė shtet sekular ku feja ėshtė
qėshtje e individit dhe jo e shoqėrisė. Kjo nėnkupton se
njė person nuk mund tė karakterizohet nė baz tė
identitetit fetar po nė atė kombėtar. Arsyja tjetėr ėshtė
se nėse musliman mund tė identifikohet personi qė i pėrcjell
ritet fetare rregullisht, sė paku falja e namazit tė xhumasė.
Kėto janė pra shkaqet qė mungon statistika e saktė e
muslimanėve nė Suedi. Sido
qė tė jetė njė fakt ėshtė pranuar se Islami ėshtė feja
qė mė sė shumti rritet pėr nga ithtarėt. Poashtu ėsht
pranuar se pas protestantizmit Islami ėshtė feja e dytė nė
Suedi pėr nga numri i besimtarėve. Pėrfundim Qė
nga kontaktet e para nė vitin 922 e deri nė ditėt e sotshme,
ku muslimanėt janė tė dytėt pėr nga numri nė Suedi, sic
e pamė Islami jo qė nuk ėshtė njė dukuri e huaj nė Suedi
por ėshtė filluar tė flitet pėr Islamin si njė ndėr fetė
suedeze, krahas me protestantizmin. Kur tė kihen parasysh
numri i tė konvertuarve suedez nė Islam, shkollat Islame,
kurset e islamologjisė nėpėr universitetet mė tė njohura
suedeze, numri i muslimanėve etj. Nė fakt Islami nė Suedi
ėshtė nė rritje dhe afrimi ndaj Islamit nga ana suedeze
mund tė thuhet se po bėhet mė tolerante. Edhe pėrkundėr
faktit tė djegjeve tė dy xhamiave nė Trolhetan dhe Malme. Nė
kontekstin tonė shqiptar ėshtė pėr tu kritikuar se
muslimanėt shqiptar nuk janė tė konsoliduar. Me sa di unė
nuk ekziston asnjė organizim gjithėpėrfshirės tė muslimanėve
shqiptar nė Suedi. Kjo nuk do tė thotė se shqiptarėt
musliman e kanė neglizhuar fejėn si tė tillė por nuk ka
ndonjė organizim tė mirrėfilltė. Shpesh aktivistėt
shqiptar musliman janė bashkangjitur muslimanėve nga Turqia,
Bosnja etj. Nuk dua tė ofendoj asnjė komunitet musliman nė
Suedi por dua tė theksoj se, edhe Shqiptarėt duhet tė kenė
Bashkėsinė Islame Shqiptare nė Suedi krahas tė tjerėve
mbasiqė, pėr nga numri jemi pothuaj sa tė tjerėt. Literatura Ahmeti,
Sh, 1993: KUR“AN-I: pėrkthim
me komentim nė gjuhėn shqipe. Medinė. Svanberg,
I & Westerlund, D (red.),1999: Blågul
islam?- Muslimer i Sverige.Nora. Svanberg,
I & Westerlund,D (red.), 1994: Majoritetens
Islam- om muslimer utanför arabvärlden, Stockholm. Vad
Varje Svensk Bör Veta, (lexikon) 1991, Stockholm.
[i]
Svanberg, Ingvar & Westerlund, David. (red.) Blågul
islam?-Muslimer i Sverige. Nora, 1999, fq. 12.
[ii]
Vad Varje Svensk Bör Veta: lexikon, fq. 68.
[iv]
Svanberg, Ingvar & Westerlund, David. (red.) Majoritetens
Islam- om muslimer utanför arabvärlden. Stockholm,
1994, fq. 393.
[viii]
Shqipėrimi im: Muhammedi-
jeta dhe besimi i tij.
[ix]
Shqipėrimi im: Nė
kacubėn e lulishtes- studime nė mystikėn e tesafuvit
(sufizmit).
[x]
Svanberg,I & Westerlund,D, (red.) Majoritetens Islam- om muslimer utanför arabvärlden, Stockholm
1994, fq.395.
[xii]
Svanberg,I % Westerlund,D, (red.) Blågul islam- muslimer i Sverige, Stockholm, 1999, fq 17.
[xiv]
Po aty, 1994, fq, 391.
[xv]
Hedin, Ch, Islam på
Svenska, nė Svanberg,I & Westerlund,D, (red.)
Blågul islam-muslimer i Sverige, Stockholm, 1999, fq
228.
|